Disa fakte që duhet t’i dini me patjetër rreth kancerit të lëkurës

Pranvera Kola

 

Shkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë në diell. Të dhënat e raportuara nga strukturat ndërkombëtare të shëndetit, tregojnë se çdo vit diagnostikohen rreth 130 000 melanoma malinje në gjithë rruzullin.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, ekspozimi i paktë ndaj rrezeve ultravjollcë është i dobishëm për njerëzit, dhe luan një rol të domosdoshëm në prodhimin e vitaminës D.

Ekspozimi i shpeshtë dhe djegiet e shpeshta të lëkurës nga dielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme, të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit të lëkurës.

Njerëzit me lëkurë të errët kanë mundësi më të pakta për shfaqjen e kancerit të lëkurës, por ata përsëri preken nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, kryesisht te sytë dhe sistemi imunitar.

 

Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është sigurimi i një mbrojtjeje sa më efektive nga rrezet ultravjollcë.

Për këtë duhet:

Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli.

Të qëndrohet në hije në orën 11:00-15:00, atëherë kur ngarkesa me rreze UV është më e madhe.

Të mbahen kapelë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme.

Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës.

Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell, foshnjat deri në moshën 1-vjeçare.

Veçanërisht fëmijët është mirë të mbrohen maksimalisht nga dielli.

 

 

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *