DILEMA SHQUPASE

redaktor
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Ish kryeministri Sali Berisha, gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, me rastin e 8 Dhjetorit Dites Kombetare te Rinise. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a demonstration of Albanians in front of the building in Tirana, Albania, 08 December 2015.A demonstration organized by Albanian opposition were take part some thousands Albanian turn violent with people trying to enter Government building and throwing stones and balls with color paints to police and building.

Në mitingun e 8 dhjetorit, mes gjithë asaj turme, e cila lëviste si një masë amorfe, disa duke pritur rënien e qeverisë e disa të tjerë për të qenë të pranishëm sot, me mendimin se nesër mund të ndahet pushteti, më shumë mitingashë se sa militantë, çuditërisht nuk ishte asnjë nga figurat e njohura të botës intelektuale, staturat e të cilëve bëjnë vendin e tyre në mendimin e njerëzve.

Si asnjëherë tjetër, me përjashtime të veçanta, më shumë politike, ajo që quhet pjesë civile e shoqërisë apo edhe më tej, mendimi intelektual, nuk ishte i pranishëm në një ngjarje, e cila sipas organizatorëve, do të ishte gjithëpërfshirëse. Ishte një bojkotim i heshtur apo mosbesim ndaj linjës politike që, as vetë opozita nuk e di se çfarë është, kjo nuk ka të bëjë me temën e këtij shkrimi. Por fare mirë e di se kur Basha, disa vite më parë, synonte të bëhej kryebashkiaku i Tiranës, rreth tij u mblodhën disa forume, që po aq shpejt sa u krijuan, aq shpejt edhe u shkrinë.

Në vendin e tyre, pra në vendin e studentëve, intelektualëve, shoqërisë civile, kishte shumë nga të papunët e sotëm, të cilët, mund të ishin kudo, por nuk mund të jenë pjesë e një partie, e shpallur si e krijuar nga intelektualët, forcë e djathtë, etj. Kushdo qoftë, ka të drejtën e tij të demonstrojë përkrah secilës forcë politike që ka dëshirë, aq më tepër ata që janë të papunë, që kanë pritur me një shpresë të vakët se mund të bëhet diçka edhe për ta, e kur këtyre u bashkohen edhe ata që u larguan nga vendi i punës, të vendosur në distancën kohore: 2013, qershor, pas humbjes, shtator, pas dorëzimit të pushtetit, gjërat bëhen edhe më të kuptueshme.

Në fakt, duhet të kesh fantazi të pazakontë që të mund të mendosh pranë Bashës e grupit levantin rreth tij, minatorët e dikurshëm, si ata të Valiasit dje e të Bulqizës sot; është jashtë së zakonshmes që të mund të përfytyrosh pranë një zyrtari shqupas dikë që ka ardhur aty nga miniera apo një front i vështirë, dhe në fakt, ata janë të përzënët e mëdhenj nga partia që mori vitalitet nga grevat e dikurshme. Në tërë filozofinë politike të PD-së, rendja pas mashtrimit ka qenë ankthi i një vendi të tërë, të cilët enigmën e vizionit që nuk dihej se ku ishte, më në fund e lidhën me të shfaqurën e forcës, krahasimisht më të dendur dhe më agresive se sa idea që përshkon ngjarjet.

I kollarisur, çdo mund të jetë secili zyrtar i një force politike, kjo është zgjedhje vetjake, Basha, më shumë se sa paraardhësi i tij, kërkon rreth vetes jo vetëm njerëz të bindur, por edhe levantinë si ai vetë. Duke lënë jashtë strukturës atë që mund të sjellë forcë e besim, u bë më i pranueshëm dhe më besnik njeriu që, duke i përngjarë shefit, vishet si ai, flet si ai, mendon si ai, qesh si ai, është agresiv si ai, vjedh si ai dhe vret si ai.

Berisha bënte herë pas here përjashtime, pasi atij i duhej të ngrinte, bashkë me strukturat e partisë, edhe strukturat e gardës së tij vetjake dhe për këtë, me botën e tij të forcës dhe të ndëshkimit, mblodhi rreth vetes gjithë farë halabakësh, disa nga të cilët ishin edhe ditën e 8 dhjetorit në sheshin kryesor dhe bënë atë që mundën të bënin. Natyrisht ata nuk ishin aty të sulmonin një bunker, që nuk ikën dot e nuk i bën dëm aq të madh, hekur e beton, por për të shfryrë mllefin e lënies jashtë hises së pushtetit, donin zjarrin e bënë zjarr. Berisha i toleronte këta, ishin të tijtë, dhe si një strukturë të gatshme, por jo piramidën e saj, ia dorëzoi Bashës.

Shefi i Shqup-it, në pak kohë mblodhi rreth vetes një grupim të ri, të ngjashëm me të, të ardhur si ai në futllën partiake, nga mosnjohja, të shfaqur në dyert e partisë pasi ishin shfaqur në dyert e pushtetit, dhe, si shefi, gjithëherë me ndjenjën e ndotjes nga ata që janë laramanët e mitingjeve. I mbajnë sepse u duhen, i përbuzin, sepse i quajnë shtresë drejt zeros. Janë të nevojshëm për rrëmujën, zjarrin, gurët, rrahjet, por nuk janë të grupimit të tyre. Por, sëbashku me ta, ata flakin edhe çdo ndjenjë që kanë të tjerët, të zakonshmit, që duke mos e pasur mundësinë të vishen bukur, me kostumet e markave të njohura, të drekojnë në vende të shtrenjta, të mos bëjnë biznes me fondet e shtetit, janë të lënurit jashtë përjetësisht.

Levantinët në PD janë njëra ndër të këqijat që i takon asaj vetë ta zgjidhë. Ndërlidhjet e saj me njerëzit janë punë e saj, ajo vetë e di se si i ndërton këto lidhje, të forta e të qëndrueshme, apo kalimtare e hipokrite. Nëse njerëzit i shkojnë pas dhe pranojnë këtë realitet, edhe kjo është punë e tyre.

Ajo që të trazon është se përmes dy anëve që shfaqen bujshëm: lodhjes së njerëzve nga jeta dhe mosdurimi i ndërrimit, sajojnë një fortunë mbrojtëse ndaj asaj që kanë bërë vetë, krijojnë përmes mllefit të mllefosurve perden që mund të çonte drejtësinë tek ato, krijojnë mendimin e pështirë se mendimi politik e jeta politike është pronë e këtij skalioni, të cilët, sa janë levantinë në sjelle, përgjime, përshtatje e vegjetim; aq janë të papërballueshëm në mërinë e tyre, në pasionin për të vjedhur, në ushtrimin e dhunës kur i rrezikohet pushteti dhe , aq më keq, kur sillen hijet e dorëzimit të saj.

Unë e kuptoj, për shembull, një militant të Shqup-it si Gjin Gjoni apo Bujar Nishani. E kuptoj përse Ristani është egërsuar dhe është i gatshëm të krijojë struktura militare. Jam në gjendje të di se çfarë fshihet pas mbllaçitjes politike të Palokës apo pse është e mllefosur zonja Topalli. Këto janë gjërat më të zakonshme në një politikë ku arsyeja është gjëja e fundit që mund të shfaqet. Pasuritë dërrmuese janë përtallja më e çmendur me ata që protestojnë, të nisur nga shtëpitë me ngashërimin se “sot do e tundim”, të joshur nga thirrjet bashiane se “mund të merrnim edhe 10 ministri”, që politikën e gurëve e përdorin si shenjë për të vënë në lëvizje policinë dhe që janë të dëshpëruar se nuk është derdhur gjak dhe nuk janë rrahur disa nga martirët e thirrur enkas për këtë punë.

Të mendosh sot se njerëzve të politikës në Shqup-in demokratikas u bëhet vonë për jetën e njerëzve duhet të jesh miop. Bile, më shumë se aq. Jo se në kampin tjetër kanë një dhëmbshuri më të madhe, por, sidoqoftë, shfaqja e tyre dhe bindja e tyre është shumë më njerëzore. Në bindjen e shefit të sotëm të PD-së, është sentenca serbe, e përshtatur në kohën reale. Nëse serbët dikur thonin se “një shqiptar i vdekur, është një shqiptar i mirë”, sot në kampin shqupas, ka shumë prej atyre që mendojnë se “një demonstrues i vrarë ose i plagosur është një demonstrues i mirë”. Provat që ka bërë ajo, që nga 2 prilli, shtatori i vitit 1998, kur, duke qenë si sot, në opozitë, shkonte drejt rrëmujës e përgatitur se do të bëhej një gjurmë gjaku; forca e dëshmuar e saj kur ishte në pushtet se “do të vras jo vetëm tre vetë, por edhe tridhjetë, edhe treqind”, dëshmia tronditëse se “i vetmi gabim i Berishës në vitin 1997 ishte që nuk ju ka vra të tanve”; paranoja e pushtetit duke ndërprerë katër jetë dhe plagsur shumë herë më tepër se kaq, të gjitha, veç e veç e së bashku, sjellin peisazhin politik të asaj që lindi për të ruajtur jetën e njerëzve.

Kur, shumë vite më parë, ndodhën ngjarjet e pazbardhura ende të “puçit në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve”, ku njerëz të armatosur nga jashtë qëllonin mbi studentët ushtarakë, në një intervistë të dhënë ngutshëm, si për të përligjur atë që po ndodhte, Berisha i madh, pat thënë se mos e kërkoni vrasjen tek unë, pasi unë jam njeriu i bluzës së bardhë.

