Dilemat e “ushtarakëve në rezervë” të SHQUP-it

redaktor

Nuk ka dyshim se sot PD-ja ndodhet në ditët e saj më të vështira, e cila ka lidhje jo më me gremisjen nga pushteti, por me atë që po përjeton më pas. Si kurrë më parë, ajo sot ndodhet në pamundësinë totale për të prodhuar kauzë bindëse. Me gjithë përpjekjet e saj, me gjithë shtërzimet e saj, për të lindur një kauzë, në godinën tipike të sistemit që iku, rreth një tavoline të stërmadhe, si tavolinë bilardoje, duket se gurët e lojës ikin kot më kotë për llogari të tyre, në vrima të hapura krejt rastësisht. Duket se nëpër rrjetat e merimangave dhe pezhishkave që ende nuk kanë ikur nga muret e vjetra të SHQUP-it, ruhet i gjallë imazhi i një kohe që prodhonte armiq, drogë, ushtarë e avionë. Ndoshta ky imazh, si magjitë që enden në ato mure, i ka kapur në kurth atë grumbull burrash dhe grash, ku më së shumti mund të gjesh, ish ithtarë të asaj kohe, a ish personazhe të PD-së së fillimit të viteve nëntëdhjetë që tani duket se janë kthyer në shëmbëlltyrë të një “byroje politike” groteske, dhe zor se mund të ketë mbetur ndonjë idealist.

Herë-herë, ai grumbull njerëzish, ngjanë me një formacion “ushtarakësh në rezervë”, dilema e të cilëve nuk është paburrëria e tyre për të luftuar, nuk është mungesa e dëshirës për luftë, as lodhja nga lufta, por ata, thjesht nuk dinë se për çfarë duhet të luftojnë. Kjo është e keqja më e madhe që ka kapur grumbullin e “ushtarakëve në rezervë”, të mbledhur në tavolinën e stërmadhe të SHQUP-it. Nuk është hera e parë që ndodhë kjo gjë, për këtë forcë politike. Nuk është hera e parë që “ushtarakët në rezervë”, janë ftuar në ca beteja, (beteja u thënçin), ku i pari i tyre që shfaqet dhe ai që nuk shfaqet, u thotë se “kjo është ora finale për fatet e popullit”. Duke qenë se këto “orët finale” janë bërë ca si tepër, do të mjaftoheshim duke thënë faktin se të gjitha ato i ngjajnë një komedie krejt qesharake, ku PD-ja e sotme në opozitë, godet PD-në e djeshme në pushtet. Ky është kurthi nga e cila ajo nuk mund të dalë, sepse ajo nuk e ka fisnikërinë e duhur që të pranojë në heshtje, se këto mangësi nuk filluan sot, por që nga koha e saj, madje ajo i nxiti në disa raste.

Ky është një kurth që e ka futur PD-në në një rreth vicioz, ku duket se ajo është duke luftuar me veten, në një realitet virtual. Ne kemi sot një imazh imagjinar beteje, ku nga njëra anë e llogores është një grup i sotëm, ku hyjnë tipa tillë si, dënglaxhinjë, të mundur, krenarë, të fyer, të mërzitur, të indinjuar nga veset, të dhjerë, dhe nga ana tjetër është po ky grup dje, kur ata ishin, kryelartë, mendjemëdhenj, harbutë, pordhacë, të mbushur me vese, mbi të cilët bien breshëritë e grupit  të parë. Duket sikur PD-ja e sotme, godet PD-në e djeshme në një betejë që zhvillohet në kohë të ndryshme. A nuk është PD-ja arkitektja e masakrës ndaj administratës publike, e cila derdhi lot krokodili nga frika se mos i largoheshin të vetët nga puna, që do të thotë se PD-ja e sotme luftonte PD-në e djeshme, e cila e kishte bërë këtë mëkat!?

A nuk ishte ajo arkitektja që futi në sistem, vjedhjen e votave dhe më pas, u lebetit se mund t’i ishin vjedhur ca vota, në një bashki ku “theu zverkun” politikisht, në një kohë kur vet kreu i saj, nuk e ka kuptuar ende, si u gjend kryetar bashkie!? A nuk ishte ajo që i hapi udhën gjithë plehrave të botës dhe me pas, kur ra nga pushteti, duke ndenjur fshehur pas cepave të pallateve, me paburrëri që të mos binte në sy të ambasadorit Arvizu, u mundua të drejtoj një protestë që nuk ishte e saj, kur vet ajo transparencën e ka pasur zero!? A nuk ishte ajo, e cila dje, thuajse na mallëngjente, nëse dikush fliste në institucionet ndërkombëtare kundër vendit që ajo “e donte” aq shumë dhe sot, jo vetëm nuk lë gjë pa thënë, nuk lë baltë pa hedhur kundër vendit, por duket se sa herë zbulohet një gjë, e cila nuk e nderon këtë vend, ndjenë një kënaqësi perverse!? Por edhe më tej “ushtarakët në rezervë”, mbajnë armët gati ku t’u dalë një kalë i ri beteje, në një aksion politik, “për ç’të dal”, duke përjetuar një çoroditje totale, e cila ka lidhje me shterpësinë e kauzës së tyre.

Në fillimet e viteve nëntëdhjetë, atëherë kur kjo parti pati në gjirin e vetë, komunistë, të burgosur, të privilegjuar, të persekutuar, idealistë, të paskrupullt, ëndërrimtarë, njerëz që kurrë nuk do shkëputeshin nga ai regjim, a të tjerë që nuk i lidhte asgjë me atë regjim, të gjitha këta pra, në atë kohë mund të kenë menduar shumë gjëra. Disa mund të kenë menduar se do pasuroheshin, disa se do fitonin dinjitetin, disa se do ta zhvatnin këtë vend me deri në palcë dhe disa të tjerë se në këtë vend do të vendosej demokracia, si në tërë botën demokratike. Por padyshim asnjë prej tyre, asnjë absolutisht, nuk e ka menduar se do vinte një ditë, kur do të ishin larguar të gjithë idealistët dhe rreth tavolinës së stërmadhe të SHQUP-it, e cila çuditërisht ngjanë me një tavolinë bilardoje, sot do të kishim një grup anëtarësh “të byrosë politike”, të cilët nuk do mundeshin të prodhonin asnjë ide të re, asnjë kauzë.

Më tej akoma, asnjë prej tyre, asnjë absolutisht, nuk e ka menduar se do vinte një ditë që jo vetëm “byroja politike” rreth tavolinës së stërmadhe, por edhe ata qindra ithtarë të tyre, të cilët hallakaten në hallet e tyre, krejtësisht të pa paragjykueshme, në trishtimin e tyre, krejtësisht të pafaj, do të harronin të gjitha hallet dhe trishtimet dhe e vetmja piskamë që do t’i ftonte në shesh, do të ishte piskama për hashashin! Këtu nuk është fjala për të folur për moralin e dyshimtë të një force politike, e cila e ka lejuar drogën, nuk është fjala as për të mohuar paligjshmërinë e drogës, por për të evidentuar faktin se dhe kjo “kauzë”, si të gjitha “kauzat” e deri tanishme të PD-së, vjen si “një gjetje”, fare e rastësishme dhe nuk ka shumë lidhje me hallet atyre që PD-ja fton në shesh.

Pa kaluar shumë ditë nga gallata, kur kjo forcë politike, e “indinjuar si ajo”, për hashashin, ftoi në miting kundër drogës edhe “kultivues droge”, duket se sërish nuk po nxjerrë mësime, për të gjetur një kauzë të denjë. Ndoshta kjo gjë do të vazhdojë gjatë, sepse kaq e gjatë do të jetë ekzistenca e asaj godine, e dënuar për të mos prodhuar ide të reja, e asaj tavoline të rrumbullake, e destinuar për lojëra, dhe atij grupi rreth saj që po rrëgjohen nga mosha, (jo për fajin e tyre), ndërsa nuk lindin dot kauza, (për fajin e tyre), me gjithë shtërzimet e tyre.

Share This Article
20 Comments
  • Nje shkrim bindes dhe qe mbeshtetet tek te vertetat aktuale, te cilat jane te qarta per te gjithe, madje edhe per vete protagonistet e protestave absurde. Interesant eshte fakti se, megjithe mungesen serioze te aresyeve qe te bindin per nje kauze qe te mund te protestosh me zemer, vazhdohet t’i bihet “fyellit” ne te njejten “vrime”. Por, kjo “vrime” eshte hapur aq shume sa nuk mund te nxjerre me “melodine” qe te kenaqe “veshin” e popullit.

    • Populli thote me gjithe zemer falemnderit zot qe hoqem qafe kriminelet, vrasesit dhe injorantet klasike provincial…pupulli uron qeverine e re te punoje pa u lodhur per te kapur Kohen e humbur me keto karagjoze te ndyre

    • PD-se i mungon ushtria. Nuk eshte problem te sajosh kauza dhe as te shpallesh luftra (finale ose jo). PD-ja aktualisht ka vetem komandante, te cilet kane deshire te vijne sa me shpejt ne pushtet dhe per kete jane gati per lufte qe sot.

      Por mungon ushtria, mungojne ushtaret. Pse? Sepse askush nuk mund te shpike kauza. Ato lindin vetvetiu dhe ose s’kane lindur akoma ose PD-ja nuk di ti identifikoje. Po sidoqofte besoj se eshte arsye e pare: eshte ende heret per te rinisur nje lufte te re, pas nje disfate kaq kolosale.

  • Mediat pro qeveritare i kane karikuar fort baterite per t’ju kundervene protestes ,jo vetem te demokrateve port e te gjithe shqiptareve,kunder shenderrimit te Shqiperise ne nje vend prodhues,perpunues e transportues droge,shkurt,per ta hequr nga lista e zeze e distributoreve te europes dhe jo vetem.Ne te gjitha mediat e majta lexon sot shkrime te ndryshme,opinione apo komente qe rreken t’ju mbushin mendjen shqiptareve se opozita eshte e parakohshme ne kete ndermarrje te veten.Te gjitha keto media,te cilat ushqehen sistematikisht prej sponsporizimeve te pushtetit,ne nje marreveshje te heshtur ,editorialet e tyre i kane vetem per te zbehur qellimin madhor te opozites shqiptare,protesten e ligjshme demokratike ndaj nje fenomeni qe po e mberthen Shqiperine per gryke.
    Nje prej ketyre shkrimeve eshte edhe ky i Sokratit qe meqe shkruan vjersha kujton se i di te gjitha dhe jep definicione per gjithshka.
    Eshte per t’u cuditur se si pushteti i sotem,ende pa bere nje vit ne karriget e ngrohta e ndien se keto karrige poi thyen kaq heret,apo ne rastin me te mire poi lekunden dhe ka mobilizuar ushtrine e analisteve,komentatoreve,editoreve,kronikaneve ne nje beteje te paprincipte me opoziten,e cila,nga ana e vet po organizohet per te bere detyren e vet ,te denoncoje aferat e kesaj qeverie dhe te protestoje fort kunder tyre.Nese nuk do te bente kete gje atehere do te thoshim me plot gojen se opozita eshte inekzistente dhe demokracia eshte ne rrezik.

  • Nje shkrim shume i bukur. Do te sugjeroja, qe perveç thonjzave “ushtaraket ne rezerve” te shtohej dhe fjalia, qe uzurpuan si hajdute seline e ushtarkave aktiv, ish ushtarakeve ne pension dhe ne rezerve. Kjo opozite, eshte nje organizate e stermadhe kllounesh dhe kriminelesh politik, qe nuk dine te bejne gje tjeter veçse te fantazojne dhe ndertojne skenare antishqiptare deztabilzuese, per te “kontribuar” ne çeshtjen e madhe te antishqiptareve, pengimin e Shqiperise per t’u integruar ne BE. Eshte nje linje politike qe i pershtatet ekstra nacionalisteve serb dhe Agimit te arte grek.

  • pozita e djeshme nuk eshte gremisur nga pushteti sepse zoteron me shume se gjysmen e qeverise me LSi,zoteron presidencen dhe parlamentin,prokurorin,gjyqsorin dhe sherbinin informative.Pra ka bere nje ulje te bute.Mendoj se te krahasosh mafjen politike me ushtaraket ne reserve eshte nje lapsus ose budallallek.
    Mendoj qe dita te botoje foto krahasuese te Kongresmeneve amerikane dhe deputeteve shqiptare,te veteraneve amerikane dhe te ushtarakeve reserve apo ne pension shqiptare dhe krahasimi do jete trondites

  • Zoti Thano!
    Botojeni komentin tim per FYERJEN,qe gazetari na ka bere ne “USHTARAKEVE NE REZERVE”
    Duket se nuk po e pertypni dot kritiken time gje qe tregon se sa serioze jeni!!!
    Pranimi i kritikes verteton DINJITET ,ndaj mos kini frike!!!
    Behuni burra!
    Te pakten,botojeni komentin tim,qe te degjoni edhe mendimet e kolegeve te mij “USHTARAKE NE REWZERVE”!!!

      • Arusha “mira”!
        Po ti a e kupton se po vepron si “GARDISTET E KUQ” te Mao Ce Dunit???
        Po te kesh edukate e kulture,nuk i fyen njerezit,qe replikojne,por jep spjegimin tend PRO apo kunder!
        Ti nuk e ben,se aq TRU ke dhe me siguri,perderi sa vete gazetari nuk kerkon ndjese,duhet te jesh vetem nje jenicere e tij!!!

  • @Feniks? Nuk mendoj se e ka me ne . Gazetari S. Habilaj eshte vetë nip e sternip ushtarakësh. Ai e ka me konceptin e dikurshëm qe kishim ne për ushtaraket ne rezerve te zboreve 25 ditore qe jo rralle vinin sa per te kaluar radhen… Në këte rast ai përvijon metamorfozën e nje lidershipi ,e nje tryeze ushtarakesh qe kane mbetur kurdoherë ne rezerve per shkak te pamundesise e te paaftesise per të rrokur kauzën e lidershipit te vertetë. Te atyre qe udheheqin dhe bejne beteja serioze dhe nuk mbesin ne bisht te situates sic ka mbetur pd-ja e sotme. Ne kete kontekst mendoj se duhet pare shkrimi i z. Sokrat. Jam i bindur se po ta pyesni autorin me siguri konceptin e “ushtarakut ne rezerve” do t’ju a spjegoje me parametrat vleresues te ushtarakut rezervist ne sistemin e kaluar dhe jo me konceptin e ushtarakut aktiv qe ka lene karieren per arsye reforme,moshe,lirimi etj. Jam i sigurt se z. Sokrat mund t’ju kerkoje edhe ndjese per ketê. Eshte njeri shume i civilizuar. Mua me pelqeu menyra sesi e trajton metamorfozën pedëiste te rendjes e te kapjes pas minikauzave shterpe te krijuara aty per aty në atmosferen dhe mjedisin qe krijon nje “tryezë bilardoje” dhe pezhishkat (metaforë)me te cilat jane ambientuar rezervistet(në mendim e në veprim) te pd. Rezerviste qe si ata te djeshmit nuk kishin frymen tone ushtarake dhe perkushtimin tone ndaj detyres e kauzes se madhe te mbrojtjes se atdheut. Jam i sigurte feniks se do ta gjeni frymen e mirekuptimit me z. Sokrat. Jane familje qe te japin pershtypjen se kane lindur per te qene vetem gazetare kritike ndaj palaçove te opozites se sotme ku as dje, as sot nuk gjeneron ndonje kauze “gjenerali” por kauza rezervistesh 25 ditorë. Nderime feniks!

    • Pershendetje zoti Pellumb!
      Nuk e paragjykoj zotin gazetar se e ka bere me qellim te keq,krahasimin!
      Dikur edhe mund te pranohej shakaja me ushtaraket ne rezerve,qe nenkuptonte te gjithe popullin ushtar,NDERSA SOT ME EMERTIMIN “USHTARAK NE REZERVE” nuk nenkuptohet populli ushtar(se nuk ka me te tille organizim”,por NE OFICERET E KARIERES QE U LARGUAM NGA USHTRIA PER INTERESAT SHTETERORE e qe jemi trajtuar njelloj si KULAKET E DIKURSHEM!!!
      Pra,pak na ka POSHTERUAR EKONOMIKISHT,POLITIKISHT DHE PROFESIONALISHT,KLIKA BERISHIANE,POR NUK MUND TE PRANOJME,QE ME KETE EMERTIM TE NA FYEJE NJE GAZETAR I NJE GAZETE KAQ TE NDERUAR SI “DITA”!
      Gazetari duhet te jete TRIM dhe ta pranoje LAPSUSIN e tij,ndaj nuk shoh ndonje KIAMET,pervecse NJERZILLEK!!!

  • Nje shkrim i shkelqyer per nje togë “ushtarësh me pagesë” qe duan te kapen pas qimes për ta paraqitur si tra. Toga e shpellarëve në rezervë,kështu duhen quajtur?

  • Radhën tjetër i duhet thënë gazetarit te nderuar sokrat habilaj qe te bëjë një shkrim me titull “tollumbacet e shqupit” që të me jape mundesiné ti mar si shenjë gjate qitjes me A. K. A . Këtë shkrim e ka qarë. I nxori zborista te gjithë! I lumte autorit per shkrimin e mrekullueshëm!

    • Zoti sokrat . Ky shkrim i bukur,elegant dhe i thelle do te ishte akoma me i mire sikur t’ju kishe thene rezervisteve apo zboristeve te shqupit qe fletet e zborit t’ja u jepja unë. I juaji furtuna!

  • Pse nuk i ke sjellë zboristet e shqupit tju bej zbor une o sokrat penéshpata? Ti bëja te mallkonin dhe ate qe i ka pjellë? Sikur ta kishe bere dhe kete do te vija noten dhjete me pese yje,prandaj po ta le me nje yll ??

  • Ore komentuesa pse nuk mer z. Rama nxitje nga ky shkrim dhe ti therrese te bejnë ditet e zborit keta zagare qe quhen parti ?

  • More “zbori”e di qe e ke mire. Te vijne e te me prashitin ullinjte keta se per ate punë bejnë ?!! Pse ore pa zbor do rrine keta zboristet a rezervistet qe thote z. Sokrat?

    • Jo re hekal jo. E kemi zen radhen ne re. Do i marim ne ne zbor te hedhin ilaç per mushkonjat se na grinë re,na grinë. Kemi dhe ballon per sperkatje ne re. Ja rregullum rroten atij qe ngeli ne plazh re,ja rregullum.

      • Jemi ne te paret qe i kemi therritur ne zbor ata te saliut. Hani pyka ju figurat apo jo. Z. Sokrat ti dergoje ketu te ne se na jane ndryshkur dyfeqet o figura. Ata te pd do te na i bejne pastrimin e dyfeqeve ne komandanteve te vendit. Jemi ne te paret ju thaç nashti dhe mbylleni gojen ju te tjeret. Hajt tung?

  • Te gjithe juve,qe u pelqen krahasimi i bere me REZERVISTET,o jeni injorante,o jeni….!!!
    Ushtaraket ne Rezerve,Zboristet,Rezervistet etj,etj ishin pjese e nje populli punetor e atdhedashes!!
    Rezervistet e djeshem jane pjese e ARMATES 1 MILIONESHE qe e hodhi Kliken e Berishes ne koshin e plehrave!!
    Rezervistet e djeshem ne aspektin ushtarak nuk ishin te gjithe me AKADEMI USHTARAKE,por ne funksionin,qe kryenin ishin pjese e POPULLIT USHTAR,qe garantuan per 45 vjet INTEGRITETIN E VENDIT TONE!!!
    T’i krahasosh BANDITET e Sali Shqupit me keta njerez te nderuar,eshte TURP dhe MEKAT!!!
    Kurre nuk mund te krahasoh njerezit e NDERSHEM(rezervistet) me nje BANDE KRIMINALE,qe edhe kete ndertese te NDERUAR,SIMBOL I USHTRISE POPULLORE,e GRABITEN SI PUSHTUESIT,qe pas mposhtjes se kundershtarit,i SULESHIN PLACKES per ta grabitur!!!
    Pas 90-tes nuk ka patur e nuk ka REZERVISTE,sepse nuk ekziston me ai lloj organizimi,por emertimi “USHTARAKE NE REZERVE” u takon ish ushtarakeve AKTIVE,qe dikur drejtonin NJESITE E REPARTET MODERNE TE KEMBESORISE,ARTILERISE,TANKEVE,AVIONET LUFTARAKE,FLOTEN DETARE LUFTARAKE,RAKETAT etj!
    Pra edhe sikur autori i shkrimit te kishte nderment kete PLEJADE TE NDERUAR ISH USHTARAKERSH,per ta krahasuar me BANDEN KRIMINALE TE BERISHES,BEN GABIM TE MADH!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *