Vargje të nënshkruara
Preng Pjetri
A thua or mik të ketë diell për nesër? Qielli s’po lëshon aspak hapësirë. Dimër behar na mbytën ethet. A thua or mik, o vëlla, nesër të bëhet ditë më e mirë? A ka shpresë? A ka uzdajë? Një ditë të bardhë të bëjë para se të vdes, Përndryshe dreqi botën ta hajë!
