Në shtator 1981 ish-Kryeministri tha se donte të rronte sa të çlirohej dhe Kosova. Plani sekret “Shpërthiomi” për çlirimin e Kosovës dhe kush urdhëroi djegien e atij plani. Karriera e gjatë luftarake dhe si burrë shteti. Si ndodhi që brenda natës u shndërrua nga hero në armik. Çfarë ishte kurdisur prapa krahëve të tij…
Selam Hodaj
Në mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, Kryeministri Mehmet Shehu u gjend i vdekur në dhomën e tij të gjumit. Qysh atë ditë u tha se ai vrau veten… Por ka 39 vjet që vetëvrasja është vënë gjithnjë në dyshim, pasi ky akt u krye gjatë natës, ndërkohë që një ditë më parë ishte zhvilluar një mbledhje e stërgjatur e Byrosë Politike, ku thuajse gjithë Byroja, përfshi dhe Enver Hoxhën hodhën baltë dhe akuza mbi punën e kryeministrit…
Por gjithçka që shkruaj është e jetuar dhe jo e treguar! Ai ishte një nga luftëtarët e parë antifashistë dhe udhëhoqi formacione të mëdha partizane, më pas u shqua si udhëheqës, ministër e Kryeministër, ai udhëhoqi luftën për eliminimin e bandave diversante, udhëhoqi modernizimin e bujqësisë dhe industrializimin e vendit – ai ishte njeriu i dytë në vend pas Enver Hoxhës deri në 1981. Pas vetëvrasjes më 18 dhjetor 1981, u akuzua si poliagjent, se gjoja do eleminonte Enver Hoxhën, dhe “devijoi nga rruga” e Partisë, lidhi krushqi me armikun e klasës! Nga një Hero brenda natës u shndërrua në armiku numër një i shtetit! E plot hamendësime! Ka edhe disa interpretime se eleminimi i tij i hapi rrugën shkatërrimit të Shqipërisë !
***
Nga kontaktet me të kujtoj e veçoj atë në ditët e para të muajit shtator 1981 kur Kryeministri i Shqiperise Mehmet Shehu bëri një vizitë në shtëpine e ish veteranit të LANÇ-it Sabri Ismail Hodaj të ndarë nga jeta kohe më parë. Në këtë vizitë Kyeministrin e shoqeronte Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit popullor të Elbasanit Ferdinand Shkalla. Për këtë vizitë familjarët ishin njoftuar dhe kishin marrë të gjitha masat për ta pritur dhe përcjellë me mall dhe dashuri. Ardhja e Mehmet Shehut për ngushellim ishte një vlerësim i madh dhe kënaqësi për të gjithë pjestarët e familjes. Bashkëshortja e të ndjerit, Nadireja me të hyrë në dhomë Mehmeti i hodhi në krah qafë dorën duke e falënderuar dhe e uruar të rroni sa malet i dashuri Mehmet. Ai menjëherë iu përgjigj : “Të rroj deri sa të çlirohet edhe Kosova!” Këto pershendetje u bënë pa u ulur akoma nëpër vendet e përgatitura. Me t’u ulur pasi u takua me djemtë, vajzat, nuset e shtëpisë; filloi të sqaroi Ferdinandin:
“Sot kemi ardhur për të nderuar një patriot me merita dhe kontribute të veçanta gjatë LANÇ, i cili ka pasur një detyrë të vështirë dhe me rëndësi në atë kohë. Ai ka qënë Kryetari i Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar të fshatit Çorrush. Familja e Hodajve ka pasur tradita të hershme atdhetare. Ajo gjatë LANÇ ka qënë bazë e fuqishme e saj. Dy niprit e Sabriut, Abazi partizan i Brigadës Parë Sulmuese, dëshmori i Atdheut, Jashari partizan i Brigadës 8 Sulmuese Invalid i LANÇ me një këmbë, Muhameti, djali partizan në Brigadën 11 sulmuese, prandaj ju dogjën edhe shtëpitë, e ikën muhaxhirë në fshatrat e Tepelenës . Gjyshi i Sabriut, Muhamet Hodo ka qënë një nga kapedanët që ka luftuar krahë për krahë me Rrapo Hekalin, kundër turqëve me 1847. Bashkëshortja e Sabriut, Nadireja është bijë dëshmori, fëmijët e tij niprit e mbesat e kanë mbajtur lart emrin dhe nderin e kesaj familje. Hodajt kanë qënë dhe janë një familje e nderuar në fshat. Familja ku u lind dhe u rrit Sabri Ismail Hodaj ka qënë me cilësi të shquara atdhetare, të cilat i ka shfaqur brez pas brezi në të gjitha ngjarjet e medha historike të krahinës së Mallakastrës. Pa ardhur ketu i thash Ferdinandit se do shkojmë për ngushellim në një familje Mallakastriote dhe do të shikosh se kudo që të shkosh, është vështirë të kuptosh se ku jemi këtu për gëzim apo për ngushellim. Mallakastrioti e ka për traditë mikëpritjen, bujarinë dhe mikut nuk ka dëshirë t’i përcjellë halle e probleme. Ato i mban për vehte. Mikun kërkon ta kënaqë me të gjitha mundësitë që ka. Ja siç e shikon në këtë ambjent ju si e vlerësoni “?.
Pasi u shkëmbyen fjalët e rastit dhe mirënjohja në emër të gjithë familjes Hodaj, djali i madh i Sabriut, Muhameti e falenderoi Kryeminstrin për prezencën e tij dhe në mënyrë të veçantë shprehu kënaqësi që shoqërohej nga shoku Ferdinant. Në tavolinë u shtruan pjata me meze, njëra kishte bishtin dhe ju ofrua Kryeministrit. Ai me një herë me dorën e tij e mori dhe e vuri para Ferdinandit.

“Kjo shënjë në Mallakastër tregon respekt për mikun më të largët. Unë jam djalë shtëpie këtu. Miku më i largët jeni ju. Duke ardhur këtu të pyeta ka shkuar ndonjë nga kuadrot e partisë dhe të pushtetit vendor në nderim të këtij patrioti dhe veterani të Luftës. Ju më thatë me siqeritet se nuk ka shkuar. Nuk më erdhi mirë për këtë qëndrim të mbajtur nga ju”.
Duke folur për asortimente në tavolin. Mehmeti filloi të diskutonte për arrat, vlerën ushqyese dhe se ku rriten më shumë në cilën krahinë etj. Më bëri përshtypje duke ju drejtuar Muhametit, ku i keni marrë këto arra se qënkan tamam si ato të luginës se Povlës te shtëpia e Hekuran Medinit atje ku ra deshmor i atdheut komandanti batalionit partizan të Brigadës së Parë, Heroi i popullit Gjok Doçi. Foli dhe për frutat e Kajsisë duke i vlerësuar shumë për cilësitë ushqyese të tyre duke thënë se ka fise në zonën e Himalajave që e përdorin shumë dhe popullsia ka një jetë gjatësi mesatere mbi 85 vjeç.
Në përfundim të vizitës nga dëshira dhe kurioziteti erdhën në dhomë për tu takuar me Kryeministrin, nipërit dhe mbesat e Sabriut me të cilët, Mehmeti krahas prezatimit me secilin, duke i pyetur për emrat me se merreni, jeni në shkollë si shkoni me mësime etj. Kur i erdhi radha Ardianit, ai tha në shkollë jam mire me mesime, por me Partizanin nuk jemi të kënaqur me rrezultatet. Mehmeti menjëherë i thotë: Nuk ke punë me mua për partizanin. Me ate merret Maliq Sadushi me komisarin, ata i dinë ato halle probleme që ka klubi sportiv Partizani. Ata duhet të marrin të gjitha masat dhe ta ndihmojnë klubin për të patur rrezultate të larta, se është fakt është një nga skuadrat që ka më shumë tifozë në gjithë vëndin.
***
“Të rroj sa të çlirojmë edhe Kosovën”. Kjo thënie në një ambjent familjar dhe me një ton që tregonte një dëshirë të madhe dhe një siklet e vështirësi për ta bërë realitet. Kjo situatë me vuri dhe mua në mendime si ushtarak kariere dhe në një fuksion të rëndësishëm ai i përgatitjes politiko ushtarake të strukturave që drejtoja e komandoja në Grupimin VI Operativ Tiranë. Pas largimit të Kryeministrit thashë se ai patjeter e njeh shumë mirë situatën dhe gjëndjen reale në Kosovë dhe siç e kemi marrë vesh të gjithë demonstratat e marsit 1981 të studenteve në Prishtinë dhe demostratat në tërë Kosovën e nxisin Mehmet Shehuntë deklarojë që duhet të përgatitemi të çlirojmë Kosovën.
Tani që po hedh në letër disa kujtime dhe mbresa në takimet me shokun Mehmet Shehu janë sqaruar shumë probleme dhe është më e lehtë për të thënë diçka se janë bërë gjithë ato punë konkrete dhe janë dokumentuar dhe sqaruar gjërat.
Enver Hoxha kishte urdheruar të përgatitej një plan luftarak,që u emërtua “Shpërthimi” për çlirimin e Kosovës dhe për këtë ngarkoi Mehmet Shehun. Me përgatitjen e planit luftarak në mars-prill 1981 u morën Maliq Sadushi, Zëvendës ministër i Mbrojtjes dhe Veli Llakaj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ky material “Tepër Sekret” ruhej në një kasafortë të sigurt hekuri, çelësat e të cilës i mbante vetëm Mehmet Shehu. Plani për ndërhyrje ushtarake në Kosovë ishte i përgatitur me përgjegjesi e me detaje tepër të hollësishme; për çdo, repartet dhe njësitë që do të merrnin pjesë, detyrat që do të kryenin që nga momenti i kushtrimit, i kompletimit, i zgjidhjes së detyrës luftarake e deri te realizimi i detyrës që ishte çlirimi i trojeve shqiptare kosovare.
Një detyrë me përgjegjësi dhe delikate ishte ajo që duhej bërë në përgatitjen e kuadrove të ushtrisë, veçanërisht të atyre që kryenin detyra të caktuara në këtë operacion të vështirë, por tepër atdhetar. Për të ruajtur sekretin e operacionit, njohja e terrenit apo bërja e rikonicionit, nuk u bë vetëm me ato njësi që do të vepronin, por me shumë kuadro e trupa të tjera, që nuk do ishin pjesë përbërëse të tij, duke vënë në jetë një porosi të Enver Hoxhës, që kuadrot duhet të njohin në prefeksion, si në pasqyrë, gjithë teritorin e Republikës. Kjo veprimtari u krye jo vetëm me kuadrot por edhe me fektivat e njësive përkatëse, ku një pjesë e tyre qëndroi në këto rajone për më shumë se një muaj. Forca të tilla nga Grupimi VI Operativ ishin Brigada e Parë e Artilerisë Tokësore, e cila u pozicionua pranë urës së Vezirit në Kukës, Kompani tankiste nga Brigada e tankeve të Laçit, në Tropojë, Batalioni i Ura-hedhës, reparte xhenjere në zonën e Fiezes mbi lumin Drin kryenin punime për kalim të forcave e mjeteve, të cilat i kam asistuar vete në terren etj. Kuptohet të gjitha këto veprime u bënë me masa të rrepta e një sekret të madh, që plani të mos dekospirohej dhe në shtabet pjesëmarrese në këto stërvitje të mos e kuptonim qëllimin e përgatitjes intensiv të radhës.
Duhet theksuar se në tërësi sekreti u ruajt dhe ne aktorët e kësaj drame shkonim me mendimin me të përgjitheshem se jemi duke punuar në rritjen dhe forcimin e gadishmërise luftarake të strukturave të gjithanëshme nën dritën e direktivës së Partisë “Mbrojtja e Atdheut dëtyrë mbi detyrat”. Në atë periudhë 1981 ushtria shqiptare kishte në strukturën e saj 7 Korpuse Këmbësorie, (me 74 Br Këmbësorie,19 Br Tanke,13 Br Artilerie,23 Regjimente te AK/A ,3 Br Xhenio,1 Br Nderlidhje ,1 Regjiment Zbulimi , 6 Regjimente k/tank,4 Regjimente te Artilerise bregdetare) 2 Grupime,1 Komande te MKA, 1 Komande te Aviacionit Luftarak me 5 Regjimente te aviacionit luftarak, 1 Komandë të Flotes Detare me 5 baza detare,1 Regjiment Raketash K/A, 1 Regjiment MKK, 1 Komandë të Ishullit Sazan,6 Brigata Vullnetare, 8 Br te Rinise shkollore,5 Br te Rinise Universitaresi si dhe 5 Baza furnizimi me nje efektiv prej 585.000 vetë.Kjo ushtri ishte në gjëndje të armatoste e ti kishte të gatshëme për luftë mbi 700 mijë forca. Një gatishmeri të tillë vetëm ushtria izraelite e kishte.
Deklarimi i Kryeministrit të shtetit në një ambjent familjar “Të rroj deri sa të çlirojmë Kosovën!” ka një kuptim dhe dëshirë të madhe, ka një peng në udhëheqjen e shtetit që nuk ishte realizuar dhe mendohet në çdo çast për këtë qëllim të lartë. Kjo tregon se sa pa drejtësisht është hedhur dhe hidhet balte mbi udhëheqjen e shtetit Enver Hoxha dhe Mehmet Shehun, duke luajtur me ndjenjat e popullit shqiptar, se Kosova qenka shitur, tradhtuar nga udhëheqja e lartë shqiptare nga të gjitha strukturat drejtuese te saj.
Me të drejtë shkruan ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Veli Llakaj : Ka shkruar për planin “Shpërthimi” jo për të argumentuar natyrën aventureske të shtetit shqiptar, se një natyrë e tillë atij nuk i ka ekzistuar asnjëherë, por për t’i treguar shqiptarëve se shteti amë ishte përgatitur edhe ushtarakisht, për të ndihmuar vëllezërit kosovarë të çlirohen nga zgjedha serbe dhe, më pas, edhe nga ajo millosheviciane. Një gjë është e vërtetë e padiskutueshme: shteti shqiptar nuk ka pasur plane agresive e ekspansioniste. Plani “Shpërthimi” ishte pjesë e alternatives politike të shtetit shqiptar, alternativë që do të mund ta sillnin situatat, siç edhe e sollën në praneverën e vitit 1999. Në këtë kohë Veli Llakaj kujton me dhimbje shprehjen profetike të Mehmet Shehut kur iu komunikoi grupit të punës se ky material do të digjet dhe duke mos e fshehur shqetësimin që i buronte nga brenda ju tha : “Hajdeni, e me peshtyni në varr nëse nuk do të vijë një ditë që ky plan të mos ju duhet përsëri”. E vërtetoi viti 1999!

***
Duke analizuar këtë periudhë, kur u dha urdhri për të studiuar dhe parë mundesit për një veprimtari luftarake në drejtim të çlirimit të popullit të Kosovës, kur u përgatit dhe u studiua me imtësi çdo veprim dhe ingranazh në këtë ndërmarrje të rëndësishme si në fushën teorike, organizative, ekonomike dhe veprimeve konkrete të pjesshme në terren, pa pritur e kujtuar vjen urdhri i prerë:
“Të digjet plani i përgatitur dhe i studiuar me shumë mund dhe djersë!”.
Shtrohet pyetja pse ky ndryshim kaq i shpejt ? Kur u vu detyra për planin nuk ishin të qartë, për situatën dhe pasojat që do kishte veprimi ? Kush u tremb ? Çfarë rrethana ndryshuan që e bënin të pamundur këtë veprim ? Apo ishte dora e UDB që ndërhyri ? Mehmet Shehu ishte i bindur si askush se vendimet, direktivat që lëshonte Partia ishin në të mirë të popullit dhe të vëndit.
Ka mendime se Mehmeti duke pare situatën në Kosovë dhe tërësinë në rajon, ka pasur guximin te ngul këmbë për të mos u tërhequr nga zbatimi i planit të hartuar, duke ngulur këmbë: Të shpallim mobilizimin e pergjithshem dhe te nisim tanket ne drejtim te Veriut në kufirin me Jugosllavinë, duke argumentuar me situaten e ndezur e masakrat e bëra në Kosovë. Ky veprim do të tërhiqte vëmendjen e Perëndimit dhe problemi i Kosovës do të ishte më i lehtë për t’u zgjidhur. Që kur mori edhe detyrën e Ministrit të mbrojtjes më 1974 nga vendet perëndimore u komentua se ardhja e tij ne krye të mbrojtjes do të thotë rrezik i një lufte të re! Mos ndoshta prandaj edhe e eliminuan?!
Te gjithe veprimet, qendrimet e mbajtura mbas dates 18 dhjetor 1981 dalin në dritën e diellit në thënien e Enver Hoxhes se Partia e kish venë në darë Mehmetin prej kohësh. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti i sjelljes së mëvonshme, shpallja brenda ditës armik dhe inkuizicioni i paparë ndaj gjithë familjes dhe farefisit të Mehmet Shehut.
Ç’farë ndodhi në udhëheqjen shqiptare ? Nga të gjithë anëtarët e shquar të Byrosë Politike ku folën të gjithë, me përjashtim të LLambi Gegpriftit i cili u ndëshkua duke u caktuar Drejtor i Kombinatit të Autotraktorëve si Kandidat i Byrosë Politike. Ramiz Alia në intervistën e tij para se të ndahej nga jeta tha diçka ku pranon se Mehmet Shehu nuk ka qënë agjent.
Atëhere pse u dënua?

Sipas burrit me zë gruaje Mehmet Shehu nuk ka qënë agjent… Po ta zbërthesh e ta anlizosh me mendje të kthjellët duke mbajtur parasysh se sa gjatë mbajti mbi shpatulla postin e kryeministrit, kjo thënie tingëllon sa llogjike po aq dhe e besueshme.
Atëhere lind pyetja se cilët ishin agjentët?
Ata që ia kurdisën me marifet planin për ta hequr qafe?
Apo ata që e shantazhuan duke e “detyruar të bëjë vetëvrasje”?
Si pse u denua?! Po e thate ju vet ne shkrim! Dhe cfare sekreti ka ketu, kur asaj kohe u fol jo pak ne Tirane mbi (vet)vrasjen e Mehmetit!
https://fjalecimbuese.wordpress.com/vrasja-mehmetit/
Shaka bajate Mehmeti donte te rrontesa te çlironte Kosoven, vetem nje torollak e beson kete!!!! Pse u vra? Per ti hapur rruge demokratizimit te vendit ashtu siç ndodhi ne vitin 1990, se po te ishte gjalle krimineli Mehmet demokracia ne Shqiperi do te ishte e veshtire dhe me gjakderdhje te madhe!
Njk rshte e sigurz , bile eshtr e kunderta: shehu deshti demokratizimin edhe bile takoj disa shqiptatevte diaspores po Nexhmija nuk deshti se do kishte humb ajo !
Akoma nuk e ke marre vesh ti oficer i larte i Partise,perse u denua Mehmet Shehu?Ja ta thom uuu.
U denua se fejoi djalin me mbesen e Armikut te Partise dhe popullit Arshi Pipa.
Shoku Enver na paska shpetuar nga nje aventurier..
Nqs,.Ushtria shqiptare do te nderhynte ne Kosove ne 1981,,atje do te ishte bere nje kasaphane,Kosova do te ishte bere Cameri.,Bota nuk do te nderhynte,por do ti jepte te drejte serbeve.Ne ate kohe do kishe mbi koke fuqine e 6 Republikave Jugosllave,qe ishin te bashkuara kunder shqiptareve.Dy superfuqite SHBA dhe BRSS do te perkrahnin Jugosllavine dhe do ta ndihmonin sic e kishin ndihmuar.
Greket mezi prisnion rastin per te kafshuar dhe ky plan aventuresk Shperthimi do te perfundonte ne nje katastrofe.
Shoku enver paska shpetuar Shqiperine nga nje kriminel delirant,skicofren.
plani shqiptar ishte i koordinuar me BS or debil, Traktati i Varshaves do te nderhynte nga Bullgaria ne Yugosllavi
Selam Hodaj
ta tha nexhmija në intervistën e para fundit a të fundit përse u dënua”Atëhere pse u dënua?”!!
ta tha se ai u dënua për shkan të tërbimit të enverit kur mori vesh vetvrasjen!!
jo vetëm ramizi thotë që enveri nuk ishte ashtu si e trajtuan më pas,por dhe nexhi e tha që nuk ishte i tillë!!
o selo,të gjithë diktatorët janë sociopatë,janë të çmëndur or njeri!shiko këta pas enverianët,sali e edvin,shiko kryetarët e partive dhe partiçkave!nuk i ndahen karriges si me jua pas ngjit me mastiç në bythë!!
shiko të çmëndurin e amerikës,tramp gomarin!!
Merreni qete , Mehmet Shehu luften e kishte provuar qe kur ishte 20 vjec ne Spanje. Me Brigaden e Pare Sulmuese kur kalonte e dini vete si perfundonte. Sa qe gjalle nuk llogariti njeri per burre.Dhe tani pas 40 vitesh ngelet gjigand.Sistemet kane 3000 vjet qe ndryshojne, burra si Mehmet Shehu pak ka. Nuk e rruante fare Mehmeti per lufte, gati ishte se armen e kishte si keni ju telekomanden e Televizorit. Vazhdoni shikoni ndonje Telenovele !
rrofsh o tonteli!!
unë po vazhdoj me telenovelat,ti me libra trimërije!!
Te hidheshe ne lufte ne Kosove me 1981 atehere kur Jugosllavia kishte mbeshtetje maksimale nderkombetare dhe Shqiperia askënd ishte akt kamikaz per te dy anet e kufirit. Do ta varroste perfundimisht endrren per pavaresi e bashkim.
Nuk di kush e inicioi dhe e perpunoi por ai ishte ose i çmendur ose realisht tradhetar.
PPSH-ja ishte NJI BANDE KRIMINELASH qe hengren njeri tjetrin per parat qe kishin vendosur ne bankat e Svicrres.
Kete ma ka thene nji ish kumandant brigate partizane qyshe nga viti 1972. Nder te tjera ai me tha:
Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo done me ia hanger koken njeni tjetrit, por Enveri mban ekuiliber.
Enveri i hengri te gjithe klyshat e vet. Bravo, se na i hoqi do kriminela qfe.
ttt-Per cilin Traktat te Warshaves po flet,per ate qe Mehmet Shehu denoncoi daljen de Jure dhe de facto,qe do ti vinte topat?
BRSS mos ishte superfuqia Revizioniste armike e popullit shqiptar dhe gjithe popujve te botes?
ttt-mua ma le debillekun tend?
Bravo Autori, Super Artikull. Historine e kane bere Alfa Man ata qe kane bere luften. Platoni thoshte shteti ka tre klasa, Filozofet, Ushtaraket dhe Turmat. Ska rendesi nese u be apo jo sulmi. Rendesi ka ushtria qe ishte super e mobilizuar.Gati per cdo gje. Sot rinia nuk ben ushtri por rri ne kafe si ne asnje vend te botes sepse ne Shqiperi Jeta eshte Qef! Ushtria eshte baza e shtetit, beni ushtrine te forte se Nato nuk do jete perjete. Mehmet Shehu, Ushtaraku nr 1 ne Shqiperi. Luftetar ne Spanje dhe vdekjen e perbuzte si pak veta. Nderi i Mallakastres trime Mehmet Shehu. Respekte autorit, Brez i paperseriteshem. Sot jetojme ne kohen e Stressit!
Ky brez i ushtarakeve shqiptare eshte brezi me kontribute te jashtezakonshme.Sot Shqiperia nuk ka ushtri, as flote detare as Force ajrore.Me Luli Bashen, Ramen,Meten nuk behet ushtria. Duhet Shqiperia dhe Kosova te kene Ushtri Te forta. Ashtu si Perandoria Romake dhe Nato do shkrihet nje dite.Respekte Selam Hodaj, Corrushjot i zgjuar, Ushtarak i nderuar !