Diplomacia ekonomike nëpërmjet konsujve, flasin Ahmetaj e Klosi

Saimir Lleshi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj theksoi rëndësinë e diplomacisë ekonomike në tërheqjen e investimeve të huaja dhe u shpreh se Konsujt e Nderit janë sot kontributorë të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe imazhin e vendit.

Teksa mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Diplomacia Ekonomike dhe Nxitja e Punësimit”, ai përmendi reformat kryesore që ka ndërmarrë qeveria si: reforma makroekonomike, reforma në energji, reforma në pensione, reforma administrative, reforma në rendin publik, reforma në drejtësi që është duke u ndërmarrë dhe operacioni kundër informalitetit në ekonomik.

“Këto reforma ashtu siç ndryshojnë jetën brenda Shqipërisë ndryshojnë edhe perceptimin për vendin tonë. Ndaj, ai kërkoi nga Konsujt e Nderit që si zëdhënës të ekonomisë shqiptare t’i përcjellin këto reforma në takimet e tyre me investitorë të huaj”, theksoi ai.

Sjellja me Konsujt e Nderit, vijoi Ahmetaj, duhet të kalojë në një nivel të ri pasi ata janë kontributorë për zhvillimin ekonomik dhe për imazhin e Shqipërisë, ndërkohë që garantoi për gatishmërinë e Ministrisë së Ekonomisë për dhënien e informacionit të nevojshëm dhe për bashkëpunimin në të ardhmen.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është shprehur i hapur për të bashkëpunuar edhe me këtë shoqatë, në mënyrë që konsujt të lobojnë në vendet e tyre, si për të nxitur bizneset për të investuar dhe rritur punësimet në vendin tonë, ashtu edhe për binjakëzimin e shkollave tona profesionale me shkollat më të mira të vendeve nga ata vijnë dhe përfaqësojnë.

“Specifikisht do të doja që t’ju kisha aleatë në sfidën time për Punë të Denjë dhe Formim Profesional në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Ju jeni të gjithë biznesmenë, por keni një veçori, jeni përfaqësues të disa prej vendeve më të zhvilluara të botës dhe njihni mirë jo vetëm ekonominë e atyre vendeve, por edhe ekonominë e tregut te punës, tha ministri Klosi.

Ndërsa për ta konkretizuar këtë angazhim, ministri Klosi i ka propozuar Shoqatës së Konsujve të Nderit edhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi. Ai ka bërë dhe një prezantim të prioriteteve të qeverisë në përgjithësi dhe të MSR-së në veçanti sa i përket aspektit të punësimit, duke theksuar se tashmë është e provuar se arsimimi dhe formimi profesional sjellin një punësim më të sigurt dhe të mirëpaguar.

“Ndaj, – theksoi ministri, – e gjithë vëmendja i është kushtuar pikërisht përshtatjes së shkollave dhe qendrave profesionale sipas kërkesave që ka tregu i punës dhe biznesi në veçanti”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *