Disa pyetje për farmacistët

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

Po i bëj disa pyetje Presidentes së Urdhrit të Farmacistëve e klanit rreth saj: 1. Në bazë të cilit ligj ju u hiqni të drejtën të moshuarve që kanë punuar një jetë në shërbim të popullit? 2. Pse ju kërkuat të plotësonin kredite, apo për të mbushur …? 3. Pse nuk i lajmëruat më përpara për vendimin dhe kur ata ju pyesnin, por nuk ju kthenit përgjigje? 4. Pse nuk bëtë një takim dhe atje t’i lajmëronit për vendimin dhe ta arsyetonit, por caktuat zëdhënësen t’i lajmëronte me telefon? 5. Pse pronarëve ju kërkon të heqin dorë nga drejtimi për arsye shëndetësore, apo edhe ti e di që po vepron gabim? Si përfundim: Ti znj.Diana dhe klani rreth teje nuk e meritoni të jeni në krye të Urdhrit të Farmacistit. Do të desha që këto dhe shumë të tjera të t’i thosha në sy, por ti ke frikë të përballesh me ne, sepse ti po shkatërron shërbimin farmaceutik. Ti po lejon të punojnë nëpër farmacitë njerëz pa diplomë, apo drejtuesi në Tiranë, farmacia në rreth tjetër. Me respekt!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *