PETRIT BROKAJ
Ka disa vjet që nuk jeton më. Një atak kardiak, i ndërpreu jetën papritur dhe para kohe. Ishte shumë i ri që t’i ndodhte ajo që i ndodhi. Por, pas kësaj, ai vazhdoi të jetë mes nesh nëpër kujtimet tona dhe ngjarjeve që i kushtohen atij. Një prej tyre ishte edhe ceremonia organizuar nga Bashkia e Skraparit për dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Çorovodës” më 20 qershor.
Ishte një ceremoni mbushur me mall, dashuri e shumë vlerësime nga shumë miq e kolegë të tij e në veçanti nga kryetari i Bashkisë, por sidomos nga bija e tij, Fioralba.
Për mua, si një ish mësues i tij në shkollën e mesme “Ramiz Aranitasi”, ishte me të vërtetë një ditë prekëse sepse, isha aty për Bashkimin, ish nxënësin e shkëlqyer, kur ai nuk jeton më dhe që, natyrisht, nuk është e lehtë të ngushëllohesh me faktin se “ky është fati njeriut”, ose thënë në gjuhën fetare “kështu ishte e shkruar”.
Isha dyfish i prekur, kur shihja fëmijët dhe bashkëshorten e tij, të cilët nuk kanë menduar ndonjëherë se, do të vinte kjo ditë, kur ata do të ishin në vendlindjen e tij pa praninë e njeriut të tyre të shtrenjtë dhe të pazëvendësueshëm.
Por, siç thotë populli, ai që ikën nuk kthehet më. Prandaj, më e drejtë është të themi se, jeta vazhdon. Vazhdon edhe për familjen e Bashkimit. Dhe, kur them këtë, kam parasysh atë që, edhe Bashkimi është mes tyre dhe mes nesh si model krenarie, si dashuri e pavdekshme, si frymëzim kurajoje. Ishte bashkë me ne edhe në këtë 20 shtator si shkak i këtij gëzimi, këtij nderimi dhe i kësaj dite të rëndësishme, dhënia e titullit: “Qytetar Nderi i Çorovodës”
E kam parasysh atë djalosh shtatlartë, me atë hapin e gjatë dhe me ata sy që i shkëlqenin, kur buzëqeshte. Preferonte të rrinte në bankën e fundit. Nga që ishte nxënës shumë i mirë, nuk shfaqte emocione, kur fillonte ora e mësimit, madje edhe në gjuhën ruse që jepja unë, një lëndë jo shumë e pëlqyeshme për nxënësit.
Bashkim Caka, nuk ishte nga ata që ua thonë fjalët e mira dhe vlerat, kur nuk jetojnë më. Ai i meritoi dhe ia thanë për së gjalli që, kur ai, pasi mbaroi shumë mirë studimet për jurisprudencë, filloi karrierën e suksesshme si një profesionisti me emër të nderuar.
Bashkimi në shkollën “Ramiz Aranitasi” ishte dhe do të mbahet mend si një nga nxënësit e shkëlqyer. Ashtu ishte edhe student. Por i shkëlqyer mbeti deri në fund të jetës së tij duke ecur nëpër rrugën e profesionit të juristit deri në shkallën më të lartë (anëtar i Gjykatës së Lartë dhe pedagog në shkollën e magjistraturës), gjithashtu, duke gdhendur një emër të mirë edhe si politikan, kur u zgjodh deputet i PS për Skraparin.
Kur thashë më sipër se vdekja e Bashkimit për mua, si ish mësues i tij, ishte e papritur dhe jashtë radhe, më duhet të them se mungesa dhe trishtimi për të nuk janë vetëm për familjen e tij, por edhe jashtë saj. Ai ishte një njeri dhe një kuadër me aftësi të çmuara që shoqëria nuk e pati fat t`a kishte gjatë në gjirin e vet. Ai i takon atyre njerëzve me të cilët shoqëria do të ishte më e shëndoshë, politika më e pastër dhe më e qetë dhe vendi më i begatë.
I kam dy fjalë edhe për ata që vendosën të japin këtë titull të nderuar dhe që kishin organizuar atë ceremoni aq mbresëlënëse. Jam me të vërtetë i entuziazmuar që këshilli bashkiak i Çorovodës ndjek me kaq kujdes dhe çmon veprimtarinë e personaliteteve të tillë si Bashkim Caka dhe, ca kohë më parë, për Xhafer Ibron e Spartak Brahon. E çmoj një fakt të tillë, sepse sot kemi vënë re disa raste, kur institucionet tona, ose japin vlerësime të pamerituara, ose i lënë kontributet e shumë njerëzve të nderuar në heshtje që të mbulohen nga harresa. Prandaj, i jam falënderues këshillit bashkiak të Çorovodës dhe në veçanti kryetarit të Bashkisë, që me siguri është dora kryesore në kësi ngjarjesh.

Te nderuarit si Bashkim Caka-NDEROHEN!
I perjetshem qofte Kujtimi per te nderuarin se pari NJERI,Bashkim Caka,paturr fatin ta njoh dhe mes Tiranes,Ai Skraparlli,une Dangelliot,nje jete MESUES. ATA-Skaraparllinjte si vellezer..
Faleminderit Ju i nderuari Petrit Brokaj,qe do me falni,njohur permes penes,per sa shkruani per kete figure te shquar te Skraparit e mbare vendit tone, ndare nga jeta para kohe Ai, njeri me aftesi te rralla. Faleminderit Organeve,kopetente per vleresimin bere vepres se tij,per me teper ndare nga jeta para kohe.. Nderim dhe rrespekt families dhe rrethit te tij shoqeror.
85 vjecari,nje jete,prane NJERZVE atdhetare..te arresimit e aktiviste shoqerore,si *Pasues Veterani*, vite detyruar te jetoj si LAVIERES,ne emigracion,me mendie e ZEMER ne Atdhe-shprehe per mbi 80 *Pasues veterane*qe jetojme ne Toronto, si emigrante.
Miresite e shoqerofshin ATDHEUN tone!
Pejetesi Atdhetareve te pasionuar si Bashkim Caka!
Ne emer te mbi 80 *Pasues veterane*ne Toronto te Kanadase,qe me atdheun jetojme.
Toronto 23-06-2021 85 vjecari- Dh Xhoga.( Guri Naimit D