Disa mospërputhje në botimet e Kadaresë

redaktor

Letër e nënshkruar

Sali Leka, shkrimtar

 

Është ribotuar sprova letrare e Kadarese “Uragani i Ndërprerë: Ardhja e Migjenit në Letërsinë Shqipe”. Ky libër u botua për herë të parë në vitin 1989. U ribotua për së dyti në vitin 2009. U ribotua tani për së treti. Për mua janë retushime me vullnetin e autorit sipas kohës dhe sistemit politik.

 

Në vitin 1989 Gjergj Fishten, Kadare e akuzonte si shkrimtar reaksionar, shovinist, arkaik dhe konservator mikroborgjez. Kurse tani në ribotimin e tretë Kadare shkruan : “Borxhi ndaj Fishtes mbetet gjithmonë i madh, më i madhi borxh ndaj një poeti të ndërgjegjes shqiptare. Ky borxh mund të lehtësohet vetëm me dashuri dhe sinqeritet dhe jo me nervozizëm dhe revansh. Nuk mund ta mbrojnë poetin Gjergj Fishta rrahagjoksat që gjer dje nuk ia përmendin kurrë emrin, as disidentët e rremë, që kanë shërbyer në policinë e fshehtë komuniste dhe kanë denoncuar e futur në burg kolegët e tyre.”

Këto fjalë të Kadarese janë gënjeshtra për të justifikuar botimin e vitit 1989 me demaskime të padrejta që ai u bënte Gjergj Fishtes, Ernest Koliqit, Mitrush Kutelit. Në libër Kadare shkruan se në vitin 1989 e kanë botuar pa lejën e tij. Por në ato vite të diktaturës cdo libër u botonte me lejën e autorit, me dëshirën dhe vullnetin e tij dhe u shpërblente. Kur libri nuk u botonte shkrimtari u burgoste, u dënonte, vuante dhe u persekutonte, ashtu si jam burgosur unë dhe të tjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *