Dinamo shmang katastrofën

anazapta

Dinamo ka siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë, pasi ka mundur 3-2 Pogradecin, ndërkohë që Besëlidhja dhe Iliria shoqërojnë Gramshin e Naftëtarin në Kategorinë e Dytë. Në javën e fundit ishin të shumta skuadrat që rrezikonin, megjithatë nuk pati rezultate surprizë, ndonëse në stadiumin “Selman Stërmasi” blutë u tronditën nga avantazhi i miqve. Dinamo kishte katër mungesa në formacion, tre pezullime dhe Imami i dëmtuar, çka i dëmtonin shumë planet e trajnerit Dalipi, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll në disavantazh, pas golit të Shkullakut, në minutën e 13-të. Sapo nisi pjesa e dytë, blutë barazuan me anë të Sorrës, ndërkohë që Turtulli u dha avantazhin 2-1, në minutën e 63-të. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 76-të, kur Ferhati e çoi në dy gola diferencën.

Megjithatë, gjashtë minuta para përfundimit, Pogradeci shënoi me Tushinkën, por minutat e mbetura nuk sollën më rreziqe në portën e bluve. Miqtë mbetën me dhjetë lojtarë në fundin e lojës, duke i lehtësuar punën Dinamos, e cila në fund feston mbijetesën. Për të dytin vit radhazi, skuadra 18 herë kampione e vendit do të luajë në Kategorinë e Parë, me shpresën që majin e ardhshëm të rikthehet në elitë. Ndërkohë, në takimin e Lezhës, ishte Iliria që kaloi në epërsi, duke krijuar iluzione për mbijetesë, por Besëlidhja e përmbysi rezultatin me dy gola. Gjithsesi, nuk mjaftuan, pasi fitorja e Dinamos bëri që të dyja këto skuadra të bien në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm. Kampionati përfundon sot, me takimin midis Lushnjës e Partizanit në stadiumin “Roza Haxhiu”. Do të jetë një ndeshje pa vlera për renditjen, pasi të dyja skuadra i kanë të paprekshme pozitat në dy vendet e para.

 

 

Kategoria e Parë

Java e 30-të

Dje

BESËLIDHJA – ILIRIA  2-1

Danaj 61′, Miliç 69′, 81′ / Gjonpalaj 53′

DINAMO – POGRADECI   3-2

Sorra 47′, Turtulli 63′, Ferhati 76′ / Shkullaku 13′, Tushinka 84′

BURRELI – MAMURRASI  3-2

Pjetrani 22′, Farruku 45′, Mllugja 65′ / Metaj 58′, 82′

TËRBUNI – GRAMSHI    2-0

Rroca 29′, Baze 68′

ELBASANI – HIMARA    1-2

Kaçuli 20′ (p) / Dhrami 42′, Zdravkoviç 71′

BUTRINTI – NAFTËTARI 3-0

Xhibro 15′, Alzeneli 34′, Kola 83 (p)

ADA – KAMZA          2-2

Mujeci 29′, Erkoçeviç 62′ / Keta 12′, Maho 54′

Sot

LUSHNJA – PARTIZANI  17:00

 

 

Renditja

Kategoria e Parë

1  Lushnja      65

2  Partizani    55

3  Tërbuni      43

4  Mamurrasi    43

5  Pogradeci    42

6  Himara       42

7  Burreli      42

8  Ada          41

9  Kamza        41

10 Butrinti     40

11 Dinamo       40

12 Elbasani     40

13 Besëlidhja   38

14 Iliria       37

15 Gramshi      31

16 Naftëtari    20

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *