“Një prej tyre hapi raftin tim”, Shqipëria, as gaz, as taksë tranziti nga TAP, ish-drejtuesi: “Dikush mori para në rrugë të tjera”

Ornela

 

“Ata japin pagesa me metër kub për njësi gjatësie”. Por Shqipëria megjithëse tubacioni i gazit kaloi në territorin e saj, nuk mori asgjë. Greqia mori, por në Shqipëri “dikush mori para në rrugë të tjera” pra ryshfet.

Këto janë pohimet e Bashkim Bahollit, doktor shkencash, i cili bashkë me Naskë Afezollin ishte drejtues i projektit për Shqipërinë. I ftuar në “Dritare” me Rudina Xhungën, profesori thotë se në një moment të caktuar, Ministria e Energjetikës, e përjashtoi atë nga çdo lloj negociate. Ndodhi kur këtë ministri e mori LSI.

Baholli shërbeu deri në vitin 2016 në atë detyrë. Ai ka takuar më pas ministrin Gjiknuri, por asgjë nuk ndryshoi. Kush e dha ryshfetin dhe kush e mori atë? Dikush ka tentuar ta korruptojë edhe Bahollin?

“Erdhi një grup nga EGL në Tiranë dhe një prej tyre, një moment hapi raftin tim. E nxorra jashtë. Pas një jave mora letër nga më i madhi i kompanisë. Bëri një autokritikë dhe më kërkoi falje. Më pas, Konradi më mori në telefon: Bashkim duhet të vij nesër a më pret dot?”

Më poshtë, pjesë nga intervista e Bashkim Bahollit me gazetaren Rudina Xhunga.

Rudina Xhunga: Shqipëria si u fut? Në 2003?

Bashkim Baholli: Ishte ideja e EGL së Zvicrës. Hakim Konrand është treguar më shumë shqiptar se unë. Nuk kishte ndonjë njohje vetëm pasioni I projektuesit dhe studiuesit. Mbi këtë bazë kur mori rrugë TAP unë bëra një ndërhyrje që ky njeri duhet të nderohej. Më vjen turp përpara tij. U bë një propozim nga Shoqata e Gazit të Shqipërisë që t’i jepet një dekorim nga Kuvendi dhe Presidenti. Nuk ia dhanë

Rudina Xhunga: Nuk gjetën dot një dekoratë?

Bashkim Baholli: Jo ishin shumë të zënë me dekorimet e qofteve. Dhe akoma s’e kanë bërë.

Rudina Xhunga: Cili qe pozicioni juaj? Puna që bënit ju si drejtor?

Bashkim Baholli: Të gjitha marrëdhëniet që bëheshin në rrethe sepse projekti duhet të prezantohej në rrethe, i bëja unë. Takimet me Ministrinë për dokumentacionin derisa erdhi puna që projekti u prezantua në KRRTRSH, i bëja unë. Në atë kohë ishte Berisha.

Rudina Xhunga: Jemi pas 2005. Berisha flet për TAP si projekt personal…

Bashkim Baholli: Si ide është tërësisht e EGL, Berisha e ka mbështetur. Sali Berishën e kam pasur shumë shok. Por për projektin i ka folur fillimisht Naska.

Rudina Xhunga: Ju dëgjoi…

Bashkim Baholli: Po, dhe iu tha atyre: është miku im. Gjë që ndikonte pozitivisht te ata. Kjo është e vërteta, s’mund të mos e them.

Rudina Xhunga: Filluan punimet për TAP. Pra dyert ishin të hapura për ju si EGL që do sillnit TAP. Kur filloi faza kritike?

Bashkim Baholli: Kur erdhën në ministri, Dritan Prifti dhe Edmond Haxhinasto. Haxhinastos, unë i mësuar t’i bie derës me shqelm, i kërkova takim dhe nuk më pranoi. Në këtë kohë unë ndërpreva çdo komunikim me Ministrinë. Dhe s’kam hyrë në Ministri  prej asaj kohe.

Rudina Xhunga: Kjo ministri ju mbylli derën. Po ndërkohë në ç’fazë ishte TAP?

Bashkim Baholli: Projekti ishte mbrojtur në KRRTRSH dhe po merreshim me kompaninë që do merrej me zbatimin. U bashkuan shumë kompani evropiane. Pyetja ishte se çfarë do të përfitonte Shqipëria. Konrad na tha: Na thoni, ç’doni të përfitoni ju?

Rudina Xhunga: Atëherë të ndalemi këtu. Kjo është koha kur Ministrinë e merr LSI. Pala shqiptare duhet të bëj kërkesat. Çfarë kërkesash u bënë?

Bashkim Baholli: Unë u paralizova këtu. Unë nuk kam hyrë më në Ministri.

Rudina Xhunga: Pa qenë ju, kush i paraqiste kërkesat e Shqipërisë?

Bashkim Baholli: Nuk e di. Nuk jam afruar më në derë të Ministrisë.

Rudina Xhunga: Po kush e bëri marrëveshjen?

Bashkim Baholli: S’e di.

Rudina Xhunga: Kjo është e çuditshme…

Bashkim Baholli: Ndoshta s’kanë bërë fare marrëveshje.

Rudina Xhunga: A mund të mos ketë marrëveshje?

Bashkim Baholli: Konrad më tha: Profesor, a doni të bëjmë një spital në Vorë?

Rudina Xhunga: Jemi në pikën që jemi. Pa dashur të akuzojmë TAP, po a na kanë dhënë gjë neve?

Bashkim Baholli: Greqia ka marrë.

Rudina Xhunga: Këmbëngul për marrëveshjen me TAP, se çfarë do të merrte Shqipëria. Pra, në këtë kohë…

Bashkim Baholli: Unë isha përjashtuar në këtë kohë.

Rudina Xhunga: Po me kë komunikonit ju në këtë kohë? Me palën shqiptare jo. Po me ata në Zvicër?

Bashkim Baholli: Me ata po, me të gjithë kisha marrëdhënie. Siç ju thashë, Greqia mori. Në fillim ishte kundër projektit. Sepse deri në kufirin greko-turk, TAP ekzistonte. Ata s’donin të kalonte në Shqipëri, një nga akuzat ishte se Shqipëria ishte e pasigurtë në atë kohë. Donin siguri.

Rudina Xhunga: Pra Ministria mbyllet për ju kur e merr LSI. Shtetet e tjera marrin përfitimet e tyre. Po çfarë përfiton Shqipëria? Drejtori i EGL nuk e di…

Bashkim Baholli: Po, nuk e di. Flitej për të marrë. Naska dhe unë interesoheshim por nuk kishim më kontakte. Jam pak mendjemadh: ai s’më pranoi dhe unë nuk shkova më. Mospërfilljen s’e pranoj dot.

Rudina Xhunga: Pra, Haxhinasto nuk ju takonte. Do ta pyesim për këtë gjë…Unë dua të di, në çfarë viti është bërë marrëveshja me TAP. Nëse ka të tillë. Sepse ju thoni që edhe mund të mos ketë marrëveshje të shkruar?

Bashkim Baholli: Ju thashë, unë nuk e di. As Naska s’e di.

Rudina Xhunga: Iku ajo qeveri. Ju shkuat në ministri pasi iku?

Bashkim Baholli: Me Gjiknurin jam takuar, ishte faza e fundit. Në 2016 unë u largova nga TAP dhe u largova me protestë. Ishte fatkeqësi. Nuk e dominoja dot. Sepse nuk e pranoja dot idenë që duhet t’i lutesha qeverisë  për njê projekt madhor për vendin, kur ata duhet të ishin të interesuar vetë.

Angazhova katedrën e Demografisë që u morën dhe unë kam hartën ku kalon tubacioni dhe kuotat ku kalon tubacioni. E kam referuar diku. Ata japin pagesa me metër kub për njësi gjatësie.

Rudina Xhunga: Sa merr Shqipëria?

Bashkim Baholli: Nuk e di.

Rudina Xhunga: Mund të mos marrim fare?

Bashkim Baholli: Nëse nuk marrim, është një krim. Dmth dikush ka marrë para në rrugë të tjera. EGL e dinte këtë punë. Ndaj është bërë harta. E kam në shtëpi.

Rudina Xhunga: Ata ishin të qartë që do paguanin tranzit fee. Sepse si është rregulli: nëse ti nuk je vend i BE ti përfiton…

Bashkim Baholli: Këtë nuk e di. Por ata bënë hartën. Ne u morëm edhe me depozitat nëntokësore; në fushën e Dumresë kishte shanse për depozita nëntokësore. Po ta kishim tani atë depozitë gazi, e vinim në përdorim. Dhe TEC i Vlorës do funksiononte.

Rudina Xhunga: Neve na kalon TAP por ne nuk kemi gaz kjo është e pabesueshme. Nuk ka dalje të gazit?

Bashkim Baholli: Jo. Një nyje do të behej në Fier, sepse për të lëvizur gazin duhet kompresor i fuqishëm. Ne e planifikuan diku në Fier, që të rritej fuqia dhe të shërbente edhe si burim energjie për ne. Nuk u bë. Shmangia ime nga kjo punë nuk mund të jetë bërë nga padija.

Rudina Xhunga: Juve ju shmangën njerëzit që morën paratë sic thatë ju  në rrugë të tjera? (ryshfet) Dmth, ndiq paranë për të kuptuar, pse Shqipëria nuk merr taksë nga gazi. Dhe po flasim për kompani serioze…

Bashkim Baholli: Unë jam i bindur se EGL është jashtë kësaj pune. Erdhi një grup nga EGL në Tiranë dhe një prej tyre, një moment hapi raftin tim. E nxorra jashtë. Pas një jave mora letër nga më i madhi i kompanisë. Bëri një autokritikë dhe më kërkoi falje.

Ndërkohë Konrad që ishte drejtor më mori në telefon: Bashkim duhet të vij nesër a më pret dot? Dal e pres. E çoj në Durrës për drekë. Pastaj i thashë se do kthehemi. Jo më tha, unë do iki. Pse do ikësh? Pse erdhe? E pashë tha, që je mërzitur shumë. Kështu që nuk mund të jenë ata.

Rudina Xhunga: Pra ju nuk e dini se kush me kë krijoi këtë, që e la Shqipërinë jashtë…

Bashkim Baholli: Me Gjiknurin nuk e di nëse eshtë rinegociuar. Ai më priti por unë në atë kohë kisha dalë nga skema.

 

*****

Pak ditë më parë, edhe drejtuesi tjetër i EGL, Naskë Afezolli foli mbi të njëjtën temë. Afezolli tha se në Shqipëri kalon TAP, por ne nuk përfitojmë prej tij. Intervista me Afezollin mund të lexohet duke klikuar KËTU.

Share This Article
21 Comments
  • Profesor Bashkimi, “crashe le morceau” hape barkun…Si ka mundesi qe nuk e di ti, se kush e mori thesin e parave?
    Po ke frike, shko ne Ambasaden Amerikane, se te afron ndihme.
    Ne moshen qe je, eshte gjeja me e ndershme dhe me patriotike qe te ka mbetur per te bere…
    Konsideroje si sherbimin e fundit qe ke per te bere karshi Atdheut dhe popullit tend.
    Respekte per kontributet ne vite…

    • Po pse mor ish student budalla e di profesorin dibran me emrin Bashkim ti?
      Te shpalle defakto hajdutin e LSI,I cili njihet mire,dhe te behet objekt I lincimit mediatik dhe frymor I mediave dhe hajduteve zagare.Si ka ndodhur zakonisht.
      Shikoni pasurine prej sheiku te Edmond Haxhinastos,qe ri si pule e si mut pas shiut, tashti.
      Se po te jete per SPAK DHE BKH, ata skane pagure.Njesoj si per 21 janarin,Gerdecit,Hoxhen etj.Pse cfare provash me shume kerkojne se ato te nxitura nga Departmenti I Shtetit,apo ish Klubi Partizani?

      • Budalla, aspak. Per kete te siguroj, se e njoh mire kapacitetet intelektuale te tij.
        Shpresoj te jete patriot dhe ti dhimbset ky popull i rraskapitur e i grabitur deri ne palce.
        Shpresoj te jete nje nga ata qe bejne ndryshimin e madh, sepse i ka te gjitha potencialet.
        Ata qe denoncojne vjedhesit e popullit, nuk jane budallen, po jane kurajozej. Dhe Bashkimi eshte i tille.
        Per me teper duket qe Profesori me siguri ndjen ngerc, sepse ndoshta padashur eshte bere vegel e makinerise vjedhese.

  • Ja keta ish komunistet,qe u shnderruan ne antikomuniste brenda nates e SHQYEN Shqiperine duke e lene pa breke!
    Dhe me e keqja eshte se jemi nje popull IDIOPT,qe kenaqemi me kotheret qe na hedhin si qen keta politikanet dhe ne brohorasim:”Po iku Rama do vije Basha” dhe “Rama ik”!
    Prandaj kane 31 vjet dhe ulurijne kunder komunizmit,diktatures,mbushen faqet e gazetave me bemat e Enver Hoxhes,Mehmet Shehut,jo u vra apo u vetvra etj!
    Shqiperine e kane sunduar ARMIQTE E SHQIPERISE,qe ne 90-ten me Sali Berishen dhe deri me super mashtruesin e korruptuar,qe PERBUZ POPULLIN SHQIPTAR, diktatorin e urryer Rama!

    • Jam pak mendjemadh thote ky shkencetari dhe nuk u interesova me. Se ministri ne fakt do ti perulej ketij fenomenit. ujku ju cafte te gjitheve…

    • Clidhje ka komunizmi me hajdutllekun e LSI e Haxhinastos apo te tjereve.Ne komunizem po te vidhnje te prisnin bilen.
      Nuk e shikoni, Ata qe bertasin me shume kunder ti,sot.Jane ata qe vjedhin me shume.

  • Po te shofesh ne Instagram jeten luksoze te gruas dhe femijve te Dritan Priftit, e kupton kush i ka marre ato para.

    Po te mendosh pse nuk e hap gojen Ilir Meta per ket pune, e kupton kush i mori ato para.

    Etj, etj

  • Pse e filmonin dhe e pergjonin njeri tjetrin ne menyre demostrative, dhe pse luftojne akoma per pushtet, kjo eshte nje tufte maskarenjsh qe nuk kane lidhje me asnje norme njerezore. As Salvadore Rina nuk ishte aq kasap dhe i babezitur sa jane keto. Çfar demi i kane bere bugjetit te shtetit dhe qytetareve shqiptare. Jemi ne per tu futur ne europe me kete kaste politike? Nuk kane piken e fajit dhe shajme BE.

  • O Rudina o gazetare leshi…po shko moj goce pyet ne ministri a bej nje shkrese se mer pergjigje….o zot…e sigurt qe merr fi Shqiperia se edhe sikur mos duam kjo eshte normale…..se ata nuk I nxjerrin nga xhepi….sado hajdute te jemi e kjo dihet….

  • Fjale ne ere nga Belul Gjeraqina… Dikur mburrej se ishte “krushk” me Diktatorin Hoxha, sot pinjolli i Baholleve te Dibres deklaron se e ka pasur “shumë shok” Perbindeshin e Vicidolit, Sali Berisha: dhe nuk e di gje as ke vriste e priste burri i Nexhmijes, as cfare zhdukte e vidhte burri i Lirise!? .

  • http://www.panorama.com.al/ne-shkurt-84-enver-hoxha-pesoi-ishemi-cerebrale-u-mbajt-sekre/
    https://fv.al/t/ata-qe-kryen-terrorin-komunist.9228/

    Naske Afezolli, i biri i Vaske Afezollit, ilustron me se miri “beme baba te te ngjaj”
    Te linku i pare, ne kujtimet e Haxhi Kroit, sekretar personal i Enver Hoxhes, shkruan per spiunet Bashkim Baholli dhe Vaske Afezolli.
    Te linku i dyte jepet lista e atyre që kryen terrorin komunist; Vaske Afezolli gjendet te numri 298 i listes.

    Bashkimi dhe Nakska (e ema e Naskes eshte e motra e Bashkimit) jane dy mashtruesa qe i veteserviren Rames per ndonje post ne kete moment te krizes energjitike.
    Nuk e kuptoj cfare e lidh Rudinen me keta dy spiune dhe mashtruesa mendjemedhenj!

  • Katundare shqiptare,,shoke proletare!Ju qe dogjet saqrajet e bejlereve pashallareve,,qe rrafshuat kisha dhe xhamia,qe derguat per SKRAP oxhaqet gjer ne re,qe nuk late hidrovore,plandacione e nje cope shkurre,,,ZAMET E KINI,kete gazoilin TAP,shqyujani tapen ,ashtu si dini ju,,qe te rrjedhe gazi edhe ne token e hajduteve.

  • Nen cdo gur qe te ngresh do shikosh e do gjesh nje ish minister,nje kuader apo vete Moniken me Liken te fshehur.Skandalet dhe te keqiat qe kane bere keta pizevenge politike me parate e pronat e ketij populli nuk kane fund.Edhe per TAP-in,keta e kane marre thesin e parave,edhe per megaskandalet e tjera keta jane te perfshire,edhe tani se fundi Koka,Alqi Bllako etj etj apo Petrit Vasillaqi e ndonje tjeter jane stervitur ,instruktuar e bere mjeshtra nga Likja e Munika.Dhe ku eshte fundi.Kete vetem SPAKU Krajist nuk e sheh e nuk e kupton si duhet,ashtu sic nuk sheh e nuk do qellimisht te hape dosjet e fashikujt qe lidhen me famijen kryemafioze berishiste.C’te themi me per krietarin e SPAKUT e dobesine apo friken e tij nga Berisho Meta e klanet e tyre mafioze 30 vjecare?!Apo ka dicka tjeter me te rende qe ne si popull nuk e dime apo nuk e marrim me mend? Sepse nuk ka mundesi qe i gjithe vendi e populli te prese te hapen dosjet e Berishovicit Serb qe duke filluar nga viti 1996 e me pas ka vrare pa e care fare kedo qe i ka dale perpara…dhe SPAKU te mbylle syte e te shtyje kohen vit pas viti.Tani kemi dhe BKH qe do u shuante pishen krimineleve e politikaneve te korruptuar.Por kur? Sepse Metaj,Berisha,Basha,Bylykbashi,Imami,Noka,,Shehu,Paloka e ndonje tjeter jane ne radhe…per te pire…qumeshtin e SPAK-ut te Krajes!

  • Po ca flisni mor kurvat e Ramutit. Ky thote qe ne 2016en ishte faza perfundimtare e projektit dhe me te u morr Gjiknuri. Kush e ftoi LSIne per bashkeqeverisje? Nuk ishe Ramuti?
    Si paska mundesi qe behet kjo megavjedhje nga Iliri dhe Saliu, dhe Edi merr Ilirin dhe e ben Presidentin me te mire te te gjitha koherave. Dhe me e bukura, vazhdon me histori cadrash me kellirat e Berishes.

  • Nje interviste per te mbushur faqet e gazetes.Pergjigje te pa denja per nje personalitet (jo se ai duhet te beje gjyqin e te thote ajo e kjo)por ka aq njohuri sa te vere pikat mbi “i”.Gazetarja do te bente mire te kerkonte ne Ministrin e Ekonomise e Industrise marreveshjet perkatese.E neqoftese Shqiperia,nuk perfiton asgje nga gazesjellesi TAP do te thote se te gjithe jane te pa pergjegjshem,ata qe jane larguar e ata qe jane.E ne keto kushte eshte detyre e SPAK-ut te zbardh te verteten.

  • Rudina,ka kohe,qe gjurmon ku jane,e ku nuk jane spiunet e regjur!Ja ka gjetur edhe kete Bashkimin,shokun dhe mikun me te ngushte te Ilir Hoxhes,me te cilin,ka bere edhe studimin shkencor,me qellim qe Iliri,qe merrej me pune te tjera dhe aspak,me ate studim,te merrte titullin.Pedagog,me te korrurptuar,ne inxhinjerine mekanike,nuk ka patur.Edhe me nje qerasje,nga liqeni,dhe merrrje provimin,me te.Dhe ju kujtoni,se Bashkim nuk paska marre para,prej kesaj afere????? Vetem Rudina,nusja e hetuesit me te poshter Hila,hiqet se e beson kete!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *