Nga Shyqyri Dade
Botuar në DITA
Nuk kishte ndodhur më parë që në një deklaratë aspak diplomatike, numri dy i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përkufizonte Sali Berishën si figurë që është përfshirë në korrupsion të rëndësishëm, në shpërdorim të fondeve publike, ndërhyrje në proceset publike, përfitime personale, përfitime të aleatëve të tij politikë, përfitime të familjes së tij, duke shpërdoruar besimin e publikut tek institucionet qeveritare dhe tek zyrtarët publikë. Deklarata thotë se për më tepër retorika e tij tregon se ai ka mbrojtur veten, aleatët dhe familjen e tij në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Berisha u ndalua të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe po ashtu u ndaluan edhe gruaja, i biri, dhe vajza e tij.
Këto akuza kaq të rënda dhe akoma më keq se kaq, publiku shqiptar i dinte. Ato dhe shumë të tjera janë thënë e stërthënë në analiza e komente për njeriun më të përgojuar në Shqipëri gjatë këtyre tridhjetë viteve. Por edhe kur janë artikuluar dhe janë dhënë edhe prova, drejtësia ka qenë e pavullnetshme për të bërë detyrën dhe për të hetuar veprimet e tij. Në pengimin e drejtësisë ka dorë edhe ai vetë, me kapjen e saj, me presionet, me forcën e pushtetit me dhunën fizike dhe okulte e me retorikën e tij siç e thotë deklarata, siç jemi të gjithë dëshmitarë, dhe siç e pranojnë edhe njerëzit më afër tij.
Por akuzat e Sekretarit të Shtetit dhe ndërkombëtarizimi i tyre, aq më tepër kur vijnë nga SHBA, marrin një vlerë të veçantë për shkakun se populli shqiptar e ka parë dhe e sheh Amerikën si një nga vendet më të afërta me të dhe me kredibilitetin më të madh. Të thëna nga Amerika, akuzat nuk janë më të tilla, ato janë fakte të parevokueshme, të cilat nuk i ndryshon dot politika e përditshme, analistët shërbëtorë, mediat e korruptuara dhe opinioni i brendshëm negativ dhe aq më keq Berisha në konferenca për shtyp.
Me këtë deklaratë, Berisha vetë, sedra e tij prej fshatari të pa civilizuar, familja e tij, morën një goditje të merituar dhe të shumëpritur nga opinioni, pavarësisht se nga cili drejtim erdhi. Morën goditje të gjithë ata të cilët përfituan nga drejtimi i Berishës, të gjithë ata që gjatë qeverisjes se tij të parë dhe të dytë u pasuruan, anëtarët e klanit të tij, që e shohin atë si baba të pushtetit të tyre. Morën goditje pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë, që me hipokrizinë dhe paaftësinë e tyre për t’ju imponuar pushtetit, u futën nën strehën e komunistit sektar, për të përfituar nga pushteti. U goditën komunistët antikomunistë, servilët, mashtruesit, të fortët, krahu i armatosur, të gjithë ata që merrnin nga një kockë sa herë, që ai vinte në pushtet. Këtu nuk po flasim për ata të cilët kishin kohë që mendonin se Berishës i kishte ardhur “vdekja politike” dhe e kishin braktisur atë gjoja nga interesa të papajtueshme parimore.
Vendimi i Departamentit të Shtetit erdhi edhe si një lehtësim, si një vënie në vend e drejtësisë, për ata dhjetra e qindra individë, që gjatë karrierës së Sali Berishës si mjek e si komunist, si kryetar partie, President a Kryeministër, u bënë viktima të veprimeve dhe mosveprimeve të tij antiligjore e antihumane. Ai është akuzuar për denoncime, për dëshmi, për hakmarrje primitive, për dënime dhe futje në burg të kundërshtarëve politikë, për dënime politike nëpërmjet ligjit 24/1 me të cilin largoi nga puna të gjithë specialistët më të mirë që kishte Shqipëria, duke i zëvendësuar me marangozë e burgaxhinj ordinerë, për pasjen dijeni të një sërë ndodhish e ngjarjesh të rënda midis klaneve të Tropojës, për ngjarjet e dhunshme të 26 Majit 1996.
Ai është protagonist i ngjarjeve të vitit 1997, kur për shkak të korrupsionit dhe injorancës në drejtimin e presidencës dhe qeverisë e çoi vendin në luftë civile, kur nuk pranonte të linte pushtetin edhe pse Shqipëria po digjej e po humbiste sovranitetin. Ai është një nga autorët e kryengritjes së 14 Shtatorit 1998 dhe i një sërë protestash të mëpasme të dhunshme. Ai është akuzuar bashkë me të birin për lidhje me ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 29 persona dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë. Ai është një nga urdhërdhënësit e ekzekutimit të disa personave në Bulevard, ku mbetën të vrarë katër qytetarë dhe u plagosen dhjetëra të tjerë. Të gjitha këto i ka pranuar edhe vetë, duke u bërë sfidë kundërshtarëve dhe qytetarëve, se “po më erdhët edhe njëherë do t’ua bëj përsëri siç ua bëra, provojeni”.
Nuk besoj se shqiptarët i kanë harruar daljet e Sali Berishës në media e në parlament, ku si ai ujku që sulmon viktimën e pambrojtur, me një gojë të shthurur, sulmoi, burra e gra, vëllezër e motra e të afërm, të kujtdo në politikë ose jo, që guxoi të flasë hapur kundra veprimeve të tij të paligjshme. Por paburrëria, pabesia si mjet i tij i zakonshëm, nëpërkëmbja e zakoneve shqiptare, shprehej qartë kur merrej me fëmijët e kundërshtarëve të tij. Të merresh me fëmijët e dikujt, sidomos kur janë në moshë të vogël, të adoleshencës, apo kur nuk kanë lidhje as me politikën e as me Saliun, është një gjë e ulët të cilën ky njeri nuk e kishte për gjë fare.
Deklarata e Sekretarit të Departamentit të Shtetit tregoi se nuk ishin fëmijët e të anatemuarve nga Saliu ata që duhej të shaheshin e kritikoheshin, por janë pikërisht fëmijët e Saliut ata që kanë përfituar nga korrupsioni i të atit, që janë mbrojtur prej tij dhe që kanë patur mbrojtjen e institucioneve të të atit.
Të gjithë atyre grave në politikë, grave të politikanëve, grave të publikut shqiptar që ky i pagdhendur, u ka rënë në qafë me sharje e fyerje publike, zgërdheshje e prapaskena, deklarata u tregoi se nuk ishin ato gra të cilat ai i përgojoi, por ishte gruaja e tij, pjesë e aferave të kundraligjshme dhe përfituese dhe se edhe ajo është një nga personat që ka përfituar nga retorika sfiduese, nga institucionet që drejtoheshin nga i shoqi.
Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Deklarata e tij e kthyen Sali Berishën nga një nukël toksik, në një mbeturinë toksike. Drejtësia duhet të merret deri në fund me të, duke rihapur të gjitha ngjarjet ku ai ka marrë pjesë drejtpërdrejt ose për të cilat ka dijeni. Alibia e tij përpara përkrahësve të tij se nuk është akuzuar për korrupsion ka kohë që ka rënë në Shqipëri, por tani ra edhe në arenën ndërkombëtare. Alibia e tij se ai u godit për shkak se ka folur për Kosovën, ka rënë kur furnizonte Millosheviçin me naftë, kur sulmonte UCK-në dhe kur e quante Rambujenë, tradhti kombëtare.
Alibia që me hile dhe dinakëri kërkon të ngrejë përkarshi amerikanëve, të cilët po e godasin, se ky paska mbrojtur Kosovën nga amerikanët, ka rënë kur SHBA dhe NATO sulmuan Millosheviçin dhe nxorën forcat ushtarake serbe nga Kosova. Trupat e SHBA janë edhe sot e kësaj dite në Kosovë. Dhe se pa ndihmën e SHBA nuk do të dihej se kush do të ishte fati i Kosovës dhe rajonit.
Në konferencën e djeshme për shtyp, kryefjala e Sali Berishës ishtë dinjiteti i nëpërkëmbur. Ai theksoi se gjëja më e shtrenjtë për të është dinjiteti. Si ka mundësi që një njeri që ka dinjitet dhe vlerëson veten nuk ka pikën e respektit për burrat, gratë dhe fëmijët e atyre që mendojnë ndryshe nga ai. Ku shkoi dinjiteti i mijëra punonjësve të administratës, i mijëra ushtarakëve dhe oficerëve të policisë, që hiqeshin nga puna gjatë qeverisjes së tij? Ku shkoi dinjiteti i dhjetëra e qindra personave që sulmoheshin nga “llogorja” e tij? Ku shkoi dinjiteti i qytetarëve që dëgjonin Kryeministrin e tyre të çakërdisur në parlament të nxirrte nga goja e tij lloj-lloj hamendësirash e sharjesh për njërin e tjetrin?
Në këtë ngjarje të fundit nuk u nëpërkëmb dinjiteti i Sali Berishës, por u rivendos dinjiteti i viktimave të tij.
Me konferencën e djeshme, ai u mundua që të sfidonte Sekretarin e Shtetit, ta personalizonte çështjen dhe ta ndante atë nga administrata amerikane. Hile të cilave ju ka kaluar koha dhe me të cilat nuk merret më njeri. Ai pretendoi për fakte e prova. Të mos merresh fare me sa më sipër, por mjafton të shikosh mbledhjet e qeverisë dhe kronikat e parlamentit do të shohësh se mërmëritësi i djeshëm, ishte ligjëruesi çapraz e fodull që sokëllinte pak kohë më parë.
Sekretari Amerikan i Shtetit thekson se me këtë akt ndaj Sali Berishës, ai po rikonfirmon nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtareve publike. Gjë që tregon se askush nga klasa politike dhe nga qeveria, nuk duhet të pozicionohet, të marrë merita, apo të mendojë se ka ndonjë rol në Deklaratën e Sekretarit të Shtetit kundër Sali Berishës.
Përkundrazi tashmë u hap rruga e llogaridhënies në radhë të parë të atyre që ushtrojnë pushtetin. Sapo kanë përfunduar zgjedhjet dhe Partia Socialiste i ka fituar ato. Shpresojmë që të ketë një korrigjim radikal të qeverisjes qendrore dhe lokale, që gjatë tetë viteve të mëparshme kanë patur rezultate në sektorë të veçantë, por edhe janë akuzuar për korrupsion, kriminalitet, mungesë të transparencës në përdorimin e fondeve publike, administratë të paaftë, etj.
Qëndrimi amerikan është një konfirmim i fortë që reforma në drejtësi do të ecë përpara dhe se ajo po i jep frytet e veta. Është detyra e të gjithëve që të mbështesim këtë qëndrim, sepse përfitimet do t’i ketë publiku shqiptar nëpërmjet zbatimit të reformave të shpejta të cilat do të na integrojnë më shpejt në BE.
Fundi i turpshëm politik i Sali Berishës erdhi pas një kohe të gjatë. Ndjenja e revoltës dhe protestës duhet të përfshijë jetën publike shqiptare. Nuk duhet të presim që zgjidhjet të na vijnë gjithnjë nga jashtë. Klasa politike dhe liderët tashmë të konsumuar, drejtues të niveleve të ndryshme të akuzuar, duhet të largohen dhe gjithashtu duhet të kalojnë në sitën e hetimit për aktivitetin e tyre të dyshimtë shumëvjeçar.
Shqiptarët duhet të fitojnë dinjitetin e emrit të tyre duke luftuar e punuar në rradhë të parë vetë.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Me se fundi Shqiperise ju hoq nga qafa nje tradhetar i kombit dhe spiun i Serbit , paste kemben e mbare dhe te hape rrugen per te tjere politikane legena qe e kane shkateruar vendin keta 30 vjet HAJDUTET NUK KANE DINJITET ATA E KANE VENDIN NE BURG dhe nese jane edhe figura publike ata do te marrin stigmen e tradhetise , nese Sala e ka shume per zemer dinjitetin le ta mendonte me pare qe mos bente gjemat njera pas tjetres , pse kush ja haron ati vitin 97 etj etj qe per nje politikan normal do te mjaftonin vetem 1% e atyre qe ka bere ai qe te jepte doreheqjen dhe te kerkonte gjithe jeten e tij falje publike , kurde ai ka guximin te shpallet i pafajshem , por perse ne rastin e Doshit ai e morri apriori te vertete vendimin e DASH dhe cfare nuk tha per te , ndersa per veten e tij ai e heh poshte a thua se ai eshte njeriu me duart me te pastra , dinjitetin e tij ta tregoje duke heshtur dhe duke na u hequr sysh se na ka mbire ne sy nate e dite HAJDE UDHE TE MBARE NE SPAK
Nje falenderim i madh USA per ndihmen jetike qe po i jep Shqiperise ne luften titanike kunder korrupsionit te jakave te bardha ku koka eshte Salehu& Basha&Co pra me familjen e tij ,me Like floririn dhe gruan e tij dhe gjithe banditet e tjere.Duke ja hequr litarin e korrupsionit nga qafa Shqiptareve USA tregoi dhe nje here se eshte epiqendra e drejtesise ne bote.
Sali Berisha nuk e kupton qe dinjetiti i cdo njerit prej nesh varet nga vete veprimet tona te perditeshme dhe nga veprat tona gjate gjithe jetes. Sali eshte njeri pa dinjitet, fale veprave te tij, e di ai me mire se cdo kush ate qe ka bere gjate jetes se tij, por njekohesisht, duke qene njeri publik, edhe populli i di fare mire bemat e Sali Berishes.
Titulli i thote te gjitha.
U cliruam.
Kjo eshte Dita e Lirise tone.
Kjo nuk eshte dita eMero Bazes,qe hedh helm sot kunder tij.Atehere kur maloku ishte nje gjarper i zi,Mero-Rakiperia ishin kallauzet,qe i tregonin viktimat..
Luften nga fillimi deri ne fund e fitoi Frrok Cupi,
e fitoi Arben Duka.
Koha Jone qe Llogorja e pare nga u shkrepen bresherite e para.
Nder dhe respekt prof.Servet Pellumbit,martirit Gramoz Pashko.
Mirenjohje PROFETIT TE KOMBIT prof.Rexhep Qosja,qe e paralajmeroi mynxyren e Bishes se Vucidolit.
Turpi i mbulofte zagaret puthadore te enver hoxhes,qe u bene zagaret e Bishes me ne krye hienen plake te Republikes Sabri Godo,qe justifikoi cdo krim e poshtersi te bishes.
Me se fundi ndodhi .Por ndoshta populli politika dheinstitucionet e reformuara nu do presin nga Amerika por do te veprojne vete per mbi te korruptuarit , pushtetate e opozitare.Kur pushteti vete te coje ne tryezat e drejtesise te korruptuarit dhe shperdoruesit e prones publike.Vetem atehere qytetaret me dinjitet do te shkojme ne shtepi pa friken e pyetjes nga femijet se çfare ke bere ti nene apo baba per ta çrrenjosur qelbesiren qe na ka mbuluar.
Po për qëndresën ,kurajon mbreslënse atdhetare të trimave me fletë që nxori kulla (kala )e derës së Haklajve që u vranë në tropojë,njëri pas tjetrit si shenjë hakmarrje nga krimineli me damkë Sali Ram Berisha. dhe militantët tij të PD-së ,punonjës të SHIK-UT që lanë gjithë shqipërinë në gjak .
Por me urdhër të Gazidedes ,dhe Shaban Memisë me porosi të Sali Berishës ,armatosi banditët që sulmuan e rrafshun KULLËN KALA të Hakljve ,por ju jetoni e lulëzoni mbi gërmadhat e djegjes e shkatrrimit kriminal të banditëve e kriminelëve të Sali Ram Berishës për tju zhdukur ,por KËTA jetuan si dëshmi që ti kujtoni viktimat ,e krimet makabre të Sali Berishës ,ndaj kti fisi. dhe i uroi jetë të gjatë të mbijetuerve , sepse jen patëriot të mëdhej .
Kam bindjen dhe besoi që Sali Berisha do të prangoset së shpejti ,dhe i bëjë thirrje në mënyrë absolute mos ndërmarr ajë veprim të tillë kundër Amerikës ,si don kishoti me mullijt e erës ,sepse shqipëria humbet pavarsinë e saj, dhe fiton armiqësinë e Amerikës .
Ne i dimë krimet tuaja .SALI ,ke bë lumej gjaku në shqipëri ,duhet të përgjigjesh .dhe fillo te numroshë krimet që nga bombardimi i ambasadës amerikane krim që mbeti në tentativë ,zhdukjen e fistit haklajve ,hapjen e depove të ushtrisë ,hapjen e zjarrit kundër popullit jugut,vrasjen e Azem Hajdarit,vrasjen e 26 njerzve gra e fëmijë në gërdec pasojë e trafikimit municioneve ,dhe pushkatimin e katër protestuesve në bulevard 21 janar 2011 ,vjedhjen e fondeve të rrugve ,vrasjen e zhdukjen e Rremëzi Hoxhës ,vrasjen e Ali Ukajt si dëshmitar që do të publikonte të vërtetën për vrasjen e zhdukjen e Rremzi Hoxhës ,furnizimine e tankeve dhe avionve të kasapit ballkanit -Milosheviçit me karburant kundër pavarsisë kosovës ,krim i zbuluar me shkrime të gazetës amerikanë “Dhe New York ” në v. 1995 ,e cila ka treguar me detaje se si Berisha ka punuar për interesa të Serbisë .dhe kundër luftës kosovës ,fakte të lidhjes së Berishës me Milosheviçit kundër pavarsisë kosovës dhe UÇK , dhe qindra vjedhje fondesh kulmi ishte ngritja e firmave piramidale dhe vjedhja e lekve të popullit.
Sot pasuria e familjes kriminale Sali Berisha shkon në miljona dollar është bë multimoloner në kurriz të popullit.
Burgu dhe sekuestrimi pasurisë jan lule për ty Sali ,pasi meriton plumbin ballit,si armiku më i rrezikshëm që ka njohur historia e këti vendi.
Plotesisht dakort.SPAKU e BKH kane marrur driten jeshile dhe suportin e nevojshem qe urgjentisht te hapin dosjet qe kane neper raftet e tyre te pluhurosura e qe nuk guxonin t’i hapnin deri tani.Populli pret qe me ne fund perpara ligjit te jene te gjithe te barabarte.Dhe nga ky ligj nuk duhej,nuk duhet e nuk do te duhet te beje perjashtim askush,sado i fuqishem ekonomikisht apo politikisht eshte.E ne radhe te pare e mbi te gjithe eshte vetem nje emer: Salih Ram Berisha,i ditelindjes… s’ka ditelindje te sakte,sepse e ka ndryshuar disa here,qe te perfitoje nga pushteti i Enver Hoxhes,si lepires llangaraq e karierist qe ka qene.Ka ardhur koha qe Arben Kraja te hedhe firmen ne urdherin e hapjes se dosjes se Izet Haxhise,te dosjes se Cez-Dia-s,te dosjes se klubit Partizani,te dosjes se Gerdecit,te dosjes se videos Prifti Meta,te dosjes se 21 janarit,te dosjes se vitit 1997,te dosjes se grushtit te shtetit te vitit 1998,te dosjes se zhdukjes se biznesmenit Remzi Hoxha,te dosjes se zhdukjes se fisit Haklaj e te tjera e te tjera dhe biles,pa vonuar!Ne krah te SPAKUT eshte rreshtuar si shkemb betoni Amerika,e cila perfundimisht e mblodhi mendjen te laje hesaper me kete kriminel te lindur e te papenduar qe si i pacipe e i pa nder qe eshte ne vend qe te vari veten me litar,ka paturpesine te thote se i eshte cenuar dinjiteti! Se ku e gjeti dinjitetin ky ciban,sipas shprehjes se te madhit Sander
Prosi,hajde e gjeje! Vetem ndonje kopil si Gjekmarkaj apo si Klevis Balliu mund ta gjejne! Cibanet si ky populli shqiptar ka rastin qe t’i zhduke.Dhe kete ka rastin ta beje Arben Kraja e GJykata kunder krimit e korrupsionit,ashtu sic e beri dhe aktori i nderuar Astrit Cerma ne filmin e njohur shqiptar ne tunelet e armatimeve itraliane!Cibanet Berisha e Meta ka ardhur koha te perbejne te kaluaren e hidhur e te paperseriteshme ne kete vend.Vetem kjo eshte zgjidhja qe ky vend te vazhdoje rrugetimin e tij drejt BE-se.Sa me shpejt te kutphet kjo aq me mire do te jete.Kjo nuk eshte dicka qe duhet te vihet ne diskutim.Kjo eshte nje aksiome e dites!
Ti mor “daje ” Sali Berisha , ja ke marre Erzin ( nderin ) dhe dinjitetin jo vetem te gjallve por edhe te vdekurve ne vorr. Mbete fshatar i pagdhendur.
KE BER ÇA TE KA DASHUR BYTHA ME KETE POPULL DO TE DALI SHPIRTI NGA BYTHA
Ma mire vone se kurre: me ne fund pas 25 vjetesh edhe Amerika e “denoncoi” Berishen, “aleatin” e saj te zgjedhur, I cili ishte piketuar per te vendosur “shtetin demokratik” ne Shqiperi.
Duke analizuar si kane rrjedhur ngjarjet nga viti 1990 e deri me sot konkluzioni eshte I qarte se ish presidenti Sali Berisha eshte nje nga politikanet me negative qe I ka sjelle demet me te medha Kombit Shqipetar (Shqiperise dhe Kosoves). Veprimtaria e tij antikombetare eshte e krahasushme me vepren e tradhetarit Esat Toptani. Pse?
1. Ai erdhi ne pushtet me perkrahjen e grupeve politike extremiste e konservatore te perendimit, nen petkun e antikomunizmit, dhe me mbeshtetjen e bandave dhe elementeve negative te te ashtuquajtures parti demokratike (PD). Kudo qe shkonin bandat e Saliut, te udhehequra nga “gjenerali I tij” primitivi Azem Hajdari, vrisnin digjnin dhe shkaterronin (kujtoni vrasjet e 2 Prillit 1992 ne Shkoder etj).
2. Me marrjen e pushtetit ata shkaterruan shtetin shqipetar qe ishte nje investim mese 50-vjecar i Shqiperise dhe I popullit shqipetar:
– Emeruan ne organet e policise hajdute dhe burgaxhinj dhe liruan nga detyra officeret profesionale. Po keshtu e kthyen SHIk-un, me Gazideden shef e besnik I Saliut, si gestapua e Hitlerit.
– Vune ne drejtimin e ushtrise ushtarake anonime, militantet e PD, u neglizhua dhe u la pasdore ky digaster I rendesishem, qellimisht me goditje afat gjate, per te ulur aftesine mbrojtese te vendit.
– Paralizuan sistemin juridik duke hequr nga puna juristet me shkolle dhe punesuan ata me kurs 6-mujor (nga kursi I plepave ne Durres)
– Nen demagogjine e “cekut te bardhe” dhe “ndihmave pa fund nga perendimi” zyrtaret nallbane e te paskrupullt te Sali Berishes e Aleksander Meksit (ish kryeminister) nxiten shkaterrimin dhe paralizimin e cdo hallke prodhuse ne Shqiperi
– Futen korrupsionin ne cdo qelize te shtetit dhe shkaterruan edhe dy nga arritjet me te spikatura te sistemit komunist: aresimin dhe mjekesine shqipetare. Njerez pa shkolle te mesme ne kete kohe mund te mernin (me para ose pression) edhe dy diploma universitare.
– Shkaterruan etiken dhe marredheniet ne institucionet shteterore dhe e kthyen parlamentin shqipetar me nivel me te ulet se nje teatro apo cirk endacakesh. Te vinte ndot te degjoje ligjiratat vulgare e banale te bandes se tij dhe te vete kreut te PD S.Berishes ne parlament apo debate televizive.
3. Pas humbjes ne referendumin e Kushtetutes (viti1994) Saliu, ashtu si despotet e Afrikes e te Arabise, filloi te angazhonte policine e shtetit dhe bandat e e Azemit ne menyre qe te fitonte cdo zgjedhje lokale apo parlamentare me rezultat mbi 70%.
– Rrahen dhe gjakosen komisioneret dhe figurat politike te opozites ne zgjedhjet parlamentare, me 26 maj 1996, sa pataksen (tmerruan) edhe padronet e partneret e tyre perendimore e lindore.
4. Me qellimin djallezor, per te xhvatur deri ne palce parate dhe pasurine e shqipetareve, lejuan dhe perkrahen firmat piramidale. Edhe pse organizmat nderkombetare si FMN i keshilluan ti bllokonin ato, Berisha dhe Meksi nuk denjuan te degjonin por I stimuluan firmat piramidale deri sa populli humbi miliona dollare dhe erdhen revoltat ne Janar te 1997.
5. Ne kushtet kur gjithe vendi u zhyt ne kaosin e revoltave, ne Shkurt-Mars te 1997, Berisha dhe Meksi, ne vend te kerkonin falje per kete krim ekonomik qe I bene popullit, mblodhen parlamentin ne gjendje shtetrrethimi, pa asnje deputet nga opozita, dhe rizgjodhen Saliun president. Pra le te digjej Shqiperia por Saliu e banda e tij te mbante pushtetin.
6. Akoma me zi, ky president I vetezgjedhur, I dha urdher ushtrise, shikut dhe “forcave vullnetare” te mobilizuara me para nga veriu, qe te sulmonin dhe neneshtronin revoltat ne juge te Shqiperise. Pra “kreu I shtetit” ligjesoi vellavrasjen veri-juge dhe djegjen e Shqiperise.
Rezultati dhe pasojat e kesaj qeverisje te papergjegjeshme ishte fatal per Shqiperine: shteti falimentoi, ekonomia shkoi ne zero dhe me qindra njerez humben jeten duke vrare njeri tjetrin ne kushtet e anarkise totale. Fale nderhyrjes nderkombetare, megjithese u beme qesharake ne sy te gjithe botes, shpetuam nga katastrofa totale.
Ashtu si shkaterroi Shqiperine S. Berisha e demtoi me sa mundi edhe çeshtjen e Kosoves.
– Burgosi ne Shqiperi udheheqesit e luftes se Kosoves.
– Furnizoi me nafte Serbine e Milloshevicin ne nje kohe kur ai vriste Boshnjaket dhe persekutonte kosovaret.
– Mbeshteti qeverine kolaboracioniste te Ibrahim Rugoves, ne ndihme te interesave te Milloshevicit, dhe e quajti UCK publikisht organizate terroriste dhe marksist-leniniste.
– Me te gjithe fuqine e tij u çorr e deklaroi se delegacioni Kosovar nuk duhet ta firmose deklaraten e Rambujese. Ishte mese e qarte se mosfirmosja e kesaj deklarate ishte mbeshtetje e regjimit gjakatar te Milloshevicit.
Te gjitha keto veprime ishin kunder interesit te Kosoves dhe kunder rekomandimeve te shteteve apo politikaneve me influence nderkombetare qe ndihmonin ne realizimin e aspirates shekullore te popullit shqipetar per pamvaresine e Kosoves.
Sali Berishes nuk ke se cfare i rendit me pare. Korupsionin, a nxirrjen e reformes nendrejtesi, nxirjen e situates me kovidin, ku ne ane te dobiçave te tij, si ai alieni, Erion Dasho, por edhe vete personalisht ka dhjetefishuar numrin e viktimave nga covid.
Sali Berisha vetem vjell per vendin e tij.
Nje artikull-analize shume e mire e z.Shyqyri DADE. Titulli i thote te gjitha.
Bukur e ke qendisur!
Nje BRAVO e madhe per Ju zoti Shyqyri Dade.
Per c’far DINJITETI flet more I pa fetyre?
Po ato qe Shane e ofendon ti jane pa dijitet?
Si PROKURORJA E PERGJTHESHME duke I thene LAVIRE BULEVARDI, Mamane e Rames apo ish bashkshorten,aktoren e talentuar.Ministret Gra te PS.apo te afermet e Balles.Presidentin TOPI Hor Bulevardi etj………………………
Per c’far diniteti kerkon.
PARET e avokatit rreth 1 miljon euro ku do ti marresh
se he vetem me rroge.
Denimi i tij nuk vjen hiçnga Tirana po nga shqiptaret e Amerikes se ky berisha ka perbuze e fye : Biden eshte mik i shqiptareve te vertete, me vlera qe dhane cdo gje per Atdhe si per Shqiperi si per Kosove, nuk eshte mik i horrave e nuk do jete kur: pra po vine kohe te mira per Shqiptarine :po pritet vetem te shihet si do veproje ´Drejtesià ne Shqiperi e pastaj do merren veprime si duhet me keto horra : ky eshte vetem fillimi, hala s’keni pare gje!
Parate qe na ka vjedhur Sali Berisha dhe familja e tij ja kemi falur por gjaku i femijeve prinderve motrave dhe vellezerve tane nuk falet. Mos e gjykoni fare Sali Berishen per korrupsion por vetem per te vraret e Gerdecit dhe atyre ne Bulevard. Kaq mjafton per te vene ne vend drejtesine ndersa per korrupsion gjykoni Ilir Meten bashke me Monen.
NJE ARTIKULL BRILANT I ZOTIT DADE…NJE ANALIZE E SHKELQYER E KRIMEVE TE BERISHES NDER VITE DHE FUNDI I MERITUAR I TIJ….POR DHE SESI DO TE ECET ME TEJ ME QEVERINE NE PUSHTET QE NUK ESHTE ASPAK E IMUNIZUAR …KA DHE AJO PLOT ZULLUME….QE DO DALIN NE DRITE SE SHPEJTI …POPULLI SHQIPTAR DUHET TA MBESHTESI FORT KETE NDRYSHIM QE PO VJE FALE AMERIKES QE TE SHPETOJE NJE HERE E MIRE NGA KORUPSIONI GALOPANT QE JA KA ZENE FRYMEN KETIJ VENDI DHE TE SHPORRET KUSHDO QE VE DORE MBI FONDET PUBLIKE ….DREJTESI E RE PER TE GJITHE…..
Saliun ,populli e kishte denuar qysh ne vitet “90,por ate e mbajten ne pushtet , Bushet ,Rajersonet , Arvizute dhe bashkepuntoret e Nazifashizmit ,Ballisto-zogistet brenda e jashte vendit tone!
Or Shqipetare pse komentoni kot ,nuk ju ndegjon askush,por nji gje esht e sigurt ku sherbimet sekrete te shtetit ,gjeneralet e Ushtris ,gjyqtaret ,prokuroret e dinin shum mire se kush esht Berisha prej dites se pare ne qeveri,por ai i blejti keta te gjith qe ta mbyllin gojen kunder ti pra ne Shqiperi nuk esht vetem nji anti kombetare por te gjith ata qe e lejuan te bente cfar don ai reth 30 vite me radhe nuk u cua as nji bure qe ta ndalonte pse kishte mbrojtjen nga kushtetuta pra edhe kushtetua qenka kriminale e shkalles se pare,i mjeri ki popull injorant ,por me pak durim dhe dote cliroheni por dote detyroheni te mesoni gjuhen Greke dhe Serbe ,
Artikulli nuk eshte gje tjeter vecse nje permbledhje e shume komenteve objektive te shume komnetues te arsyeshem anti-berishian!
Pajtohem me Shyqyri Daden kur thote se deklarata e DASH nuk eshte ndonje gje e re sepse kjo deklarate eshte bere shume heret nga shqiptaret pas 1997, pas 1998, pas 21 Janarit, pas Gredecit, Pas Raenes se hedhur,pas pronave te vjedhura te Klubit Partizani, e shume skandale te tjera abuzuese me pronat publike e private qe kane tjetersuar ne menyre korruptive ne prona te familjes se Berishes dhe klanit te tij qe nuk eshte i vogel!
–
Problemi me madhor ne shqiperi eshte sistemi i drejtesise!
Pas 1997 sistemi i drejtesise u shkermoq dhe u vu nenkontroll nga prokuroret dhe gjyqtaret me kurse 6 mujor “Kursi i Plepave te Durrisit” sic quhet!
Ky eshte mekati me i madh i Salihit, e kuptoni ju sa i rrezikshem dhe sa shkatrues e rrenues ka qene ky per Shqiperine dhe shqiptaret?!!
–
Kollona me rendesishme qe mban ne kemb nje shtet nje Komb me dinjite!
-Berisha e shkatroi me aleatet e tij!
Ndaj edhe amerikanet investuan pikerisht tek kjo kolone e kalbur, 70% esistemit te drejtesise doli i kalbur i korruptuar me krimin 70% e tyre u mbi pasuruan nga krimi, duke dhene vendime te padrejta, Qershia mbi torte ishte Adriatik Llalla …
Ju desh 5 vjet amerikaneve te investonin ne reformat e drejtesise dhe ata e kane kuptuar me kohe kush ishin ata qe e pengonin !
Shpresojme qe marrja peng e Shqiperise nga politikane te korruptuar te marr fund! 50 vjet me Enverin dhe 30 vjet me Saliun nuk jane pak!