Tani, ku duhet kërkuar ajo?

Pse u përdhos një parti, tek e cila, idealistët kanë mbetur aq të paktë, sa që kanë droje ta dëshmojnë idealizmin e tyre, pasi mund të dëbohen nga vetë shokët e tyre. Unë njoh idealistë të tillë. Njoh një grua deputete nga qyteti im, të cilës i besoj pafundësisht për ndershmërinë, mendjen e artë, jetën shoqërore, mos korruptimin e pamasë, seriozitetin e gjithë familjes së saj, e respektoj atë, si kam respektuar babain e saj, një njeri i jashtëzakonshëm, dhe, si e kam shkruar, unë do të votoja për të, si njeri, sa herë të kisha mundur. Kjo profesoreshë e nderuar, nganjëherë më duket se ka pak rreth vetes, ndoshta një ditë mund të jetë e huaj, por, nëse opozita do të kishte disa personalitete të tilla, ajo do të frymonte krejt ndryshe.

Njeriu i kapur nga krimi e kërkon krimin. Një strukturë bashkëpunëtore me krimin e kërkon atë. Për të bërë katarsis politik mund t’i kërkohet një strukture që ka mbi vete faje e gabime, por nuk ka krime. Ajo e humbi shansin e saj në qershorin e vitit 2013, kur ende ishte një mundësi për të dalë nga rrethi vicioz ku e kishte futur qëllimisht, për ta pasur në grusht, njeriu i hekurt i saj Berisha. Atëherë mund të ishte një fillesë e re, por jo rastësisht ata, kupola e lartë e saj, vendosi të jetë shefi i ardhshëm një njeri që ishte pjesë e krimit, që ishte në fakt, jo jashtë qypit të fajit, por në thellësi të tij, dhe si i tillë ai nuk mund të dilte jashtë vetes.

8 dhjetori ishte një mundësi për të parë veten jashtë fantazmës optimiste që e sheh veten shefi gjysmë holandez e gjysmë vendas i Shqup-it. Është një shans për të menduar se, jo vetëm duhet folur e menduar ndryshe, por edhe duhet programuar ndryshe. Një turmë laramane përballë selisë qeveritare nuk është asgjë më shumë se sa një turmë. Ajo mund të thyejë xhamet, mund të hedhë bojra gjithëfarësh, për më tepër shefi i qeverisë së sotme është merakli ngjyrash; mund të çirret, mund të sulmojë bunkerët, por nuk sjell asnjë dobi. Mbetet turmë. Edhe ata që janë pas tyre, që i shtyjnë me heshtat e dhunës së fjalëve, nuk mund të jenë fitues. Edhe nëse kanë pas vetes mercenarë të armatosur, si në vitin 1998, edhe nëse rrëmbejnë tanket, edhe nëse gjysma e gardës së Republikës ka mbetur me besnikët e saj që qëlluan mbi popullin në 21 janar.

Koha e revolucioneve në Shqipëri ka shkuar.

Koha e mendimit nuk ka ardhur ende.

Share This Article
41 Comments
  • Koha e revolucioneve vertet ka ikur, i dashur ISLAMI, por ka ardhur koha e komikeve ose me mire te themi e te cmendureve KRIMINELE dhe kjo sduhet lejuar.

  • SHQUPASIT!
    Realizuane rrevolucionin mbi bunker.Kjo tregon se nuk paskeshin pasur ndonji problem me qeverine.Per koencidence te ngjane nji rrevolucion me mullinjet e eres.Udheheqesit e revolucionit origjinal si Don Kishoti me Sanqo Plancin.Njeri skile,i thate,kocke e lekure,tjetri i fryre,tulac ne tru,me dy bushiq ne mjeker.

      • Ka vrases te pandeshkuar edhe ne PS e ne politike por ti me sa duket kerkon denimin e “armikut politik” dhe jo drejtesi. Pastaj mos u kap kot pas viktimave te 21 janarit se u doli boja duke i shfytezuar politikisht. Pasi i shfrytezoi per te marre kolltukun Rama nuk beri asgje nga ato qe kishte premtuar madje u doli kunder persa i perket demshperblimeve. Po keto gjera i harroni shpejt ju se merakoseni vec te sulmoni kundershtarin.

        • Nuk ben dot gje Rama per aq kohe sa eshte nje drejtesi e kapur. Boll ti kthehesh gjyqit te gardisteve dhe e kupton drejtesine e kalbur qe kemi. Por mbase nuk ke faj se nuk te ka ardhur ndonjehere e keqja te dera dhe te kerkosh te drejten. Vetem po te vije ndonjehere e keqja atehere do te kapesh koken me duar dhe nuk do te dish se cfare te besh sepse kete drejtesi ndertoi politika jone nder vite me Berishen te parin.

          • Nuk ta beson me njeri kete perrallen me drejtesine kapur sepse Rama ka treguar se edhe drejtesine e ka orientuar si ka dashur kur ia ka dashur qejfi. Pastaj ne rastin e mohimit te demshperblimit faji ose vendimi eshte totalisht i Rames

        • Jane akoma gjyqetaret e Sales neper gjykata prandaj nuk respektohet ligji, se po te ishin te Rames do te ishte brenda Berisha tani, apo ste kujtohet se si e futi Nanon atehere brenda dhe pa shume zhurme. (” Dhe mos thuaj se jam me Ramen sepse kam 21-vjet qe jetoje ne Gjermani dhe nuk kam votuar as nje here per asnjerin nga ata” )´

    • Analizat e Bedri Islamit jane te bazuara ne fakte,jne konkrete dhe te kuptueshme nga masa.Keqardhje qe PD si nje vlere e jetes politike shqiptare drejtohet nga Llulzim Basha mbeshtetur ne politiken e rruges ,pa objektiva,pa ide dhe nje fjalor qe edhe politikaet me te pa shkolluar ne kete fushe nuk do ta perdornin.Po tejkalon prijesin e tij shpirteror ne miopin e se arthmes per te qeverisur.

  • Koha e mendimit ka ardhur. Kete e deshmon ndergjegjesimi i shoqerise civile

    Shurdhmemecat do ta degjojne TROKITJEN E REVOLUCIONIT vetem kur te shpertheje porta.

    Partia e Re do te themelohet keto dite. Kur ta marre vesh Bedriu i UCK-se do i jete thinjur mjekra.

    • Ti Kariz-Matik je zedhenesi i ri partise se Re?
      Pse keq per Parti eshte Shqiperia?

      Deri me sot, fare pak kemi pare njerez me integritet qe te jeni ngritur dhe protestuar kunder kesaj klase politike nga “te dy krahet” e saj me perjashtim te studenteve qe kane luftuar jo vetem kunder ligjit te arsimit larte.
      Ata kane akuzuar per cdo gje publike qe po privatizohet ne menyren me antikombetare. Jane ngritur ne protesta kane shume kohe per keto dy vite jane me intensivet.
      Jane sulmuar nga te dy anet e politikes pavaresisht deklaratave keqinformuese.
      Jane specie e padesheruara( jo vetem studente por kushdo qe eshte i pa-qelbur nga politika) nga pushtetare dhe mbeshtetes te tyre prej kudo qofshin
      Jane sulmuar pikerisht se jane te pavarur nga politika, jane te paperlyqe ne pislleqet qe partite perpiqen te perfshijne edhe brezin e ri te studenteve.

      Ku ka qene kjo PARTIA QE PO U KRIJOKA qe nuk i ka mbeshtetur keta studente. ne mos te tjerave por te pakten ne letra, ne rrjete sociale, ne forume gazetash si kjo ketu ne Dita? Apo i prish imazhin partise qe do te krijojne??!!
      Kjo na bind se nuk i ha meraku per problemet ne Shqiperi por po e bejne si ajo shprehja gjirokastrite “Shyqyr qe vdiq nanaja, qe te hame hallve”.
      Shyqyr qe kjo klase politike po sillet e papergjegjshme dhe populli i lodhur do mendoje se ne jemi shpetimtaret.
      Le te vijne dhe te bashkohen te gjithe rinia, populli, te rinje gra, per te dhene kontribut per shpetimin e vendit.
      Por ti lum miku ashtu si shprehesh je i deshtuar pa filluar mire. A thua po vjen nje PARTI-SI MESIA, qe do shpetoje popullin dhe shqiperine.

      Ashtu erdhi dhe KOPI- GOPI, po e pane te gjithe se cfare beri perfaqesuesi me dinjitoz i tyre Lu-Lushi i bashajve.
      E mbeshteten amerikanet, europianet, udbashianet… dhe REZULTATI e dine te gjithe shqiptaret, nje VRASES, TRADHETAR ,HAJDUT ME CICME, i katapultuar nga jashte, i stervitur per te drejtuar qeveri gjysem-kukulla, mbasi u ka dale boja te parave, dhe per te ruajtur stabilitet.Per demokracine , shtetin e se drejtes, pavaresise se vendit … ç’i ben nenen ,, pune e madhe.

      • Ere moj ere, qe kerkon t’i behesh te tjereve ferre!

        Ere moj zocke e xhxhait… Je studente me thua, por ku i dihet, mund te jesh dhe me rudha 😉

        Kerkon te dish nga mua, ne se jam apo jo zedhenes partie? Mire qe je lodhur per te shkruar kaq gjate zocke e xhaxhait, po s’na the se kush te urdheroi te mbledhesh informacione, duke perdorur ne gjuhe provokuese dhe nje ton aspak komunikativ ?

        E lexon shtypin Ere, apo vertitesh vetem ke levizjet alla G-99-ce?

        Se mos me thua je ke OrgaPo-ja zocke, se te ze belaja me redaktorin pastaj se do kujtoje se i largon klientat.

        Nga njera ane me vjen mire qe brezi i ri ka filluar tja cukise pak nga pak levozhgen vezes. Mos harro zocke e xhaxhait, se vezet e mavijosura dhe te shquposurat ta perlyejne surratin. Sa me afer t’i qendrosh atyre, aq me shume te trashet llapa. Sa me larg t’i qendrosh atyre, aq me shume te kthjellohet veshtrimi. Je bere qe ne rini per syze xhan, kujdes.

        Po ta lexosh shtypin rregullisht dhe po te kesh marre pjese rregullisht ne programet dhe aktivitetet qe zhvillohen si brenda dhe jashte vendit, do ta kishe degjuar te pakten nje fjale per organizimin e nje grushti intelektualesh dhe politikanesh te cilet mbeshtesin jo vetem protestat e studeenteve kunder ligjit per arsimin e larte, por edhe nisma te tjera te karaktereve te ndryshem.

        Partite si Mesia, dhe ato te Lulush kamarierit nuk linden jashte. Ato u sajuan nga “ustallaret” e partise se punes. Je njomzake xhan, dhe s’e imagjinon dot se cfare “kenaqesie” shpirterore te ngjall dekorimi me nje cope bajge te ndare prej partise meme..

        A nuk ishin eterit tuaj ata qe i ushqyen me duartrokitje dhe brohoritje dygishtoret e sotem?

        A nuk jeni ju ata qe i ushqeni dhe u jepni zemer paranojakeve te rilindjes dhe vemjeve te ndyra te kombit.

        A nuk jeni ju ata qe kaloni per dite para bustit te tradhetarit Nr. 1 te kombit, dhe ne vend qe ju rinia t’i hidhni zinxheret dhe ta terhiqni zvarre si zagar rrugeve te bulevardit, mire qe s’i nderoni me grusht ?

        A nuk je ti ajo qe me komentin tend temesiperm pretendon, se zhvillimi i Shqiperise “tende” mund te vije duke perjashtuar nga pjesemarrja shqiptaret me banim ne dhé te huaj?

        Po kur u bere ti moj kucke te ngresh kaq larte zerin! Do te them nje gje qe ta mbash vath ne vesh. Nje proverb i vjeter thote: “Drejtohe bishtin e qenit sa te duash, po ai bisht qeni mbetet. Kete mund t’ja transmetosh dhe urdheruesit tend po deshe.

  • Sa shume u zhgenjyen socialistet qe nuk foli Berisha ne Proteste. Do ti ndihmonte shume si ne Parlament. Por Basha nuk ja dha ate mundesi duke i merzitur me shume ata se Saliun vete.

  • Nuk i kuptoj keta analiste a gazetare, qe nuk e di se cfare jane. U vjen keq per PD qe paska perfunduar aq keq sa nuk gjen asnje intelektual ne mitingjet e saj, se idealet e dikurshme te kesaj partie jane tretur si kripa ne uje, apo e kane hallin gjetiu.

    Mero Bazes i vjen “keq” se ajo parti u “veteposhterua”, Bedri Islamin nuk e ze gjumi per “dilemen shqupase” dhe ky karvan mediatik vazhdon me “qarjet” dhe “tronditjet shpirterore” te tyre te cilet po shohin nje PD qe ka humbur idealet e dhjetorit dhe se po perpelitet ne batakun ku ka rene!

    Qe te shkoje hipokrizia dhe cinizmi ne kete shkalle, vetem ne keta analisto-gazetare e gjen. Ketyre as nuk ja shkrep dhe as nuk j`u djeg, per te nisur “vajtimin” e tyre dhe t`i qajne hallin demokracise shqiptare qe po vuan nga nje opozite mjerane!
    Eshte gjuhe qesharake kjo, aq me shume kur e degjon nga keta eksponente te shquar te selise me ate ngjyre te cuditshme, se roze nuk eshte me.

    Qe paskan keta aq shume “meshire” per PD-ne dhe kryetarllekun e saj sot po e marr vesh.
    Jam i sigurte, qe keta edhe po t`i shohin para ndonje toge pushkatimi ata te PD-se as nuk ka per t`ju bere shume vone, por nejse.
    Serozisht nuk eshte per ti marre shkrimet e tyre hipokrite.

    Hallin e kane gjetiu. U tallen dhe dhe “argetuan” me ate PD qe doli pas zgjedhjeve dhe harruan qe koha dhe sidomos politikat qeveritare kane bere punen e saj. Jo vetem kaq, por te degjosh 24 ore ne 7 dite derdellimat dhe ekspozitat neper bote te Rames, si c`bente atekohe Berisha, natyrisht qe reagimi popullor do te ndodhte.
    Dhe kjo i kapi te gjithe keta “analiste” gafil. Nuk ju a priste mendja qe do te dilnin aq shume ne proteste. Nuk ju a priste mendja se do te sulmohej nje “veper arti” e kohes se realizmit ramist, nje shmetire e vertete, qe ishte vetem nje akti simbolik ndaj shemtise dhe cinizmit te atij kryeministri.
    Keta mendonin se ato 1 milione shuplaka do te genjehen dhe mashtrohen pafundesisht me retoriken kryeministrore qe vetem kryeminsitrore nuk eshte.
    Dhe ja ku arriten. Mire keta se paguhen per kete pune, por kur kexoje dhe komentet e njerezve qe merrnin neper goje ate shtrese te varfer qe kishte dale ne proteste, kur jo shume larg po pikerisht para 4 vjetesh i kishin vene ne front te pare ata kontigjente te papunesh dhe te mjeruarish si Veziri me shoke, te krijon vetem neveri kjo qeversje se bashku me mediat e saj.

    Shihni dhe shkruani njehere per hallet e njerezve, per mjerimin migjenian dhe lerini “halleqarjet” per shqup-in, zerin e Lulit a lajthitjet e Berishes.
    Vini gishtin kokes se e shoh qe nuk paskeni marre vesh asgje.
    Mire qe nuk paskeni marre vesh asgje dhe as mesazhet popullore nuk mund te lexoni, por te pakten te kishit lexuar poezite e Arben Dukes do te ishte nje ndihme e madhe per ju.
    Ne gazeten tuaj e keni dhe nuk eshte ndonje mundim i madh per t`klikuar.
    Lexojini te nderuar, lexojini se ju bejne mire.
    Pershendetje

    • Ich grusse Dich Claus,

      Wenn Sprache als Waffe eingesetzt wird, (und das tut gerade der ex-kommunistischer Amtsinhaber und ex-Redakteur der Zeitung “Stimme des Volkes”), dann sollte man einen genauereren Blick auf die Wirkung der Kampfbegriffe zu werfen.

      Der chinesischer Philosoph Konfuzius sagte: „Wenn die Worte nicht stimmen, dann ist das Gesagte nicht das Gemeinte.”

      Orientiert man sich an diesem Begriff, dann ist dieser billiger Propagandist nie ernst zu nehmen.

    • Santa claus po ta shikoje belevardin ate dite do te vije re se aty ne 80% ishin qyqare te ardhur nga rrethet qe kurrsesi si shtrese nuk duhet nenvleresuar por duhen konsideruar. Sa per pjesen tjeter ishin vetem detashmente komuniste (nese e ka kaluar ate kohe) te gatshem vetem per aktivitet shkaterrues. Kjo pra eshte ajo parti qe kerkon te vije ne pushtet duke perfaqesuar interesat e sdihet se kujt. Pjesa tjeter e Tiranes ishte e bukur. Me njerez qe kerkonin ta shijonin ate dite pushimi por qe nuk ua mundesoi ajo Parti qe ju kerkon votat dhe qe ska per ti gjetur kurre po vazhdoi me kete rruge.

  • Autorit i ka ´´shpetuar´´,nje detaj shume domethenes, ne perbereje te hordhise se SHQUPIT:
    Turma e te rinjeve te veshur dhe qe mbanin ne dore flamure,qe tek kushdo jepnin pershtypjen e nje formacioni te ISIS-it.
    Mesazhi i Saliut eshte i qarte,vecanrisht per te huajt(ishte i vetmi qe heshti per terrorin e Parisit):
    Nqse do te na kunderviheni, ne do ta cojme deri ne fund,misionin tone xhihadist,ne kete vend.
    Dhe kjo ka bere duket,qe perfaqesuesit e perendimit,ta mbyllin sqepin.

  • Sa me gjate te jete ne qeveri Horri i rilindjes aq me thelle betonohen ne thellesi pasurite e vjedhura,aq me shume zhduken gjurmet e krimit,aq me teper lartesohet kupola e thellohet varferia.
    Luli dhe Saliu mashtrojne turmat se atyre u intereson Rama ne pushtet,nje kamikaz i Saliut qe po shkaterron te majten.Me Ramen fitojne te gjithe(hajdutet) pamvaresisht nga ngjyra,populli shterngon vitin

  • si nuk e thote njeri te verteten qe antishqiptarizmi eshte prezente ne cdo cep te tokes shqiptare dhe komandone friksheme dhe ne menyre mizore ku nuk ka asnje caste dhe jete demokracie po skllaverime te pameshirshem e gjithe jane lojtare te poshter dhe pisa te gjithe paperjashtime e luajne bindshem dhe me vullnete te plote kete loje te antishqip[tarizmit te gjithe politikane ata qe e mbajne vetenb per analist gazetare e televizione turp dhe mbi te gjitha europa dhe amerika

