Disa pyetje zonjës F.Mogherini

Ornela

Gjokë Dabaj

Meqë gjendet në Republikën e Shqipërisë e aq më tepër në Ditën e Evropës, Z. F.Mogherini duhet t’ia bëjmë disa pyetje.

E para: A ka pasur ndonjë rezolutë të Bashkimit Evropian kundër krimevet që po kryente Serbia në fund të shekullit XX mbi popullsinë shqiptare në Kosovë?

Pyetja e dytë: Cili është qëndrimi zyrtar i sotëm i Bashkimit Evropian ndaj vrasjeve që ka kryer Serbia në popullatën civile të Kosovës në fund të shekullit XX?

E treta: Çfarë qëndrimi zyrtar mban Bashkimi Evropian në lidhje me dëbimet masivë të popullatës shqiptare të Kosovës nga ana e forcave militare e paramilitare serbe?

E katërta: Duke numëruar, sa herë po i bëhet kërkesë R.Haradinajt për t’ia hequr Serbisë taksën 100%, a mundet Z. F.Mogherini të na thotë, sa herë i është thënë S.Millosheviqit: Mos vra njerëz nëpër Kosovë?! Do të donim të na jepej statistikë numerike: Sa herë i është thënë deri tash R.Haradinajt: Hiqe taksën ndaj mallrave të Serbisë! dhe sa herë i është thënë S.Millosheviqit: Mos vra shqiptarë nëpër Kosovë!

Pyetja e pestë: Ne na duhet të dimë në këtë Ditë të Evropës: Cili është qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian në lidhje me kërkesat për ndryshim kufijsh, në Katalonjë, në Irlandë dhe në vendet baskë, dhe cili është qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian në lidhje me kërkesat për ndryshim kufijsh midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë?

Nuk janë shumë pyetje. Z. F.Mogherini do të mund të na u përgjigjej këtyre pyetjeve në fare pak minuta dhe të na i bënte sqarimet e nevojshëm për secilën prej tyre. Jo vetëm do të mund të na përgjigjej, por e ka për detyrë të na përgjigjet. Prandaj, unë po u lutem me këtë rast edhe gazetarëve të akredituar që, nesër më 9 maj, kur Z. F.Mogherini të dalë në konferencë shtypi, të mos lënë pa ia bërë këto pyetje, sepse kemi shumë nevojë t’i dimë këto gjëra. Ta dimë: Si po e trajton Bashkimi Evropian zyrtar kombin shqiptar në krahasim me kombet e tjerë?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *