Dinamo e Zagrebit pa trajner, De Biazi është alternativa e parë

Ornela
Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Alesund i Norvegjise, 1-1, e vlefshme per turin e dyte paraeleminator te kupes UEFA, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane.

Klubi më i madh i Kroacisë, Dinamo e Zagrebit, ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së trajnerit të njohur kroat Zlatko Kranjçar. Tre humbje të njëpasnjëshme gjatë këtij muaji, nga të cilat 2 në kampionat, me Osijekun 0-­1 dhe Rijekën 5-­2, dhe humbja në Ligën e Kampionëve 0­-3 me Lionin kanë bërë që Kranjçar të mos vazhdojë më drejtimin e skuadrës.

Menjëherë drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi dhe pistat e kërkimit janë brenda Ballkanit. Sipas të përditshmes kroate “Sportske Novosti”, kandidatët kryesorë për të marrë vendin e Kranjçar janë 3, dhe i pari mes tyre qëndron trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi. Mes alternativave është edhe trajneri i kombëtares së Bullgarisë, Ivajlo Petev.

Faqja e parë e “Sportske Novosti” ditën e sotme Nuk dihet ende nëse mes palëve ka pasur ndonjë kontakt, por emri i madh i Dinamos së Zagrebit mund ta tundonte De Biazin të braktiste Shqipërinë në një kohë që sapo kanë filluar kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *