Dilema e Mavrajt, të rri apo të mos rri

anazapta

Krerët e Greuther Fuerthit nuk janë të sigurt nëse mbrojtësi Mërgim Mavraj do të rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Mediat gjermane raportuan se skuadra e Greuther Fuerthit ka filluar të kërkojë opsione për zëvendësimin e Mavrajt, i cili ende nuk ka marrë vendim nëse do të firmosë kontratën e re apo do të largohet si futbollist i lirë.Mavraj më herët ka deklaruar se i ka borxh shumë Greuther Fuerthit dhe së pari do të bisedojë me të. “Nuk jemi të sigurt ende, pasi e ardhmja e Mavrajt mbetet ende e hapur”, ka thënë një zyrtar i Greuther Fuerthit në kushte anonimiteti.Mavraj 27-vjeçar, është pjesë e kësaj skuadre prej fillimit të vitit 2011. Ai këtë edicion ka shënuar një gol në 25 paraqitje në Bundesliga 2.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *