Dilema, kush do ta trashëgojë numrin 10 te Juve?

redaktor

Largimi i Carlos Tevez është fakt i kryer. Mediet argjentinase kanë shkruar se prezantimi i lojtarit te Boca Juniors do të bëhet me 7 korrik. Me largimin e Tevez nga “zonja”,  10-a e famshme mbetet pa një “pronar”.

Mediet italiane kanë filluar të spekulojnë se kush do ta mbajë në shpinë numrin 10. Fanella me këtë numër është me e shitura, por ka edhe peshë, prandaj jo çdo lojtarë mund ta ketë.

Sipas raportimeve të para, thuhet se Zaza ka bërë kërkesë që ta trashëgojë ai numrin 10, por Allegri ka një tjetër lojtar në mendje.

Trajneri italian ëndërron që atë ta veshi mesfushori brazilian Oscar. Numri 8 i Chelseat nuk ka kaluar një formë të mirë sezonin e kaluar, prandaj Allegri kërkon t’i ofrojë një rol të veçantë atij.

Megjithatë, agjenti i lojtarit Kia Joorabchian, ka hedhur poshtë mundësitë e një largimi të mundshëm të klientit të tij nga skuadra londineze.

“Lajmet e largimit nuk janë aspak të vërteta. Oscar do nuk të largohet nga Chelsea”, është shprehur ai.

Kjo është hera e parë që mesfushori 22-vjeçar nuk ka angazhime në muajt e verës, prandaj Mourinho beson se lojtari do të rikthehet në formën më të mirë, pas një pushimi të gjatë.

Një tjetër alternativë është që numrin 10 ta marri Marchisio, ndërkohë që numri 8 t’i kalojë Dybalas.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *