Në vitet e fundit në punën e laborantit dentar përveç pregatitjes teorike dhe praktike, një faktor shtesë që ndihmon në arritjen e rezultateve më të mira në prodhimin e elementeve dentarë luan dhe përparimi i teknologjisë. Si në të gjithë fushat e tjera të veprimtarisënjerëzore edhe në fushën e stomatologjisë, punës së përditshme të laborantit dentar i vjen në ndihmë tekonolgjia.
Teknologjia e re dentare vjen si një kombinim i dëshirës për të pasur një produkt me karakteristika optimale, të realizuar me saktësi dhe nëkohë të shkurtër duke na mundësuar përfundimin më të shpejtë të tij. Në këtë mënyrë një pjesë e konsiderueshme e punimeve laboratorike që në të shkuarën realizoheshin në mënyrë manuale, tashmë mendihmën e teknologjisë, mund të realizohen duke përdorur programe të shumta kompjuterikë që kanë mundësuar ngritjen në një nivel të ri të produkteve përfundimtare. Megjithatë përdorimi i teknologjisë nuk mjafton për ta quajtur të përfunduar procesin, pasi është ende e domosdoshme prekja dhe ndërhyrja njerëzore në fazën finale të produktit. Vëmë re se teknologjia në të njëjtën kohë na ndihmon por dhe na ngarkon në procesin e punës, pasi këto punime protetike kalojnë në duart e një laboranti dentar i cili siguron që elementi përfundimtar të përmbushë të gjitha të dhënat e kërkuara.
Ky përshkrim, në fakt me pak rezerva dhe jo me detaje të plota, është si të thuash një vështrim praktik i punës së përditëshme. Është si pasojë edhe e bisedave me kolegë laborantë dentar dhe mjekë stomatolog.
A është i nevojshëm?
Mendoj që përsa i përket profesionit, po. Çdonjëri nga ne tenton sa do pak të përmirësohet dhe duke i shprehur mendimet tona në biseda, forume apo artikuj, mendoj se bëjnë mire.
Marrëdhënia mjek-laborator, duke qenë në shërbim të pacientit, kërkon, që ky i fundit të mbetet i kënaqur si nga ana funksionale e përdorimit të protezës por edhe nga ana estetike. Për këtë qëllim ne si laborantë, jemi të detyruar të shikojmë me kujdes hap pas hapi të tërëprocedurën nëpër të cilën ka kaluar përgatitja e një proteze dentare. Duke u nisur nga kjo, dua të hedh një vështrim ne teknologjitë qe ne po përdorim. Si arrimë ne t’i thithim dhe si ato ndonjëherë na mundojnë për të arritur ne finale.Në këtë fazë në shpjegim nuk po përfshij protezat metal me porcelan por vetëm protezat fikse të Emax dhe Zirconia Cad-Cam me kontur të plotë, për arsye të cilat vijojnë më poshtë.
Emax është një prej këtyre teknologjive. Lithium Disilicate Glass Ceramic e bazuar në bashkimin e elementëve si: Kuarc, Oksid Litiumi, Oksid Fosfori, Alumin, Oksid Potasi dhe përbërës të tjerë në një strukturë si ajo e shkrirjes së xhamit, me njëviskozitet të lartë. Ky material na ofrohet në kallëpë të ndryshëm, sipas madhësisë së dhëmbëve që do të punohen. Këtyre u jepet forma e dëshiruar mbas një dizenjimi të realizuar me ndihmën e programit kompjuterik dhe pas kësaj, në një furrë porcelani në një program prej afro 24 minutash, në temperaturë prej 840 gradë Celcius me vakum, përftohet materiali i kristalizuar në trajtën e një korone dentare.
Zirkonia – Zirconium Dioxide (ZrO2) është një kristal zirkoni, apo ethënë ndryshe, është një strukturë monoklinike e kristaltë e cila sintetizohet në ngjyra të ndryshme për t’u përdorur në teknologjinë dentare dhe jo vetëm. Mbas pjekjes në temperaturë afër 1500 gradë Celcius, përftohet një koronë dentare me cilësi të larta në shtypje dhe në goditje.
Pasi të kemi në dorë një koronë Emax të sapo dalë nga punimi Cad-Cam, menjëherë duhet të kryejmë kristalizimin e këtij materiali që në më të shumtën e rasteve shoqërohetnë të njëjtën kohë dhe me llustrimin e tij. Duhet thënë se në procedurën standarte, tregohet qartë se si realizohet një proces i tillë në temperaturën përkatëse nënjë kohë të caktuar. Jo gjithmonë pas këtij procesi do të arrijmë të përftojmë një koronë Emax me cilësinë e duhur. Nga ana estetike, pavarësisht përpjekjes sonë për ta bërë të jetë sa me afër parametrave të një dhëmbi, në shumë raste jemi të detyruar të ndërhyjmë me një pjekje të dytë ose të tretë, me qëllim që të krijojmë ngjyrën e duhur në të gjithë sipërfaqen e dhëmbit. Në këtë rast jemi të detyruar të përdorim makiazhe të ndryshme si në margon gingivale ashtu dhe në pjesën incizive të dhëmbëve anteriorë (frontal) ose në tuberkulat e dhëmbëve posteriorë (distal).
Praktika ka treguar që kjo mund të arrihet me anë të programeve në dispozicion, por kjo gjë nuk ndodh gjithmonë. Për shembull në qoftë se llustrën e duhurnuk e kemi përftuar mbas kristalizimit, mund të bëjmë një llustër (glazurë) të një korone Emax në një program tjetër, në një temperaturë afër 70 gradë Celcius më poshtë nga ajo e kristalizimit. Kjo është efikase nëse llustra mbas pjekjes për kristalizim ka dalë ashtu siç duhet, pra në qoftë se kemi një llustrim të mirë por që ka nevoje për ndërhyrje vetëm për efekt ngjyre.
Kemi provuar se në rastet kur llustra rezulton problematike pas kristalizimit, dhe nëse ne dhe mbas një pjekje tëdytë akoma nuk arrijmë atje ku duhet, pjekjen tjetër ne qoftë se do ta bëjmë me vakum në programin e porcelanit CERAM, atëherë mund të përftojmë një sipërfaqe e cila duket të ketë një lidhje më komforte me materialin Emax. Pas kësaj, çdo ndërhyrje që ne bëjmë mbi këtëkoronë për t’i dhënë asaj edhe një pamje estetike sa më të afërt me dhëmbët origjinalë, na ka rezultuar e sukseshme. Këtu shikojmë se vetëm për llustrim na duhet në disa raste të bejmë dy-tre ose me shumë tentativa, derisa të arrijmë atje ku duam.
Një gjë e tillë nuk na ndodh kur ne punojmë porcelanin CERAM mbi një këllëf (framework) emax. Ne kemi parë që nëse vendosim të tëra shtresat e duhura të porcelanit (dentinë dhe trasparent) dhe pas punimit me frezë për të përftuar një formë anatomike sa më të pastër dhe sa më të përafërt me dhëmbin simetrik (në varësi të gojës), llustra na del në një mënyrë shumë të kënaqshme.Pra kur përdorim porcelanin mbi Emax, duket sikur jemi më të qetë për rezultatin estetik në fund. Pa anashkaluar këtu dhe kohën në të cilën kalon kjo procedurë.
Kjo gjë nuk na ndodh kur ne mundohemi të llustrojmë një koronë Zirconia. Llustrën epërftojmë në mënyrë të saktë, vetëm sedhe këtu estetikisht mundohemi, përsëri me anë të makiazheve, që tëkrijojmë dukshmërinë e shtresave të dhëmbit, pavarësishtnga diagnoza.
Ndoshta arsyeja për konstatimin e këtyre ndryshimeve janë vetë materialet. Koronat Zirconia duket se kanë një shtresë shumë më solide në përbërjen e tyre. Kjo shpjegohet dhe nga temperaturat e përdorura për ndryshimin e strukturës fillestare. Në rastin e zirkonit temperatura shkon deri afër 1500 gradë Celcius, ndërsa në rastin e Emax-it, deri afër 840 gradë Celcius. Nëqoftëse llustrën e dytë të Emax-it Cad-Cam do ta bëjmë deri në temperaturën775-780 gradë, pasi materiali nuk na lejon të përdorim temperatura më të larta, një llustër të zirkonit mund ta bëjmë në temperaturë deri edhe në 890 gradë. Vlen për t’u theksuar se këtu kemi dhe diçka tjetër. Në qoftë se kemi sipërfaqe Emax te korrektuara me porcelan Ceram, temperaturat na ulen edhe më. Ajo shkon jo më shumë se 725-730 gradë celcius, që për llustrën nuk është ndonjë temperaturë e pëlqyeshme në pjekje.
Të gjitha këto ndërhyrje që rendita më lart bëhen me qëllimin e vetëm që në fund të kemi një produkt sa më cilësor.
Më sipër përshkruam vetëm protezat e palëvizshme të Emax dhe Zirconia Cad-Cam me kontur të plotë për të mbërritur në këtë analizë në përshkrimin e protezave metal me porcelan.
Në protezat e palëvizshme metal porcelan (PFM), pavarësisht strukturës dhe materialit të metalit, pjesën tjetër të protezës e kemi të tërën porcelan. Porcelani mund të jetë i llojeve të ndryshme. Firma të ndryshme nëpër botë ofrojnë lloje të shumta porcelani. Mbi strukturën metalike ne vendosim disa shtresa, të cilat në procedurën më të përgjithshme janë si më poshtë:
1.Opak
2.Opak dentinë
3.Dentinë + Transparent
4.Glazurë
Përpara glazurës mund të bëjmë të gjithë korrigjimet e mundshme në qoftë se këto janë të nevojshme. Pas glazurës, nëse kemi bërë një punë të mirë, dukshmërisht kemi të gjitha shtresat e duhura që ngjajnë me një dhëmb original. Pra shikojmë që edhe pse kemi disa shtresa për tëvendosur dhe disa pjekje për të bërë, në fund lodhja nashpërblehet me një produkt estetikisht të saktë.
Këtu me të drejtë shtroj një pyetje. A duhet që teknologjia duke përparuar të mundohet të na serviri një produkt sa më jetësor në dukje për koronat me kontur te plohtë përpara se ne të ndërhyjmë në fazën finale?
Të gjitha sa treguam më lart, sot bëjnë pjesë në punën tonë të përditshme. Seicila nga këto shërben në sofistikimin e protetikës dentare por pa hedhur poshtë asnjërën pasi të gjitha kanë vlerat e tyre.Zgjedhjet dhe në këtë rast janë në varësi të kërkesë-ofertës. Pra nëvarësi të kërkesës së mjekëve ndaj nesh dhe të ofertës që firma tëndryshme na servirin për këto materiale. Por në fund, produkti finalnë bazë të së cilit kuotat tona si laborantë dhe si laboratorë dentarë rriten ose jo, sipas vlerësimit të mjekëve, varet absolutisht nga shkalla e profesionalizmit por dhe nga mënyra se si ne si laborantë dentarëpërqafojmë mundësitë dhe metodat e reja, pasi është e kuptueshme që duhet të jemi medoemos në kontakt me çdo teknologji të re në fushën tonë. Duke qenë se sot informacioni i shumtë na mundëson njohjen eçdo produkti dhe teknologjie të re që shfaqet, edhe ne por edhe mjekët stomatologë, jemi në gjendje të bëjmë zgjedhjen e duhur për diagnoza të ndryshme në varësi të pacientit. Këto zgjedhje, në fund të fundit, shërbejnë për të njëjtën qëllim, atë të shërbimit me cilësi ndaj të gjithë pacientëve që kanë nevojë për një produkt të tillë.
*Laborant, protezist dentar, Southern Dental Restoration Tallahassee, FL USA

Artikull sh interesant i nje prej Laboranteve me te mire ne Tirane me te cilin kam pasur fatin te punoj ! Si gjithmone na nxit drejt te Rejave Teknologjike dhe pse tashme ne USA !Suksese !