Pavarësisht nëse e keni kaluar Covid me simptoma të lehta apo më të rënda, regjimi ushqimor që duhet të ndiqni ndikon shumë në performancën e shëndetit tuaj.
Zef Gjeta Dr. prof, i Shkencave bujqësore ndau për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, disa këshilla për të gjithë njerëzit që kanë kaluar Covid-19. Eksperti shpjegoi se çfarë duhet të hani pasi jeni shëruar nga virusi.
“Mirë është që të konsumojmë më shumë se tre vakte, lënia e vaktit të mëngjesit është e gabuar. Këto vakte të jenë të mira dhe të plota, por jo të tepërta. Sa herë që hamë me tepri krijojmë vështirësi për sistemin tretës dhe e ngarkojmë trupin tonë. Duhet të shmangim pijet alkoolike, në situatat gripale dhe post gripale. Duhet të shmangim dhe pijet me gaz.
Të kemi sa më shumë fruta dhe perime. Nuk duhet të ndajmë supën, sallatat. Duhet të hamë mishin e peshkut dhe të pulës por të jemi të kufizuar me mishin e kuq. Duhet të përdorim çarja, si i murrizit që ndihmon dhe në hollimin e gjakut. Të tjerë janë çaji i malit, kamomilit që rekomandohet në darkë, lulen e blirit por dhe trumza, sherebela dhe rozmarina.
Duhet të përdorim dhe qumështin e bletës, është një ilaç i mirë. Nuk duhet të ndajmë konsumimin e mjaltit, mund ta shtoni në çaj ose përzieni me arra. Përdorni propolis pasi është një antibiotik natyral dhe na ndihmon jo vetëm kur kemi acarime të mishit të dhëmbëve, kur kemi infeksion të lehtë”, tha Gjeta.
a.m/dita

receta e pastcovid duhet te permbaje shume vitamina dhe vecanerisht lengun e pules,gjithshka qe organizmi e kerkon dhe pa tepri eshte e pranueshme,e rendesishme eshte “djegja: e energjise dhe kjo per cdo moshe e per cdo situate.
gjera qe nuk rekomandohen vetem post covid doktor por edhe per cdo njeri qe kerkon te jetoje shendetshem dhe te marre ne sasi optimale proteinat, karbohidaret, vitaminat etj Mendova se po thoje dicka te re
arra me mjalte dhe hajde mbaji burrat ne sex.
keto keshillat jane si ato qe te jepnin ne fillim ku te mesonin si te laje duart… o qr, a thua se kemi lind dje dhe nuk ditkemi se si te ushqehemi shendetshem.