Letër e nënshkruar
Gjergji Shëndlliu
Më 23 Qershor 2013, PS dhe aleatët e saj fituan zgjedhjet parlamentare. Fitore shumë e pritur, gjendja ishte shumë e rëndë, shteti nuk funksiononte. Të vinte të shkruaje si A.Çehov: “Ku jam o Zot? Më rrethon banaliteti dhe vetëm banaliteti. Të iki që këtej, të iki që sonte, ndryshe do të luaj mendsh!”
Më 23 Qershor populli votoi kundër hajdutërisë, harbutërisë e maskarallëkut, që është trekëndëshi i së keqes, që ka përpirë e zhdukur çdo virtyt të mirë në këtë vend.
Pas zgjedhjeve u formua qeveria e re. Programi dhe përbërja e qeverisë është e lavdërueshme. Koha e dorëzimit të pushtetit te fituesit ishte relativisht e gjatë e me pasoja të rënda ekonomike e sociale. Fituesit zgjodhën përfaqësuesit e vet, por që në fillim ra në sy dallimi midis kujdesit maksimal për përzgjedhjen e kabinetit qeveritar e mos kujdesit për përzgjedhjen në nivel rrethi.
Përzgjedhja që u bë në Mallakastër e zhgënjeu elektoratin. Kandidaturat nuk u mirëpritën. Janë në nivel rëndomtë arsimor, profesional e kulturor, disa janë analfabetë funksional. Politika duhet të jetë sublimim i intelektit dhe kulturës më të lartë. Një vend zhvillohet, bëhet i pasur vetëm nga profesionistët, nga të diturit. Gjergji Shëndlliu

+Gjergji jo vetem ne mallakaster ka ndodhur kjo dukuri edhe ne kukes te emeruarit dhe te punesuarit, jane analfabet funksional. ka nje zhg enjim total. po veprohet ne menyre te njejete si ne kohen e pd.njerezit e afte , te kualifikuar nuk jane afruar fare , ka patur korrupsion edhe nga deputetet ne emerime. jane dhene para.