“Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë”, është ky apeli që bëjnë ekspertët e shëndetit publik në lidhje me rrezikun që shfaq Melanoma, një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Sot në “Ditën Botërore të Melanomës”, mjekët dermatologë bëjnë thirrje që secili prej nesh duhet të kontrollojë nishanet që ka në trup për të vlerësuar riskun që ato mund të paraqesin në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, teksa nënvizojnë edhe kujdesin që duhet të tregooojmë gjatë përditshmërisë në lidhje me ekspozimin ndaj faktorëve të riskut.
Melanoma zhvillohet në qelizat ku prodhohet melanina, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë. Njohja e simptomave të para të këtij lloj kanceri mundëson zbulimin dhe trajtimin e tij, përpara se sëmundja të përhapet. Melanoma mund të trajtohet suksesshëm nëse zbulohet në kohë.
Shkaku i melanomës nuk është i qartë, por ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) të diellit apo solarëve rrit shumë rrezikun e zhvillimit të këtij lloj kanceri. Melanoma mund të zhvillohet në të gjithë trupin, por më shpesh ajo zhvillohet në zonat që kanë një përqindje të lartë ekspozimi në diell, si shpina, këmbët, krahët dhe fytyra.
Personat më të rrezikuar janë ata që kanë: lëkurë të bardhë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se të kesh më pak pigment melanine në lëkurë do të thotë të kesh më pak mbrojtje ndaj rrezeve UV. Nëse keni flokë biondë apo tëkuq, quka apo digjeni shpejt nën rrezet e diellit, ju keni më tepër mundësi të zhvilloni melanoma.
Po ashtu një tjetër faktor risku janë edhe djegiet nga dielli. Një apo më shumë episode të djegies së lëkurës nga rrezet e diellit në fëmijërinë tuaj mund të rrisin rrezikun e melanomës nëmoshën adulte. Bëni kujdes pasi ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, e rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës.
Edhe të paturit e shumë nishaneve në trup apo nishaneve të pazakonta në pjesë të ndryshme të trupit listohet si një faktor risku. Të paturit më shumë se 50 nishane të zakonshme në trup tregonnjë rrezik të lartë për të zhvilluar melanomë. Gjithashtu, edhe ekzistenca e nishaneve të pazakonta tregon për një tendencë ndaj mundësisë së zhvillimeve malinje në lëkurë.
Faktorë të tjerë që ndikojnë janë edhe historia familjare e melanomës, ku nëse një i afërm, prind, fëmijë apo vëlla ka patur melanomë, individi ka një mundësi më të madhe për ta zhvilluar atë. Më të rrezikuar për të zhvilluar këtë sëmundje janë personat me sistem imunitar të dobësuar. Në këtë kategori futen të gjithë pacientët me HIV/AIDS dhe ata që i janë nënshtruar një transplanti.
Këshillat për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të lëkurës
- Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurësështë një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë.
- Duhet të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli.
- Këshillohet të qëndrohet në hije në orën 11:00 – 15:00, atëherë kur ngarkesame rreze UV është më e madhe.
- Të mbahen kapelë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme.
- Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës.
- Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell, foshnjatderi në moshën njëvjeçare.
- Veçanërisht fëmijët ёshtё mirë të mbrohen nga dielli.
Disa fakte që duhet t’i dini rreth kancerit të lëkurës
- Shkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimindaj rrezeve ultravjollcë në diell.
- Ekspozimi i paktë ndaj rrezeve ultravjollcë është idobishëm për njerëzit, dhe luan një rol të domosdoshëm nëprodhimin e vitaminës D.
- Çdo vit diagnostikohen rreth 130 000 melanoma malinje në gjithë rruzullin.
- Ekspozimi i shpeshtë dhe djegiet e shpeshta të lëkurës ngadielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme, të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit tëlëkurës.
- Njerëzit me lëkurë të errët kanë mundësi më të pakta përshfaqjen e kancerit të lëkurës, por ata përsëri preken ngadëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, kryesisht te sytëdhe sistemi imunitar.
Shenjat paralajmëruse të melanomës (ABCDE):
A – Asimetria e nishanit.
B – Kufij jo të qartë të nishanit.
C – Ngjyrë jo uniforme.
D – Diametri mbi 6 mm
E – Evolucioni i nishanit – ndryshim në kohë i formës, madhësisë apo ngjyrës.
Grupet më të rrezikuar për të zhvilluar melonomë janë personat që kanë:
- Lëkurë të bardhë.
- Djegie nga dielli.
- Ekspozim të tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, i cili rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës.
- Nishane të shumta apo nishane të pazakonta në pjesë të ndryshme të trupit.
- Histori familjare të melanomës.
- Sistem imunitar të dobësuar.
p.k\Dita
