Keni qenë me të dashurën në ndonjë lokal në Prishtinë dhe aty keni shkëmbyer ndonjë puthje dhe për këtë nuk ju ka penguar askush!? Kjo nuk ka për të ndodhur më, pasi disa lokaleve nuk u pëlqen kjo gjë, e përveç tyre krijon shqetësim te klientët e tjerë, andaj ata kanë vendosur për masa shtesë. Kështu, tashmë disa lokale në Prishtinë kanë vendosur disa tabela ku u bëjnë me dije çifteve se puthjet nuk lejohen në atë lokal. Por, pavarësisht se puthja nëpër lokale nuk ndalohet me ligj, ka diçka që është antiligjore dhe po lejohet në shumicën e lokaleve të Prishtinës. Pirja e duhanit brenda lokaleve po vazhdon pavarësisht se ligji e ndalon një gjë të tillë. Ka pasur tentativa edhe në Tiranë, për të ndaluar puthjet në lokale, një prej këtyre lajmërimeve po e sjellim edhe ne. Gjithsesi nuk e dimë se sa ju shqetësojnë ata që zgjedhin të puthen në ambiente të tilla!?


Mua me duket mese normale nje kerkese e tille per lokale qe kane nje fare statusi ne publik (lokal familjar, luksoz etj).
Sa per ndalimin e duhanit mund te them qe pjesa me e madhe e lokalve ne Kosove e respektojne ligjin. Jane vete duhanpiresit qe e respektojne ne rradhe te pare, duke ia bere me te lehte punen dhe lokaleve. Ne Shqiperi nuk e kuptoj pse eshte kaq e veshtire te respektohet ky ligj?!
ME SE NORMALE, EMOCIONET PRIVATE DUHEN SHPREHUR NE AMBJENTE PRIVATE.
Shum gabim, mos lejohen puthjet.
Madje jap ok edhe per puthjet me cifteve gay.
Taman si ne vendet e lindjes,ket e dekleroj edhe Erdogan jan te njejt.