Disa ndihen të lodhur, disa kanë frikë. Disa janë viktima të propagandës. Unë nuk i vë faj asnjë shqiptari që ndihet këto ditë i lodhur dhe pa shpresë. Çdo shoqëri kërkon kohën e vet të maturohet, të kalojë nga njëra fazë në tjetrën.
E, sigurisht, gjatë këtij kalimi ka faza të ndërmjetme, ku lulëzojnë kodoshët politikë. Por, secili prej nesh duhet t’i gjejë forcat brenda vetes dhe të ringjallet. Më besoni, kjo nuk ka të bëjë me faktin nëse je i kamur apo i varfër, as me faktin nëse gëzon drejtësi apo ta bëjnë me padrejtësi. Kjo do të thotë të mos e lejosh veten tënde të vdesë dhe është përmbi çdo situatë ekonomike apo rrethanë sociale. Lum kush arrin ta kuptojë këtë.
Henry Van Dyke, një poet i madh, që ndoshta në Shqipëri e njohin pak, ka thënë: “Disa njerëz kanë aq frikë nga vdekja, saqë kurrë nuk fillojnë të jetojnë”.
E-mail nga adresa: [email protected]