  • Dashuria per atdheun ,per demokracin ,per diten e levizjen studentore te 8 dhjetorit 1990 e “duam shqiperine si gjithe europa”,duhet te ishte tipari dallues i protestes se P.D-se 8 dhjetorit 2015.Jo dhuna ,jo flaka ,jo zjarri,jo marrja e pushtetit me dhune duke thyer gjama te ndertesave qeveritare,Jo me puç ushtarak si ne vitin e zi te 98-tes me arkivol te A.Hajdarit ne krah dhe shkatrruan kryemineistrine ,pushtiuan e R.T.V.SHqiptar .sulmuan jugun me aviacion dhe plumba,jo si ne Gerdec,jo si me 21 janar kur pushkatoi 4 protestues,shembuj mund te sjellim sa te duash qe tregojne se P.D-ja ESHTE NJE PARTI DHUNE DHE SHKATRRIMI ,pra duhet pune e kujdeseshme ne ndrrimin e imazhit ,ne zgjidhjen e problemeve te sotme demokratike ne shqiperi .Kjo pakujdesi bene qe edhe me mendimet, dilemat dhe sjelljet e P.D-se te jene te pa QARTA dhe me prapvije te ERRET protestat dhe opozita e saje. ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

  • Ne ka tru ne koke kjo qeveri duhet kuptoje se po vazhdoi kjo varferi e rrenim ekonomik, do digjet si miu brenda atij bunkerit. Ekonomia eshte rrenuar. Varferia eshte e plote. Jane pak budallenjte qe durojne per hir te militantizmit.

  • I dashur info. Qe je Anal itik. Ka nje arsye te forte per mendimin tim pse po kerkohet qe qeveria te ndryshoje. Ka kriminela boll nga te dyja anet por po shikohet nje ndryshim brenda PS qe dale nga dale keta tipa po menjanohen nga vete partia. Por c fare po ndodh ne kampin tjeter? Ja nje arsye e forte e PD te vonoje sa me shume ne mos te beje ndryshime ne reformen e drjtesise. Ndoshta Lulushi dhe kelyshet e Saliut shpresojne akoma qe do ja dalin lumit pa u lagur per te gjitha te palarat qe ti i thua te dale boje si 21 janari gerdeci e te tjera. Une jam i bindur qe dicka do ndodhi pas kesaj reforme por nuk e di si e sa do ndershkohen shqupasit e krimbur nga krimi dhe korrupsioni gjer ne palce. Megjithate koha do e tregoje dhe nese nuk ndryshon asgje atehere ai shtet te zhbehet nga themelet. Nje zgjidhje mund te jete si ne Kosove me Eulex in.

    • ndryshim brenda PS-se??? Per cfare ndryshimesh e ke fjalen kur as zgjedhjet per kryetare nuk kane guximin t’i bejne, ku statuti tashme shkelet e nuk respektohet per hater te krietarit, Lider Maximo. Ku deputete e ministra nuk i hapin telefonat njeri-tjetrit.
      I vetmi “ndryshim qe shoh une ne PS eshte ai ku baza tashme eshte shkeputur totalisht nga kupola drejtuese. Sa here keta shkojne ne takime me bazen ka reagime te dhunshme nga ana e bazes. Arsyet perse tashme dihen.
      Te dyja kampet jane katrahure. Nese nuk i beson fjaleve te mia bej nje xhiro ne bazat e PS-se nga jugu ne veri.

      • I dashur info kujdes me repliken mos ngaterro ate k me dollarin. Ne po flasim per kriminalitet e jo zgjedhje brenda partive dhe kjo me duket se nuk perben ndonje veper penale as administrative. Kjo eshte problem i partive shqiptare ne vetvete. Ne po flasim per personazhe publike me te shkuar kriminale qe spo dalin para ligjit sepse shteti ligjor nuk funksionon dhe eshte i korruptuar. Dhe problemi qe nuk po zgjidhet kryetari i ri i Ps nuk eshte ceshtje qe me takon as mua as ty se nuk jemi anetare te asaj partie. Demokracia e vertete e ndryshon qeverine me voten e lire dhe pike, dhe jo me demostrata militantesh dhe shkaterrojne dhe djegin pronen publike se sduan te paguajne dritat dhe taksat si ne cdo vend tjeter Demokratik. Mos u merr me zgjedhjet e brendshme te Ps eshte problemi i tyre dhe nese Edi Rama eshte diktor brenda asaj partie do i vij fundi si te gjithe diktatoreve. Gjithmone e perhere qeverine ne shqiperi e vendosin zgjedhjet. Nese ne 2017 populli do japi 1milion vota Pd nuk ka vend per diskutime.

        • Po eshte pikerisht ne baze te rolit abuziv qe Rama katapultoi kriminele ne listat e deputeteve dhe ne ato te kryetareve te bashkive. Pra sic e sheh abuzimi me statutin sjell zinxhir abuzimesh qe cojne deri tek krimi. Ashtu sic ishte kriminale jo vetem vrasja e atyre te mjereve me 21 janar, shfytezimi cinik qe iu be per te ardhur ne pushtet nga Edi Rama deri kur nuk u dha shqelmin familjeve qe kerkuan drejtesi dhe demshperblim.

  • Dua ti them atij KAR-izmatikut,se na plasi neve per ty qe di te shkruash gjermanisht.pse nuk shkruan ne ndonje gazete gjermane,apo ke frike se gjermanet te shajne me liber shtepie,nga qe dukesh shume ” i zgjuar”?

    • Kaq i informuar qenke sa e paske marr dhe vesh qe s’shkruaj ne gazetat gjermane?

      Kujdes me publikimin e fyerjeve zoti Zv.Kryeredaktor per Online

  • Ky sulmi mbi bunkerin me ngjan si ajo ”lufta e Don Kishotit me mullijt e eres”!!! Sa poshte
    ka rene banda e Sali Milloshevicit kur s’ka c’i ben gomarit , i bie samarit…..!!! Ptfuuuu ,race
    e peshtire….!!!

  • Saliu me banden e tij,mafioze,kriminele,hajne sa i zgjasin sado pak kohen e perballimit me
    drejtesine por ato kurre nuk do t’i shpetojne perballimin perfundimtar me popullin shqiptar
    sepse i kane shume borxhe atij. Historia ka treguar, por qe Saliu dhe banda e tij kurre se ka
    mesuar se heret apo vone,bile edhe pas ”pos mortum” populli shqiptar do t’a shkule nga
    rrenjet kete fare te keqe nga trualli i tij.
    A kishte , valle me te fuqishem,te pakten ne aparence, se sa Enver Hoxha ?! Dhe ja ku perfun-
    doi sera e tij ! Dhe per hir te vertetes Enveri beri aq shume per vendin sa qe delenxhijt e tani-
    shem as qe ju shkon mendja per vendin e popullin por vetem per te grabitur e plackitur dhe
    per te mbushur xhepat e tyre ,!!! Ky eshte dallimi i madh midis te djeshmes dhe te sotmes.

  • Pyetje e veshtire moj -Perle – e analfabetizmit. Nu te jep askush dot pergjigje. Se ate ” hiritohen ” nuk e gjejne ne asnje fjalor. Pyete vehten prap kur te mesosh te shkruash.

    • Tani -kapedani
      gabimet ortografike lejohen, edhe nu, nuk ka ne alfabet..

      Nuk çalon gomari nga veshet, te kemi kujdes per trurin qe e kemi lene me qera dhe horrat 25 vjecare ne pushtet po shakterojne kete komb.

      • PERLE qe nuhatesh me ere !!!

        Nofken sot e paske vene dhe perle, neser vere kristal, pasneser beje diamant fare, se dukes sikur te shkelqen zhuli.

        Ata horrat ne pushtet qe thua ti moj PERLE e padijes, e kane shkerdhyer kete vend te pakten per 70-vjet resht, por ti si njomzake qe je, nuk je ne gjendje ta konceptosh dot, se ta kane manipuluar fiqirin e vockel qysh ne djep.

        A e imagjinon dot moj PERLE e mavijosur, se c’do te thote te dalesh pothuajse fare e pa demtuar nga L2B, dhe sot te kesh mbetur pothuajse ne vend numro, diku-diku dhe me keq?

        A e di ti moj PERLE e trushplarjes, se sa pak kohe ju desh vendeve te te shkretuara nga bombardimet per ta rrimare veten dhe sa pak kohe ju desh per te arritur kete nivel zhvillimi qe kane arritur dhe sot.

        A e di ti moj PERLE dembele e kafeneve te “Kristalit”, se vetem 10-20 vjet pune kolosale iu desh Gjermanise se shkaterruar totalisht prej luftes per te shijuar frytet e dobishme te “boom-it” ekonomik te viteve 60-te?

        A e di ti moj PERLE turtulleshe lokalesh, se sot dhe shumica e vendeve te bllokut komunist te Lindjes, ME PUNE kane arritur nje stad aq te larte zhvillimi, sa veshtire

        S’e beson? Merr nje QERE, me ose pa (te) QIRA, dhe dil vetem pak larg periferise se “metropolit”, qe te ndjesh eren kundermuese te tubacioneve te bllokuara prej mudit te madh malokar.

        Veri nje tampon hundes, ere…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *