Si pasojë e një sherri në një lokal në qytetin e Sarandës kanë mbetur të plagosur disa persona. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, sherri ka ndodhur në një lokal në shëtitoren e qytetit, ndërsa janë përfshirë disa persona.
Gjithashtu, mësohet se personat e përfshirë në konflikt kanë përdorur sende të forta si doreza hekuri dhe objekte të tjera.
Bëhet e ditur se disa nga të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja dyshohet për motive të dobëta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat dy persona. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
