Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në rrugën e “Kavajës”, mjeti tip “Hyndai”, në pronësi të shtetasit Sh. Ç. ka ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Një makinë policie e ndodhur në vendngjarje e ka ndjekur nga pas.
Mjeti ka ndryshuar korsinë e lëvizjes dhe nga shpejtësia tej normave ka humbur kontrollin, duke përplasur katër mjete, ndër to mjetin e policisë që po e ndiqte.
Humbja e kontrollit ka bërë që të përplaset me murin e një supermarketi dhe për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi B. H, 62 – vjeç, i i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i jepet ndihma në QSUT.
Më pas drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina duke u larguar me vrap.
Mjeti është në pronësi të Drejtorisë Përgjithshme të Doganave.
Ky automjet dyshohet të jetë vjedhur me thyerje, pasi është konstatuar xhami anësor i thyer, rreth 20 minuta përpara ngjarjes.
Pronari automjetit ishte paraqitur në Komisariatin 6 për të kallëzuar vjedhjen.

Menjëherë shërbimet policore kanë arritur të identifikojnë dhe më pas shoqërojnë shtetasin, Dritan Tufa, 35 – vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=9HabnZNu9H8

Faljani more ketij djalit kete kalamakllek q e ka bere s e ky e paska emrin Dritan
Ky paska qen si Dritan Zhgaba, ndaj i falet
Ama heres tjeter , po beri mos e falni hic , futeni nja 10 vjet burg
Por kesaj radhe faljani se e ka per here te pare -Nuk keni te drejte ta denoni, kur esht per here te pare
Sepse si thoshte Servantesi :..”….Veprimet dhe fjalet e para,
nuk jane ne doren e njeriut, …”—Ndaj duhen falur
Ama kur e ben per here te dyte nuk flalet