Nga Qemal Poçi
Botuar në DITA
Me të drejtë helmimi i katër turistëve rusë në hotelin “GLORIA” më 15 tetor, tërhoqi vëmendjen e institucioneve tona dhe mediave. Nga institucionet përkatëse dhe hetuesia, u hodhën mendime të ndryshme për zbulimin e shkaktarëve të helmimit, kurse nuk munguan edhe “teori konspirative” nga sharlatanët.
Instituti i Shëndetit Publik, akoma pa u thelluar në zbardhjen e problemit dhe pa kryer asnjë analizë, vuri në dyshim helmimin nga klori, si njërin prej shkaktarëve të mundshëm, midis të tjerëve. Kurse, një institucion tjetër mendon se shkaku kryesor qe monoksidi i karbonit.
U fol se prokurori i Kavajës, nuk e kishte marrë “në mënyrë shkencore” mostrën e ujit. Prandaj, të katër institucionet (i Shëndetit Publik, ISVU, i Mjekësisë Ligjore dhe AKU), u angazhuan se të gjitha analizat do të kryheshin nga e para.
Në pritje të rezultateve të analizave që duhet të kishin përfunduar prej kohësh, me 30 nëntor, një muaj e gjysmë më vonë, institucionet e mësipërme, hoqën dorë nga angazhimi dhe kërkuan ndihmë nga struktura të specializuara të FASH dhe Shërbimit të Inteligjencës.
Sipas tyre, në formë të përmbledhur, shkaqet e tërheqjes janë : “mungesa e dukshme e provave i ka futur ata në udhëkryq të hetimit; nuk ka prova bindëse për të ardhur në përfundimet e duhura; ka vështiresi për gjetjen e gjurmëve kimike apo biologjike; dyshohet për agjentë të sofistikuar të shkencës për vrasjen e rusëve etj.
Prandaj, institucionet e mësipërme kërkojnë përfshirjen në hetime të Shtabit të Përgjithshëm të FA apo të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, pasi ata vetë disponojnë mjetet përkatëse të sofistikuara etj. etj. Prej tyre kërkohet kryerja e eksperimenteve, për të provuar nëse turistët rusë janë helmuar apo jo nga agjentët kimikë dhe biologjikë.
Megjithatë, ata kanë arritur në përfundimin se: “Çdo ditë e më tepër përforcohet fakti, se familja ruse Burenkova, nuk është vrarë nga klori dhe as me gazin e saunës”. Unë mendoj, se para se të arrihej në këtë përfundim, institucionet e mësipërme duhet të deklaronin, se çfarë analizash apo hetime janë kryer dhe cilat janë rezultatet e tyre, që i sollën ata në përfundimet e mësipërme.
Të bën përshtypje, se më tepër se një herë, si shkaktarë të fatkeqësisë përmenden faktorët kimikë dhe biologjikë. Për rastin konkret, kur kemi të bëjmë me një vdekje apoplektike, si faktorë kimikë mund të jenë klori, oksidi i karbonit, apo alkooli metilik. Kurse, si faktorë biologjikë, mund të jenë botulinusi që prodhon një helm shumë të fortë apo aflatoksina e prodhuar nga myku Aspargylus Flavus.
Por, pa kryer asnjë analizë, jo vetëm për faktorët e mësipërm kimikë apo biologjikë, ata, përjashtimin e klorit e quajnë absolut. Dhe kjo, kur pikërisht klori mund të jetë shkaktari kryesor. Pasi, botulinusi dhe aflatoksina p.sh si faktorë biologjikë, kanë një periudhë latente, i sëmuri reagon dhe ankohet, pra jep shenja të sëmundjes.
Ashtu sikurse edhe monoksidi i karbonit dhe alkooli metilik (si faktorë kimikë), helmet që shoqërohen me vdekjen, kanë shenja paralajmëruese. Jam i sigurt, se autorët, asnjërin prej faktorëve të mësipërm nuk e kanë studiuar, por kanë ardhur në përfundime jo me analizat e kryera, por apriori (me vota).
Kurse, në rastin për të cilin flasim, viktimat vdiqën në mënyrë superakute, pa lëvizur fare nga vendi ku ndodheshin dhe pa kërkuar ndihmë.
Për të përjashtuar njërin apo tjetrin faktor, apo pistë, duhet të mbështetesh në fakte, analiza të kryera, ndjekja e klinikes, rezultatet e mjekimit dhe (sidomos) autopsia.
Në rastin e helmimit me klor, autopsia e personit që ka ndërruar jetë, është përcaktuese, determinuese. Pyetja është: a është kryer autopsia, a është marrë materiali patologjik nga viktima (organe, gjak, përmbajtje të ushqimit të konsumuar) dhe a janë kryer analiza. Cili është përfundimi i analizave të kryera dhe autopsisë në qoftëse u krye. Institucionet të cilave ju kërkohet ndihma: çfarë analiza duhet të kryejnë me pajisjet e sofistikuara”. Mbi ç’baza nisen autorët që e përjashtojnë klorin në mënyrë absolute, si njërin nga faktorët e mundshëm të helmimit?
Autorët e këtyre deklarimeve, nuk e dinë se pikërisht klori qe elementi kimik i parë dhe i vetëm, që në luftën e parë botërore, hapi epokën e përdorimit të armës kimike si armë të dëmtimit në masë në fushën e betejës. 22 prilli 1915 ka hyrë në histori si “dita e zezë e kimisë”.
Atë ditë, ushtria gjermane përdori 180 ton klor në balona në formë gazi në fushat e Flandrës kundër koalicionit anglo-francez për 15 minuta. Rezultati: u dëmtuan 15 mijë veta, prej të cilëve 5 mijë vdiqën.
Apo, në 15 maj 1945, ushtria gjermane përdori kundër ushtrisë ruse në frontin perëndimor të Varshavës, klorin në formë gazi. Si rezultat, vdiqën 5,000 veta.
Edhe kur LHL u perfeksionuan, klori mbeti elementi kimik kryesor përbërës në LHL të tilla si klorpikrin, kloracetofenon, fosgjen, difosgjen etj etj. Në luftën e parë botërore vdiqën një milion veta nga arma kimike. Edhe më vonë, klori u bë si një nga komponentët kryesorë të LHL të reja, që më vonë u futën në armatimin kimik të shteteve të ndryshme.
Klori është toksik dhe ka veprim asfiktik, mbytës. Tretet mirë në ujë dhe dy atome klor (Cl2), kur bashkohen me ujin, japin 2 molekula acid klorhidrik dhe çlirojnë një atom oksigjen. Është pikërisht ky oksigjen që dezinfekton ujin gjatë klorifikimit.
Në përqendrime të larta, klori mund të shkaktojë helmime “rrufe”, që i paraprijnë helmimit akut. Në këto përqëndrime (“rrufe’’), ai shkakton ndërprerjen e menjëhershme të frymëmarrjes dhe veprimtarisë së zemrës. Në helmimet e formës “rrufe” apo akute, në autopsi janë të shprehura ndryshimet anatomo-patologjike në rrugët e frymëmarrjes (trake, bronke) dhe në zemër.
Prandaj, për diagnostifikimin e helmimeve nga klori, autopsia ka rëndësi të veçantë. Vetëm autopsia mund të jetë përcaktues i saktë i helmimeve nga klori. Por kjo hallkë te ne mungon, pasi trupat e viktimave janë tërhequr në Rusi.
Duke u nisur nga sa më sipër, unë mendoj se, nëqoftëse në përfshirjen e FA dhe Inteligjencës nuk do të gjendet ndonjë gjë e veçantë, i vetmi shkak i helmimit të turistëve rusë është klori.
Kam përshtypjen se personat që janë marrë me ndjekjen e problemit, janë përqëndruar vetëm tek deklarimet e personelit, të cilët në ndonjë rast kanë qenë kontradiktore ose jo të plota. P.sh, në deklaratën e parë, personi që bëri klorifikimin, në fillim deklaroi: “Unë jam i ri dhe kam zbatuar porosinë e që më la shoku para meje. Ujit i hodha vetëm një gotë klor”.
Por nuk thuhet, sa qe sasia e klorit (pesha). Gota qe e rakisë, teke apo dopio (50-100ml), e ujit (180-200 ml), apo krikëll birre (500-100 ml).
Në deklarimin e dytë, në praninë e personelit, në formën e dëshmitarit, deklaroi: “Kur më lajmëruan se do të vinin turistët rusë, e zbraza pishinën , e pastrova, bile duke e kruar fundin, e mbusha me ujë dhe e klorifikova”.
Turistët rusë, pasi hëngrën darkë në një lokal midis Librazhdit dhe Elbasanit, kërkuan të përgatitej pishina dhe sauna. Prej andej, deri në Tiranë, mjafton një orë e gjysmë ose dy. Nuk del llogaritja: Sa kohë kaloi nga çasti kur turistët rusë njoftuan se po ktheheshin në hotel, kur u njoftua punonjësi që do të zbrazte pishinën prej 60 m2 (jo ton), do ta pastronte, do ta rimbushte etj.
Mendoj se koha prej 1.5-2 orë, qe e pamjaftueshme, dhe ndoshta nuk është e gjithë periudha e klorifikimit (sidomos e zbrazjes dhe e rimbushjes së 60,000 litra ujë). Deklarimet e mëvonshme të personelit të hotelit, të cilët nuk e kanë ndjekur procedurën e mësipërme, nuk duhet të merren parasysh.
Nuk del: si furnizohej hoteli me klor, ku ruhej dhe si administrohej. Sa qe përqindja e klorit aktiv në preparatin që u përdor për klorifikim. A ka rregullore të shkruara për klorifikimin e pishinave të ndryshme, sidomos në resortet turistike, kush i kontrollon ato ligjërisht, dhe në rastin konkret, cili rregull është shkelur.
Për të përjashtuar dyshimet, për agjentët kimikë që mund të dyshohet (klor, monoksid karboni apo alkool metilik (metanol), mund të vihet në eksperiment në një kavje apo lepuj, duke i futur ata në eksikator (kambana xhami) me autor Toriçelli, dhe duke futur në të agjentin përkatës.
Nga jashtë mund të ndiqet klinika, kurse pas ngordhjes bëhet autopsia, ose në vend të eksikatorit, mund të përgatitet kamera e posaçme e helmimit, apo eksperimenti të kryhet direkt në dollapin aspirator.
Ndërsa, për të përjashtuar agjentët biologjikë, të supozuar (botulinus dhe aflatoksina), fillimisht duhet të kontrollohet forma sporagjike e tyre në analiza mikrobiologjike. Nëqoftëse rezultati i përbashkët del pozitiv, duhet të kryhet analiza kimike e veçantë për helmin botulianik apo aflatoksinën.
Sqaroj, se dyshimet e mija për klorin, si një nga shkaktarët e mundshëm të helmimit, i kam bërë prej kohësh në strukturat përkatëse.
—–
Botuar në DITA. Autori është Prof. i asocuar, Doktor, toksikolog
I respektuar Qemal Poci !
Kam ndjekur disa leksjonet tuaja sepse jam dipllomuar mjek veterinar me 1982.
Pra si studenti juaj edhe une kam bere pershkrimet e mia komentuse me synimin se vete klori eshte helmues duke paralizuar tek fyti , pra duke bllokuar frymemarjen . Per kete une i jam referuar nje manuali te mjekesise humane , Tirane , 1974 .
I nderuar Dr Qemal !
Persa i perket helmimit nga butulinusi , (apo si na thuhej ne studenteve : “bombazhi” i kutive te konservave , une me memorjen time kujtoj se 1/10.000 e mgr mund te helmoje njeriun , por kur nuk i jepet ndihma mjekesore .
Nga memorja ime une perpiqem te kujtoj nga libri i Espertizes Veterinare se alkoli eshte neutralizues i kesaj toksine ,.
==========
Aftesite tuaja kane qene mjaft te admirushme dhe prej meje si student .
Per nje pershendetje : Me Sheme Poci une jam shkolluar me 1972-1976 .
Cfare shkon ketu qe nuk shkonka me hetimet.
Pervec shpreses sone per me mire ne kte vend cdo gje shkon, e cojne e thene troç, per dreq.
Gjithe shteti me turlilloj institucioni drejtohet, shkon per dreq dhe te jeni te sigurt se nuk shkon vete po e cojne dhe do ta cojne per dreq ata qe bejne sikur interesohen.
E dini se afrika ka aktualisht 3/4 e rezervave te floririt dhe shiheni ku eshte. Mbahet ne konflikt te vazhdueshem per ta mjele si lope e ta flakur me vone.
Ne jemi afrika e re dhe e vjeter prane evropes per ata dhe larg evropes per ne.
Dmth ata marrin cdo gje nga ne per pese lek dhe na e rishesin me 25+.
Kurse ne vec japim per ata pasurite tona kombetare madjendhenkur shkojme refugjate japim jeten per ato eurot larg familjes, larg jetes sone, larg kujtimeve tona.
Per drejtesine e re dhe politiken e re kini parasysh qe e bene si te duan thjesht rrena te reja sepse thjesht lajne m me sh dhe asgje nuk po ndryshon vec perralla dhe asgje e re nga perendimi.
Ata na mbaj e ne kte mizerje quo sepse i intereson.
qe eshte klori ose no nje kimikat tjeter i perdorur ne pishine kete e di edhe bufi e jo me prokurori po ky i fundit ka bere pazar me me nder pronaret se ndryshe keta te fundit duhet ti paguajne demet6 familjareve qe pronaret nuk e deshen kete tragjedi apo me pak kjo dihet sic dihet kapadilleku i cdo pronari ne arnautistan e sic dihet mender shteti qe kontrollon vetem parcelat e hashashit per te ndare leket po mir ti behet turisteve qe vene ne ate mut vend me ate mut milet qe mbush stadiumet e sales likes lulushit e kokainoxhiut
Kushedi sa qeshin ruset me “hetuesit” tane
Behuni nje here serioze, edhe gomari e din se ata nuk jan helmuar ne Shqiperi, as klor apo gje tjeter, nuk edhte heta e pare qe aj ven perdor klor apo njerez. Aty luan sherbimi sekret rus, sepse ata ishin miliardjera ja lane dopio 6 vendit tone. Ata jan helmosur ne Maqedoni, sikur ata qe ishin helmosur dikur ne Angli nga sherbimi sekret rus, por ne nje metode tjeter.
Shtet i lodhur.
Sa te pa afte ,po si s keni turp ore, shqiperia per evrope ? Me mire uganda ,ata do beheshin njerez ne kaq vite dhe me kaq investime
I nderuar Profesor Poçi
Viktimat e WWI, gjatë lëshimit te gazit Clor ishin te larta(mbi 3 mij), edhe për shkak te një cilësie te gazeve qe quhet masa molekulare;
Sqaroj (për ata që s’janë të fushës), Clori është gaz shumë më i rëndë se oksigjeni dhe azoti(Ajri). Si i tillë, kur lëshohet ne një ambient, apo ne hapësirë(terren) ai zë shtresën e fundit, domethënë sa me afër tokës, duke “zhvendosur” mekanikisht lart Ajrin(Oksigjen+Azot).
Gjatë WWI, pas lëshimit të Clorit, i cili shkoi nga e çoi era!, ai u përhap ne atmosfere/terren, duke zënë pjesën fundore të saj. Dmth pjesët me te ulëta te terrenit.
Transhetë e shumta ku ndodheshin ushtarët gjatë WWI, shërbyen si “depozita” të Clorit, duke zhvendosur Ajrin(Oksigjen +Azot) mbi nivelin e Transheve.
Pra lehtësisht mund të deduktohet(Jo spekulohet) se viktimat e shumta pas përdorimit të Clorit gjatë WWI, ishin jo vetem për shkak se ai krijon përqendrime letale në atmosferë, por më së shumti mund të kenë qenë nga asfiksia për shkak të mungesës së Oksigjenit, i cili ishte “përzënë”/ngritur lart mbi transhetë.
A mund të jetë ky rasti i Pishinë/saunas në Kavajë, si rasti që z. Poci sjell nga WWI?
Është pothuaj e pamundur praktikisht, për disa arsye;
Së pari, Clori është një element kimik me erë të fortë, shumë irritues, prezenca e të cilit diktohet edhe në përqendrime minimale.
Kjo karakteristikë e tij, do ti kishte bërë ata fatkeqët, të reagonin duke dal nga ambienti, të paktën ndonjëri prej tyre. Përkundrazi, ata raportohet të kenë patur një vdekje paqësore, pa asnjë përpjekje për tu larguar nga ambienti.
Së dyti, nga raportimet, duket se sasia e clorit e perdorur , (një gotë rakie! apo gotë Uji, qoft edhe më tepër), e tretur në një pishinë, edhe po të ishte Clor 100%, e ka të pamundur të avulloj nga pishina në atmosferë, dhe të krijojë atë shtresën mbitokësore deri në 1 metër, që mund të quhet “zona e vdekjes/asfiksisë”.
Së treti, Efektet dëmtuese të Clorit në Mushkri, rrugët e sipërme, për shkak të Acidit klorhidrik që krijohet nga ndërveprimi i Clorit me Lagështinë e Mushkrive, janë shumë të dukshme. Kjo do të ishte verifikuar lehtësisht nga Mjekësia Ligjore.
Së katërti, irritimi i syve nga clori, do të ishte lehtësisht i dallueshëm.
Por a mund të jetë Clori si një nga kontribuuesit e këtij incidenti?
Teorikisht nuk mund të përjashtohet.
Ekziston një mundësi, kur Clori ndërvepron me Monoksidin e karbonit(CO), temperatura mbi 50 gradë celsius, dhe krijon Fosgjenin CCl2O.
Fosgjeni nga ana e vet, është një Agjent Kimik Luftarak, mbytës/asfiksues, i cili, ndryshe nga Clori, ka një erë jo irrituese, si ajo e barit të sapo korrur dhe, si i tillë, nuk nxit largimin nga ambienti.
Për më tepër, fosgjeni, ndryshe nga Clori, krijon përqendrime letale në ambiente të mbyllura.
Por kjo teori e fosgjenit, edhe në kushte laboratorike, është pak si e vështirë ta realizosh.
Por është e mundshme në se, në mënyrë aksidentale/qëllimshme, është lëshuar CO në atë mjedis.
Fosgjeni shkakton edem pulmonare masive, lehtësisht të dallueshme nga mjekët toksikolog.
Kështu që do të ishte mire të hidheshin “sytë” diku tjetër….larg nga Clori, si shkak parësor apo dytësor.
Klm
Mire i ke te gjitha, ama na cmende me clorin. Thuaje shqip klori.
Respekt per profesionin tuaj Mantelbaldh.
Ndjes per keqperdorimin e fjales, Klor.
Tani po e shoh qe qenka mbi 20 her!
Vertet e lodhshme ta lexosh deri ne fund.
Doktor Adhamudhi i Rilindjes Enveriste:
Klori i pishines nuk mund te vrase as nje mize dhe jo madje 4 veta ne cast si rrufe vdekjeprurese, prandaj thuaju atyre qe te kane paguar per vdekjen e menjehershme nga klori i pishines se i kane hedhur parate e rushfetit badiava, pasi sado te paditur te jene shqyptaret e dine fare mire qe ujin e cezmes e pine me klor denbabaden qe nga Koha e Qepes e Enverit dhe se rakia apo metili nuk te vret menjehere, por me ngerce te medha mund te te verboje shikimin, ai qe te vret menjehere eshte gazi CO i mangalleve dhe ajo qe deklaron per kete gaz killer te padukeshem nuk eshte aspak e vertete: “Ashtu sikurse edhe monoksidi i karbonit dhe alkooli metilik (si faktorë kimikë), helmet që shoqërohen me vdekjen, kanë shenja paralajmëruese” Ne dallim nga metili ne raki, gazi CO te vret ne cast pa asnje shenje paralajmeruese ja degjo nje histori te vertete o doktor Adhamudhi i Rilindjes Enveriste:
Ne vitin 1975 vjen Fecor Shehu dhe me kerkon te shkoj ne Kombinatin Metalurgjik ku kishin vdekur si dele 6 vete, njeri pas tjetrit, i pari ishte saldator qe kishte hyre ne nje rezervuar gazi per te salduar nje rrjedhje poshte, sapo hyri ra ne toke dhe nuk levizi me, pas tij hyne 4 puntore te tjere per ta nxjerre dhe shpetuar saldatorin e gjore, por te 4 puntoret ne cast rane ne toke pa jete, i gjashti ishte zjarrfikes dhe hyri me kondragaz ushtrie, por per fatin e tij te keq kondragazi rezultoi jashte funksionit dhe ai ra e vdiq ne qast. Te 6 trupat pa jete qendruan disa dite ne rezervuarin e furnaltes perderisa Fecor Shehu u kujtua te merte nga burgu intelektualin dhe ta conte ne vendngjarje per te hetuar situaten qe ate kohe mendohej nga kalecat e Enverit se ishte sabotim kinez. Mjaftoi vetem nje verifikim i dokumentacionit teknik per te kuptuar se rezervuari ishte projektuar qe te mbante monoksid karboni CO dhe per kete qellim e kishte shoqeruar rezervuarin me nje broshure te hollesishme per rregullat e shfrytezimit, per nje ventilim total perpara cdo procesi remonti qe ishte sipas regullores i detyrueshem, por qe specialiste dru me pre te Enverit nuk e kishin mare parasysh. Kjo eshte e verteta e gazit CO qe perseri enveristat me pushtet te Edvinit po perpiqen ta kamuflojne me klorin e pishines apo metilin e rakise qe kane pire ruset e Putinit.
Sic e thote dhe kimisti ushtarak eshte e veshtire te besohet per helmimin nga klori, sepse do te ndihej nga turistet, gjithashtu do te kishte edhe kohe per tentativa largimi nga vendi i ngjarjes!
Por edhe monoksidi karbonit, te cilin intelektuali ia mvesh cilitdo rasti vdekjeje ne Shqiperi, duket jo bindes, sepse monoksidi i karbonit eshte gaz i lehte qe do te zinte pjesen e siperme te pishines; pervec kesaj hapsira -sic e kemi pare ketu ne foto- ishte e madhe, pa llogaritur edhe faktin se nuk eshte folur per ndonje perdorim qymyri! Pra, ngase u formua gjith ai monoksid karboni ne gjith ate hapsire te madhe pishine?
Turistet ruse ose jane helmuar me pare, dhe ne kete rast helmimi do te kete qene jo rastesor dhe nga ushqimi, sepse nje helmim i zakonshem ushqimi perballohet ne kohe-zgjatje te ndryshme nga personat e helmuar, pra helmimi ka qene i qellimshem dhe profesionist, (shyqyr qe Shqiperise i mungojne profesionistet), sa i ka vdekur te gjithe brenda nje kohe mjaft te shkurter; ose -nese pishina ka patur ngrohje me energji elektrike- nuk perjashtohet mundesia e nje kontakti elektrik; pasojat nga kjo vdekje jane te dallueshme nga shkaku i djegieve ne forme roza dhe bluje ne lekure; varet nga kohe-zgjatja e zenies nga korrenti!
Sido te jete, kopili u ka mbetur ne dere shqiptarve dhe, cilat do te jene pasojat ne te ardhmen, -kjo mbetet akoma e paditur!
Kulluf dallkauku:
PO PSE GENJEN DHE MASHTRON O MAVRI PA PIKEN E LLOGJIKES?
Ku e ke lexuar ti o debil dhe mashtrues enverist se intelektuali cdo vdekje ne Shqypni ja adreson monoksidit te karboni? Po gazi killer i mangallit qe ka vrare me qindra shqyptare eshte me i rende se ajri o mavri debile dhe ky gaz vdekjeprures pa ere dhe pa ngjyre qe te vret per disa sekonda per kete arsye qendron poshte ne ambientet e mbyllura dhe nuk ajroset lehte dhe nje indikator elektronik qe kushton me pak se 20 dollaro ne SHBA do t’i shpetonte jeten sovjetikeve te Putinit ne Qerretin e Kavajes qe i ka vrare injoranca e pronarit te Hotelit albanez dru me pre me oxhakun e prishur te kaldajes mesjetare dhe injoranca e Rilindjes Enveriste qe drejton shtetin,
njashtu:
SIC VRAU DHE LA POSHTE BETONIT EDI RAMA NE THUMANE 28 VETE KUR I KTHEU NE BANESAT E TYRE NGA TERMETI I PARE
Nga injoranca ne njohjen dhe drejtimin e procesit te ndertimit
PO KUR DO TE HANI PYKA LLOGJIKE JU FANATIKET E ENVERIT?
Ekspertiza duhej detyrimisht te behesh ne Shqiperi kurse ruset duhet te ishin ne rolin e asistuesit oponent Te tjerat do te zgjidheshin hap pas hapi ne menyre shkencore dhe as ‘civile’ as ‘ushtarake’ sepse reklamat me ‘zbarkime’ dhe ‘intiligjence’kane pak vend ne keto ngjarje