Disa e kanë mizën nën kësulë

redaktor

Letër e nënshkruar

Fatbardha Demi

 

Famëkeqi pakt detar, tekstet e historisë, pronat e minoritarëve si dhe të drejtat e emigrantëve, janë disa nga temat e nxehta me Greqinë që duhen trajtuar me vendosmëri nga Tirana zyrtare dhe opinioni mediatik në vend.

Kur pretendojnë kufij të rinj detarë sipas paktit “Berisha-Karamanlis” në Greqi bëjnë sikur harrojnë se vendimet midis shteteve nuk “vulosen” nga marrëveshjet, por nga votimi në parlament. Parlamenti është zëri i sovranit, në një shtet që e quan veten Republikë.

Sa për tekstet e historisë, ato nuk drejtohen nga synimet politike të shteteve fqinje, por nga faktet që ndodhen në arkivat, kujtesën popullore dhe studimet e historianëve, pra nuk janë në kompetencat e Ministrisë së Jashtme apo Qeverisë.

Për sa i përket pronave dhe të drejtave të minoritarëve është mirë të kujtohen se në Greqi nuk njihen si minoritarë në asnjë dokument apo politikë shtetërore qoftë edhe kulturore, banorët autoktonë dhe të ardhurit historike të etnisë shqiptare.

Dhe kur flasim për të drejtat e emigrantëve na kujtohen pengesat e shumta që u bëhen në kufi edhe kur bëhet fjalë për pushimet apo festat kombëtare etj..

Nuk po zëmë në gojë faktet historike që siç thotë populli “disa e kanë mizën nën kësulë”. Shpresoj që miqësia e popujve të mos ngrihet mbi synimet gjeo-politike të fqinjëve, për të cilët kemi veç kujtime të hidhura.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *