Disa detaje të protestës, nga djali i Meidanit, te ministri në taracë dhe korridoret e administratës

anazapta

Kryeministria ruhet me police femra

Policia e kryeqytetit mori një sërë masash organizative për mbarëvajtjen normale të protestës së Partisë Demokratike. Për të garantuar sigurim të rendit dhe qetësisë, përgjatë zhvillimit të kësaj proteste, Policia e Tiranës kaloi në shërbim të përforcuar me efektivë të komisariateve të Drejtorisë Tiranë, si dhe Forcës Speciale Operacionale. Mbajtja nën vëzhgim e situatës në pikat kyçe, si tarraca mbi Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit si dhe dy kullave binjake u realizua nga specialistët e Repartit RENEA. Të distancuar mbrapa Kryeministrisë në rrugën “Papa Gjon Pali” qëndronin të dislokuara forcat e ndërhyrjes së shpejtë si dhe makinat gazlotsjellëse, zjarrfikëse dhe ambulanca. Protesta është ndjekur në distancë dhe nga Avokati i Popullit dhe komisionerët e këtij institucioni. Për disa orë u bllokuan të gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

 

Në protestë edhe djali i Rexhep Meidanit

djali i meidanitNë radhët e qytetarëve të cilët demonstruan pakënaqësitë për qeverinë, ishte dhe djali i  ish-presidentit Rexhep Meidani. Një foto, evidenton praninë e Denion Meidanit në radhët e protestës, ndërsa i kontaktuar nga Ora News, ai thekson se kjo pjesëmarrje është shprehje e solidaritetit  në përkujtimin e rrëzimit të komunizmit, por në të njëjtën kohë dhe protestë për veprimet tendencioze, arrogante e anti ligjore  të segmenteve të caktuara të kësaj qeverisje, të cilat, sipas tij, po pengojnë integrimin e vendit. Denion Meidani, ka mbajtur post drejtues në Adminsitratën Shtetërore, gjatë qeverisjes Berisha, teksa muajt e fundit u bë mjaft mediatik falë përplasjeve me Drejtoreshën e Doganave, çka solli dhe shkarkimin e tij nga puna. Në protestë ranë në sy edhe prania e Preç Zogajt i cili ka qenë edhe në protetat e PS-së gjatë kohës që kjo ishte në opozitë.

 

Tahiri, në taracë

tahiri1-444x240Ministri i Brendshem Saimir Tahiri eshte kapur nga kamerat ne taracen e kryeministrise duke vezhguar protesten dhe duke folur vazhdimisht ne telefonin e tij celular.

Bashkia paguhet nga qytetarët për…protesta

Bashkia e Tiranës dje ka mbyllur dyert për shërbime ndaj qytetarët pasi të gjithë punonjësit kanë qenë të detyruar të dalin në protestën e PD-së. Ndryshe nga tre muaj më pare, ku një pjesë e punonjësve u lanë në punë për të mos rënë në sy, këtë herë në çdo zyrë nuk gjeje këmbë njeriu. “Një punonjëse e bashkisë e cila u pyet nga gazetarët në protestë pse kishte lënë punën tha: na është dhënë urdhër të gjithëvë të dalim në protestë por dhe mos të ishim të detyruara do të dilnim se normal, jemi anëtare të PD-së”.

Ne nuk kemi dalë…

Ndërkohë një detaj inetersant ka ndodhur në administratën qendrore. Shumica e punjonjëse që vijnë nga qeveria e mëparshme ishin në siklet se mos mendonte dikush që kanë dalë në protestë dhe lëviznin nëpër korridore që të binin në sy gjatë kohës që zhvillohej protesta.

 

Share This Article
16 Comments
  • UNE E THASHE ME PARE (nje rifreskim i parashikimeve te motit ne Tiranen e 20 shkurtit)

    KUJDES ME AKSENTIN PREÇ (Prëëç) ZOGAJ

    Shume vite me pare, kur furgonet e MuçNanos nga Çorovoda, nuk ishin shpikur dhe transporti mes qyteteve behej me autobuzet e markes SATA, te ardhura ne Shqiperi si demshperblim lufte nga qeveria italiane, ne linjen Tirane-Shkoder nje ndalese pushimi e kthyer ne domosdoshmeri ishte bere burimi i Ujit te Ftohte ne hyrje te Lezhes.
    Ishte pika ku eshpi fyt-thares i udhetareve te zvenitur, pak nga ajri i perzier me eren e pasojave te turbullimit nga makina e pak edhe nga ajo deshira e kyçur brenda seicilit per te provuar diçka qe ishte falas, qe natyra e shkembinjve gelqerore ne milenare i dhuronte kalimtareve te etur.
    Çdo gje shkonte normalisht, autobuzet ndaleshin, njerezit zbrisnin duke çmpire kembet e bllokuara nga udhetimi i gjate, freskonin duart, qafen, fytin me ujin qe natyra i kish falur ketyre trojeve ku u ngujuan Lisus-janet e pare.
    Por nje dite çdo gje ndryshoi papritmas. Burimi ish ngjyer me nje blu ne te zeze. Njerezit te irrituar çfrynin ne ajer hidherimin e tyre ndaj kesaj ngjasije te pa shembullt. Silleshin, leviznin rreth autobuzeve, here here duke ngritur koken lart mbi shkembinjte hijerende per te kerkuar nje pergjigje memecerie qe nuk mund te vinte.
    -Uje, uje i fresket – u degjua nje ze femije – dy leke gota!
    Njerezit u versulen drejt tij te inatosur, epshi fyt-thares duhej shuar edhe me para. Prane femijes ndodhej nje grua e beshme, e veshur me kostumin e tradites bjeshkore, me vethet e nxire qe dukej sikur therisnin te deshperuar: pritme toke sa te shkeputem nga bulat e vesheve qe dilnin mes dy çufave leshore te sterruara ne te zi.
    U afrova edhe une. Femija mbante ne doren e theshket nje sapllak me uje qe te ndillte neveri.
    -Dy lek – zonjushe – asht uje bjeshknor – me drejtohet – asht mir me e provue!
    Syte me njehere me shkuan tek thonjte e paprere te ngjyer ne blu. Nuk kisha asnje deshire te provoja ate uje, te ndotur nga shpirt-keqesia e ketyre qenjeve lisus-janore, qe benin tregeti me ate qe natyra na e jepte falas.
    E pyes me shpejtesi, pa i lene kohe te mendohej: – Si quhesh?
    – Prëëç, Prëëç Zogaj – me pergjigjet duke veshtruar nga gruaja e beshme.
    -Ajo eshte lokja e jote? – i them – po syhedhja e gruas e nguros si gure varri.
    Mes tollovitjes dhe rremujes per te pire uje te blere degjoj dikend te hedhe ne ere nje frase:
    -NJI GRUE PER T’GJITH!
    Sot tek po shkruaj keto dy rrjeshta kujtimesh, me vjen ne mendje ajo kohe e larget dhe femija i ndotur nga mekatet e fisit te tij, me vjen ne mend romani i tij “UNA DONNA PER TUTTI” i botuar edhe ne gjuhen italiane.
    Keshilltari politik i presidentit – e quante Artur Zheji ndersa e intervistonte nga valet e Radio Radikale, ne Rome, pak ore para bombardimeve te Natos mbi Serbine e Millosheviçit.
    Ai President quhej Meidani, babai i Denionit, te pushuarit nga puna, qe sot i bashkohet helmit gjak-kerkues te hordhive serbo-malazeze, te kavalkuara nga çuni i Shiqeres nga Viçidoli, te ndjekur nga nje ish president i republikes me tere familjen, dhe ai femija zgurdhalaq i Ujit te Ftohte ne hyrje te Lezhes, qe sot eshte rritur dhe mban emrin çorodites e peshtillendjeres Prëëçi i Zogajve.

    • Besiana,respekte! Nga komentet e tua e shoh qe je nje grua e lexuar,intelektuale dhe realiste dhe,i lexoj me deshire. Dhe me e bukura eshte se nga cdo koment i juaj mesoj dicka te re qe kurre me pare nuk e kam ditur. Psh si kjo e Preecit te Zogajve. Ishte e paarritshme. UNA DONNA PER TUTTI- e goditur kjo .Faleminderit…..

  • TE MEDITOJME SI PROGRESISTE

    Zhurmat e vuvuzelave te serbo-malazezeve te berishe-bashes e kompani, tashme jane shuar me nje falimentim tejet te prekshem, siç e vertetojne edhe fotot, filmimet dhe perllogaritjet e Habilajt per numurin e pjesemarresve ne kete demonstrim te “forces” te opozites se djathte shqiptare te uzurpuar nga kriminele.

    Ngjyrat e perzgjedhura si simbol: e zeza – shpirti i zi i organizatoreve; e verdha – litericizmi i semundjes se tyre te pa sherueshme; e bardha – boshlleku idealist i tyre, si dhe pankartat, slloganet, zeri gati ne shuarje i serbo-hollandezit kryebashkiak te Tiranes, provokimi gangsterik i ndonje protestuesi ndaj policise mos-reaguese, treguan fund-ardhjen e kesaj klase dirigjentesh sharlatane e cmirezeze qe shkaterroi vendin ne keto 23 vjet demokracie te fituar me gjak e sakrifica.

    Lind natyrshem pyetja: a mund ta quajme kete nje fitore te majtisteve ediramiste te rilindjes shqiptare, qe do na lehtesoje rrugen pengese-madhe per te hyre ne BE?

    Jo !

    Dhe kjo eshte ana me e frikeshme e kesaj proteste te se djathtes shqiptare. Shifrat dhe pjesemarrja jane me se te verteta, por askush nuk mund te pretendoje, qofte edhe per konsum mediatik, per mbush-mendje infatilore ndaj vezhguesve te huaj, qe opozita sot eshte reduktuar ne ata 10-12 mije protestues.
    E djathta eshte forca e dyte politike ne Shqiperi dhe numuri kaq i vogel i pjesemarresve nuk eshte vetem dis’afecioni i bazes se djathte me grupin dirigjent, por, ndodhi ajo qe nuk duhet te ndodhe ne nje demokraci, u bllokuan shume pjesemarres te tjere te mundeshem, me metoda qe s’kane te bejne aspak me parimet me elementare te shprehjes se mendimit te lire, te pjesmarrjes se lire ne manifestime publike paqesore.

    Policia e drejtuar nga Didi luajti nje rol qe s’eshte pare ndonjehere ne vendin tone, korrekte, e qete, professionale.

    Ndryshe ishte teatraliteti i gangsterit Tahiri, me show-n e tij nga terraca e Kryeministrise. Nuk mund dhe nuk duhet te bllokohet me force pjesemarrja ne manifestime e popullit votues, te ciles do ngjyre qe ai perfaqeson, gjithnje ne terma paqesore.
    Te shuash me force mendici e under, te mefshtesosh ate per qellime te pista, ti heqesh votuesit protestues te drejten me elementare te shprehjes se lire, krijon nje precedent sa te rrezikshem aq edhe te frikshem, hap rrugen drejt nje diktature te nje grupi njerezish te papergjegjeshem.

    Historia e ka treguar kete.

    • @Besiana Gushi!!
      Ne fakt te ka hyre ca vetja ne qejf,se te duket sikur je bere qendra e vemendjes se komentuesve!!!
      As me pak e as me shume je vetem nje SOFIST(e),qe kalon nga nje krah tek tjetri,pa i rene borijes!!!
      Rrugaceve u lejohet pas anonimitetit on-line,qe ta cilesojne “RRUGAC” ministrin Tahiri sic e shave edhe ti,por nuk ke TRU t’a vertetosh me fakte kete cilesim ndaj tij!!!
      Pastaj,ku e ke gjetur ti,qe ministri i brendeshem nuk duhet te hype ne tarace????
      Ketu ke imituar Berishen karikature duke perdorur llogjiken e tij shpellore!!!

    • TRUSHPJEDHRURIT REZ-BALTE

      Me sa duket edhe ti je nga te demtuarit ne mushkeri nga pluhurat e çimentos, tek Muhamet Gjollesha, haleja e Tiranes ne vitet enveriste.
      Une nuk shes as p.ordhe si miku yt mbi kryeministri, e as nuk me kane shpjerdhur nga universitetet italiane per idiot, as nuk kam patur te bej me gjykaten e Firences, as nuk kam shitur iliaçe kontrabande, as nuk kam pastruar para te qelbura.
      Truresia e manget qe ke, te ka bllokuar sistemin e shikimit, e nuk arrin te dallosh “meditimin progresist” nga ai i yti i mbushur me sharlatanizem e gangsterllek.
      Kam shprehur mendimin tim si çdo komentues tjeter, nuk te pelqen “anashkalo”!

      Berisha eshte frymezuesi i yt shpirteror dhe i mikut tend per metodat e komportamentet qe mban e perdor, jo i imi.

      Edhe te djathtet – pa serbo-malazezet e serbo-hollandezet – jane shqiptare, qe e mendojne ndryshe nga une, por me sa shoh e mendojne teksualisht si ti: – kercunj, shkopa fshesash, gure qenefesh, pordhe thithje, merde ngrenje, bastone prej gome, mbase edhe bomba tritol shurdhuese.

  • A mendojne keta njerez si Preec Zogaj, Artan Hoxha,Fatosi dhe shume krimba trima,qe jane bere te urryer dhe as nuk shikohen dhe as degjohen dhe lexohen..!!!?? A mendon Mersila ,Paloka,Grida,Luli qe me fjalet e tyre ,mundohen te mbrojne krimet e tyre, duke bere sikur ,mbrojne militantet ,te kriminalizuar nga drogaxhiu Berisha.Nuk mbulohet muti, me shurre , thote populli! Kujt i interesen ky destabilizim i Shqiperise qe kerkon Berisha dhe PD..!?Vetem shqiptareve JO. Nuk ka PD pa Berishen apo dhe pa Berishen sepse kjo PD eshte parti e kriminelave! Kush,ofendohet nga kjo fjale, le te largohet ,nga kjo parti komuniste!

  • Ministri Tahiri ne tarrace tregon se pallma e frikes ne qiell per qeverine, edhe pse u tha se nuk ka synim rrezimin e qeverise. Police femra per fasade por shume kamiona te FNSH kudo. Friken qeveria ja futi vetes me pare duke shpikur deri dhe skenare horror qe filloi ti besoje dhe vete Tahiri i shkrete. Djali i Mejdanit ne pune nga Berisha dhe pa pune nga Rama tregon shume. Mejdani nuk ka qene me PD me duket.

  • Denioni, per ta qe e njohin mire, nuk eshte vecse nje kastravec qe mendon vec te komandoje. Gjynah per te jatin qe ka.

  • Shume ulje per protestuesit qe kordoni ishte me police femra,pra i bie qe keta te PD dhe femrat i bejne zap,shume fyese!

  • Pse te mos protestojn djali I Mejdanit se I jati ne vitin 1991 ishte kryetar I mbrojtjes se figures se Enverit per cerrikun.Per ket PPSH se kshtu e kishte emrin deri ne qershorin e ati viti ku ne kongresin e 10.Per ta shpeblyer PSSH e beri president per kontributin e tij ne ngjarjet e .Cerrikut

  • protesta e gjyshit gollober : ” shume zhurme per asgje”,,,agjensite serbe jepnin lajme se do merrnin pjese anarshistet e grupe “black out” ishin lajme te rreme qe media i dha shume rendesi,,,rendesi ka qe njerizit e kane kuptuar qe duhen te distancohen nga gjyshi gollober,,,,,dhe nga kryetarja nevrike e bashikise se tiranes,,,,pasi nuk kane te bejne asgje me demokracine,,,,,,duhet te bejme proteste kunder qeverise per te gjith premtimet qe nuk ka mbajtur por jo te perdoret protesta nga gjyshi gollober per qellimet e tija personale,,,,,,,,!!!!!!

  • Shtrojuni punes o popull dhe mos u merrni me thashetheme e bla.bla.bla se do ngeleni brekgrisur gjith jeten.. qente le te lehin karvani te ece

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *