Në shtetin e babit, në kohën kur është i babit shokët e tu bëhen ministra. Në shtetin e babit mund të bëhen prefektë, policë ndoshta; këngëtarë po të duan. Në shtetin, kur e ka babi në dorë kryeredaktorët e gazetave vinë të ty për tu licencuar. Ministrat vinë tek ty për të firmosur, kur s’duhet të firmosin. Ti je licenca, ti je nipti, ti je pazari. I babit shteti. Po e përbashkët vula, se ti je trashëgimtari. Në shtetin e babit policët të përshëndesin. Në shtetin e babit tatimet të përshëndesin. Në shtetin e babit pronarët e minierave të përshëndesin. Në shtetin e babit kalohet me të kuqe, ecet mbrapsht në trafik. Në shtetin e babit nuk paguhet në klube, sponsorizohet me imazh. Në shtetin e babit nuk ka stres. Është parajsa në 5000 metra katror. Mund të shkosh më larg, por nuk ka mjaftueshëm civilizim. Ka taksa për të mbledhur. Pagesa në dorë, pagesa në natyrë, pagesa servilësh, pagesa të frikësuar-ish, pagesa se të duan, s’duan të të shohin, apo thjesht se janë mësuar. Sa bukur. Sa bukur kur babi është shteti. S’ka krizë, s’ka pyetje, s’ka dilema. Ka kundërshtarë po që se kanë shtetin të tyre. Performojnë konkurrencë sa për të gudulisur babin që është babi shtet. Sa bukur te shteti i babit pa stres.
…
Nuk besoj se ka dilema në publik se një deputet i zgjedhur me vota të drejtpërdrejta në popull vlen më pak se biri i një kryeministri të fortë në Shqipëri. Ky element i vetëm do të mjaftonte për të kuptuar se demokracia në vendin tonë është e deformuar. Studimi i saj nuk mund të ndërtohet në parametrat e zakonshëm ku shteti ndahet në tre pushtete shtylla moderne të strukturës pas mbretërore në botë. Apo akoma më shumë ne pesë të tilla si pretendohet rishtazi nga shkenca e politikës, ku në këtë rend futet dhe pushteti lokal dhe media si mjet depërtues në çdo mendje aktive në qytet.
Analiza me paragjykim do të çonte tek një raport normal i shtetit tonë të vobektë. Kemi parlament që voton, qeveri që votëbesohet e vendos pasi është votëbesuar. Gjykatë si ndërtesë. Gjykatë si retorikë. Asnjë studiues nuk fut në lojë pushtetet e vërtetë. Celularin e babit kryeministër. Sekserin që qëndron në një raport superior me sistemin, duke qenë në rolin e lubrifikuesit të kapitalizmit dhe proceseve fitimprurëse. Asnjëherë nuk futën në libra orët e kafeve, kërcënimet nga afër, kërcënimet nga larg. Gjuha brisk, ose heshtja që s’mbaron.
Në këtë listë nëse duam, djali i kryeministrit qëndron në një rang më të atin. Në një vend ku vota e vjedhur bën më shumë punë se politika normale nuk ka si të jetë ndryshe. Nëse do ta studionin me kujdes do të kuptohej se as 10 deputetë nuk vlejnë sa një lidhje at bir. As 70 të tillë, as 71. 700 mijë vota nuk mund të barazohen demokratikisht me dëshirat e një trashëgimtari. Historia e ka treguar se babai kur do e mbledh shtetin me një sms grupi. Po pse votojmë kur dimë se mund ta zgjidhim më ndryshe. Pse humbasim kohë me formalitete që koha ka treguar se janë modeli i perëndimorëve jo i joni. Ne kemi shtetin e babit.
…
Sa po ja tregova titullin e shkrimit një kolegu, më tha gjysmë i buzëqeshur se do më vrisnin. Pastaj nuk qeshi më dhe tha se do më vrisnin i qetë duke refuzuar të ma lexonte shkrimin për të mirën time. Klima e terrorit qoftë dhe virtual që shoqëron është në kufijtë e psikozës kolektive. Mësymja e forcës në mendjet e qytetarëve duket se ka mbërritur nivele kritike. Nuk duhet më as që nderin tënd ta mbrosh në gjykatë. Është dordoleci i forcës që i mban të heshtur e të bindur të gjithë. Duan të jenë shokët e tu për të pasur sigurinë që kalon një shtet, në rastin konkret nën filtrin tënd ekskluziv. Kur je jashtë vëmendjes është sikur nuk ekziston. Rregulla të tjera si në një libër me gjuetarë gorillash, ku asgjë nuk është e shkruar si në libër. I dashur trashëgimtar për kohën kur na ke privatizuar dhe na shet sipas endjes duket bukur por ndoshta nuk zgjat përgjithmonë. Shiko bijtë e tjerë. Arroganca e etërve nuk u ka shërbyer përgjithnjë. Është bukur në shtetin e babit derisa e ka babi.
Andi Kananaj
Andi keto qe ke shkruar me lart me pagesa, taksa, semafore e ministra jane llogje kafenesh prej opozitari impotent dhe intelektuali shterpe.
Ti je paguhesh prej vitesh te mbrosh interesat e viktimave te Gerdecit (kush te paguan dhe perse pikerisht ty qe profesionalisht je anonim nuk e di por nje ide e kam) por ti Andi nuk cicerove as nuk bezane kur shefi yt, lideri, shfrytezuesi (qe nuk e ke as baba) vendosi te dergonte si kandidaturen e partise se tij ne KLD pikerisht avokatin e te akuzuarit kryesor per Gerdecin.
Nuk e di se si ua ke shpejguar familjareve te viktimave heshtjen tende ? Ndoshta me rrogen qe merr, ndoshta me ate qe te eshte premtuar kur te clirohet Shqiperia, ndoshta edhe me aksiomen qellimi justifikon mjetin, por nje gje eshte e sigurte qe ti nuk u ndjeve se te thane te mos ndihesh ose si djale i zgjuar e kuptove qe nuk ishte momenti te ndiheshe.
Steriotipi yt i opozitarizmit te pushtetit por jo te vesit e fenomenit eshte aresyeja kryesore perse opozita e sotme nuk ndjell askend per ta perkrahur. Eshte qesherake te lexosh sesi terthorazi njerezit mendojne se ti je i rrezikuar nga aliazhi i perbaltjes se familjarit te kundershtarit me gjuhen e militantit te por ne fakt, je ti ai qe i kercenohesh …. dhe e di perse ?
Sepse je sh i frustruar nga koha e gjate te qendruarit ne opozite, e te qenurit e nje peme pa kokrra qe po i shkon jeta per shalesh ne sherbim te nje deshtaku. Pune te mbare dhe kujdes se do zgjohesh nje dite me thinja e do e gjesh veten duke shkruar per djalin e Xen-it .
Edhe ti Endri je tipiku i atij qe flet se ka qejf me fol keq per te tjeret sepse te teproka mjaftueshem kohe bosh gjate dites. Por sikur te kishe pak me shume vullnet qe te beje ndonje kerkim te vogel, ose te kishe pyt para se te lodheshe me shkrujt keto 25 rreshtat e tuja, do e kishe kuptu qe Andi ka ngrit zerin fort kur u propozu Visha per kandidat nga PS-ja. Te keshilloj qe mos nisesh me premisen e keqe qe ne fillim por hidhe nje here dyshimin se mos je duke ja fut kot, dhe pasi te jesh siguruar mire, atehere shkruj rreshta sa te duash. Jo se do fitosh popullaritet per stil shkrimi apo thellesi mendimi, por te pakten nuk do besh figuren e atij budallait qe pasi ka ec 70 km ne autostrade ka kuptu qe eshte fut ne krah te kundert.
Ku e ka ngrit zerin poshte jorganit ??? Meqe po eci une ne krah te kundert me dergo ndonje deklarate mediatike qe ka bere per kete gje.
Babi ka shku per lesh para ca vitesh edhe pse dukej me hero se sot. Mos ndodhte qe te perseritet historia, per ne jo per Xenin.
Xeni eshte mesuar ti gjeje te gjitha te gatshme edhe gruan te gatshme e gjeti.
Jo sh ndryshe nga edi rama apo jo ??
Xenin ta kesh mik te ndreq pune, por ta kesh armik te ha…