SMS në DITA
Në 0689073730
Ti “lekun” e ke… Kështu i tha sekseri njëkohësisht dhe shok, një shokut të tij, të cilin e shihte shpesh nëpër lokale, mbasi që pas ardhjes nga emigracioni nuk po e shihte veten qoftë dhe në një farë biznesi.
– Leku shkon shpejt pa punë, prandaj do futur në efiçencë, mbasi si e ke zënë ti lokal më lokal, ndonjë ditë do të shesësh fara luledielli nëpër stadiume.
– Po si?- ia ktheu shoku.
– Po ja,- filloi t’ia shpjegonte shokut,- me disa këste në euro paguaj dhe merr një shkollë të lartë, sa është akoma rrëmujë, se po e morën pushtetin socialistët s’dihet ç’bëhet, ke paranë po “s’të shkon”.
Mendimi i pëlqeu, diskutuan dhe degën dhe vendosën për “drejtësi”. U ra dakord, filloi xhirimi i lekut.
Erdhi koha solli dhe diplomën. Sekseri i thotë:- Tani i ke dyert e hapura, fillimisht “kap” krerët e politikës vendore, ti e di si “kapen” ata.
Ja, kështu të bënte me diplomë qeveria rrumpallë që bëri më shumë universitete se studentë. Por “ëmbëlsira” në fund, diploma nuk shkruante për drejtësi por për agronomi, e thënë ndryshe, “hajde Dule se na shkule, mbolle misër të doli fasule”. Kur vajti tek shoku “sekseri” për “ngatërresën”, shoku iu përgjigj:- Ohu, dashke qiqra në hell. Ishe me shkollë nate, të bëra me shkollë të lartë, tani e ke vetë në dorë.
D.m.th “hyxhym” përpara. Atëherë, doni më për Belulin? Ky rast është mes dhjetëra e qindra të tjerëve. Shkatërrimi i piramidave të injorancës është domosdoshmëri.
Përshëndetje “Dita”! Ilia B., Pogradec.
