Diplomati austriak: Kjo është zgjidhja për Kosovën pa SHBA e Rusinë

Bora Basholli

Diplomati slloveno–austriak Wolfgang Petritsch, flet për mundësinë e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës dhe raportet Kosovë-Serbi. Gjatë një interviste të dhënë par DW, Wolfgang Petritsch nuk përjashton mundësinë e ndryshimet e kufijve – nëse palët janë dakord.

– Zoti Petritsch, komisioneri i BE-së Johannes Hahn tha se për të zgjidhur problemet në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kërkohet një vendosmëri e madhe. Por statusi i Kosovës mbetet një problem i madh. Si mund të zgjidhet ky problem dhe a jeni i sigurt se zgjidhja mund të gjendet në muajt e ardhshëm?

Wolfgang Petritsch: Unë kam qenë pothuajse një vit më parë, në pranverë dhe verë të vitit të kaluar, shumë i angazhuar për të çuar përpara idenë e dy presidentëve (Thaçi dhe Vuçiç), të cilët me sa duket janë të gatshëm për kompromis paqësor, për një kompromis të madh historik mes serbëve dhe shqiptarëve. Unë nuk mendoj se duhet të pranojmë të gjitha propozimet. Por, Gjermania tani papritur është kundër një marrëveshje të këtillë, ndonëse një përfaqësues i Berlinit ka qenë prej fillimit në ekipin e Federica Mogherinit dhe me sa duket e ka mbështetur strategjinë e saj. Tani Gjermania, zonja Merkel, thotë: Ne nuk duam.

– Më duhet t’ju ndërpres: Ju thoni se ka ide të dy presidentëve, të cilat duhet mbështetur apo jo? Por opinionin e gjerë nuk e di se cilat janë këto ide që mund të mbështeten apo jo, dhe nuk e di qartë se çfarë do të thotë kjo ide. A është kjo në të vërtetë ideja për ndarjen e Kosovës, apo shkëmbimin e territoreve? Për çfarë është fjala?

Për fat të keq ky është një problem, sepse opinioni i gjerë nuk është përfshirë. Mendoj se ky është një problem i madh për Brukselin, Beogradin dhe Prishtinën. Mendoj se Brukseli do të ishte në gjendje të zhvillojë një dialog të hapur për mundësinë e arritjes së një kompromisi. Pikërisht për shkak se në Bruskel është vendosur se nuk ka linja të kuqe, se është i mundur edhe shkëmbimi i territoreve, ndaj duhet të luhet me letra të hapura. Nuk mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë prej të gjitha zgjidhjeve. Por në rrethanat e tanishme, nuk ka zgjidhje më të mirë. Gjithmonë ekzistojnë vetëm kompromise të vështira, të cilat duhet të arrihen për të qetësuar gjendjen përfundimisht. Shikoni se çfarë ka ndodhur ditët e fundit dhe sa shpejtë emocionet mund të çojnë në ngritjen e tensioneve. Gjërat nuk mund të vazhdojnë kështu. Në esencë, kam menduar dhe mendoj se BE-ja nuk ka shumë kohë. Të dy palët duhet të futen në një proces të gjerë, të ngjashëm si Dejtoni apo Oslo, ku të merreshin vesh për një kompromis. Ndërsa mundësitë ekzistuese dihen prej vitesh.

-Pak më lart kritikuat Gjermaninë për shkak se nuk do të pranojë ndryshimin e kufijve. Si e shihni ju iniciativën e zonjës Merkel dhe presidentit Macron për takime në Berlin dhe Paris? A do të thotë kjo se palët po largohen nga projektet e BE apo është vetëm vazhdimësi e tyre?

Kam frikë se kjo është një prej atyre iniciativave që kemi parë edhe më parë në konstelacione të ndryshme dhe të cilat për fat të keq nuk sjellin sukses. Nëse vetëm pak ditë pas konferencës së Berlinit kemi një situatë si kjo tani në veri të Kosovës, atëherë më duhet të konstatoj se takimi i Berlinit nuk ka qenë i suksesshëm. Dyshoj se në Paris do të jetë më mirë.

-Si do ta zgjidhnit Ju këtë çështje, pasi që ekzistojnë ide të ndryshme? Edhe vet e dini se idetë për shkëmbimin e territoreve apo ndryshimin e kufijve janë shumë të rrezikshme. Ka dhe njerëz që flasin për incidente të reja, luftëra të reja…

Pa dyshim që ka shumë rreziqe, por ato duhet të jenë pjesë e negociatave dhe kompromiseve. Propozoj që tani të organizohet diçka si – dialog plus.

-Çfarë do të thotë kjo?

Ata të dy (presidentët Thaçi dhe Vuçiç) nuk duhet të takohen vetëm një herë në muaj apo dhe më rrallë. BE duhet t’i ftojë të dy palët për diskutime intensive për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në Bruksel apo në ndonjë vend tjetër. Mendoj se mund t’i ftojë edhe në Vjenë, ku palët në një proces shumë intensiv negociator do të tejkalonin dallimet dhe kontradiktat, dhe do të gjenin zgjidhjen më të mirë, mbi bazën e propozimeve që ekzistojnë mbi tavolinë.

-Ju jeni duke folur në fakt për një Dejton të ri, por në kornizat evropiane, apo jo?

Absolutisht! Kjo duhet të jetë një zgjidhje evropiane. Nuk do të doja që në këtë proces të jenë të pranishëm Uashingtoni apo Moska. Tek e fundit ky është problem evropian, ndaj edhe zgjidhja duhet të gjendet në Evropë. Ndaj mendoj se ky proces duhet të zhvillohet në Evropë.

-Por ju e keni të qartë se Serbia dhe Kosova nuk duan që vendimet të merren pa Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dy palëve iu duhet thënë: Duam zgjidhje evropiane! Në fund të fundit, të dy vendet duan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se interesa e Evropës duhet të jenë në plan të parë. Këtë duhet ta kuptojnë të dy palët.

-Para pak ditësh në veri të Kosovës ka pasur një aksion policor, i cili ka shkaktuar reagime të ashpra, madje edhe dhunë dhe plagosje me armë zjarri. Keni frikë nga shkallëzimi i situatës në Kosovë?

Së pari, më duhet të them se duhet të sqarohen rrethanat se si erdhi deri te ky aksion, i cili ka qenë i tepruar. Dhe natyrisht, personat e arrestuar duhet të nxirren para gjykatave të rregullta. Kur dihet se çfarë disponimi kemi në terren, mendoj se është e domosdoshme që OKB dhe BE, të cilat janë prezent në Kosovë, të vëzhgojnë me kujdes këtë proces, këtë proces juridik, gjyqësor, në mënyrë që gjërat vërtet të sqarohen deri në fund.

-Zoti Petrisch, Beogradi ka kërkuar heqjen e taksave, ndërsa Prishtina ka refuzuar këtë kërkesë. Si mund të vazhdohet dialogu në këto kushte?

Jam i bindur se palët duhet të plotësojnë disa kushte.

-Cilat?

Natyrisht në radhë të parë bëhet fjalë për Prishtinën dhe qeverinë atje. Ne e dimë që qëndrimet për taksat janë të ndryshme. Por mendoj se situata është shumë e qartë: Taksat duhet të suspendohen për të filluar një dialog i kuptimtë. Ky është parakushti. E më pas duhet të flasim për zgjidhjet e vërteta të problemeve dhe jo vetëm për masa të ndara, të cilat më shumë duken si reagime të tepruara.

-Po, por kryeministri Haradinaj ka deklaruar se me futjen e taksës është parandaluar ideja e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve. Njerëzit janë të frikësuar nga kjo ide, sepse ideja mund të jetë e rrezikshme edhe për vendet e rajonit.

Në negociata për zgjidhjen përfundimtare duhet të futeni të hapur. Duhet të niseni nga fakti që dialogu i Brukselit i ka përgatitur disa detaje, të paktën në letër, jo formalisht dhe se ka pasur përparime në dialogun pesëvjeçar. Këto përparime janë bazë për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare. Të gjitha të tjerat që kanë ndodhur ndërkohë janë aksione të njëanshme, të cilat duhet të tërhiqen. Pra edhe taksa 100%.

-Nëse Serbia dhe Kosova vërtet merren vesh për ndryshimin e kufijve, pse Republika Serpska duhet të mbetet në Bosnje-Hercegovinë, në qoftë se pranohet parimi i ndryshimit të kufijve të jashtëm të shteteve të tanishme?

Këtu mund të citoj presidentin e Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, i cili thotë se nuk ekziston kurrfarë lidhje mes B-H dhe gjendjes në Kosovë. Pse? Sepse nëse ndryshojnë kufijtë e Kosovës përmes një procesi negociatash, atëherë ky është një rezultat i pranuar nga të dy palët. Ndërsa Dodiku në Sarajevë nuk ka ndonjë partner me të cilin do të mund të negocionte për një zgjidhje të këtillë.  Duhet aplikuar pra normat ndërkombëtare, sipas së cilave marrëveshjet për ndryshimin e kufijve të jashtëm mes shteteve sovrane mund të bëhen vetëm me – konsensus.

Së pari, në Bosnje nuk ka konsensus për këtë. Dhe së dyti, është shumë me rëndësi të thuhet se Bosnja ekziston në kufijtë e përcaktuar me Marrëveshjen e Dejtonit. Kjo marrëveshje ndërkombëtare ka mundësuar krijimin e Republikës Serpska dhe çdo përpjekje e palës serbe për ndryshimin e kufirit të Bosnjes do të thoshte automatikisht humbje e statusit ndërkombëtar të Republikës Serpska. Këtë duhet pasur parasysh, sepse për këtë çështje mendohet shumë pak.

-Si mendoni, si është e mundur që Republika Serpska të humbë statusin e saj?

Sepse me Marrëveshjen e Dejtonit janë përcaktuar kufijtë ndërkombëtarë të pranuar nga Beogradi dhe Zagrebi. Pra dy fuqitë vendimtare janë garanci e Marrëveshjes së Dejtonit dhe ato janë të obliguara të njohin nënshkrimet e tyre.

-Ju mendoni pra se ndryshimi i kufijve në Kosovë nuk do të rezultonte me ndryshimin e kufijve në vendet tjera të rajonit?

Pikërisht ashtu është. Nëse shikoni pak më mirë, këto janë dy gjëra të ndryshme dhe vërtet duhet shikuar si gjëra të ndara. Për fat të keq, madje edhe diplomatët dhe politikanët që merren me këto çështje, shpesh harrojnë se këto gjëra janë vendosur para 25 vitesh në Dejton. Ndërsa çështja e vetme e hapur ka mbetur – kufiri mes Kosovës dhe Serbisë. E për zgjidhjen e këtij problemi kërkohen dy palë. Kërkohen edhe garancat e Evropës për njohjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e kufijve mes dy palëve. Përveç kësaj, kufijtë duhet t’i garantojnë dhe mbështesin të gjithë – Beogradi, Zagrebi, Sarajeva, Uashingtoni, Moska dhe Brukseli.

-Por në samitin e Berlinit, përveç presidentit Vuçië dhe presidentit Thaçi, të gjithë të tjerët kanë qenë kundër mundësisë së ndryshmit të kufijve të jashtëm dhe ndarjeve. Ju megjithatë mendoni se kjo është e mundur?

Jo, jo… Unë nuk pyetem fare në këtë çështje. Kjo është e parëndësishme.

Mirë, por? 

E përsëris: Unë dua t’i jap përparësi zgjidhjes me të cilën dakordohen të dy palët. Kompromisi në Ballkan është një fjalë e panjohur. Këtu për herë të parë kemi dy presidentë të cilët kanë arritur dhe nënshkruar një kompromis, tek i cili kanë ardhur me shumë mund, por me rrugë paqësore. Shikuar nga aspekti historik, kufijtë kanë ndryshuar gjithmonë vetëm me mjete ushtarake.

Ndërsa në shembullin e Bosnje-Hercegovinës kemi marrëveshjen e imponuar të Dejtonit, me të cilin njëra palë nuk identifikohet, as pas 25 vitesh. Bashkësia ndërkombëtare, Evropa, duhet të nxjerrë mësime nga kjo. Ne duam një zgjidhje për Kosovën, duam një kompromis të cilin e pranojnë të dy palët.

 

b.b/dita

Share This Article
11 Comments
  • Ore Serbia ka bere GENOCID ndaj Shqiptareve ! Cfare marrveshje te bejne akoma Shqiptaret?! A kuptoni fjalen Genocid apo jooooooooo. Te shitet Serbia me gjithe njerez, pastaj parat tu jepen Shqiptareve si reparacjone edhe prape nuk lahen dot.

  • Simbas Thacit Serbia duhet te japi edhe rajonet te tjera
    pa shkembim ?!! Po ashtu Shqiperine e madhe dhe nga ana tjeter pret qe Serbia te bjeri dakort !!

  • Edhe ky Petritsch thote se fillimsht Prishtina ta heqi taksen dhe te filloje dialogu! Po pse valle Beogradi te mos ndale i pari agresionin dipllomatik te ndermarre prej vitesh e qe e ka strategji, per te ndalur njohjen nderkombetare te Kosoves? E shihni se sa te paragjykuar jemi?

  • Njè emèr kompromisi Wolf-gang – Petrit- sch. Ka nga tè gjitha ky person, mund tè besohet nèpèr ‘tregjet’ e europès pèr kompromise, ndoshta mund tè jetè i suksesshèm. Shqipètarèt nuk janè nè kondicione pèr kompromise zoti komprementator. Kèshillat e tua mund tè ndiqen nè njè fazè tè mè vonèshme, atèherè kur tè plotèsohen disa kushte tè cilat na japin ndoshta mundèsinè pèr njè kompromis. Pasi tè jetè vendosur Drejtèsin nè vend, kjo nènkupton qè serbia tè pranojè fajin e gjenocidit ndaj shqipètarève duke kèrkuar falje botèrisht. Tè njohè shtetin e Kosovès me kufijtè e tijè dhe atèherè NE mund tè futemi nè rrugèn e kompromisit, me njè qeveri e president ashtu siç e meritojmè. Kompromis nuk duhet qè, as tè na kèrkohet nè kètè gjèndje qè vetè europa e ka krijuar, ndèr shekuj. Tè gjitha pèrpjekjet pèr kompromise tè tilla nuk japin zgjidhje, por detyroni Thaqin tè kalojè nè tradhèti kombètare me mènd e juaja dhe kèmbèt e veta. Eshtè njè fjalè e urtè nè Itali : – Tè gjithè italianèt janè pederastè me sumèn e tjetrit !Kjo vlen dhe pèr ju mjeshtrat e kompromisit !

  • Mos u talleni me ne lexuesit,ndjkesit e lajmeve.

    Ata të dy (presidentët Thaçi dhe Vuçiç) nuk duhet të takohen vetëm një herë në muaj apo dhe më rrallë.

    Aban te mos takohn hiq fare.Ose na perktheni si duhet interviasten.

  • Bazuar nd pyetjet qe ia parashtron gazetari diplomatit austriaj Petrich shifet se intervista eshte e porositur por edhe pergjegjet Petrich i ka te gateshme dhe eshte e qarte nga intervista se ai eshte ftuar ne interviste per te pergaditur teren ne planin strategjik te pergaditjes sebopinionit kurse ne anen tjeter , ne heshtje dhe pa zhurme lobistet serb te Vuciqit dhe lobistet shqiptar te Thacit e Baton Haxhiut jane nji kohe te gjate nd nji kampanje te shfrenuar neper Europe , SHBA e Kanada duke lobuar dhe bere propaganden e tyre idioteske per ndarje te Kosoves . Por , per fat te keq te tyre dhe lobisteve te tyre , ata i kane bere hesapet pa hangjiun dhe hangjiu ose qytetaret e Kosoves dhe gjithe populli shqiptar tani me e kane kuptuar djellezite serbe dhe i thane JO ndarjes se Kosoves ,i thane JO korigjim kufijsh …!
    Ne sensin e njejtd eshte pergadit dhe dhe porositur kjo interviste me diplomatin austriak Wolfgang Petrich dhe ai se ka fare problem qe per nji qmim ose peshwesh te caktuar ti nenshtrihet intervistes se porositur ne DW paguar nga Serbija

  • Ku diplomai eshte i stanit te atyre qe u dorehoqen tani nga qeveria austriake, pasi u olaoen me presh ne dore duke komplotuar me oligarket e Putinit.

    Ndiqni me kujdes tezat baze te intervistes se ketij pushti.
    Duket se i ka marre kopy-paste nga kupolat ruso-serbe.
    Kosova te heqe taksen, te shkembeje teritore, te bisedoje pa pranine amerikane, vetem me Brukselin arbiter, dmth me arbiter lobet proserbe evropiane qe kurre, po ama kurre, nuk i kerkuan Serbise te kerkoje falje per krimet ne Kosove, te gjeje viktimat e zhdukura dhe te demshperbleje familjet e tyre, te ndaloje ofensiven kundra Kosoves, te njohe pavaresine e saj dhe te ndale aktet destabilizuese qe orgmanizon dhe financon ne Veriun e Kosoves.
    Ky diplomat koke e kembe proserb, “harron” qe Kosova eshte shtet i pavarur, qe vleshmerine juridike te ketij akti e ka sanksionuar Gjykata Nderkombetare, qe krimet serbe ne Kosove te dokumentuar boterisht vazhdojne te injorohen nga Serbia dhe aleatet e saj dhe se, tashme, u be nje kohe bukur e gjate qe pikerisht nga keto lobe proserbe te Brukselit, ku ben pjese edhe ky palo diplomat, Kosova eshte terhequr zvarre neper tavolina bisedimesh ne te cilat i mungon statusi baze i te barabartit, si nje vend i pavarur dhe per shkak te te cilave, pas cdo raundi bisedimesh, ajo humbet nje pjese te pavaresise se saj.
    Pikerisht, per shkak te diplomateve te tille te cilet e kane Serbine dhe Rusine shume xhan sepse paguhen nga fondet dhe oligarket e Putinit dhe Beogradit, per te mbjelle teza dhe insituata te tilla, kemi mbrritur atje ku Serbia eshte dekriminalizuar per krimet dhe genocidin qe kreu ne Kosove, gati-gati po i kerkohet falje per nderhyrjen nderkombetare aty dhe, ne fakt, po kriminalizohet Kosova qe nuk heq taksen, po kriminalizohet UCK-ja qe paskesh kryer krime lufte dhe po detyrohet Kosova t’i lutet Serbise qe ta njohe si shtet dhe te mos e coptoje ate me tej me Zajednica te komunave serbe dhe me deiversionin ne Mitrovice.
    Kjo tabllo e tanishme ne Kosove, eshte pikerisht rezultat dhe pergjegjesi Brukselit, eshte nje konfirmim i faktit se Evropa nuk ka hequr dore nga perkrahja e Serbise dhe diskriminimi dhe neperkembja e Kosoves dhe e te gjithe shqiptareve, sic edhe ka bere nder shekuj kur shqiptaret thereshin, deboheshin, tjetersoheshin, masakroheshin dhe Evropa neper konferenca, kongrese dhe tavolina nderkombetare, perkedhelte Serbine, ishte puc-puc me kriminelet dhe genocidistet e saj, e zgjeronte ate me teritore e qytete historikisht te banuara nga shqiptaret.

    Faktet jane ne tryeze, nen driten e diellit.

    Megjithese, edhe Kosova edhe Shqiperia, jane lepe-peqe me Evropen, plotesojne pa diskutim cdo kusht qe u eshte vene, jane shtetet me proevropiane te rajonit, jane faktor stabiliteti rajonal megjithese me popullata shqiptare te shperndare ne te gjitha vendet e rajonit, e megjithate:

    Kosova eshte i vetmi shtet qytetaret e te cilit nuk levizin dot pa viza neper Evrope, jane getonizuar dhe margjinalizuar, jane neperkembur dhe u jane mohuar edhe te drejta elementare baze te normave nderkombetare.

    Shqiperise po i mohohet vazhdimisht hapja e negociatave me BE-ne edhe pse ajo eshte duke permbushur cdo kusht te vene nga Brukseli, deri edhe duke ndryshuar kushtetuten e saj, deri e dhe me reforma te paprecedenta ne bote ne sistemin e drejtesise.

    Le te mos kemi iluzione per arsyet e ketij nonsensi:

    Evropa kristiane e konsideron ende Shqiperine dhe Kosoven si pjese te Perandorise Osmane dhe shqiptaret si pjese te popujve te lindjes qe nuk e kane vendin ne Evrope.

    Evropa kristiane, po behet gjithmone e me shume islamofobe dhe prandaj i ka hale ne sy shqiptaret me shumice me origjine myslimane.

    Evropa kristiane do te rrije ne krah te serbo-sllaveve ortodokse, aleate historike te saj ne Ballkan, edhe kur keta serbo-sllave-ortodokse te jene kriminele e genocidiste, kasape dhe perdhunues, agresore e fashiste.

    Le te mos kemi iluzione:

    Bombardimet e Nato-s qe cliruan Kosoven nga terroristet serbe te Miloshevicit kane vulen amerikane.
    USA, me ndihmen e Britanise, i terhoqi zvarre evropianet e Nato-s ne kete aksion humanitar unik ne histori.
    Dhe ata nuk ja falin Amerikes kete, akoma u dhemb shpirti dhe u kullon gjak zemra per serbet e Arkanit dhe Milloshevicit, u kerkojne falje dhe cfaqin pendese per kete dhe u kane premtuar Serbise dhe po e zbatojne sot e kesaj dite se jo vetem do ti dekriminalizojne per Kosoven, por do bejne cmos ta sabotojne pavaresine e saj dhe te legjitimojne trashegimine religjioze, unitetin e komunave me shumice serbe si entitete kushtetuese te pavarura me te drejte vetoje, sovranitetin serb mbi Mitrovicen e Veriut dhe mbi kishat dhe manastiret serbe dhe po komplotojne qe ta copetojne Kosoven, nen justifikimin dhe termin “shkembim teritoresh”. me synimin final te krijimit te Serbise se Madhe.
    Ky eshte plani Rus dhe i lobeve proserbe te Evropes ne nje Dejton te ri me Boltonin si kumbare i Ballkanit te ri:

    Serbia + Republika Serbskaja e Bosnjes + Zajednica e Kosoves = Serbia e Madhe.

    Dhe, nese permbyset situata ne Malin e Zi, me grusht shteti apo me copetim te tipit te Ukraines Lindore, per tju bashkengjtur kesaj Serbie te Madhe, sic komplotojne perdite diplomacia dhe sherbimet ruso-serbe, atehere ja ku e kemi edhe njehere “Jugosllvine” e traktateve filoruse te Evropes, mu ne zemer te Ballkanit qe Brukseli dhe filosllavet e Evropes, te bejne gjumin rehat dhe te bejne pazare te dobishme me Putinin.

    Ja pse, ky palo diplomat austriak, kerkon qe Amerika te jete sa me larg Ballkanit, te jete jashte perplasjes se Kosoves me Serbine, jashte vendim marrjeve te ketij dialogu, edhe pse per koperture, thote kinse edhe pa Rusine brenda.

    Per diplomacine tradicionale austriake, ne menyre famoze permendet thenja: Ballkani fillon ku mbarojne bedenat e Vienes.

    Per kete palo diplomatin tone, kufinjte e Ballkanit sot, ndofta fillojne pas mureve te Vienes, por me siguri mbarojne ne Beograd.

    Eshte e cuditeshme megjithate qe, nga Austria tradicionalisht proshqiptare dhe vendimtare ne aksionin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise, te shohesh sot nje takem figurash si ky dplomat, krahas Doris Pack, Dick Martit apo historiani Shmid, te kene qasje jo miqesore ndaj shqiptareve.

  • Korigjimi i kufijve eshte e vetmaj zgjidhje qe siguron paqen jetegjate midis serbeve dhe shqiptareve ne Ballkan. Adem Demaci dhe Ramush Haradinaj jane Heronj te UCK; por lavdia e tyre ne lufte nuk mund te matet me talentin e patriotit Hashim Thaci ne politike.

  • Ky eshte nje qen i qelbur i shitur tek serbi Te mbaj bythen e te thej qafen se nuk ja le kush fatin e Kosoves ne dore ketijLEGENI……….

  • Kosova i ka kufite e veta, kjo puneeshte reguluarnga lufta per faj te Serbise, pra nuk ka cka te diskutohet e sidomos sigurisht jo zvogelimi i territorit apo pushtetit tone mbi kosoven, kudo qoft

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *