Deklaratat për kufijtë e Shqipërisë në takimin e 5 prillit mes ministrave të jashtëm të Serbisë, Greqisë e Qipros dhe diplomacia jonë e përgjumur

time

Nga Shaban Murati

Botuar sot në DITA

Askush nuk kishte menduar se dosjet e kryeministrit të Greqisë, Elefteros Venizellos, dhe kryeministrit të Serbisë, Nikolla Pashiç, që nënshkruan Traktatin e Aleancës midis dy shteteve në qershor të vitin 1913 për të ndarë midis tyre territoret shqiptare, do të shërbenin si hartë diplomatike për takimin e parë të ministrave të jashtëm të Serbisë, Greqisë dhe Qipros, të cilët përuruan aleancën e re trepalëshe në datën 5 prill në Beograd.

Një nga çështjet me të cilat u mor kjo aleancë e re e Serbisë me dy shtetet greke, ishin kufijtë e Shqipërisë. Agjencia zyrtare serbe e lajmeve “Tanjug” njoftonte në 5 prill se ministri i jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç, deklaroi në bisedime se “Serbia ka mbështetur Greqinë në lidhje me një marrëveshje me Shqipërinë për delimitimin e kufijve midis dy vendeve”.

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pas bisedimeve e falenderoi publikisht ministrin e jashtëm serb për mbështetjen në çeshtjen e kufijve me Shqipërinë, dhe e numëroi midis rezultateve të suksesshme të takimit trepalësh të Beogradit. Kjo shenjë diplomatike është e mjaftueshme për të kuptuar se Greqia dhe Serbia i kanë bërë objekt bisedimesh mes tyre kufijtë e Shqipërisë.

Shqetësimi i parë që ngrihet është se ç‘punë ka Serbia dhe Greqia të diskutojnë për kufijtë e Shqipërisë. Me çfarë tagri ministri i jashtëm serb del dhe flet nga pozitat e arbitrit për kufijtë e një shteti të tretë në Ballkan sikur Beogradi ka monopolin e certifikimit të kufijve midis shteteve të rajonit.

Deklarata e ministrit të jashtëm serb për kufijtë e Shqipërisë hap shumë dyshime dhe pikëpyetje si për aleancën e re trepalëshe, ashtu dhe për intrigat e reja gjeopolitike me baza fetare, që po luhen në rajon nga shtete historikisht jo miqësore me shqiptarët dhe me kombin shqiptar. Serbia po noton në ujërat e turbullta të kohërave të errëta të luftërave ballkanike kur bashkë me Greqinë nuk njihnin pavarësinë e Shqipërisë, kishin pushtuar territore shqiptare dhe diskutonin mes tyre ku të vendosnin kufijtë e pronave të reja në këto territore.

Në një farë kuptimi kemi një afishim të ri të rrezikshëm të pretendimeve të diplomacisë serbe, e cila për herë të parë merr pozicion publik për të gjykuar zyrtarisht kufijtë dhe marrëveshjet për kufijtë mes shteteve të treta në rajon.

Nuk e dimë shkallën e njohjes së historisë së Ballkanit nga ministri i jashtëm serb, por atij nuk i falet të mos e dijë që në 30 korrik 1926 në Paris fuqitë e mëdha kanë nënshkruar “Aktin Final të delimitimit të kufijve të Shqipërisë”, akt të cilin e kanë pranuar dhe e kanë nënshkruar edhe qeveritë e Serbisë dhe të Greqisë. Çështja e kufijve tokësorë dhe detarë të Shqipërisë me Jugosllavinë dhe me Greqinë është mbyllur nga ai Traktat Ndërkombëtar, i cili ka anekset dhe konventat bashkëlidhur dhe të cilat janë depozituar në Lidhjen e Kombeve si të gjitha aktet dhe dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare.

Beogradi ka pranuar me firmën e qeverisë së tij jo vetëm kufijtë përfundimtarë të Shqipërisë me Jugosllavinë, por edhe kufijtë përfundimtarë të Shqipërisë me Greqinë.
Intriga bizantine nis që nga formulimi i ri i çështjes. Ministri i jashtëm serb përshëndet “delimitimin e kufijve midis Greqisë dhe Shqipërisë”, pra përfshin ratifikimin e kufijve detarë dhe të kufijve tokësorë të Shqipërisë me Greqinë.

Zyrtarisht Greqia deri tani ka rivendikuar kufij të rij detarë me Shqipërinë dhe sipas burimeve të pakonfirmuara ka arritur t’i shkëpusë Tiranës një marrëveshje të fshehtë detare, të cilën qeveria greke dhe ajo shqiptare kërkojnë ta sanksionojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka autoritetin që me pëlqimin e dy palëve të vizatojë kufij të rij detarë dhe të zhbëjë vlefshmërinë historike të “Aktit Final të delimitimit të kufijve të Shqipërisë”.

Për njohësit e vjetër të marrëdhënieve ballkanike, shqiptaro-serbe dhe shqiptaro-greke, është e qartë se Serbia nuk e ngriti kot çështjen e kufijve midis Greqisë dhe Shqipërisë, si çështje që shkon përtej kufijve detarë. Qeverisë së përgjumur shqiptare dhe diplomacisë së përgjumur shqiptare nuk i kujtohet se në selinë e kryeministrisë së Shqipërisë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes detare midis Shqipërisë dhe Greqisë në 27 prill 2009, kryeministri grek K. Karamanlis lëshoi publikisht sfidën e ratifikimit të kufijve tokësorë me deklaratën: “Fryma konstruktive na lejon të përmbyllim dhe të firmosim këtu në Tiranë një marrëveshje shumë të rëndësishme, përvijimin e vijës kontinentale dhe zonës detare mes Greqisë dhe Shqipërisë”. (Libri “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”,Tiranë, 2018, fq.72)

Duke rihapur të ashtuquajturën çështje të kufijve të Shqipërisë, Serbia ka interesat e saj afatgjata. Serbia nuk është më as shtet fqinjë dhe as shtet kufitar me Shqipërinë. Por ajo ka objektivin e dobësimit strategjik të Shqipërisë dhe është e kuptueshme se çdo rrudhje territoriale e Shqipërisë në det apo në tokë është në funksion të dobësimit strategjik të kombit shqiptar.

Mendoj se qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë duhet të marrin në shqyrtim këto situata negative, që po krijohen rreth kufijve edhe rreth integritetit territorial të Shqipërisë. Në Beograd sapo u legalizua një aleancë e re e tre shteteve, që nuk e njohin Kosovën, dhe që nuk pranojnë rol të faktorit shqiptar në Ballkan. Strategjia e aleancës së re të Serbisë me dy shtetet greke është rrethimi dhe neutralizimi i faktorit shqiptar në Ballkan. Kemi Serbinë, që rivendikon territoret shqiptare të Kosovës dhe lufton ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës, dhe kemi Greqinë, që rivendikon hapësirat detare shqiptare dhe hapësirat tokësore të Shqipërisë së Jugut.

Është pak të quhet e habitshme aleanca e tre shteteve, që nuk njohin Kosovën dhe të cilat konfirmuan në Beograd se një nga boshtet e kësaj aleance të re është pikërisht mosnjohja e Kosovës. Për fanatizmin filoserb të demonstruar nga Qipro për mosnjohjen e Kosovës, presidenti serb Vuçiç i akordoi ministrit të jashtëm qipriot një dekoratë të lartë shtetërore serbe. Në ceremoninë e marrjes së dekoratës serbe ministri i jashtëm qipriot theksoi se një nga motivet dhe bazat e aleancës së re të tre shteteve janë lidhjet e tyre historike fetare të ortodoksisë.

Aksi ortodoks i aleancës së re të Serbisë me dy shtetet greke nuk premton asgjë të mirë për mbarëvajtjen e rajonit dhe as për procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. Përtej pyetjes së logjikshme se ç’punë ka Qipro me Ballkanin Perëndimor dhe ç’punë ka Serbia me Mesdheun Lindor, këtu lind dyshimi i madh se pse duhej të krijohej kjo aleancë e re e tre shteteve ortodokse.

Që pas agresionit rus në Ukrainë Ballkani është përmbytur nga aleanca e grupime të shteteve ortodokse njeri pas tjetrit. U krijua aleanca katërpalëshe e Serbisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. U krijua aleanca trepalëshe e Serbisë me Bullgarinë dhe me Rumaninë. U krijua aleanca trepalëshe e Greqisë me Bullgarinë dhe me Rumaninë. U krijua tani në 5 prill aleanca trepalëshe e Serbisë me Greqinë dhe me Qipron. Ministri i jashtëm grek njoftoi në 5 prill në Beograd se Greqia do të organizojë së shpejti një grupim të ri shtetesh Greqi-Serbi-Maqedoni e Veriut.

Është një fenomen diplomatik dhe shtetëror i habitshëm, që nuk mund të mendohet pa një sponsorizim të fuqishëm të nëndheshëm të diplomacisë ruse dhe të kishës ortodokse ruse. Rusia është e interesuar strategjikisht që shtetet ortodokse të Ballkanit të integrohen në ortodoksizëm politik dhe jo në integrimin euroatlantik. Rusia ka interes strategjik që me këto grupime treshe apo katërshe shtetesh ortodokse Ballkani të fragmentarizohet dhe të devijojë nga orientimi strategjik i integrimit euroatlantik.
Ballkani po bëhet terreni i zbatimit të një gjeopolitike të rafinuar ortodokse ruse.

Udhëheqësit serbë, grekë qipriotë, etj. flasin hapur se në themel të këtyre aleancave janë lidhjet e tyre historike ortodokse. Ortodoksizmi politik dhe diplomatik shërben si motor i veprimit diplomatik dhe gjeopolitik të tyre. Ministria e Mbrojtjes e Greqisë në një dokument të saj në vitin 2017 lidhur me marrëdhëniet strategjike midis Greqisë dhe Serbisë deklaron se “Si shtesë të rrugës sonë të përbashkët ortodokse dy shtete tona Serbia dhe Greqia kanë edhe rrugën e përbashkët europiane”.

Pra në prioritetet strategjike zyrtare greke integrimi europian vjen pas integrimit ortodoks. Kemi një prirje diplomatike dhe gjeopolitike, që shkon në kah të kundërt me objektivat e integrimit euroatlantik të Ballkanit. Kemi hallka të reja të kordonit sanitar gjeopolitik ortodoks, që ka si instrument gjeopolitik aleancat e shteteve ortodokse në rajon. Boshtin fetar gjeopolitik ortodoks e vërteton fakti që në asnjë nga këto grupime të panumërta shtetesh ortodokse në Ballkan nuk janë ftuar asnjëherë të marrin pjesë shtete të NATO-s të rajonit si Kroacia, Shqipëria dhe Turqia.

Aleanca e re trepalëshe e Serbisë me dy shtetet greke është vazhdim i aleancës së ngushtë strategjike që Serbia dhe Greqia kanë vendosur me njëra-tjetrën. Në 11 dhjetor të vitit 2019 presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri i Greqisë Micotaqis nënshkruan në Athinë “Deklaratën e Partneritetit Strategjik midis Serbisë dhe Greqisë”, e cila është praktikisht një traktat bashkëpunimi strategjik midis dy shteteve. Duhet theksuar se Greqia është shteti i tretë, që nënshkruan Traktat Strategjik me Serbinë, pas Kinës që e nënshkroi me Serbinë në vitin 2009 dhe pas Rusisë, që e nënshkroi me Serbinë në vitin 2013.

Nuk dihet nëse Greqia ka konsultuar NATO-n në lidhje me nënshkrimin e “Traktatit të Partneritetit Strategjik” me Serbinë, e cila është një shtet i lidhur ushtarakisht me Rusinë, që ka bazë ushtarake ruse në territorin e saj, që bën stërvitje të rregullta ushtarake me trupat ruse dhe që armatoset rregullisht me armë të sofistikuara ruse kundër shteteve të NATO-s si Kroacia dhe Shqipëria.

Nuk ka informacion nëse Greqia është konsultuar me NATO-n për vendosjen e bashkëpunimit ushtarak trepalësh si një nga drejtimet bazë të veprimit dhe të bashkëpunimit të aleancës së re Greqi-Serbi-Qipro. Këtë drejtim ushtarak e pohoi edhe ministri i jashtëm grek Dendias në konferencën e shtypit pas bisedimeve me dyer të mbyllura të tre ministrave të jashtëm.

Portali “vsimag.com” në 7 prill, me titullin “Një dimension i paeksploruar aktual në konsolidimin gjeopolitik ndërmjet Greqisë, Qipros dhe Serbisë”, shkruante se “Këto përpjekje mund të kombinohen për të krijuar një strukturë të bashkëpunimit ushtarako-industrial midis Greqisë, Serbisë dhe Qipros, e cila mund të shërbejë si bazë për një qasje më të gjerë gjeopolitike”.

Nuk ka informacion nëse qeveria apo MPJ në Shqipëri kanë reaguar për këto zhvillime negative për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar, sepse çdo aks i ri diplomatik dhe strategjik ortodoks në Ballkan, me tre apo katër shtete ortodokse, tehun e tij gjeopolitik dhe afatgjatë e ka në radhë të parë kundër interesave jetike të Shqipërisë, të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Demagogjisë së projektit serb të “mini Shengenit” i doli kallaji shpejt dhe shpresoj se dashuria infantile e Tiranës për atë projekt serb të jetë ftohur. Serbia dhe Greqia as kanë bërë dhe as nuk do të bëjnë kurrë aleanca të sinqerta shtetërore me Shqipërinë dhe me shqiptarët.

Aleancat shtetërore, diplomatike, gjeopolitike dhe strategjike ata i ndërtojnë me shtetet ortodokse. Le të shpresojmë se qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë do t’i forcojnë mirë frenat e historisë për të mos rënë në greminën e 1913, kur aleancat dhe traktatet e Serbisë me Greqinë gjymtuan trungun e atdheut dhe të kombit tonë.
Qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të rrinë duarkryq përpara këtyre zhvillimeve negative rajonale.

Shqipëria duhet të ndërmarrë lëvizje dhe nisma adeguate diplomatike përballë kordonit sanitar gjeopolitik të shteteve ortodokse. Shqipëria mund dhe duhet të punojë për një nismë diplomatike të organizimit të grupimeve trepalëshe Shqipëri-Kroaci-Kosovë, si dhe Shqipëri-Kosovë-Turqi. Nuk thonë kot që diplomacia duhet të flerë me sytë hapur.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
54 Comments
  • shteti arrixhi serbo gjakdhjere me emrin gerrrrqi eshte hudhur ne treg …pronaret po presin ……

    kete e dine venizellot me kohe dhe me vakt …..
    pune gjakdhjeresh tha …..

    • Aleanca “ortodokse” eshte perralle! Keto jane folklor. Pse e kane armike Bullgarine ortodokse? Qellimi i vetem i “vellazerise” shkijestan-malakistan eshte agresioni ndaj Shqiptareve. Keto gjera jane te vjetra. Shqiperia t’a kete mire me USA,Gjermani,Turqi. Pastaj langot le ta urojne njeri-tjetrin sipas motos: peshku ne det, tigani ne zjarr.

    • Ke te drejte ata jane tradhetare Armikun me te madh ne kemi politikanet tane te korruptuar qe punojne kunder interesave kombetare , duke filluar me Berishen i cili i sherbeu Milloshevicit ne luftrat e tij pastaj me Nanon me takimin ne Qipro me Miloshevicin dhe tani me Ramen qe po shet interesat kombetare si per Kosoven dhe detin duke reklamuar te drejten e Greqise per tu zgjeruar 12 milje , nese politikanet tane do te ishin ne mbrojtje te interesave kombetare ne situaten e sotme qe ne jemi anetare te NATOS dhe kemi ne krah SHBA dhe Gjermanine ne nuk do te kishim asnje rezik aleancat pan ortodokse jane te tejkaluara ne kohe ato i parkasin fillimit te shekullit te 20 dhe tani jane thjesht anakronike , por kjo nuk do te thote se ne nuk duhet te afrohemi me Kroacine aleatin tone natyral ne Ballkan ky vend eshte me besim Katolik dhe me prirje austro- Gjermanike , ndersa per Turqine nuk ka nevoje per te rinovuar aleanca ato kane qene gjithmone te qendrueshme Greqia mwe politikat e saj Bizantine e cila vjel perendimin por syte i ka nga Moska e morri haracin me krizen qe i shkaktoi SHBA dhe Gjermania prandaj te shohe punen e saj ne s do qe tja marrin edhe ishujt per 2 lek

      • Rrespekt por qka presim qe nuk ju qim grat kurva tradhtare Tirana Qeveri edhe ktyre tjerve tradhtar Dardanie qe mbas islames mshifen e digjen pér serrborusi por edhe turqia asht armike se erdogan Llazi myslimon asht vlla me Llazin ortodoks greqie micotaqis,kurse ky kurva rama asht Nji Llazi myslimon-ortodoks Shqiperie,pra islamja jon e ortodoksia e jon jan motra kurva qe mundohen me i zhduk Shqiptaret.

  • O zoti Shaban rri o derbardh se nuk e rruan njeri per serbine e greqine, aq me teper me greqine ne kemi 800 000 shqiptare e per 20 vjete keta behen 1. 5 milion e nuk u bie ne mendje se ku e ke kufirin ti me gjithe te tjeret qe ke ketu, Thuaj te punojme e te ngreme nivelin e jetese e te shkollohemi se vetem ashtu do u bejme balle ketyre e jo me lloqe kavaje te shekullit te kaluar, se ato jane thjeshte politike e lodhur tashme.

      • U ndane Territoire “shqiptare” ne 1913en?
        Harruat 500 vjet Turqi?
        Pa Shkolla,pa Istitucione,pa Alfabet por vetem Greke dhe Turke?
        Harruat o turq te Mallkuar qe edhe ata qe ishin turq u turqizuan me dhune,me vrasje,me perdhunime,me prerje kokash.
        Kush i ndryshoi Toponimet Greke te Vorio Epirit?
        I gjithe Bregdeti ka Emra Greke te Lashte dhe Greje Orthodhokse dhe ju turqit e Mallkuar i consideroni “Shqiptare”?
        Sa “shqiptare” ishin Ismail bej Vlora Frashellinjte,Hasanet e treguan me vepra qe shkuan per te luftuar per Babe Tur-qine,kur Epirotet dhe Ilyret e Vertete Arvanitasit kishin dekada qe po clironin Epirin dhe gjithe Greqine.
        Kush i vrau Epurotet dhe Arvanitasit?
        Ju bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve te mbeshteture edhe nga colonizatoret Angles ne te gjithe boten.
        Kush e perkrahe Erfoganin qe po zhduk Civilizimin Greko Ilyre duke i kthyer ne Xhami?
        Pervec qe jane pushtues jane dhe kriminele di Serbet,Bullgaret,Skopianote etj.

        • ” Mot a mot ” , nuk do te thoshte asgje me shume se kaq kolonel Janullaqi ne Tirane , ne mos qofte dora vete Ai , qe shkruan me nick – un Erdogan . Nuk ka me armik te perbetuar ndaj shqiptareve se sa ky gjarper kober , qe nuk e fsheh aspak urrejtjen per jete a vdekje ndaj shqiptareve , qe ndonje komentues ketu mbyll syte e veshet per te mos pare e degjuar ! Plehra te tilla duhen identifikuar , sa nuk eshte teper vone .

      • E pabesueshme…perse qeveria jone nuk i merr asnjehere per baze konstatimet e Z. Shaban Murati…, ky person duhet te jete President i ardhshem i Shqiperise.
        Apo tradhetareve ju duhen Bujar Nishanat dhe Metat qe shesin dhe femijet per propaganden e tyre te shpifur.
        Ky diplomat me perovoje diplomatike dhe ndershmeri qytetare…patriot I madh duhet ti jepet pozicion ne ministrine e jashtme dhe te behet i degjueshem zeri i tij. Ky person duhet te perfaqesoje vendin tone ne BE…dhe te degjohet zeri I tij qe ju çjerr masken gjithe aleancave te reja me oreksin e tyre grabitqar per kufijte e Shqiperise. Te tille njerez i dalin zot Shqiperise jo çapa çulat ne parlament.
        Ky person duhet te behet I njohur ne popull qe ti hapen syte e jo tradhetaret politikane…qe bejne pazare si te shesin Shqiperine…
        Perse nuk behet i njohur ky person ne popull…po ngre e ve politikanet…hajdutet kriminelet?
        4 emrat Saliqeni, Bashakelyshi, Çifti
        Metat & co.

        • …. Zonja @lana , duket se qeveria jone i shtyn keto probleme me sot e neser , me qe ka neper kembe vendimin e BE – se per celjen e negociatave dhe , nga ana tjeter ka ne krahun e vet mbeshtetjen e sigurte te SHBA – se .
          Per me teper , opozita jone mezi po e pret nje pershkallezim e acarim te provokuar nga Greqia e Serbia , te cilet i shikon si aleate per t`u rikthyer ne pushtet .Ne te gjithe boten , historikisht te djathtet jane me nacionaliste se sa “internacionalistet” e majte , kurse tek neve e djathta ka qene dhe mbetet historikisht ( qe nga shpallja e pavaresise e deri me sot ) antikombetare !

    • po mor gent kari po!!
      për 20 vjet 1.5 milionë për 100 vjet 30 milionë dhe grekët i bin me dorë,kështu që greqia bëhet shqipëri??
      o copa e idiotit,ke harruar se ata arvanitas që votojnë për qeveritë greke janë po aq shqiptarë sa dhe ata shqiptarët me të drejtë vote në greqi që votojnë po të njëjtat qeveri greke që veprojnë si agresorë të hapur kundër shqipërisë!!
      tipa si ti duhet të jeni defiçentë,shqip të mangët në tru!!
      sa idiotë lind kjo tokë!?
      vështirë ta llogaritësh!!

  • niko deda nga himara, pasardhes i kastrabeut
    falenderon niko selen qe e mbeshtet ne perpjekjet e tij per te na shfarrosur ne shqipetaret.

    rrofte allbania urupiane

    rrofshim ne

    • O arben, ti je turko-osman qe flet shqip dhe per njerez te rraces tuaj eshte e drejte qe tu shkerdhehet rraca nga kushdo ne ballkan….p.sh.sic ua bente Gjergj Kastrioti dikur, ne hell u conte…..dhe mos thuaj “ne shqipetaret”….thuaj ne trushpelaret qe kemi ngelur ne keto ane si pasardhes te babe dovletit…

      • Osmanllinjte flasin shqip e jane shqipetaret, kastrabenjte ka ku i me, ca serb e ca grek.

        Kjo nuk do as kallauz, ne rastin konkret

        • Ike more bajge , qe kujton se nuk te kuptojne te tjeret qe , paraqitja jote prej terroristesh islamike , ne gjithe sa thua , i sherbejne me se miri greko – sllaveve ! Mbetje anadollake !

      • Remo
        ça leshin i drejtohesh “O arben”??
        thuaj “o të shkërdhefsha robt”,tjetër gjë nuk ja vlen për kët ndyrësirë provokuese!!

  • Asgje e jashtzakonshme. Dihet pislliku i politikaneve shqiptare. Mos e kerkoni ne kanalet e nendheshme te politikes, huaj. Por tek tradhetaret tane qe ja servirin Shqiperine ne pjate te argjente te huajve. Eshte ne ADN.

  • Aktin Final te Percaktimit te kufijve Detare dhe Tokesore me Greqine Paris 1926,duhet ta njohe ne radhe te pare QEVERIA SHQIPTARE.
    Qeveria shqiptare e Sali Berishes,
    Qeveria shqiptare e Edi Rames,nuk njohin Autoritetin Nderkombetar te Percaktimit te kufijve ne Aktin Final te Parisit 1926.
    Edi Rama dore per dore me qeverine greke ka derguar kufijte e Shtetit Shqiptar ne Hage,,ashtu si delja e kafshuar shkon ne strofen e ujkut per tu ngrene kurban.
    Populli shqiptar nuk mund te rrije duarkryq para kesaj tradhetie kombetare.
    Asnje Parti ne zgjedhje nuk e ka ne Programin e saj,
    PACENUESHMERINE E KUFIJVE DETARE DHE TOKESORE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
    DHE MOSNJOHJEN E CDO MARREVESHJE TE EDI RAMES ME GREKET PER NDRYSHIMIN E KUFIJVE KOMBETARE.

    • o demir
      shqiptari është mësuar ta kuptojë të ngrënën në bythë vetëk kur i është bërë bytha çorap!!
      dhe të pyet pastaj,”nga e dijshe ti se do ndodhte kështu?”!!
      ky është shqiptari!!
      copë kanë për të na bërë gjithnjë,sepse jeni të trashëëëëëëë!!
      sepse “kujtojmë se jemi në ëndërr”!!

  • Mos harroni edhe Esat Toptani “cun Tirone ishte”
    Jane shtuar “cunat e Tirones”.
    Fati i Serbise e i Greqise qe kane kaq shume “cuna Tirone” ne politikwn tone.

  • Shqiperine po ta mbroje do ta mbrojeSHBA dhe Turqia ,per interesa te tyre .Sa per politikanet e Shqiperise jane nen kontrollin e janulles,vetem atij i japin pergjegjesi.

  • Saktë z. Murati. Dy vëndet që dallohen në Botë, që përdorin fenë në çështjet politike, janë Greqia dhe Serbia. Këtë e kanë përdorur për një kohë të gjatë, dy shekullore. Këto veprime kanë qenë të drejtuara kundra shqiptarëve që kanë katër fe. Nuk është e rastësishme ardhja e Janullatusit në Shqipëri, gjoja për të ndihmuar Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. Mund të krahasohet me « kalin e Trojës ». Priftërijtë ortodoksë nuk merren me punët e Zotit, por janë misionarë politikë. Kllouni Ilir Meta, i dha nënshtetësinë dhe priti, bashkë me fëmijët e tij, kryepeshkopin Rus në Tiranë!!! Politikë në mbrojtje të shqiptarëve bëhej në kohën e monizmit, ndërsa tani nuk ka një bosht diplomacie, ku janë mbledhur një tufë injorantësh, maskarejsh, që mendojnë se si të pasurohen dhe nuk duan t’ja dinë për interesat e Shqipërisë. Këta palaço guxojnë që të votohen përsëri pas 10 ditësh! O shqiptarë jepuni dërrmën këtyre politikanëve që i kanë hypur në zverk popullit shqiptar! Mjaft, është mjaft!

  • Respekt z.Murati..por ….kemi “Diplomaci” ne????????????Ne kishim “Spurdhakun” e Baton Haxhiut qe na e beri Peshqesh Edi Rama…te cilin sa kohe ishte ne Detyre nuk e Ftoj ASKUSH per Bisedime apo Takime..vetem me ate Bullgare….
    KUptohet se Greket Shikojne Large..dhe BRAVO,si dhe jane shume me te Avancuar se ne…
    Levizja Greke behet,edhe si KUnder Pergjigje per Shqiperine qe Nenshkroj Traktat-Strategjike me Turqine…pra..Greqia ne Raste Konfrontimi Ballkanike i ka Aleatet…..Shqiperia Ndodhet ne mese dy Zjarresh nga JUgu Greqia..nga Veriu Serbia…praktikisht eshte e Humbur….vetem ne se Shqiperia LIdhe Marreveshje Ushtarake me Kroacine..por a do te doje Kroacia??
    si do qe te Ndodhe..Shqiperia eshte thjeshte ne Meshiren e Fatit me kete Klase POlitike qe kemi..lol

  • Bravo Shabe. vetem nje pyetje; kete dialogun tripalesh me Turqine e gjete vete, apo ta thane te ambasada?

    • Eshte ‘copy-paste’ e ambasades turke, por qe shaba nuk thyen asnje ligj me te drejten e autorit, sepse eshte perzgjedhur po’ nga ata per ta publikuar! Eshte ne rregull ketu shaba!

      • Miku me i mire,

        jo si puna jote, copu-paste asfalia greke

        eshte humoristike qe ti e paraqet si minus faktin

        qe Shaba qenka copy-paste Ambasada Turke

  • Te faleminderit shume z.Shaban !
    Duhet te ju a dine per nder z.Shaban dhe klasa jone politike,e cfaredolloj drejtimi qofte !
    Se ajo qe na bashkon ne eshte te qenurit shqipetare !

    • @ shqiptar dhe Muharrem ju falenderoj qe tregoni respekt per Z. Murati….nje patriot i ndershem Shqiptar….se na i shpifen tradhetaret qe shtiren e çirren ne fushatat elektorale
      nuk ju ben goja ta falenderojne kete diplomat te nderuar….shqiptar i vertete…qe me shkrimet e tij na hap syte te mesojme prapaskenat qe luhen kunder Shqiperise.

  • Po qy flet akoma per “qeverira” dhe “diplomaqira” o shokeni.

    Tobe strafullah sa hileqare i kemi kta shabanqoserit e sulltan pekmezit.

  • U ndane Territoire “shqiptare” ne 1913en?
    Harruat 500 vjet Turqi?
    Pa Shkolla,pa Istitucione,pa Alfabet por vetem Greke dhe Turke?
    Harruat o turq te Mallkuar qe edhe ata qe ishin turq u turqizuan me dhune,me vrasje,me perdhunime,me prerje kokash.
    Kush i ndryshoi Toponimet Greke te Vorio Epirit?
    I gjithe Bregdeti ka Emra Greke te Lashte dhe Greje Orthodhokse dhe ju turqit e Mallkuar i consideroni “Shqiptare”?
    Sa “shqiptare” ishin Ismail bej Vlora Frashellinjte,Hasanet e treguan me vepra qe shkuan per te luftuar per Babe Tur-qine,kur Epirotet dhe Ilyret e Vertete Arvanitasit kishin dekada qe po clironin Epirin dhe gjithe Greqine.
    Kush i vrau Epurotet dhe Arvanitasit?
    Ju bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve te mbeshteture edhe nga colonizatoret Angles ne te gjithe boten.
    Kush e perkrahe Erfoganin qe po zhduk Civilizimin Greko Ilyre duke i kthyer ne Xhami?
    Pervec qe jane pushtues jane dhe kriminele di Serbet,Bullgaret,Skopianote etj.

    • Fatin e trojeve shqiptare e ka marre ne dore USA dhe ju filogreket dhe sllavet skini rruge tjeter vecse ti nenshtroheni fatit.

    • Kështu të ka mësuar Janullatosi që t’i provokosh shqiptarët, morre pis. Të shkërdheftë Kina vrimën nga ke dalë, dhe pak e ke! Mut, muti që n’a hiqesh si nacionalist grek, por një mut je grek, je një bastard, asgjë më shumë. Vemje!

  • Shaba si gjithmone orvatet te krijoje tension edhe kur nuk ka nevoje per te!! Nen patriotizmin FALS fut percarje fetare. Kesaj radhe ka dalur aty ku donte. Marreveshjen “strategjike”..shqiperi-kosove-turqi, apo “shqiperi-kosove-kroaci!! Kete sa per sy e faqe se kroatet as qe kane ndermend te kthejne koken nga orienti i shabes,ata kane marreveshje strategjike me austriaket,gjermanet,hungarezet etj, jane nje vend anetar i BE-se dhe me serbet kane mbaruar pune ashtu si duhej, e nuk besoj se kane nevoje per ndohmen tone pervec mardhenieve te mira qe kemi…..shaba i muratit ka vetem nje hall, si te pershpejtoje punet qe shqipetaret dhe kosovaret te turqizohen, neo osmanizmit ai i sherben si qen, eshte i ndergjegjshem qe kete duan edhe serbo-greket por ben sikur nuk e “kupton”!! Kapet gjoja tek ceshtja e detit kur ne te vertete s:ka asgje te qarte deri tani kjo edhe per turpin e klases politike dhe papergjegjshmerise qe tregojne ne cdo aspekt. Kete shaba e perdor si preteks per ti shtyre shqipetaret ne aventura qe kurre nuk do te mund te dalin paq, por atij aq qe i ben!! eshte helmuar me corbe turke dhe po’ shfaq nje racizem ne rritje ne do shkrim te tij. Ky ish “diplomat” i ka quajtur ortodokset shqipetare: “pakice etnike”, kohe me pare ne nje media “ballkan web”, ne mos gaboj….pra shabani murati qe ka zbuluar vellezerit ne anadoll, mbi 600 000 ortodokset shqip-foles i prezanton si te tille!! Nje gje duhet ta dije ai dhe kushdo shaban tjeter qe fshihet mbas “patriotizmit folklorik” se kjo shqiperi qe eshte sot, eshte fale patrioteve te vertete, atyre Rilindasve qe gati 95% e tyre i perkisnin ketij besimi fetar qe shabe dallkauku i percmon…..por sic edhe ndodhi, mbas pavaresise gradat i moren prape bejleret qe nga halli i karrikes dhe ruajtjes te pushtetit te cilin e konsideronin si te Babes perdoren te gjitha metodat anadollake per mos ta lene te merrte kurre jete ai shtet….dhe shaba eshte i po’ te njejtes rrace!!

  • E pabesueshme…perse qeveria jone nuk i merr asnjehere per baze konstatimet e Z. Shaban Murati…, ky person duhet te jete President i ardhshem i Shqiperise.
    Apo tradhetareve ju duhen Bujar Nishanat dhe Metat qe shesin dhe femijet per propaganden e tyre te shpifur.
    Ky diplomat me perovoje diplomatike dhe ndershmeri qytetare…patriot I madh duhet ti jepet pozicion ne ministrine e jashtme dhe te behet i degjueshem zeri i tij. Ky person duhet te perfaqesoje vendin tone ne BE…dhe te degjohet zeri I tij qe ju çjerr masken gjithe aleancave te reja me oreksin e tyre grabitqar per kufijte e Shqiperise. Te tille njerez i dalin zot Shqiperise jo çapa çulat ne parlament.
    Ky person duhet te behet I njohur ne popull qe ti hapen syte e jo tradhetaret politikane…qe bejne pazare si te shesin Shqiperine…
    Perse nuk behet i njohur ky person ne popull…po ngre e ve politikanet…hajdutet kriminelet?
    4 emrat Saliqeni, Bashakelyshi, Çifti
    Metat & co.

  • sak e ka ky po pse ben furca “qeverise” tradhtare te kryebajges dhe s’ja perplas surratit , s’kuptohet

  • Armikun me te madh ne kemi politikanet tane te korruptuar qe punojne kunder interesave kombetare , duke filluar me Berishen i cili i sherbeu Milloshevicit ne luftrat e tij pastaj me Nanon me takimin ne Qipro me Miloshevicin dhe tani me Ramen qe po shet interesat kombetare si per Kosoven dhe detin duke reklamuar te drejten e Greqise per tu zgjeruar 12 milje , nese politikanet tane do te ishin ne mbrojtje te interesave kombetare ne situaten e sotme qe ne jemi anetare te NATOS dhe kemi ne krah SHBA dhe Gjermanine aleancat pan ortodokse jane te tejkaluara ne kohe ato i parkasin fillimit te shekullit te 20 dhe tani jane thjesht anakronike , por kjo nuk do te thote se ne nuk duhet te afrohemi me Kroacine aleatin tone natyral ne Ballkan kur ky vend eshte me besim Katolik dhe me prirje austro- Gjermanike , ndersa per Turqine nuk ka nevoje per te rinovuar aleanca ato kane qene gjithmone te qendrueshme

  • Duhet një Mendje si e Profesor Shaban Muratit, që të ndjekë dhe të analizojë kaq afër dhe kaq thellë, zhvillimet ndërkombëtare dhe efektet e tyre mbi Shqipërinë.
    Më parë se të le komentin tim, një pyetje kam, për gjithë gaxhivarët, që bëjnë “analistin” këtu.
    -A dini gjë zotërinj, sa ambasadorë gjallë ka ky vend, por edhe a mund të më thoni, nga sa prej tyre, keni lexuar ndonjë rresht të shkruar?
    E pra, është i vetmi, është një dhe vetëm një, e ky është Ambasadori ynë i Shquar, Shaban Murati.
    Mender qeveria e tiranës, në paçavuren e saj, që e quan edhe “strategji”, i ka përcaktuar grekërit aleatë strategjikë, madje ato bibat- mender ministreshat tona, kakarisin çdo ditë, duke thënë se “Greqia, është avokatja jonë për anëtarësim në BE”.
    Ato kakarisin, siç kakaris edhe gjeli i tyre, ai që i ka mbledhur atje.
    Kurse ngrehina false që quhet Greqi, në zyrën e ministrit të saj të mbrojtjes, si dhe në zyrën e Shtabit të Përgjithshëm, ka një hartë “simpatike”. Në të cilën hartë, kufijtë tokësorë me Shqipërinë, nuk janë këta që ne njohim. Këta kufij, që tepruan nga grekërit, në luftën e parë botërore.
    Kurse mender qeveria, por edhe mender opozita, grijnë njëri-tjetrin, për pushtetin e radhës. Më saktë, për vjedhjen e radhës.
    Sllavët gjithashtu janë në të drejtën e tyre, pasi këta që sundojnë Tiranën, vuçiçin e thërresin “miku im vuçiç”, e kështu me radhë.
    Atëherë, përse të mos krijojnë ata, aleanca, si dikur, e përse të mos diskutojnë ata, si dikur, kufijtë e Shqipërisë?
    PËRGËZIME, AMBASADORI YNË I SHQUAR! KOMBI, TË ËSHTË MIRËNJOHËS.

  • Meraku i Shabes eshte te krijohet aksi musliman shqip-kosove-turqi (ka harruar bosnjen shaba). Me kete aks Shabe do te iki edhe ndonje cope tjeter territor si te iku ne 1913. Pikerisht se ishe ne kete aks.

  • Mos kini frike vellezer,nuk ka ndrim dhe humbje teritori.
    Gjithe bota eshte e mpleksur me probleme kufitare dhe nuk ka ndermend asnje shtet te filloje luften per korrigjimin e kufijeve.
    Serbia dhe Greqia jane dy shtete te pa perfilleshme ne arene nderkombetare.
    Shabani e ka profesion ngritjen e stuhise ne gote.Vetem keshtu fitohet vemendja !?

  • z.artikullshkrues! Si gjithnje ju cdo gje e shihni me syrin neo-ottoman.Ky eshte problem juaj ,vazhdoni neo-otomanizmin. Por Shqiperia z. neo-ottoman eshte europiane dhe gjerat duhet ti shohe me syrin evropian.Ju ,per te hedhur helmin neo-ottoman,filloni me historite e para nje shekulli qe jane varrosur dhe hiqeni si bashkekohor.Per ju me e mira do te ishte qe Shqiperia te behej pjese e shtetit turk.Por sic vdiqen dikur ne Shqiperi otomanet ,do te vdesin edhe neo-otomanet.Shqiperia eshte Evrope.

  • Shabano, mos fol si kurve e tregut. I pervishesh Serbise dhe Greqise sikur e kane ato fajin pse Shqiperia ben traktate e mareveshje me Greqine per te shitur territoret Shqiptare.
    Kurvat “patriote” enkas anashkalojne thelbin e problemit, qe nuk jane as Greqia e as Serbia, por kurva Ramut, kurva Basha, kurva Sali, qe si kriminele dhe tradhetare te ndyre kane kohe qe bejne pazare dhe para me kufijte e Shqiperise, me tokat shqiptare, me ujerat shqiptare, dhe me loqet shqipkare qe akoma nuk kuptojne qe po kthehen ne mish per hanxhar per serbe e greke.
    Popull i dhjere, po ju merr me shqelma nje kurve si Ramut qelbesira, dhe po ulni qafen te gjithe te therreni si delet nga greke e serbe.
    Kurva burra, qe rrihni grate dhe vrisni vellezerit per nje gardh, qe vrisni shokun per droge, qe shisni fqinjen dhe motren prostitute..kjo eshte lufta.
    Lufta eshte ketu, me kermat kriminele qe na qeverisin, na tallin, na shesin dhe na lene te hame njeri tjetrin si qener.
    Ja ku i keni shkaktaret e gjithe problemeve te vendit. Po jua ngushtojne jeten, hapesiren, token, ujin, ajrin, dhe po ju shesin si skllever. Keni pak inat, keni dinjitet, keni sadopak krenari? Apo jeni kthyer te gjithe zgjyra pas kermave per nje kocke?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *