E di e gjithë bota se kush ka qenë Ahmet Zogu, por në radhë të parë këtë e di populli shqiptar, të cilin ai e braktisi në momentin më të vështirë, duke i rrëmbyer nga banka e shtetit thesarin.
Që të dezertojë në kohë lufte, qoftë edhe ushtaraku më i thjeshtë, merr dënimin kapital, po Mbreti, komandanti suprem, që braktisi vendin në atë mënyrë të turpshme, pse nuk dënohet si tradhtar, apo edhe si dezertor?Media ka bërë një punë të lavdërueshme për të sqaruar se kush ka qenë Ahmet Zogu: një feudal i paditur, primitiv e dinak, pa asnjë meritë, por me gjithë këto kusure të këtij njeriu, Berisha i ka kthyer shumë prona që nuk i përkasin atij. Të gjitha këto prona që pretendon pinjolli i Ahmet Zogut, nuk janë as një e dhjeta e thesarit që grabiti gjyshi i tij.
Shikoni Italinë komshije ç’bëri mbas referendumit të vitit 1946: e përzuri familjen e mbretit dhe vetëm mbas disa dekadash e lejoi të kthehet në Itali si qytetar i thjeshtë. Dhe të mos harrojmë, se dinastia e Savojës ka merita për krijimin e shtetit italian, kurse ne në Shqipëri, veç të tjerash, i drejtohemi një çunaku që punon në administratë me titullin “Princ” etj..
Po kështu edhe bëmat e Sali Berishës, ashtu si populli shqiptar, i di e gjithë bota: Dëme të pallogaritshme ekonomike dhe viktima njerëzore. Po ky, a do e marrë dënimin e merituar? A do na rikthehet pra, dinjiteti kombëtar?
Letër e nënshkruar
Skënder Dusha, Tiranë.

Dinjiteti vendit ton i kthehet kur te kemi hequr dore nga ata qe na sunduan qe nga vdekja e Gjergj Kastriotit e qe Rama i tha vella.
Kur nuk flasin ka solidarizim .