Mënyra sesi funksionin trupi ynë është e mahnitshme. Ai shfaq disa aspekte, që mund të jenë të panjohura për shumicën e njerëzve, po duhen marrë në konsideratë, për të njohur më mirë elementët që përbëjnë mirëqenien tonë të përgjithshme.
Duke mësuar këto aspekte të panjohura të mënyrës së funksionimit të trupit kupton se cilët janë mekanizmat mbi të cilët është ndërtuar ekuilibri psiko-fizik.
Ja disa nga kuriozitetet më të veçanta për trupin e njeriut:
Një tru i dytë në stomak
E mbani mend sistemin nervor enterik? Bëhet fjalë për një “tru të dytë” në stomakun tonë. Përgjatë gjithë traktit nga ezofagu në anus gjenden rreth 100 milionë neurone. Këto qeliza nervore nuk kanë të bëjnë vetëm me tretjen. Ato janë përgjegjëse për ndjenjën e famshme të fluturave në stomak (kur ndiejmë për dikë) apo goditjes në stomak (kur marrim një lajm të keq). Nga kjo arrijmë të kuptojmë edhe si mund të ndikojnë disa ushqime në humorin tonë.
Kur harrojmë pse kemi hyrë në një dhomë
Na ka ndodhur të gjithëve të shkojmë në një dhomë dhe të përpiqemi të kujtojmë arsyen pse jemi aty. Një studim francez ka argumentuar se truri ynë i percepton dyert si kufij dhe arrin të ruajë vendimet e marra deri në momentin që kapërcen pragun e një dhome. Kjo është arsyeja pse kur kthehemi pas dhe kalojmë sërish pragun, na kujtohet menjëherë për çfarë kishim shkuar aty.
Femrat shohin më shumë ngjyra se meshkujt
Femrat perceptojnë më shumë ngjyra se meshkujt. Kjo varet nga fakti se femrat kanë 4 ose 5 receptorë, ndërsa meshkujt kanë 3. Kjo bën që femrat të dinë të dallojnë disa tonalitete të një ngjyre, të cilat për meshkujt janë thjesht një.
11 km enë gjaku për çdo kg dhjam
Një tjetër motiv për të luftuar obezitetin. Është zbuluar se për çdo kilogram dhjam që akumulohet në trupin tonë, trupi është i detyruar të formojë enë të reja gjaku që arrijnë gjatësinë totale 11 km. kjo bën që të kuptohet qartë se pse mbipesha lidhet me problemet e funksionimin e zemrës dhe aparatit kardiovaskular.
Përdorim vetëm njërën vrimë të hundës për të marrë frymë
Është provuar se 85 për qind e njerëzve merr frymë herë me njërën vrimë të hundës, herë me tjetrën. Gjithçka ka të bëjë me indin ngritës të hundës, i cili bllokon herë pas here njërën vrimë. Kjo mënyrë frymëmarrjeje ka efekte edhe në organizëm. Nëse kryhet nëpërmjet vrimës së majtë, përcakton një aktivitet më të lartë të hemisferës së majtë të trurit dhe e anasjellta.
Sheqeri shëron plagët
E dinit se sheqeri ndihmon në shërimin e plagëve? Është një ilaç i pabesueshëm, pasi sheqeri absorbon ujin, të cilin bakteret e kanë të domosdoshëm për të mbijetuar. Në këtë mënyrë reduktohet dhimbja dhe vriten bakteret që ngadalësojnë shërimin e plagëve. Kjo është arsyeja pse, gjyshet tona na hidhnin sheqer në plagë kur vriteshim, pavarësisht se ato mund të mos i kenë ditur faktet shkencore për veprimin e sheqerit në plagë.
Pështyma shtohet kur na vjen për të vjellë
Para se të vjellim, të gjithë e vëmë re se si na rritet sasia e pështymës në gojë. Kjo është një mënyrë e trupit për të mbrojtur fytin, gojën dhe dhëmbët nga substancat acide që vijnë nga stomaku.
Vetmia është edhe dhimbje fizike
Ndjenja e vetmisë perceptohet nga truri ynë si dhimbje fizike. Studimet mbi këtë argument kanë treguar se kur bëhemi të vetëdijshëm se jemi vetëm, në tru aktivizohet e njëjta zonë që lidhet me perceptimin e dhimbjes fizike. Kjo bën që të hapen mundësitë për të trajtuar më mirë depresionin. / Dita /

faleminderit per keto fakte te ndodhura ne trupin e njeriut,shume te nevojeshme per lexuesin
Une kam degjuar se kemi nje tru te vogel ne zemer. Na del edhe nje ne stomak. pra qenka e vertete thenia qe dashuria e burrit per gruan kalon nga stomaku
Nuk e kuptova lidhjen e fotos me shkrimin. Te dy shume interesante por pa asnje lidhje.