A ka pasur ndonjëherë kolonë “turq” në Shqipëri? Kjo pyetje e përgjigjur prej kohësh nga dijetarët bëhet papritur aktuale, pas disa shkrimeve të kohëve të fundit, në të cilat insinuohet se të paktën një pjesë e shqiptarëve të fesë islame janë në të vërtetë turq të shqiptarizuar, të sjellë në trojet shqiptare nga administrata turke gjatë kohës së pushtimit.
Një tezë e tillë dëshmon – në rastin më të mirë – se autorët nuk e njohin historinë e vendit të tyre. Sipas Çabejt, që për këto punë ishte dhe mbetet autoritet, sundimi osman në Shqipëri afrohet me sundimin romak dhe bizantin, meqë tri shtetet bartës të këtyre sundimeve “nuk kanë qenë shtete nacionale, por me shumë popuj që i bashkonte njësia e shtetit, e kulturës, e besimit”. Analistët që kanë nisur të na thonë këtë nëpër televizione bëjnë mirë ta konsultojnë të madhin Çabej.
SMS në DITA Në 0689073730
