Diplomaci sureale: Çfarë është “Lëvizja e të paangazhuarve” për të cilën po përgatitet Serbia në tetor dhe pse ajo i ngjan një dasme pa nuse e pa dhëndër

J L

Shaban Murati

Botuar në DITA

 

Kushdo, që do të mësojë se çfarë është diplomacia sureale, mjafton të ndjekë ministrin e jashtëm serb Nikolla Selakoviç, i cili me shportë në dorë po shpërndan ftesat zyrtare pwr dasmën e madhe jugosllave, samitin e vendeve të “Lëvizjes së të Paangazhuarve”, që do të organizojë Serbia në tetor. Nga 19 në 21 gusht ministri i jashtëm serb fluturoi duke shpërndarë ftesat në Kenia, Zimbabve, Zambia, Angola, Namibi dhe në 22 gusht i dorëzoi presidentit egjiptian Sisi në Kajro ftesën e presidentit serb Vuçiç për në samitin e Beogradit në 11-12 tetor 2021. Është një samit apo një dasmë diplomatike, ku mungon edhe nusja, edhe dhëndri. Mungojnë, sepse kemi situatën sureale kur Serbia pretendon të organizojë samitin e madh të “Lëvizjes së të paangazhuarve” me rastin e mbledhjes së parë të asaj Lëvizjeje 60 vjet më parë në Beograd, me pretendimin si një shtet themelues i Lëvizjes, në një kohë që Serbia nuk ka ekzistuar si shtet në atë kohë . “Lëvizja e të paangazhuarve” u krijua nga kryetarët e shtetit të Indisë, Indonezisë, Egjiptit dhe Jugosllavisë, që mbajtën mbledhjen e parë themeluese në Beograd në vitin  1961 në kulmin e luftës së ftohtë, si një përpjekje e vendeve të Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine, pra të “botës së tretë”, për të mbrojtur interesat e tyre në botën bipolare të asaj kohe. Presidenti serb Vuçiç, kur njoftoi publikisht në 5 maj 2021 planin e tij të organizimit të samitit të vendeve të “Lëvizjes së të Paangazhuarve”, paraqiti pretendimin e madh se “Unë do t’u flas gjithë atyre udhëheqësve për qëllimin të jemi më të lidhur ngushtë me njeri-tjetrin dhe se ne mund të ndihmojmë njeri-tjetrin më shumë nga sa mendojmë ne vetë”. Një pretencion, jashtë kohe dhe jashtë realitetit të botës së sotme dhe të fuqisë së mikroshtetit që ai përfaqëson.

Kopertina e Ditës, 25 Gusht 2021

Ka dy rrethana diplomatike, që e bëjnë sureale sipërmarrjen e tanishme pompoze të Serbisë për të organizuar samitin e vendeve të “Lëvizjes së të Paangazhuarve”. Rrethana e parë absurde është që Serbia pretendon se ajo është trashëgimtarja e ish-Jugosllavisë në kuptimin e trashëgimisë së mandatit, të akteve, të marrëveshjeve dhe të marrëdhënieve diplomatike të ish-Republikës Socialiste Federative Jugosllave, RSFJ. Pra Serbia pretendon se është Jugosllavia. Kjo megagënjeshtër diplomatike është bërë një obsesion diplomatik i Serbisë dhe i udhëheqësve të saj, të cilën guxojnë madje ta prononcojnë edhe në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare. Në fjalimin, që mbajti në  seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në 26 shtator 2019, presidenti i Serbisë Vuçiç deklaroi se “ Ish-Jugosllavia dhe trashëgimtari i saj legal Serbia kanë qenë një nga themeluesit e “Lëvizjes së të Paangazhuarve”. Edhe presidenti i mëparshëm serb Boris Tadiç në samitin e Unionit Afrikan në 30 qershor 2008 deklaroi se “Serbia është shteti trashëgimtar i RSFJ”. Përsërisim se Serbia nuk ka ekzistuar si shtet në vitin 1961. Jugosllavia ishte shtet tjetër.

Është një ëndërr dhe ambicie sureale e Serbisë, krejt në kundërshtim me të vërtetën dhe realitetin historik, juridik dhe diplomatik, si dhe krejt në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe me aktet juridike ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me shembjen e ish-Jugosllavisë, të cilat i ka pranuar dhe nënshkruar edhe vetë Serbia. Këshilli i Sigurimit i OKB ka përcaktuar dhe vendosur me rezolutë të posaçme që në fillimet e konflikteve në ish-Jugosllavi se të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia janë njëlloj dhe barabartësisht trashëgimtarë të ish-Jugosllavisë, janë të gjithë njëlloj  shtete të rij, të cilët duhet të aplikojnë që të gjithë si shtete të rij për t’u anëtarësuar në OKB, sepse asnjeri prej tyre nuk e trashëgon vendin, që kishte Jugosllavia në OKB. Në rezolutën Nr.777 të miratuar në 19 shtator 1992 Këshilli i Sigurimit i OKB me vendim unanim i ndërpret RFJ (Serbia dhe Mali i Zi) anëtarësimin në OKB dhe pjesëmarrjen në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe i vendos kushtin që duhet të aplikojë si shtet i ri. Në 29 shtator 1997 departamenti amerikan i shtetit publikoi deklaratën “Për Trashëgiminë Jugosllave”, ku në emër të qeverisë amerikane deklaron: “SHBA i konsideron të pesë shtetet trashëgimtare, Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Slloveninë, Maqedoninë dhe RFJ(Serbia dhe Mali i Zi), trashëgimtare të barabarta të RSFJ. Me SHBA në këtë pikëpamje është bashkuar edhe bashkësia ndërkombëtare”. Në Marrëveshjen jugosllave për çështjet e trashëgimisë së Federatës Jugosllave të hartuar nga pesë shtetet ish-jugosllave në Vjenë në 29 qershor 2001, Serbia nënshkroi atë marrëveshje ku theksohet se pesë shtetet, që dolën nga ish-Jugosllavia, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia, janë barabartësisht sovrane dhe janë pesë shtete trashëgimtare të RSFJ.  Serbia është pranuar në OKB në 1 nëntor të vitit 2000 pasi aplikoi si shtet i ri. Dikush duhet t’i kujtojë presidenti serb Vuçiç se paraardhësi i tij Vojislav Koshtunica, që konsiderohet si presidenti i parë i zgjedhur demokratikisht pas rënies së Millosheviçit, në deklaratën e tij të parë si president më 6 tetor 2000, deklaroi se “gjëja e parë që qeveria e re demokratike pranonte, është se Serbia nuk është trashëgimtare e ish-RSFJ-së”.

Tani qeveria dhe diplomacia e Serbisë bëjnë sikur nuk i dinë dokumentet, vendimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare për prishjen e ish-Jugosllavisë dhe dalin me pretendimin arbitrar se Serbia është trashëgimtari legal i ish-Jugosllavisë, të cilës i takon organizimi i një samiti të vendeve të “Lëvizjes së të Paangazhuarve” meqë Jugosllavia ka qenë një nga shtetet themelues të asaj Lëvizjeje.

Rrethana e dytë absurde diplomatike është akaparimi nga Serbia i së drejtës së paqenë që Serbia ta paraqesë veten shtet themelues të “Lëvizjes së të Paangazhuarve”. Ironia është se Serbia si shtet i ri i nuk është as anëtare e “Lëvizjes së të Paangazhuarve”. Ish-Jugosllavia u përjashtua nga “Lëvizja e të Paangazhuarve” në vitin 1992, kur nisën konfliktet e armatosura ndëretnike në Jugosllavi. Serbia u pranua si vëzhguese në “Lëvizjen e të Pangazhuarve” në vitin 2010, status që ka edhe sot e kësaj dite. Madje me këtë status vëzhguesi asaj nuk i takon as të organizojë ndonjë mbledhje apo takim dhe jo më samit të vendeve të “Lëvizjes së të Paangazhuarve”. Për këtë arsye Serbia, për mundësinë e organizimit në Beograd të një samiti përkujtimor të mbledhjes së parë themeluese të Lëvizjes, u detyrua t’i lutej Azerbajxhanit që ta lejonte dhe t’i jepte garancinë, meqë Bakuja ka aktualisht presidencën e “Lëvizjes së të Paangazhuarve”.

Ironia është se në vitin 2011 ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, në letrën drejtuar homologëve të tij të shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, ku kërkonte që ata t’i bashkoheshin Serbisë për organizimin e një mbledhje komemorative me rastin e 50 vjetorit të mbledhjes së parë në Beograd të vendeve të “Lëvizjes së të Paangazhuarve”, deklaron se “Lëvizja e të Paangazhuarve” është pjesë e rëndësishme e historisë sonë të përbashkët”. Tani Serbia harron “historinë e përbashkët me shtetet e tjera ish-jugosllave për “Lëvizjen e të Paangazhuarve” dhe del e shet në opinionin ndërkombëtar si histori të saj. E vërteta është se Serbia në “Lëvizjen e të Paangazhuarve” ka të njëjtin status si Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, të cilat janë të gjitha shtete vëzhguese në “Lëvizjen e të Paangazhuarve”.

Por Serbia është kapur pas fiksimit diplomatik të së drejtës së saj jugosllave për të qenë organizatore e samitit të vendeve të “Lëvizjes së të Paangazhuarve” dhe për të dalë në arenën ndërkombëtare si Jugosllavi. Udhëheqësit serbë janë të obsesionuar nga ambicia për të qenë Serbia Jugosllavi në skenën ndërkombëtare dhe për të rikrijuar Jugosllavinë në skenën rajonale. Ndaj Serbia po angazhon kaq forca, para dhe përpjekje për diplomacinë sureale jugosllave. Në funksion të kësaj ambicieje të madhe Serbia po pretendon të luajë një rol jugosllav në “Lëvizjen e të Paangazhuarve”, lëvizje e cila në fakt është një forum ndërkombëtar, që ekziston për inerci dhe që e ka humbur vlerën dhe rolin, që kishte në periudhën e Luftës së Ftohtë dhe të bipolaritetit të asaj kohe.

Ambicia e Serbisë është disproporcionale me fuqinë e saj reale, ndaj tingëllon sureale ëndrra e saj për të luajtur në skenën diplomatike ndërkombëtare rolin që kishte Jugosllavia e djeshme. Është një absurditet dhe një politikë e jashtme antihistorike, por megalomania e shtetit dhe e diplomacisë serbe noton në fantazitë e sureales. Ministri i jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, lidhur me planifikimin e organizimit të samitit të vendeve të “Lëvizjes së të Paangazhuarve” në Beograd deklaroi se  “Ky është një rast që Beogradi të riafirmojë rolin e tij dhe pozicionin natyral si një fokus në hartën diplomatike botërore”. Kaq mjafton për të kuptuar megalomaninë diplomatike pakufi të një shteti të varfër me shtatë milion banorë si Serbia, që mendon se do të marrë rol dhe të ndikojë te shtetet themeluese të “Lëvizjes së të Paangazhuarve” si India me 1 milard e 350 milion banorë, te Indonezia me 270 milion banorë apo Egjipti me mbi 100 milion banorë.

Diplomacia sureale jugosllave e Serbisë duket se e ka të porositur misionin dhe rolin për të luajtur në “Lëvizjen e të Pangazhuarve”. Duket një mision i porositur nga Rusia për të përçuar qëndrimet dhe manovrat diplomatike të ndikimit rus në rajonet e “botës së tretë”. Moskës i duhet roli i Kalit të Trojës nga Serbia si “shtet themelues dhe trashëgimtare e Jugosllavisë” për diversion në “Lëvizjen e të Paangazhuarve” dhe për të mbrojtur interesat e Rusisë në vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. Interesi i Rusisë për këtë organizatë çoi në atë që në 14 korrik 2021 “Lëvizja e të Paangazhuarve” i dha Rusisë statusin e shtetit vëzhgues, duke e shtuar konfuzionin ndërkombëtar për parimin e “mosangazhimit” të Lëvizjes. Në të njëjtën kohë Serbia duke u maskuar me flamurin e Jugosllavisë në “Lëvizjen e të Paangazhuarve” synon të avancojë mashtrimin e saj lidhur me Kosovën te vendet e “botës së tretë” dhe të fitojë mbështetjen e tyre për pretendimet koloniale serbe mbi Kosovën.

Serbisë i duhet hiperbolizimi i rolit të saj në “Lëvizjen e të Paangazhuarve” për t’u paraqitur në BE dhe në Perëndim si një shtet i rëndësishëm në skenën diplomatike ndërkombëtare dhe që duhet të tolerohet nga BE dhe nga Perëndimi për lidhjet e ngushta me Rusinë, për mosnjohjen e Kosovës, për turbullirat që po shkakton në Bosnje dhe në Mal të Zi, për korrupsionin e madh zyrtar dhe për lidhjet e udhëheqësve serbë me krimin e organizuar dhe për autokratizmin tipik ballkanik të udhëheqjes së sotme serbe, etj.

Në fund, fantazia ndërkombëtare serbe dhe ambicia jugosllave e Beogradit në arenën ndërkombëtare shprehin ëndrrën e pashërueshme të Serbisë që nga viti 2000 për të rikrijuar Jugosllavinë në forma dhe me emra të rij. Aspirata serbe për rol Jugosllav në arenën  ndërkombëtare është vazhdimi i politikës së brendshme jugosllave. Me këtë aspiratë Serbia po synon t’u imponohet ish-shteteve, që dolën nga Jugosllavia dhe që nuk janë bërë ende anëtare të BE, sidomos shteteve të të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor, mbi të cilët po ushtrohet diktat që të përfshihen nën ombrellën e kësaj Serbie jugosllave. Serbia ka nevojë të ngutshme që roli dhe pretendimet e reja jugosllave të saj në arenën ndërkombëtare të ndikojnë dhe të bëjnë më atraktive  për neojugosllavët e Ballkanit Perëndimor projektin e saj të ri të grupimit me emrin “ Mini Shengen apo Ballkan i hapur”. Është deviza e presidenciale e Vuçiçit, i cila ia shpalli botës sapo u zgjodh president para katër vitesh, kur deklaroi se projekti i tij është rikrijimi i Jugosllavisë, plus Shqipërinë. Plani dhe ambicia e serbizimit të Ballkanit Perëndimor është i pandarë nga jugosllavizmi i Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe në rajon. Në këtë funksion po lëviz diplomacia sureale jugosllave e Serbisë.

_____

©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
19 Comments
  • Bjeri ma shkurt e trup ndryshe as që lexohet vetëm deri te pretendimet serbe ata ende andrrojnë shumë gjëra por u pëlqen kllapia dhe na ke lodhë me serbët dhe Serbinë
    Gjermanët për 40 vite kurrë nuk përfolen BRSS por baskëpunuan bile shum me ta por ashtu si ata ditën dhe sollën momentin dhe për njëherë dolën me planet e tyre dhe përnjëherë i realizuan si dhe qysh u muar vesh andaj politika e frigës duhet zavndësu me ate të punës kolosale e heshtjes dhe aleati i fortë

  • Po shum me mendë kështu luftohet për interesa shteti dhe jo si Sali Berisha dhe të tjerët në vendë se të lidheshin prap edhe me ato vende socialiste ai lidhi vendin me boten muslimane

  • Çdo shtet serioz mban dhe duhet te kete qendrime dhe inisiativa diplomatike ne sherbim te çeshtjes se tij kombetare.
    Nuk mund te them nese Serbia eshte nje shtet serioz ose jo, por qendrimet e saja diplomatike jane teresisht ne funksion te interesave te tyre kombetare.
    Artikulli i gjate qe kerkon te na argumentoje nese eshte Serbia apo jo trashegimtare e institucioneve dhe marreveshjeve te ish-Jugosllavise, nuk ka asnje interes.
    E vetmja arsye, per te cilen ne duhet te ruajme vigjilencen eshte se ne grupin e vendeve te paangazhara jane nje pjese qe e kane njohur Kosoven dhe nje pjese qe nuk e kane njohur. Te dyja keto grupime mund te vihen ne presion nga Beogradi qe te mos njohin Kosoven, ose te terheqin njohjen e saj. Ne kete pike diplomacia e shtetit te Kosoves, diplomacia e shtetit te Shqiperise, duhet te punojne jo vetem me keto vende por edhe me vendet dhe shtetet e fuqishme dhe qe luajne rol ne arenen nderkombetare per ti parandaluar keto perpjekje te Serbise.
    Lidhja e ketij eventi me Ballkanin e Hapur, apo me Minishengenin, eshte e qellimshme dhe e pajustifikuar.
    Ne nuk kemi asnje mundesi qe te levizim shtetet nga harta e ballkanit. Serbine dhe Greqine aty do ti kemi. Nuk i nderrojme dot.
    Nuk kam degjuar asnje nga keta pseudoanalistet e çeshtjeve nderkombetare te insistoje ne ngritjen e problemeve shume me te mprehta qe kemi me Greqine. Sjellja e shtetit grek ne vite eshte nje sjellje me oshilacione, por asnjehere pa pretendime. Popullsia shqiptare ne Greqi e mbetur jashte trungut meme nga ndarja e kufijve te 1913, eshte shtypur me dhune ne te gjitha te drejtat, duke e asimiluar me te gjitha format. Askush nuk flet per kete minoritet shqipetar ne Greqi. Kemi nje ligj lufte ne fuqi, dhe kemi presione per detin, minoritetin dhe Vorio Epirin ne menyre te hapur dhe te fshehur. Kemi çeshtjen Çame per te cilen greket thone se nuk ekziston. Pra nga pikpamja territoriale kemi nje “Kosove tjeter” te pazgjidhur per ne, brenda territorit te Greqise.
    Perseri e kemi nje shembull dhe nje perpjekje per te patur marredhenie pozitive. Nese do te jemi pjese e BE, me Greqine do te kemi kufinj te hapur dhe mundesi akoma me te medha shkembimesh se deri me sot.
    Marreveshjet ne Ballkanin e Hapur nuk kane te bejne aspak me Ish-Jugosllavine apo me Jugosllavine e re, si edhe pretendohet. Shqiperia jo e jo, por as Maqedonia e Veriut nuk kane asnje lidhje me Jugosllavine e shkuar apo me krijimin e ndonje Jugosllavie te re. Kosova sigurisht qe jo. Mali i Zi doli nga ky bashkim, Bosnje Hercegovina, nje shtet trepalesh nuk ka asnje shans te bashkohet me Serbine per te krijuar Jugosllavine.
    Aludimet e qellimshme dhe te pasinqerta dhe jo serioze nuk duhet ti ofrohen publikut dhe Gazeta DITA duhet ti filtroje disa artikuj te kesaj natyre te cilat e keqinformojne publikun.

  • Cfare diplomatesh kane qene keta?
    Serbija eshte shtet 10 Miljon, eshte fuqi potenciale ekonomike, ushtarake, me nje popullsi me te madhe ne Ballkanin Perendimor.
    Padyshim politika e tyre eshte me e gjere se politika e nje shteti me 2 miljon njerez,.
    Le te behemi xheloz, por jo per te frenuar Serbine per iniciativat e saj te zhvillimit, por per te arritur edhe ne ne ate ngritje.
    Jugosllavia ka prodhuar Makina transporti, Frigoriferet Obodin, Kombinatin e Veshjeve Beko, qe ne ate kohe konkurronin ne Paris.
    Kerkoni nga vetja te ngrejme nivelin, jo te ulim nivelin e te tjereve.

  • serbet jane nje popull jo i zgjuar, mburravec, jane pjesa me e degjeneruar e rraces sllave. dhe e pandehin veten se jane dikush ne bote por provat tregojne te kunderten,

    popullsia e serbise eshte 6.9 milion,

    vetem po t’i shtosh Shqiperine shkon 10 milion, kesaj duhet t’i ruhemi, sepse kjo eshte enderra serbe ne shekuj
    (imagjino sa te trashe jane keta tek ne qe bien ne gracken e tyre)

    Edhe prodhimet e dikurshme serbe qe permenden ne koment nuk jane produkt serb por produkt perendimor:

    23 miliarde dollare ishte vlera qe Perendimi kishte kredituar ekonomine yougoslave te paraviteve 90 !

    Nuk eshte shume veshtire te prodhosh kur fabrikat t’i sjellin gati
    Por edhe keto kredi arrti t’i merrte kroati Tito me zhdervjelltesine e vet, serbet e gjore nuk prodhojne dot Tito, keta prodhojne vetem milloshevic, rankovic dhe kshu lloje vicash

    Edhe Shqiperia moniste po te kishte marre nja 10 miliarde dollare kredi nga Perendimi nuk do e kishte veshtire te prodhonte vet frigorifere, makina, televizore, (veshje te standartit perendimor prodhoheshin tek ne para vitit 1990 per ne Perendim sepse fasoneria funksiononte edhe atehere)

    Sot niveli i jeteses se serbise eshte tregues se sa larg jane ne krahasim me pretendimet e tyre globale:
    Rroga mesatare atje shkon vetem diku rreth 550 dollare,

    Per disa njerez qe i pandehin serbet te zgjuar, me dinjitet dhe te tjera profka si keto le t’i referohemi nje prove:

    UA DHA Europa Kosoven ATYRE PARA NJE SHEKULLI POR NUK E MBAJTEN DOT !!!!!!!

    Kjo tregon qarte se sa naive jane, ndoshta ndikojne tingujt e gjuhes se tyre te rende qe te thyen veshin po ta degjosh

    • Ekonomia Serbeeshte shume me e forte se e gjithe Ballkanit Perendimor, 18 Miljard Euro buxhet vjetor, kur Shqiperia e ka vetem 4.1 Miljard/vit
      Serbet kane nxjerr Guvernator, Senator, Kongresmen ne Amerike.
      Serbet jane kudo, ne stadium si lojtar kryesor, ne basketboll, ne kinematografi, .
      Ku jane Shqiptaret?

      • Shqiptaret i ke te G..S.Teme

        Krahas talenteve sportive ne bote dihet qe ka spikatur dhe ish Jugosllavia ku brezi im ndiqte ne radio te huaja apo gazeta shqiptare sportive . Do kujtoja ketu nenkapionen e Europes ne 1968 ne kohe e Dragan Xhaiçin (Драган Џајић) ect..Mos e ngaterro sportin me kombin..
        Por sado qe te kete Jugoserbia ato “kongresmenet” gjytyryme si Rod Blagojevich prape se prape I tradheton sjellja primitive-talebane me shqiptaret.
        .
        Mjafton te kujtojme thirrjet ne kor te nje stadiumi te tere ne 14 tetor 2014 VRITINI SHQIPTARET (Убијте Албанце) qe tregon jo vetem serbet primitive por dhe Europen Kurve Plake qe mbyll syte para jo vetem serbeve por dhe grekerve qe do bejne LIDHESE KEPUCESH ME ZORRE SHQIPTARESH dhe kjo ne parade me PERFAQSUES TE NATOS NE ATHINE
        Pa harruar dhe italianet me Anijen Sibila qe vrau shqiptare ne dete edhe pse ishin familje gra dhe femeje
        .
        Kam frike se nese do vinim ne MIJEVJECARE ne peshore njerzit e shquar greke serbe apo shqiptare mendoj se fiton kjo e fundit.

      • Ku jane shqiptaret ?
        Shqiptaret jane në shtetet e tyre Kosove dhe Shqiperi !

        E kush ua ka punuar serbeve si ua kane punuar shqiptaret ?

        Nga filloi shperberja e ish jugosllavise?

        Në mesin e viteve 70 Shqiperia intensifikoi shume marredheniet kulturore, artistike, shkencore me Kosoven me qellim te caktuar qe te rriste ndjenjen kombetare tek kosovaret
        Serbet e trashe nuk po kuptonin gje.
        Derisa në mars 1981 shperthyen demonstratat, qe filluan t’i venë fitilat Jugosllavise !

        Ndoshta ka njerez qe nuk e dine, por para 20 vitesh Nato bombadoi per shkak të shqiptareve, Beogradin, kryeqytetin e popullit qe kishte nxjerre Guvernator, Senator, Kongresmene, sportiste etj

        Ne vitin 2000 bota e qyteteruar i denoi serbet (jo vetem qeverine serbe por mbare popullin serb) per genocid dhe keta e humben Kosoven !

        Nuk mjafton kaq per te kuptuar se sa popull i trashe jane serbet ?

        Sot nuk eshte problem trashesia genetike e serbeve, sot po behet problem trashesia e atyre shqiptareve qe jane akoma me të trashe se të trashet serbet duke promovuar ”Shqiperine e Hapur”

        • Boll me ken Anton
          Se te tana I bon

          Zoteri !

          Jam ne dakort per cfare shkruan siper me perjashtim te paragrafit fundit kur ti me Muratin e godisni Ramen poshte rripit te mesit. Per Shqiperine me Shale te Hapura..Fillimisht te garantoj me bese se jam shume me teper Antiramist se ju po per hir te se vertetes duhet te pranojme se:
          .1- De fakto Shqiperia NGA GUSHTI 1993 eshte nje regjim ambassadorial ku Paria e Tiranes jane ne nje fare menyre ‘JAKOMONE APO KUISLINGE,
          .2-Realisht drejtimi I Shqiperise behet nga 2 drejtore te Ballkanit nje ne USA dhe tjetri ne BE sipas nje raporti te perafert 60% amerika 40% europa
          .
          3- Ti me Shaben eshte mire te beni nje tatuazh(tattoo) ne ndonje pjese bute te trupit me kete fjali me poshte:
          Shtetet e medha perfshi Ameriken kudohere nuk njohin miqesi por interesa,ne kete prizem pozita gjeografike e Serbise (DANUBIT) dhe e Greqise ( EGJEUT) eshte 100 here me e madhe se e Shqiperisa dhe Euro-amerikanet me shume kane ndihmuar Serbo-greket edhe pse si popull nuk e duan Ameriken..
          ..
          Pra lereni qyqarin Edi Rama te luaje rolin e Jetimit te filmi” lulkuqet mbi mure” dhe merruni me kujdestarin dhe drejtorin qe ju I dini por nuk ja u mban prapavica te hapni gojen.
          .
          Per kujtese; Politika e shaleve te hapura te Shqiperise ne Ballkan filloi me fushaten elektorale te Ryersonit ne shkurt mars 1992 te cilin jo vetem e prune nga Beogradi por na “qirasi” me nje dhender Serbije.

          .

          • Replika ime ishte per komentuesin me lart qe per cudi shfaqte debulese per serbet, jo per ju, qe duket se ishim në të njejten linje, por meqenese mu drejtuat

            Disa gjera që thoni qendrojne, por eshte mire që krahas argumenteve ose pikepamjeve të ruhet edhe nje etike, e cila ketu eshte fare e lehte të shmanget nga kushdo

            Une nuk jam antiramist dhe jo cdo gje që ben rama eshte e keqe, por kur rama vepron qorrazi, (në mos me paramendim) mund t’i lejoj vetes të hedh ndonje mendim në poziten e nje qytetari të vendit tim, megjithese jo me shume deshire keto komente

            Në pergjithesi ne shqiptaret kemi debulese per Ameriken, debulese kjo e justifikuar:
            Në fund të luftes, në vitin 1944 Shqiperia e filloi me sistemin e trisketimit dhe pas 40 vitesh ne vitin 1985 deri sa u permbys në vitin 1990 perseri ishim nën sistemin e triskezimit (tallonit) sikur kishim dale prap nga lufta, pa folur ketu per të drejta njeriu

            Ky ishte rezultati i udhetimit gjysmeshekullor të
            Shqiperise pa Ameriken !

            Ne jemi vend i vogel dhe PA MBESHTETJEN DIREKTE TE AMERIKES SOT NE KOSOVE NUK DO KISHTE SHQIPTARË !!!
            Nga Europa mbeshtetja maksimale qe do kishim do ishte asgje me shume se ndonje note proteste.
            Edhe ky palo vucic ishte minister i atij marrshimi serb në token shqiptare kosovare, Kjo eshte e verteta
            Në rast se interesat e Shqiperise perkojne me interesat e vendeve si Amerika ketu nuk ka asgje të keqe

            Duhet me qene kritik ndaj rames (mendimi im) tek procesi ”Open Albania” edhe per nje arsye që ju e permendni : pesha e ekonomise serbe (plus greke) në raport me Shqiperine dhe Kosoven.

            Nën keto raporte nje politike e tille e hapjes lejon shtrirje te dominimit serb në Shqiperi, dhe edhe sikur të kemi ndonje perfitim fare modest ekonomik nën euforine e bashkepunimit kjo situate shkon vetem pro strategjise serbe

            rama ashtu si edhe berisha nuk mund te shquhen per largpamesi,

            Edhe sikur rama (Shqiperia) të tentonte të mbrohej nga dominimi serb duke patur parasysh ombrellen e neserme (If….) te BE, nje shperberje jo e pamundur e BE do e linte Shqiperine me kthetrat serbe në ekonomine shqiptare !

            Po të kujtojme hyrjen e njejte të Italise në kohen e Zogut Shqiperia pati disa perfitime në ndonje aspekt si psh kulturor etj, por edhe humbje, firma private shqiptare falimetuan per shkak të konkurences nga vershimi i mallrave italiane.
            Por c’eshte më rendesishmja në dokumentet italiane të deklasifikuara së fundmi Shkruhet Qarte se qellimi i fqinjit Itali ishte asimilimi i Shqiperise prej Italise !!!!

            Disa muaj më pare ministri i jashtem italian i shtoi nje kusht Shqiperise per integrimin në BE:
            futjen e gjuhes italiane në Shqiperi si gjuhe prioritare !!

            Greqia po ashtu i ka vene piketat

            Fqinjet tane punojne, shohin dekada e shekuj larg, ne i hapim dyert

  • Zbërthimi që i bën Ambasadori ynë i shquar kësaj çështjeje, përmban shumë mesazhe dhe rekomandon zgjidhje. Jo më kot, ai nënvizon “Tirana dhe Prishtina përballë kësaj diplomacie”.
    Më tepër, ai nuk thotë e nuk ka përse të thotë. Pasi nuk ka reshtur së thëni se çfarë duhet bërë.
    Do dëshiroja të kisha mendjen e atij burrecit që fshihet pas pseudonimit “preçizimi”. Por ja që për fat të mirë timin, nuk e kam. Them do dëshiroja, se sipas tij, mjafton t`i futësh një mendje të lehtë, e t`iu japësh mendje të tjerëve, madje edhe Ambasadorit tonë të shquar!!!
    Por për fat të keq të tijin, edhe “zoti preçizim”, bie brenda, me fjalët e tij.

  • Ne shqiponjat vazhdojme me po te njejtat muhabete te leshta: pse ben keto “surealizma” Serbia apo Greqia?! E fillojme qeshim si debila.
    “Surealizmi” i Diplomacise serbe eshte bllokimi i njohjeve te Kosoves. 20 vjet iu desh diplomacise surreale te bindte USA per kete veprim. Pervec shume te tjerave qe nuk dihen publikisht por kuptohet se gjerat po shkojne ne favor te tyre.
    Ne vazhdojme tjerrim lesh.

  • Nderime Anton

    faleminderit per repliken qytetare

    jam dakort me komentin dhe idete tuaja qe jane ne nje linje me timen por ju gaboni ne dy pika themelore qe do ta lexoni ne komentin e ardhshem
    pasi nuk kam kohe tani per tani

    tung!

  • Zoti Anton

    Pamvaresisht se jemi ne nje linje kemi “kamera” te ndryshme nga e shohim historine;

    1 -Per Kosoven te kujtoj deklaraten e nje Topolitikani amerikan para pak muajsh qe duke bere shantazh tha

    >..Hiqeni taksen ndaj Serbise se do ju heqim bazen amerikane nga Kosova (no koment)
    .
    . jo vetem kaq por tradhetia e madhe ndodhi ne vitet 1990-1992 kur Kosova u cua fuqishem per clirim nga serbet dhe u sabotua duke ju ngulur thika pas shpine nga tradhetaret Rugova-Berishaj-Biberaj te cilet ne vend te rrjeshtoheshin per clirim perkrah slloveneve,kroateve,boshnjakeve dhe deri diku maqedonasve dhe malazezeve…transferuan grevat e urise nga zgafellat e Stari Tergut ne Kosove ne ate te Valiasit ne Tirane.
    .
    Krimi i tyre kombetar ishte se per bllokuar kryengritjen e popullit te Kosoves “hapen” frontin e luftes kunder komunizmit qe kishte vdekur me kohe duke e futur vendin nenje lufte te re klasash dhe duke perhapur nje terror antikomunist te panevojshem qe vazhdon dhe sot.
    .
    Jo vetem kaq por Serbi Sali ndihmoi Serbine me armatime dhe karburant dhe e futi vendin ne lufte civle ne 1997 per te cilen duhej varur publikisht ne sheshin gjergj kastrioti..dhe jo vetem nuk u denua por u gradua qa shume sa qe kur vrau shqiptare ne 21 janar 2011 u dekorua “burre shteti” nga nje ambasador qe vetem i tille nuk ishte..

    Ky depresion qe ndodh sot spjegohet dhe nga gafat e bere nga aleatet tane nga qe “clirimi’ i kosoves u la pergjysem sepse:

    -Nuk u nenshkrua nje akt kapitullimi i Serbise

    -U lejuan ruset te hyne ne Prishtine

    -U lejuan francezet te ndajne mitrovicen

    -Nuk u detyrua serbi te paguante demshperblimet e luftes

    -Nuk u quajt nga aleatet genocid,krimet e serbise ne kosove ku u vrane mijra ,u perdhunuan dhe u perzune rreth 1 miljon kosovare

    -Nuk duhej carmatosur UCK

    -Duhej krijuar nje ushtri serioze e Kosoves dhe nje pranim i shpejte ne Nato

    -Investimet nga Perendimi ne Kosove pothuajse zero..dhe ajo rruga e Ibrahimit qe u be u vodhen gjysem miljardi dollare ….

    -Biznesi serb eshte jo vetem dominues por dhe ben ligjin dhe ka pushtuar nje pjese te mediave dhe te politikes..
    *
    Per shprehjen Ediramiste Rajersoniste nekrofagiste

    TALLONA NE 1944-TALLONA 1985

    ju beni nje gabim me dashje duke marre parasysh Intelektin tuaj se Shqiperia midis dy limiteve qe nenvizoni ju ka patur dhe dhjetvjecare qe kane qene te ARTE ne lidhje me ushqimin..Edhe nese ka patur ndonje ushqim me kufizin ne 1985 dhe shume ne 1991 kjo erdhi pasi shteti kishte falimentuar edhe pse rezeravat dhe pasurite e tij vleresoheshin ne 250 miljard dollare ( vetem armatimi rreth 50 miljard dollare qe i mori jo vetem dinastia Berishaj (fusni dhe Nano-Meten-Ramen) por mos harroni dhe shume Topolitikane ne Amerike dhe Europe qe Kanibali Berishe po i shterngon bolet ashtu si bene koleget e tij ne Afghanistan.
    .
    Shkurt mendimi im eshte ;

    ju lutem mos u merrni me qyqarin Edi Rama por me ato qe e komandojne me dron nga Amerika dhe Europa sipas raportit 60% me 40%..nese keni elob

    • z Alban-y
      në pamundesi per t’u pergjigjur më parë….

      Qe në kohen kur jetonte Tito (-1981) mes kosovareve kishte zene vend idea se po të donte Shqiperia ceshtja e Kosoves zgjidhej shpejt dhe kete e lidhnin me mundesine (e pamundur) te ndryshimit të kursit politik të Tiranes pro Perendimit , në funksion te koniukturave gjeopolitike të Luftes se Ftohte

      Gjermania Perendimore e enderronte nje shkeputje te Kosoves nga serbia dhe bashkim te saj me Shqiperine sepse donte t’a paraqiste para opinionit nderkombetar si shembull per bashkim të dy Gjermanive, asaj Perendimore dhe Lindore; megjithese nuk kishte marredhenie diplomatike me Bonin, Tirana zyrtarisht nuk ishte kunder bashkimit gjerman.

      E ndodhur nën koniukturen e Luftes se Ftohte, SHBA-se nuk mund te mos i vriste syte bllokimi i Kosoves (me popullsi mbi 90% jo sllave) nën nje shtet sllav pro rus, por keto nuk kishte arsye te mjaftueshme që endrra e kosovareve per shkeputje nga serbia të realizohej

      Kjo nuk do të thoshte se Nato nuk kishte plane per Kosoven.

      Me renien e Bashkimit Sovjetik, dhe shperberjen e Traktatit te Varshaves në vitin 1991, tanimë duke i patur duart e lira , edhe Manfred Verner, (ish minister i Mbrojtjes i Bonit deri ne vitin 88) nga pozicioni i Sekretarit te Pergjithshem të Natos (1988-1994) do shfaqte hapur idene per të bombarduar dhe shkaterruar beogradin, por ky plan u ndalua atehere nga shefat e vertete të Natos

      Per të arritur te ajo që duhet të ndodhte në vitin 1999 ku duhet pranuar se verejtjet tuaja qendrojne, por gjera të perkryera nuk ka, e rendesishme eshte se Kosova u shkeput nga serbia dhe jo pak europiane qajne me sinqeritet per kete.

      Kane qene shtetesuese, presionet e administrates amerikane të Trump, ndaj Kosoves ku flitej deri per terheqje nga Kosova, dhe ketu qeveritaret kosovare duhet te rezistonin më teper të shmangnin marreveshjen e pafavorshme me serbine, duke patur parasysh se zgjedhjet per President ishin prane dhe vija politike e kesaj administrate ishte perjashtim (gjerat nuk mund të shojne gjithmone vize) nga vija e pergjithshme amerikane.

      Kujtojme ketu se administrata e Trump u shpreh se ishte edhe per shperberjen e BE dhe deri edhe per lekundje të kesaj Nato qe njohim !
      Merkel u detyrua te deklaronte se alanca të perjetshme nuk ka ! – dhe se Europa duhet të mendonte vet per mbrojtjen e saj !
      Sigurisht qe kane filluar te mendojne ne kete drejtim megjithe rikthimin e Amerikes ne vijen normale nën administraten e re atje.

      Shqiperia deshiron integrimin ne BE, nën refuzimin e palodhur europiano-perendimor.
      Ne djall vafshin – beri të lodhurin per integrimin në BE aktori rama në prani te inspiruesit personal vucic

      Here pas here sllavet e jugut do hedhin idera të “medha”
      Ne vitin 1986, doli nga Jugosllavia propozimi megaloman (banal) i rradhes per Bashkepunimin Ballkanik, dhe Shqiperia dha pergjigje pozitive, dhe mori pjese në disa mbledhje, madje kjo gje u vleresua si shenje hapjeje e saj
      Sigurisht gjithe ky proces perfundoi si flluske sapuni

      Por kete here duket se serbet kane qelluar ne shenje: behet fjale tani deri edhe per unifikim doganash me ta !
      As në enderr nuk mund te gjenin më mire!

      Na jepen justifikime nga rama se nje rajon më i madh merr më teper investime, por edhe sikur kjo të ndodhe, bile edhe sikur vucic t’i kete premtuar njohjen e Kosoves perseri do mbeteshim të zhytur nën dominimin serb të ekonomise dhe cdo aspekti te jetes sepse balanca e fuqise ekonomile anon shume fort vetem nga serbet dhe qellimi i tyre eshte asimilimi i shqiptareve
      Nje shperberje e BE pas aderimit tone atje në perspektive na nxjerr nga harta

      Edhe sikur rama (që sot ka të drejte firme per të ardhmen e vendit) të kete presione nga Perendimi, duhet të rezistoje fort dhe amerikanet që e perkrahin sot unifikimin e doganave Shqiperi – serbi duhet të kuptojne se rrezikojne shume që kjo loje nje dite perfundon që shqiptaret, nje popull me vokacion perendimor të perfundojne si shtetas sllavë.
      Nje ushtri e forte do ishte e domosdoshme por kjo kerkon nie ekonomi vazhdimisht shume të forte, mundesi që Kosova dhe Shqiperia nuk e kane, ndersa renia edhe e Shqiperise nën ndikimin serb shanset do ishin të pamundura
      Në mijera vjet kemi ekzistuar si popull, por ka qene kohe force, kemi rezistuar me ”kokederresi” por tani jane sofistikuar gjerat

      Vetem nje popull si serbet do shperngulnin nje popull të tere në pragvitin 2000 ! Hapja e dyerve serbise në kete menyre dhe në kete moment mbetet mister.
      Kush harron, peson !!

  • ‘Levizja e te paangazhuarve” e J.B. Tito ishte nje model ku qendrohej mes dy kampeve te USA dhe CCCP duke i buzeqeshur te dyve. E njejta gje e i njejti model synohet sot nga Serbia, me nje modifikim te vogel – Serbia tenton te qendroje buzeqeshur mes te tereve duke ngrene buken e USA, por gjithmone duke bere duvane e Rusise me te cilen e lidh identiteti sllav.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *