Dinamo Zagreb-Skënderbeu, zbardhen formacionet zyrtare

Gazeta Dita

Ali Soue do të debutojë në ndeshje zyrtare me fanellën e Skënderbeut pikërisht në takimin shumë të rëndësishëm kundër Dinamos së Zagrebit në Ligën e Europës. Trajneri Daja i ka besuar futbollistit të huazuar nga Kievo një vend në majën e sulmit, duke ulur në stol si Xhejms, ashtu edhe Plakun për t’i bërë vend futbollistit që erdhi së fundmi.

Ndërkohë, në ndeshjen e sotme, në radhët e kroatëve do të luajë që nga minuta e parë Ante Çoriç, lojtari më i rrezikshëm i Dinamos, i cili është organizatori i manovrës ofensive të tyre. Organizatori kishte shfaqur probleme fizike në ditët e fundit por me sa duket i ka kaluar, pasi trajneri Cvitanoviç deklaroi një ditë më parë se nuk do të aktivizonte asnjë lojtar që nuk ishte në 100% të formës së tij.

Dinamo Zagreb- Skënderbeu 19:00 Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Benkoviç, Sigali, Lecjaks, Doumbia, Moro, Gojak, Çoriç, Hoxhiç, Fernandes. Trajner: Mario Cvitanoviç Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Nimaga, Gavazaj, Latifi, Soue. Trajner: Ilir Daja Gjyqtar: Andris Treimanis

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *