Disa fakte për humbjen e dëgjimit që me siguri nuk i dinit!

Pranvera Kola

Njerëzit me humbje dëgjimi presin mesatarisht 7 vjet për të kërkuar ndihmë.

Rreth 360 milionë njerëz në botë vuajnë nga humbja e dëgjimit, e thënë ndryshe 2 në 10 të rritur preken nga ndërlikimet që çojnë në humbje të dëgjimit.

Humbja e dëgjimit gjithashtu ndikon në shfaqjen e shqetësimeve të tjera që kanë të bëjnë me çrregullime të gjumit, humbje të ekuilibrit, si dhe paqëndrueshmëri.

Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat ndërkombëtare të shëndetit, 295 nga 1000 familje kanë të paktën një nga pjesëtarët e tyre që vuan nga humbja e dëgjimit.

Shenjat që ju mund të keni humbje dëgjimi mund të gjenden nga vlerësimi i pyetjeve të tilla, si:

-A keni vështirësi dëgjimi në vendet ku ka shumë zhurmë?

-A e ngrini shumë zërin e televizorit?

-A i pyesni njerëzit shpesh që të përsërisin fjalët që ju thonë?.  p.k/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *