Disa komente rreth debatit midis dy profesorëve: Tarifa dhe Bejko

Dita

Së pari, do t’i thosha z. Tarifa se paska harxhuar shumë kohë për këtë replikë-përgjigje, dhe paske rikujtuar arkivën e mendjes dhe shfletuar shumë dhe nga Wikipedia, megjithëse thoni se nuk para e shfrytëzoni shumë atë, por harroni se gjithë shkollat amerikane bazë studimi-literature universitare dhe pasuniversitare kanë Wikipedia-n, dhe për çfarë për t’i dhënë një përgjigje një kolegu, Prof. Sadik Bejkos në vend që të komunikoni si dy kolegë-profesorë, bëni një përgjigje kacafytëse alla shqiptarësh.

Së dyti, Prof. Sadik Bejkon unë e njoh pak, ndërsa ju s’ju njoh hiç, nuk është as liliput, as i paditur (bile me shtat i bie që ju jeni liliput), paçka se ju përmendni një listë pak më të gjatë sa ajo e Prof. Bejkos, megjithëse ky ata që duhet i ka listuar… që gjoja njihni dhe i keni lexuar (po të listoj unë këtu mund t’jua kaloj juve si listë që kam lexuar dhe kjo s’do të thotë se unë jam më i ditur se ju).

Për ju di mirë vetëm që jeni produkt i Fatos Nanos që ju çoi (të merituar ose jo!) ambasador në Amerikë, dhe atje ju shfrytëzuat rastin oportun dhe u apdeituat dhe ndoshta mbaruat ndonjë doktoratë, por kjo s’do të thotë se u bëtë automatikisht më i ditur, se më parë dhe ju ishit thjesht një mësues histori-partie… dhe klishetë që keni mësuar dhe aplikuar më parë nuk hiqen lehtë nga mendja. Kjo duket qartë dhe në replikën tuaj.

Dhe Ju dhe Prof. Bejko përmendni Ajnshtajnin e madh, ai vërtetë është i madh, por për fizikën teorike-kuantike dhe teorinë e relativitetit etj., por jo çdo gjë që ka thënë Ajnshtajni është për t’u marrë referencë, se ai ka folur dhe broçkulla siç është ajo për fetë, ajo për dashurinë etj.

Një njeri i ditur, por dhe fisnik nuk mund të japë kurrë mendime shteruese siç jepni ju për problemin që trajtohet dhe mendimet e tjetrit, dhe që doni ta denigroni kolegun, gjë që s’mund ta bëni, por mbahuni tek argumentet dhe kaq, nuk jeni ju që i “vini vulën” budallallëkut të Edi Ramës që do të futë fenë ne shkolla apriori (se kjo i ngjan asaj anekdotës që hodhi budallai një gur në det dhe u mblodhen100 të mençur dhe s’e nxjerrin dot).

Dhe së fundi, Ju bëni përsihatje dhe për Hegelin sikur të jeni dishepull i tij, kujdes profesor albanes, se janë të mëdhenj dhe mendje transhendete ata si Hegeli. Se dhe Gausi kur pati një debat matematik me Hegelin që qe shprehur se “rruga më e shkurtër që bashkon dy pika është një vijë e drejtë” (dhe ja futi kotë), Gausi me kujdes iu përgjigj: Korrigjoj duke e përmendur në një botim të radhës “kujdes sqepmadh se matematikën nuk e gëlltit dot se rruga më e shkurtër midis dy pikave-trupave nuk është një vijë e drejtë, por zik-zak…”

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *