Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur orët e para të mngjesit të sotëm në një lokal në Vlorë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shperthimi ka ndodhur në një lokal në katin e parë të një pallati rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi”në lokalin në pronësi të R.M., 56 vjeç.
Mësohet se shpërthimi është kryer me dinamit, por nuk ka të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi” ka ndodhur një shpërthim me pasoja të lehta. Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit”, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.
