Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Diploma “njihet” vetëm kur lëshohet nga programe të akredituara
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Diploma “njihet” vetëm kur lëshohet nga programe të akredituara
Komunitet

Diploma “njihet” vetëm kur lëshohet nga programe të akredituara

anazapta
Published March 21, 2013
Share
SHARE

Pas shqetësimit të ngritur nga studentët kosovar për mosnjohjen e diplomave të lëshuara nga universitetet private në vendin tonë, burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit thonë se kjo vonesë mund të vijë për shkaqe proceduriale. Kjo duke iu referuar rasteve në të cilat diplomat janë lëshuar nga programe studimore të akredituara.

Drejtoresha e Arsimit të Lartë në MASH, Edlira Late, një ditë pas protestës së bërë nga dhjetëra studentë kosovar ka bërë të ditur se të gjitha programet e akredituara dhe diplomat e lëshuara pranë tyre do të sigurojnë edhe njohjen në Kosovë, kjo në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që ekziston ndërmjet dy vendeve sa  i takon arsimit të lartë.

“Unë nuk e quaj ngërç, por e quaj bashkëpunim dhe pjesë e procedurave teknike për të saktësuar dhe lehtësuar numrin në rritje të studentëve që studiojnë në vendet respektive”, bën të ditur drejtoresha e arsimit të lartë, Edlira Late. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 1200 diploma të fituara nga studentët kosovarë që kanë ndjekur studimet në universitetet private të vendit tonë. Shqetësuese situata shfaqet për ata studentë që mund të kenë mbaruar studimet në një institucion, programi i të cilit ka qenë në proces akreditimi.

Ministria e Arsimit të Kosovës nuk njeh diplomat e të gjithë studentëve që kanë mbaruar studimet në një kohë që programi i ndjekur nuk ka qenë i akredituar. Duke qenë se janë me dhjetëra programet studimore të universiteteve private që janë ende në proces akreditimi, bën që shumë studentë që i kanë mbaruar studimet në këto programe të vihen përballë një realiteti të shëmtuar: atë të mosnjohjes së diplomës së marrë në këtë program.

anazapta March 21, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?