Dilte hapur kundër Lukashenkos, gjendet i varur në mes të parkut aktivisti i zhdukur

Ornela

Aktivisti bjellorus Vital Shyshou është gjetur i varur dhe policia ka nisur menjëherë hetimet.

“Vital Shyshou u gjet i varur sot në një nga parqet e Kievit, jo shumë larg vendbanimit të tij”, thuhej në deklaratën e policisë.

Në dyshimet e para bëhet fjalë për vrasje të maskuar si një vetëvrasje. Aktivisti më parë ishte raportuar si i zhdukur.

Vital Shyshou, ka drejtuar një organizatë joqeveritare me qendër në Kiev e cila ndihmon bjellorusët që ikin nga persekutimi i regjimit të Alyaksandr Lukashenkos.

Ukraina, Polonia dhe Lituania janë bërë vende strehimi për bjellorusët që kundërshtojnë Lukashenkan.

Autoritetet bjelloruse kanë synuar të heshtin kritikët dhe mediat jo shtetërore, pas protestave që kanë nisur në gusht të vitit të kaluar, si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *