Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
E nderuar gazeta jonë shpresëdhënëse për gjithë lexuesit tuaj të nderuar që çdo ditë presin për të lexuar nga gazetarët dhe analistët tuaj më guximtarë në këto kohë me halle plot. Modeli juaj dhe pasqyrimi që i bëni ju realitetit shqiptar duket dhe nga tirazhi juaj që rritet çdo ditë. Kisha dëshirë që ne lexuesit e gazetës DITA të jemi në harmoni të plotë për të votuar modelin që po ndjek Edi Rama në drejtimin e duhur. Nuk e kam për politikë, por vlerësoj disa gjëra që po afrohen me modelin evropian. Konkretisht ato qendra qytetesh që janë bërë investime kanë marrë pamje evropiane. Protestat që bëri opozita e sotme nuk priteshin si opozita e djeshme me kallash në dorë nga shteti i tyre dhe arrinte sa vriste dhe njerëz të pafajshëm për të mbrojtur karrigen. Kurse pozita e sotme i pret me një kordon dekor me vajza police dhe pa asnjë lloj armatimi. Ky është një model paqësor, jo agresiv dhe provokativ siç bënin ata dje. E të tjera që shqiptarët i shikojnë çdo ditë me sy dhe dinë ta peshojnë nga heq kandari. Një shprehje popullore thotë: mulliri bluan me ujin që vjen, jo me atë që shkon. Faleminderit! Kadri Godaj.
