Disa fakte pikante mbi debatin dyditor në Kuvend, sipas Erion Braçes

anazapta

Deputetët e Kuvendit të ri debatuan për dy ditë me radhë në lidhje me programin e qeverisë së re. U duk që kishte një përpjekje të opozitës për të mbajtur peng debatin, në mënyrë që Rama të mos votohej dhe të mos e niste vizitën në Bruksel si kryeministër. Deputeti Erion Braçe ka mbledhur një seri faktesh pikante nga debati dhe i sjell në një postim në FB.

“-95% e fjalimeve të deputetëve të opozitës ishin të adresuar ndaj Edi Ramës apo një pjese të ministrave personalisht;

-95% e fjalimeve të deputetëve të opozitës ju referuan “arritjeve” të Qeverisë së Mundur;

-100% e fjalimeve të deputetëve të opozitës nënvizuan qartë faktin se qeverisja e tyre kish qenë e mirë dhe populli ishte ai që kish zgjedhur gabim;

-Sali Berisha nënvizoi për herë të parë faktin se deri dy javë para ditës së zgjedhjeve, sipas sondazheve, ai kishte 2 deputetë më shumë dhe menjëherë pas “premtimeve antiglobaliste” të Ramës, ai kishte humbur shumë; sipas tij, 70% e shqiptarëve ishin ndikuar nga ato premtime;

-Të gjitha gratë e PD-së, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, etj., etj., nuk drejtoheshin asnjëherë me “ju”; nuk di nëse në shkollë kanë arritur të mësojnë etikë, po ja që kështu ishte;

-100% e deputetëve të opozitës që folën, i referoheshin Berishës dhe asnjëherë nuk përmendën kryetarin e tyre, Lulëzim Bashën;

-Deputetët e opozitës ishin tërësisht të paorganizuar e tërësisht të përçare; Halimi i kërkonte Metës që ministrat të mos merrnin fjalën, Berisha i kërkonte Metës që ministrat të flisnin; Mima thoshte keni reflektuar ato që keni premtuar në fushatë, por si bëni dot, Bylykbashi thoshte s’keni reflektuar gjë, etj., etj;

-Jozefina Topalli, ish- kryetarja e Kuvendit, i binte me dorë tavolinës dhe dirigjonte rreshtin e saj në veprime zhurmëmëdha kundër Ramës gjatë fjalimit të tij, veprim për të cilin, kur ishte kryetare, ka nxjerrë jashtë apo ka dënuar deputetë të opozitës së atëhershme;

-Hakërrimi i deputetit Kastriot Islami pas seancës, ndaj Edi Ramës, kur ai kish hyrë mes deputetëve për t’i takuar,” shkruan Braçe.

 

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • fol o brace po kush te degjon serbia se pd si them dot me po serbogreket kan misin tjeter dhe jan injorante

  • o brace punoni mbani premtimet lereni pd ajo tani ka vdekur do shkrihet fare si parti do ngeli luli me kacin vetem ,,,,,po ju punoni se pastaj do psoni si kta mostat

  • VR! Banda e injorantëve o braçe nuk po duron dot pa pushtet? Por mos bini preh i provokimeve te tyre siç gati,e kini pasur zakon? Ka dhe aty tek ju ndonjë fresko-fresko të saliut te perlyer ne botën e nëndheshme te interesave reciproke qe e nxjer kokën gjasme si moderator! Mjaft me me moderacione te shpelara sidomos kur vjen era krim? Po i dhe kriminelit doren bej gati ti japesh koken. Po i the”…hap kutitë ose largohu” dhe s’bën dot as njërën as tjetrën me mirë mos e thuaj fare!? Ate qe thoni bejeni ose mos e thoni fare! Nuk e kam me ju,por me fresko-freskot?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *