Disa gjëra që ngjallin habi në raport

anazapta

Email nga adresa

[email protected]

Përshëndetje DITA. Nuk ka asnjë mundësi që një depozitë alkooli frenash të zbrazet në rrethanat që përshkruhen në raportin e ekspertëve për Olldashin. Por pasi lexova raportin në Dita online mua më bën habi një gjë: Ekspertët thonë që makina ishte me shpejtësi 45 km në orë kur doli nga rruga dhe akoma më ulët nëpër rrëpirën në fund të së cilës u pëmbys. Pse nuk frenoi deputeti gjatë kësaj kohe? Ishte inkoshient? Nuk më duket serioze që një raport të lejë pikëpyetje të tilla. Vetëm nëse Prokuroria ka hapur një gjyq për vrasje dhe nuk e kë bërë publike, se unë si jurist 40 vjet në profesion nuk më kanë zënë sytë dicka të tillë si ky raport.

Dhe dicka tjetër që kam nguruar ta shkruaj këto ditë pa u botuar raporti: Si ka mundësi që në orën 1 të natës nxorrën trupin dhe në 10 të mëngjesit e futën nën tokë?! Kur u bënë autopsia, analizat e gjakut, përfundimet mbi llojin e plagës, etj, etj. Pse ky nxitim apokaliptik për një ngjarje me shumë pikëpyetje?

Share This Article
1 Comment
  • O zoti jurist, krimet groposen me urgjenc, vdekjet natyrale grposen me kohen e duhur, se edhe kur vdes natyralisht, perseri pritet 24 ore nga vdekja, kete e thote edhe mjekesia edhe perendia. Ne rastin konkret, mezi prittej ta ghdihej qe ta varrosnin. Une mendoj se familja Olldashi, duhet te ribej akt-ekspertimin e trupit e te gjithckaje, mbasi e verteta eshte fshehur dhe ende mban ne panik shume persona, si ata e qe e realizuan dhe ata qe e mbuluan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *