Dinamo sezonin e ardhshëm do të vijë me surprizë në Superligë. Klubi që u rikthye pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar ka prezantuar ditën e sotme logon e re. Me këtë risi Dinamo nis kështu një udhëtim të ri ku pretendon të ngjitet në lartësinë e emrit të saj, pasi ‘nëndetësja’ është 18 herë kampione e vendit.
“Dinamo nis një faqe të re në historinë e saj.
Klubi prezanton sot logon e re e cila vjen me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historik që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.
Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit.
Nis kështu rrugëtimi ynë për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme Dinamovite!”-shkruhet në faqen e klubit të Dinamos.

o.j/dita

logo koti, si emri Olimpik dikur, iu rikthye emri, te rikthehet logo origjinale sigurisht me ndonje sens modern, kur te krijohet dhe ndonje grup tifozash te pyeten dhe ata, mos beni karagjozlleqe, simboli nuk ndryshohet
Pse duhet të ndryshojë logoja dhe stema?
Ndryshoni edhe emrin e skuadrës si para disa vitesh, sepse “Dinamo” irriton disa “akademik” të politikës.
Mos deformoni historinë !!!!!!!!
Po,po tamam logo koti. Pse nuk ruhet logua e dites kur eshte themeluar ky klub. Derisa ruan emrin e madh ” Dinamo ‘ pse mos te ruaj edhe logpn e pare? Pse kini frike nga e kaluara ? Shaqeni te dy logot . jo e vtit 1958 dhe tani. merni mendimin e populit. A do ishte dakord Mehdi Bushati si nje nga lojtaret me te shquar te asaj periudhe,apo te ndonje veterani tjeter qe jeton ? Po traineret ku jane ? Ministria e brendeshme egziston ende ,pse mos te perfaqesohet ,ashtusi edhe “Partizani per ushtrine ? I kemi te dyja llojet e uniformave ushtarake. Mos i mohoni se eshte turp.