Dinamo nuk humbet kohë, prezantohet trajneri i ri

time

Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos. Klubi e pati paralajmëruar që dje që do t’i besohet një shqiptari dhe kështu ndodhi.

Uku do të jetë trajneri më i ri i Dinamos, pas një largimi  të papritur ditën e djeshme të Françesko Moriero. Ai jo vetëm që është një ish-lojtar i bluve, por ka edhe një të shkuar në pankinë.

Në kohën e Fabricio Kamaratës, ai ka qenë zv.trajner dhe më vonë iu bashkua Nevil Dedes në të njëjtin rol te Tirana. Kur pjesa dërrmuese e lojtarëve nuk kanë ndryshuar, askush më mirë se ai nuk mund ta merrte përsipër këtë detyrë.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare/ Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës.

Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.

Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Me trainera 31 vjecar do Dinamo me dal ne Superiore? Ca flisni ore.. qenka keput ne bythe sponsori i madh..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *