Diplomati gjerman Ischinger mbështet idenë e Kurtit për reciprocitet ndaj Serbisë

Leda Hysa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi dje se Serbia po vazhdon me fushatën për heqjen e njohjeve edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mire duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkroi se “Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”.

Në këtë postim të Kurtit, një koment e bëri edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, duke i dhënë mbështetje propozimit të Kurtit për reciprocitet.

“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Sepse kriminelat e ballkanit jane shume ROPQIRE e te mbeshtetur fuqimisht nga tradhetari i pabese Rama per shkaterimin e Kosoves se vuajtur per liri … Koha eshte gjykatesi me i mire e gjithe mareveshjet tradhetare te Rames shume shpejt do i lexoni te gjithe e do e kuptoni se kush eshte armiku i shqipetareve ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *