Disa nga ushqimet që duhet të konsumojmë për një zemër të shëndetshme

Elton Tafaruci

Natyra na ka ofruar ushqime që kanë të njëjtat efekte si ilaçet për të luftuar dhe kuruar sëmundje të ndryshme. Kjo vlen edhe për zhbllokimin e arterieve dhe shëndetin e mirë të zemrës. Ja disa ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve.
Tërshëra: Studimet e kryera kanë dëshmuar se në qoftë se doni të zvogëloni nivelin e kolesterolit me gati 20%, duhet vetëm të konsumoni 50-100 gramë tërshërë në ditë.

Lëng boronice: Pini 3 gota nga ky lëng çdo javë për të kontribuar në zhbllokimin e arterieve. Ky lëng rrit aftësinë e qelizave për të absorbuar yndyrna dhe për të prodhuar energji.

Shega: Është antioksidant i fuqishëm i cili mund t’ ju ndihmojë në luftën kundër ngushtimit të arterieve.

Hudhër: Hudhra është përdorur që nga kohët e lashta për të trajtuar sëmundje të ndryshme dhe për të parandaluar problemet shëndetësore. Fillimisht, përdorimi i saj ishte për të trajtuar presionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës, por mjekësia pohon se kjo perime është gjithashtu e dobishme në parandalimin e formimit të pllakave të gjakut.

Domate: Studiuesit koreanë gjetën një kompleks të caktuar në domate i cili ndihmon në parandalimin e forcimit të arterieve, atë që quhet lykopen dhe i jep domates ngjyrë. Për më tepër ata zbuluan se gratë me nivele të larta të lykopeneve në gjak janë më pak të predispozuara për të pasur probleme me bllokimin e arterieve.

Spinaq: Është i lartë me acid folik dhe kalium dhe ndihmon në parandalimin e hipertensionit. Ai liron arteriet duke parandaluar kolesterolin e keq i cili është kryesor për sulmet e zemrës. Luteina, e cila është një tjetër komponent i spinaqit vepron si një mbrojtës i mirë kundër bllokimit të arterieve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *