Dimëroj si Zogu i Detit…

J L

Në vend të lamtumirës

 

E ç’të shkruajmë, e ç’të themi

Tani në muzgun e jetës,

Pa dyshim në dorë s’e kemi

Formulën e të vërtetës.

 

Se neve jemi poetë

Zili Zoti do na kish,

S’pyetëm në të vërtetë

Në u derdh, a në u prish.

 

Se neve jemi poetë

Muzat me nektarë i shkundëm;

S’pyetëm në këtë jetë

Sa fituam dhe sa humbëm!…

 

Dridhet syri ndënë vetull,

Dridhet si ky muzg i murmë,

Do kuptohet për një shekull

Nëse lamë ndonjë gjurmë.

 

Në mëngjes sa shkrepi drita

Trëndafilja lulëzojë-

Kush na desh, iu shtoftë dita,

Kush s’na desh s’ka pse të mos rrojë.

 

Dimëroj si Zog i Detit

Pres e pres të vijë pranvera,

Se në zemrën e poetit

S’mbijnë kurrë gjemba dhe ferra.

 

Dimëroj si Zog i Detit

Pres e pres për lulëzimin;

S’mban dot zemra e poetit

As urrejtjen, as mallkimin.

 

Rëntë borë e më mbuloftë

Nata me qefin të artë.

Dashtë Zoti më kuptoftë,

Zoti i Tokës atje lart.

 

Shkrova vargje të magjishme

Se magji kisha në kokë

Dhe në jetën e stuhishme

Vetëm Zotin pata shok.

 

Vetëm Zotin pata shok,

Shoqe vesën, edhe lulen

Dhe kur të jem ndënë tokë

Do ngrihem që t’u përulem.

 

Troku i jetës kurrë s’ndal…

Trokon mbi shkëmbinj e gurë

“Dashuria që ti fal

Dihet që s’të kthehet kurrë!…”

 

Në stacionin ku u ndala

Dhimbjet-ferr, por s’ulërita

Dashurinë që ju fala

Të më kthehej kurrë s’e prita.

 

Dhimbjet-ferr edhe pelin

Po nuk thashë: “O Zot, ç’më gjeti!…”

Këto dhimbje padyshim

I duron vetëm poeti.

 

I duron vetëm poeti,

Ky vullkan krejt i pashuar,

Se poetin zgjodhi Zoti

Në dhimbje për ta provuar.

 

Gjëmojnë në breg të detit

Dhe s’pushojnë kurrë valët.

Lamtumirë se dhe poetit

S’i mbarojnë kurrë fjalët.

A.DUKA

Zara escort

Share This Article
1 Comment
  • ME DHEMB ZEMRA PER CKA SHKRUAN
    CESHTE KJO DHEMBJE KY TRISHTIM
    NUK I SHKON VAJI POETIT
    TI JE DIELL NE AGIM

    KOHA SHKON POR EDHE VJEN
    SHKON SI DALLGE E VJEN SI VALE
    FJALET TUA MUSHT E MJALT
    DO TI KETE GDHENDUR NE BALL

    BEHU TRIM SIC TE KA HIJE
    FLAMURTAR TE MBAN MILETI
    SKE QENE KURRE CANAK ME DHALLE
    POR NE FRON KU RRI DHE MBRETI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *