Thonë se ish-presidenti amerikan Nikson, një natë para se të jepte dorëheqjen, u ndal para fotografisë së Kenedit dhe foli me vete me sytë te portreti në mur: “Tek unë shohin ç’janë; tek ti shohin ç’duan të bëhen”. Do ta përfytyroja me qejf një Berishë përballë fotografisë së Ramës në rrethana të njëjta. Sigurisht nuk ka për të ndodhur. Jo vetëm pse Berisha nuk ka lidhje me Niksonin. Por edhe pse Rama, (pas 1 prillit të këtij viti), është një i dënuar: i dënuar të jetë vetvetja. Them se e ka pyetur tashmë veten pse sa herë vendos një kufi, i duhet ta zhvendosë. Ka frikë t’i dalë zot vetes edhe kur e shkelin; kjo e bën viktimë të përsëritshme.
Për Ilir Metën mund të thuash shumë dhe asgjë. “Nuk kam asgjë për ta pyetur – thotë përshembull Mero Baze kur vjen fjala për Metën. Por “asgjë”-të e Metës godasin si gurë. Thonë që Meta i kishte sinjalizuar me kohë njerëzit e tij për lëvizjen drejt PS-së; në të kundërt, Rama i pa në sy muaj me rradhë njerëzit e tij dhe i gënjeu; ua bëri me dije vetëm kur e shpalli publikisht. Në vend të kompasionit prodhoi revoltë. Kjo ka të bëjë me ato që quhen tipare lideri; mes të cilave aftësia për t’i bërë pjesë të ndryshimit ata që luftojnë krah teje, etj. Por kjo është temë tjetër.
Meta e Berisha i kanë bërë dhe vijojnë t’i bëjnë njerëzit “për vete” me forcën e pushtetit dhe parasë. A ka ndonjë gjë prej politikani këtu? Mustafa Nano kur ia thashë idenë në telefon më tha aty për aty: “Pyetje për këta të pestë? Kam një të vetme për të gjithë: Mund të më thoni për ç’m…t jeni bërë politikanë, cili është motivi juaj? E korrektuam më vonë, por thelbi mbetet ky (dhe nuk e mendon vetëm Mustafa Nano kështu): Çfarë pra, qenka një politikan? Një njeri që shfrytëzon dobësitë dhe veset njerëzore, mjaft të sigurojë pushtet për të abuzuar me të?? Rama e kishte më të dobët këtë kartë; u ishte drejtuar zemrave dhe jo pa sukses (disa nga fjalimet e tij janë perla, por nuk mjaftuan; pse nuk mjaftuan ka të bëjë me atë “temën tjetër” që përmenda më sipër).
Pushteti, – thamë, – është garancia e Berishës dhe Metës. Pushteti i bën të fortë: i bëjnë gjërat se MUNDEN, ne të tjerët i bëjmë gjërat se DUHET. Kjo nuk është lojë fjalësh: janë duke prodhuar një model shkatërrues shoqëror (urojmë t’u bjerë edhe vetë në kokë herët a vonë). Megjithatë jam kurioz të pyes filoberishistët e sotëm që shurdhojnë njerëzit përnatë nga ekranet, duke mbrojtur të pambrojtshmen: ç’do bënin me një si Berisha nëse ky nuk do kishte më pushtet e para? Jam i bindur se edhe po të merrte flakë në rrugë, asnjë prej këtyre nuk do shurronte mbi të.
Për Berishën është e kotë të “analizosh” pas 21 janarit. E kam thënë dhe më parë: ky vend i dha këtij njeriu dy herë mundësinë historike të udhëheqë. Ia ridorëzoi këtë mundësi në mënyrën më të pabesueshme edhe pasi e hodhi këtë shoqëri në ferrin e ‘97-s. Nuk di të ketë ndonjë rast të ngjashëm në histori. Por megjithë këtë përjashtim unik, nuk diti kurrë të ishte lideri i të gjithëve. Mbeti një burrë i vogël me ego të madhe: një idhnak i përkryer që nuk lodhet së kërkuari sherr. Tashmë, ajo diçkaja e ligë që ka përbrenda i del përherë e më shpesh jashtë dhe i vuloset në fytyrë. Urren me forcë. Por të tjerët (këtu fus dhe veten) duhet ta kenë parasysh diçka: kush ju urren fiton vetëm nëse edhe ju e urreni
Në këtë mëtim të DITA-s për të intervistuar me para-publikim protagonistët e sotëm të skenës politike po botojmë sot pyetjet që kanë për Ramën, Metën, Berishën, Topin e Spahiun, tre nga opinionistët më me ndikim në vend: Mustafa Nano, Mero Baze, e Andrea Stefani. Disa bashkëpunëtorë të Ditës, janë lutur të sjellin pyetjet e tyre gjithashtu. Do përgjigjen të sipërcituarit? Z.Topi ka konfirmuar një intervistë për Ditën këtë të hënë. Të tjerët, janë të ftuar ta bëjnë.
5 pyetje nga Mero Baze
Pyetje Sali Berishës: A mendon se 21 Janari ishte protestë kundër teje apo Ilir Metës?
Pyetje Edi Ramës: Na thuaj muajin kur u binde se pa Ilir Metën nuk fitoje?
Pyetje Bamir Topit: Nëse Berisha dorëhiqet nga kandidat për kryeministër a bën koalicion me PD-në
Pyetje Kreshnik Spahiut: Reshto nga 1 deri në 3 rreziqet që i kanosen Shqipërisë?
Pyetje Ilir Metës: Nuk kam. Jam i qartë për të.
5 pyetje nga Andrea Stefani
Pyetje Sali Berishës: A ju duket normale që në një vend si Shqipëria, ku diktatori komunist Enver Hoxha ka udhëhequr për 40 vjet, lideri që vjen më pas dhe e quan veten demokrat të ketë ambicien të udhëheqë për, të paktën, nja 30 vjet? A ka ndonjë kuptim për ju akti i Xhorxh Uashingtonit që nuk pranoi një mandat të tretë presidencial si të rrezikshëm për demokracinë edhe pse ju lutën të kandidonte?
Pyetje Edi Ramës: Ç’farë do bëni për të risjellë ndarjen dhe balancën e pushteteve në shtet prishur me amendimet e Kushtetutës të vitit 2008?
Pyetje Bamir Topit: A është në ambicien tuaj riorganizmi i të djathtës shqiptare pa Berishën? E përjashtoni 100% bashkimin e votave me Berishën pas zgjedhjeve ose qoftë edhe me PD e Berishës?
Pyetje Kreshnik Spahiut: A e shikoni të mundur bashkëpunimin me të majtën opozitare me qëllim parësor rrëzimin e Berishës? E përjashtoni 100% bashkimin e votave me Berishën pas zgjedhjeve? Po me një qeveri të djathtë pa Berishën kryeministër ku në kabinet të jetë edhe partia e Berishës?
Pyetje Ilir Metës: E përjashtoni mundësinë që, sido që të dalë rezultati i zgjedhjeve, t’i çoni përsëri votat e majta te Berisha apo, si përherë në politikë, “never say never”?
5 pyetje nga Mustafa Nano:
Për Spahiun: Çfarë mendon juristi Spahiu për kërcënimet me burg që bën nëpër sheshe politikani Spahiu?
Për Topin: Si shpjegohet që ju është dashur kaq shumë kohë për të krijuar një mendim të qartë mbi Berishën?
Për Berishën: Unë nuk e kam ditur kurrë në vitin 1991 se Sali berisha do ish kryeministër i vendit në vitin 2013. Po ju?
Për Ramën: Berisha përballë jush është një alamet alibie për dështimet e deritashme si lider opozite, apo është njeriu që do duhej ta kishit mundur me kohë?
Për Metën: Sikur karriera juaj politike të ndërpritej tani, përse mendoni se do të mbaheshit mend në histori?
Ja edhe disa pyetje të tjera, që mund të pasurojnë pjatën e pyetjeve: Për Berishën: a mendon ai se mund ta përjashtojë së përdoruri pushtetin e vdekjes një politikan i etur për pushtet? Për Topin: a nuk do ishte më i suksesshëm në betejën e zgjedhjeve të ardhshme nëse do ta zhvillonte fushatën me heshtje? Për Spahiun: a është e mundur që një nacionalist të arrijë dikur të flasë e t’i shprehë mendimet qetësisht, duke i dhënë forcë mendimit, jo me zërin, por me argumentin? Për Metën: sa e ndot dhe e varfëron idealizmi e ideali kombëtar etjen e pangopësinë për përfitimet vetjake? Për Ramën: kur kurvërimi lejohet me ligj, apo kur e kërkon e mira e përgjithshme, a mund të quhet e moralshme kurva?
o arif gjonigjini kam edhe un nji pyetje per ty . po ti vet si DELETED…
pyetja ime esht a quhet DELETED…
Pa domosdone e ndonje shprishje fjale, fyerjeje te panevojshme ndaj kryeministrit apo ortakeve te tij ne politike, artikulimi i Thanos meriton respekt. Me ndonje rezerve te vogel, edhe i te pyeturve. E konsideroj bashkepunim te natyrshem te shtypit, ne situate amorale.
Cdokush qe ka pare, se paku, skenen e ikjes se grupit shoqerues dhe Berishes president nga Lushnja e diteve me krisma, nuk do e mendonte kurre kthimin e tij ne pushtet. Qofte edhe si i viktimizuar, Berisha nuk duhej te ngjitej me si figure shteterore.
Kjo do mbyllte edhe shtegun per figurinat e tjera ne siperfaqen skenike te politikes shqiptare.
Shqiptaret ende s’e dine se si formulohen dhe funksionojne qeverite e tij, dhe kjo gje eshte sekret i madh i kesaj shtrese politike, ku bejne pjese tere keta emra qe zor se kane kohe te meremetojne apo lyejne me boje tjeter portretin e tyre.
Shtypi, duke pasur te qarte harten ballkanike dhe historine e Ballkanit si ballkon i pasem i Teatrit Europian te politikes, shpresohet se do mund ta shpetonte profilin e tij prej rrenimit te metejshem, nese do mbetej sa me ftohte raportues i kesaj valleje gjoja te re, me muzike te vjeter.
E ke gabim Berisha ne atedite fushate hiku sepse sa olasen krismat u pshur dhe skoi te nderronte pantallonat. Pra nuk hiku hga frika por u permor ne brek nga frika
per meten:a eshte ne gjendje te ndryshoj menyren e te punuarit per te pastruar sado pak emrin e keq qe ka vene dhe te gezoj ne paqe ato qe ka vjedhur,duke punuar dhe mos vjedhur me?…per ramen:valle a duhet mar si shembull partia socialiste,per menyren se si do te qeverisi ,dhe sa vullnet ka per vene emer ne histori per mire,e per ti rezistuar fuqis qe te jep pushteti ?ti beson se duhet te te besojne?per topin:ka ngjashmeri 1 prilli i rames me daten kur u zgjodhe president nga ana morale?per spahiun:opozita behet vetem duke share salen,po qeverisja? dhe per salen:ku e ka lexuar teorine ose pare” thika me helm dhe cadra pistolet”?
1–Berishes:
Vajza juej Argita boni operacion hunden,a mendoni se dhe PD do te dukej me e bukur po ta operonit dhe ju hunden tuej ???
2–Edit:
Thone qe Linda gruja juej e nderume osht largu me pune ne Kosove.A u konsultuat te pakten me te per kualicionin me LSI??
3–Metes:
Munika ishte ne Tv Klanin dhe foli per mbi peshen,pra me largimin tuaj nga PD,tani a mos eshte shtuar rreziku i Obezitetit tek PS ??…(obeziteti eshte mbipesha e damshme)
4– Kreshnikut:
Dordolecin perdoret per te tremb zogjte qe te mos na prishin te korrat,a mendoni se AKZ e tremb skifterin Sali,bashk me sorrat Bregu,Doda e Bulku???
5—Bamirit.
Heshtja osht bere shenj dalluese e juaja,a mundet ti bo nji komplinet nje deputeteje te bukur te PS dhe pastaj ti bashkoheshit aleances socialiste pa ju qarkullu gjaku posht kamve ???…pra nuk e kom fjalen si komplimenti i Obames qe i boni Prokurores se Kalifornis,dhe pastaj i kerkoi falje??
6—Gazetes Dita.
ju due fort,
Suksese 🙂
KOMENT I FSHIRE – Ruani etiken. Flm. (Moderatori)
Z. Thano,
pas varrosjes politike te VARKARIT shumica derrmuese e shqiptareve – shumca e atyre qe bejne sikur e mbeshtesin sot – tipike eshte Jozi – kane bera gati depozitat me benzol per tja hedhur Varkarit – zjarrin do tja vene servilet shembullore: Tritani, ndofta Tanat e Gencat, ndersa Rama e pjesa tjeter e popllit do ti bejne shurren publikisht mbasi te jene siguruar per karbonizim te plote, ndersa te ndershmit do te brohorasin. Komunistet do ti gjejne nje flamur (flamur grek o serb) per ta mbuluar.
O ju analiste (KOMENT I FSHIRE – Ruani etiken. Flm. (Moderatori) pervec Mero Bazes qe “i bie” ne koke, mos beni dhe mos i sajdisni keta rrongo-xhongo si Ilir Monika apo Monster-Berisha qe “pushtoi Vloren me tanke ne ’97-en” sikur jane politikane-por pyeteni se per cfare u be politikane cfare vlerash ka, nje student nga katundet e Skraparit me nje xhup-te grisur ne ’91-shin eshte bere duke u tallur me ju dhe ne miliarderi me i madh, nje njeri-injorant qe s;di as shkrim as kendim c’i thote kesaje pyetje ky dhe shume sharlatane si ai qe rreken te quhen politikane dhe ne venmd qe ete ishin ne burg na dalin perdite ne TV ???????!!!!!!!!!!! Ndersa Edi Rames i duhen bere dy pyeteje-se pari mendon dhe beson se ke kellqe te jesh kryeminister i vendit dhe e dyta si do te qeverisesh me Ilir Moniken ne krahe kur ai ka kontigjentin e vet te hajduteve me para e kerbac ??????!!!!!!!!
KOMENT I FSHIRE – Ruani etiken. Flm. (Moderatori)
Akoma edhe sot mbas disa te dhenave, per te kuptuar se perse u be ky koalicon, shume spo arrijne te kuptojne se nuk ishte problem votimi nga ana e shqiptareve, ate e dinin te sigurt se shqiptaret do te votojne Rilindjen, por problemi eshte se duhej nje instrument qe te mbrohej vota dhe ky instrument eshte edhe perfshirja e LSI-se brenda koalicionit se duam apo sduam, ka nje komisioner qe e le PD-ne dhe Saliun ne mazhorance, duke i hequr te drejten Sali Berishes, qe me ane te votave ne KQZ, te mbyllte votimin ne favor te vet, duke ndryshuar voten e shqiptareve.
Kush do ta kuptoje e kupton, kush nuk do atehere ai vetem sa ka genjyer ketu qe urren Saliun se ai ka qene me Saliun dhe do te jete me Saliun.
Horri, a je familjar me KOLEGJIN ZGJEDHOR te kontrolluar nga KAFSHA?
Po strukturat e tjera nga Ministria Mulit (ashtu e brendshme) tek SHISH, gjykatat etj?
ALIBIA BIE, asgje me shume se pazar i peshtire per karrige personale
Pershendetje
Une nuk po i arrij ti kuptoj fare keta gjasme analistet por edhe shume komentues per kete te famshmen marreveshje PS-LSI.Po kerkoni nga nje kurve qe te jete e moralshme. Politika eshte kurve e mos kerkoni qe te jete edhe e moralshme
Mua s’me pelqejne as fyerjet e as lavderimet ektremiste. Nje njeri intelektual i formuar le t’i shpreh mendimet te kthjellta dhe pa paragjykime. Une e kam thene mendimin tim per aleancen PS-LSI, edhe kritiken per EDI RAMEN dhe nuk e ndryshoj ate, por nje gje eshte kryer, le te presim c’do te shohim me tej. Se cili esht ILIRI, kete e dijne te gjithe, por i madhi gjithnje fal. Per kete une e vlerësoj qendrimin e PS dhe te EDI RAMES. Nëse ILIRI do ta dredhi perseri, EDIT i a kam thene: edhe ai te shkoje pas tij, se nuk ka me vend aty ku eshte. Por per kete esht akoma heret. Ne si popull, me voten tone duhet t’ja tregojme vendin VAMPIRIT qe sigurisht na e la (si do qe justifikohet) Ilir Floriri.
Nuk mund ta imagjinoj dot këtë katrahurë me kope zagarësh pa moral, pa dinjitet e ndershmëri marrin guximin e dalin në ekrane televizive e na grisin astarin për të grabitur votën e popullit të rraskapitur.
Pushteti shihet si një kërmë ta shqyesh e ta përdorësh si të duash se mbështetet në parimet e një kushtetute të adoptuar nga politikanë, kriminel, hajdutë e ordinerë pa nder e dinjitet
Mallkuar qoftë kjo farë e keqe
i nderuar z.Thano. Quhem Amrildo Pregapuca, jetoj ne Anili dhe do tju lutesha ta shikonit kete shkrimin tim dhe nese do tju duket i pershtatshem per ta botuar do te ishte nje kenaqesi..
Ju faleminderit dhe me falni per shqetesimin.
Leter nga Edi Rama.
Qytetar, fshatare, burra, gra, te moshuar, femij dhe ju taksapagues..Patriote dhe atdhedashes..Ju politikane, gazetare, intelektual, militante, bisnesmene, punetor, bujq dhe te pa pune !
Po ju drejtohem sot ne nje forme pak sa te pazakonte, sic dhe momenti, dhe koha.
E verteta eshte se nuk po ju drejtohem per t’ju kerkuar falje dhe keshtu te perkedhel shume nga egot tuaja te semuara, ose mendjelehtesine tuaj aq te kushtueshme per vendin dhe vet ju, familjet tuaja dhe te ardhmen tuaj..por per t’ju sqaruar me aq sa mundem dhe njekohesisht per t’ju informuar qarte si asnje here me pare, per veprimet apo mos veprimet e mia..
Une quhem Edvin Rama, dhe sic e dini jam perfaqesuesi i nje grupimi politik i quajtur Partia Socialiste, por njekohesisht jam nje baba, bashkeshort dhe bir, si edhe ju. Jam nje qytetar i cili jetoj ne nje vend kapitalist si edhe ju.Jam njeri si edhe ju.Jam nje taksapagues si edhe ju.
Aresyeja e ketij sqarimi eshte per te bere me te qarte dhe me te thjesht se cfar dua te them.
Dhe po..Shume nga ju mendoni se Ilir Meta eshte nje dallaverexhi, hajdut, i korruptuar, korruptues edhe LSI-ja nen drejtimin e tij eshte nje e tille, kete e keni provuar ne te gjitha alleshverishet qe ju duhet te perplaseni ne te perditshmen tuaj, ne cdo institucion apo dikaster qe ju con nevoja.!
Dhe po..Une dhe partia ime i ftuam ne kualicion.
Perse i ftuam.? Perse si ftuam ne 2009-ten ? C’far ndryshoi ?
Nuk po futem ne detajet e para 2009-tes dhe jo se nuk ja vlen, por se eshte tashme e tepert dhe s’na nxjerr askund. Shume nga ju i dine tashme, dhe shume sic e keni zakon, i merrni me mend.
Por kjo nuk e ndryshon faktin se ne 2009-ten votat qe ju i dhat asaj partie, atij njeriu (dhe jo une ) si dhe ato vota qe u blene apo grabiten per te luftuar Saliun , shkuan dhe u ben karikja e tij per plot 4-vite !
E pa moralshme.?! Se di, ate e dini ju, por ishte jo e jasht ligjshme.
Por nese ju eshte dukur e pa moraleshme, perse s’u ngritet te protestonit , qofte edhe me force.? Eshte e drejta juaj !
Une dhe partia te cilen une perfaqesoj , pra ky grupim politiko-juridik, u ngrit ne protesta per transparence zgjedhjesh per plot dy vite rrjesht..Ne sheshe , ne media, ne parlament, greve urie, si edhe ne te gjitha instancat diplomatike dhe politike te mundura.
Transparenc jo per te marre pushtetin, por per te denuar krimin e vjedhjes, korrupsionit, i cili shpie edhe ne vrasje e me rradhe..Dhame gjithcka kishim, beme gjithcka mundem, shume na ndoqen dhe faleminderit, bene detyren ndaj vetes, ndaj qytetarise dhe demokracise. Por asgje nuk ndryshoi
U kercenuam, u shame me gjuhen me banale te tepert per c’do rruge periferike pa drita te perdorur nga me rrugacet, u vrame..dhe asgje nuk ndryshoi.
Europa heshti. Perendimi heshti..dhe jo vetem.
A e dini perse ?
Sepse kerkimi i transparences eshte detyre e juaja, eshte detyre qytetare dhe jo politike.
Pra ku ishit ju ?
Ku ishin OJF-te, intelektualet, qyetetaret, fshataret, bisnesmenet, te rinjte, punetoret dhe te pa punet.?
Ku ishit ju gazetar dhe opinioniste.?
Ku ishit ju qe gjate kohes qe ne mbushnim sheshet, ju genjenit popullin se tashme Europa dhe Perendimi e kane braktisur Saliun, i kane dhene ultimatume, jane distancuar ?
Duke bere keshtu, ate qe keni bere tashme per 23-vjet. Vjelur para dhe krijuar emer si “opozitare”, dhe genje popullin dhe qytetaret se zgjidhja e tyre vjen ” deus ex machina” nga perendimi, keshtu qe gjumin mund ta bejne te qete se “Baba Perendimi” do na i zgjidh hallet, do ja u zgjidh hallet te cilat tashme jane bere vargmale.
E cuditshme..! E cuditshme sepse asnje gazetar perendimor nuk e ben kete paftyresi ndaj qyetareve te tij, qe ju e beni me aq zell.
Ndaj atje denohet korrupsioni, ndaj atje doreheqjet jane norme dhe ketu jo.
Dhe 8-Maji nuk solli asgje ndryshe.
8- Maji “zgjidhja” e detyruar Perendimoreve pas gjithcka tham, hoqem dhe pame.
Perkundrazi fuqizoj LSI-ne, legjitimoj LSI-ne dhe vet korrupsionin dhe e ktheu ate ne nje norme
Edhe nje here.
Po, une edhe partia te cilen une perfaqesoj ka kerkuar kualicion me LSI-ne
Ndoshta moralisht e korruptuar, por jo ligjerisht dhe nga reagimet qe shihen qarte nga perendimi, as politikisht.!
Ky kualicion nuk eshte nje deshire, por nje nga te vetmet mundesi te cilat momenti ekonomik, politik qe po kalon vendi dhe vet BE-ja na e kerkon.
Ju shkrova sepse dua tju kerkoj voten tuaj.!
Te ma besoni mua , te vetmit qytetar-politik qe ka bere dicka perendimore ne kete katrahure mesjetare gjithperfshirese.
Te ma besoni mua per me shume se nje aresye.
Sepse Shqiperia nuk ka me mundesi te rropatet shesheve. Nuk ka me as mundesi ekonomike, dhe as psikologjike. Nuk ka me fuqi per te kaluar ngerce politike, nuk ka me nerva, mundesi ekonomike, shpirterore.
23-Qershori po vjen
Dhe ju mund ta denoni LSI-ne duke mos i dhene voten, ju mund te denoni kedo duke mos i dhene voten, ju mund te shkulni te keqen, duke mos i dhene voten..
Dhe une perseri them qe te ma besoni mua voten tuaj.
Se te pakten do keni nje politike me pak banale, nje televizion me pak banal, investime me pak banale dhe shperdoruese..
Te ma jepni mua voten sepse une besoj se korrupsioni lind si pasoje e rregullave te lojes..Sa ato ta lejojn nje gje te tille, sic e keni pare ne shume ndermarrje apo bisnese.
Une ju lutem te ma jepni mua voten dhe se bashku te rilindim shpresen.!
Me rrespekt
Edi Rama.
P.S
Do me falni nese sju duket stili e Edit..dhe kjo pasi ne fkat nuk eshte nje leter e Edit por nje shkrim per te pare me qarte dhe me pa doreza politiken dhe problemet tuaja dhe tonen.!
Amarildo Pregapuca.
E gjithë katrahura ime publike u mboll dhe u shkul rrufeshëm në një ditë të vetme.Sepse përpara asaj dite gëzoja statusin e një kokërrze rëre në shkretëtirë, me gjithë avantazhet dhe peripecitë e kokërrzës së rërës.Me fitoren e zgjedhjeve, plot 6 muaj pas numërimit të votave të vlefshme e të pavlefshme, të numëruara në kazanët e plehrave të Sharrës nga ambasadorët dora vetë, e pas pranimit të humbjes nga Berisha(natyrisht që me ndërmjetësimin e OKB-së), Edi Rama më në fund u ngarkua të formonte qeverinë e re.Kështu, ai filloi konsultimet në Twiter e Facebook për listën e ministrave me ose pa portofol, e si një rrufe në qiell të pastër, mbërriti në faqen time në Facebook ftesa e Ramës për ministër Rendi.Në fakt ishte hapur një llotari kombëtare për këtë punë dhe unë kisha blerë nja tre bileta, por nuk besoja se vërtetë shansi do më binte mua.Pas shock-ut fillestar, unë pranova ftesën vetëtimë, e Rama, pa humbur kohë, shpjegoi në Twiter me njëqind e dyzet gërma zgjedhjen time në postin e ministrit, duke vlerësuar kontributin tim si rilindas i shquar dhe refugjat i orëve të para.Pa kaluar as sekondi, replikoi Berisha në faqen e tij në Facebook, duke u shpjeguar tre milionë fansave të tij se unë paskësha qenë kryetar i klanit të Zem-hunit, grupit më të rrezikshëm, që merrej me trafikun ndërkombëtar të groshëve.Berisha më akuzoi se kisha vrarë edhe sulltan Muratin, por doli ambasadori turk e sqaroi se akuza ishte pesë shekuj me vonesë.Megjithatë vërshuan urimet në faqen time në Facebook, në televizorë e shtypin online.Më uruan ambasadorë, këshilltarë të Evropës që për herë të parë ua dëgjoja emrin e m’a dëgjonin, këngëtarë hip e këngëtare hop, shoqata, OJQ e QJO e gjer tek komiteti LGA(Lazarati për Gjelbërimin e Ambjentit).Natyrisht që kryetarët e bashkive të burgjeve më ofruan si homazh titullin e qytetarit të Nderit në mungesë.Por, pas kësaj, ishte logjike që do vërshonin kërkesat.I pari ishte nipi, që kish tre vjet i diplomuar në universitetin Evropian për ekonomi evropiane, por fatkeqësisht i papunë.Mesazhi i tij i shkurtër më kujtonte që duhej t’a vija të parin në listë, domethënë ndonjë tip drejtori financiar, ose në rastin më të keq edhe zv/ministër.”Opo është në metro ky?”- protestova unë me vete, duke i dhënë të drejtë ankesave të vëllait tim, që gjithmonë më thoshte se më mirë t’i kishte investuar paratë e shkollimit të djalit në llotosport sesa për një diplomë private.Brënda pak minutash më mbërritën tërë ato kërkesa, sa mbusha dy lista e prapë më dolën tepër ca emra.E tepërt të kujtoj se të shumtët i hynin në hak njëri – tjetrit për të njëjtin post, biles më prepotenti ishte një kushëri i parë i gruas, që me pseudonime të ndryshme më kërkonte postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë.
– Po ky e ka lënë shkollën që në tetëvjeçare, çfarë dreq drejtori do ky?! – protestova unë tek gruaja.
– Uh, se këta që ishin deri dje kishin mbaruar në Stamboll – m’a ktheu gruaja, që më sqaroi pastaj se djali i hallës sapo kishte azhornuar statusin e tij në Facebook, duke deklaruar dy diploma amerikane për biznes e disa curriculum-e si president i disa shumëkombesheve dhe kompanive të famshme në botë.Nuk pata kohë të protestoja, se unë do drejtoja një dikaster mizerje me dy gjellëtore e ca Mitsubishi, që jashtë i quajnë makina epoke, jo shumëkombëshe dhe kompani të nivelit të Coca-Cola.Por edhe të tjerët nuk mbetën prapa.Brenda orës ndryshuan dhe ata statusin në Facebook, duke shtuar diploma e universitete të njohur e panjohur, mastera e tituj honorifikë, përpara të cilëve Anshtajni dukej kollavar me shkollë nate.Faqja ime në Facebook shkoi në tilt nga numri i pazakontë i atyre që më kërkonin miqësi, duke detyruar qendrën e Facebook-ut në Amerikë të punonte me tre turne e të më kërkonte ndjesë për vonesën e transmetimit të të dhënave.Fqinjët e mi, pa dijeninë time, filluan të bëjnë roje në hyrje të pallatit gjersa të vinin dhe t’a merrnin situatën në dorë rojet e Gardës, shoqëruesit e shoferët, ndërsa ia mbërritën në shkallët e pallatit reporterë e kameramanë, me ato tubat e gjata të mikrofonëve, me emrat e kanaleve televizivë në evidencë në kuti gjiganteske kartoni, saqë më duhej të zgjatesha për t’u dukur edhe unë.Aty për aty u improvizua një konferencë shtypi nga ballkoni i shtëpisë.Unë, pasi falenderova Ramën për besimin, u zotova se do rilindja policinë duke shtruar rrugët, ngritur hidrocentrale, ndryshe nga qeveria paraardhëse e Berishës, që rriste rrogat e mësuesve duke shpikur shkollat private.Pas deklaratave të para, vendosa të bëj si gjithnjë pazarin në supermarket e doemos reporterët dhe kameramanët më shoqëruan, të interesuar të zbulonin se çfarë do blija në ditën time të parë si ministër.Drejtori i supermarketit më shoqëroi personalisht, duke shtuar se ofendohej sikur unë të paguaja sendet që do blija.Sot ishte dita ime; çdo shpenzim ofrohej falas nga stafi i supermarketit.Do vazhdonte edhe më kënaqësia e favoreve të vogla sikur Rama të mos nxitohej brenda ditës e të sqaronte në Twiter se për një gabim të thjeshtë ortografik nuk isha emëruar unë minstër, por një tjetër adashi im, rilindas i shquar, që kish qenë fis deputeti brez pas brezi, që nga koha e Hyqymetit. Oh, ç’deluzion! Më mbeti në dorë qeska me ushqime e supermarketit e sakaq mendova se drejtori do dilte i alarmuar të më sillte faturën, duke fshirë i djersur mirësjelljen e qëndisur të pak minutave më parë.Reporterët dhe kameramanët u tërhoqën në panik, të zhgënjyer nga”alarmi falls”i emërimit tim ministër, a thua se faji ishte imi?! Fqinjët lanë me habi shërbimin e improvizuar të rojes, ndërsa unë protestova energjikisht në faqen time të Facebook, por asnjeri nuk shtypi ”Pëlqej” në shenjë solidariteti.Siç duket, po vraponin të kërkonin miqësi e të shënonin emrat në listën e re të ministrit pa gabimin ortografik.Pas disa ditësh qëndra e Facebook nga Amerika më përgëzonte që kisha arritur brenda një dite të bëja treqind mijë miq të rinj, e kështu ata më jepnin si shpërblim pa asnjë kusht edhe dymijë miq të tjerë, të zgjedhur pa përzgjedhje nga të katër cepat e planetit.
PS.Sapo u zgjova nga gjumi i pasdites, u binda se paskësha qënë në një ëndërr profetike.Dhe e dini pse? Në lajmet e pasdites së datës së bekuar 1 prill, po pëshpëritej se ishte në ngjizje një marrëveshje aleance midis PS dhe LSI e thuhej se jo më larg se nesër PS do t’i bënte një ftesë zyrtare LSI për të fituar së bashku zgjedhjet e ardhshme.Mendova me vete se kjo ëndërr mund të kishte një domethënie, po të mendosh se gabimi ortografik mund të ngjasë jo më për vendin e ndonjë ministri, po për postin e vetë kryeministrit që do vijë pas 23 qershorit.Ku i dihet?Gafa jemi, njerëz bëjmë!
• Pas shkëputjes me LSI-në, ç’qëndrim do të mbajë PD-ja gjatë fushatës, teksa opozita e majtë është e bashkuar? Mund të flitet për një gjuhë të zbutur?
• Meqë LSI ka ikur në mënyrë krejt të qetë, mos vallë ka një aleancë të fshehtë për të mos goditur kundërshtarin në disa pika tepër të qenësishme? Apo akoma më keq, siç e quan në thelb Shenasi Rama, kjo parí e Tiranës mos ka bërë ndonjë marrëveshje trepalëshe Berisha-Rama-Meta?
• Pas 23 qershorit, nëse PD humbet zgjedhjet, Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga kryetari i PD-së, si dhe nga jeta politike? Ju kujtoj se në 2005-n deklaroi se “nëse humb zgjedhjet jap dorëheqjen”.
• Nëse Berisha jep dorëheqjen, cilin do të lërë pasardhës të tij: Topallin, Bashën, Olldashin apo një nga gjiri i familjes?
• Nëse LSI dhe PS votojnë për të famshmet “3 ligjet” që mazhoranca vdiq të bindte opozitën, e kjo bir o vdes nuk i votoi. Ta zëmë se PS në momentin e fundit bën një mea culpa, cili do të jetë qëndrimi i PD-së? Do t’i votojë “3 ligjet” PD-ja, apo do të ndodhë hataja, që tani PS-ja është gati dhe PD nuk do?
• Nëse që tani nga opozita ose edhe pas 23 qershorit nga mazhoranca e majtë i kërkohet PD-së për të bërë ndryshime të reja Kushtetuese, në mënyrë që Presidenti i vendit të mos zgjidhet si drejtor ndërmarrjeje, Prokurori i Përgjithshëm mos të hidhet si leckë në mes të bulevardit kur t’i teket shumicës së thjeshtë, Guvernatori mos të sundojë “arkën” e Shqipërisë si me qenë princ feudal, do të pranojë apo jo?
Je i vetmi njeri në këtë botë , që nuk të besoj në asnjë gjë nga ato që flet e thua , ti që je k/ministri i pa votuar i vendit tim , S.Berisha.
Nqs ka njeri në botë që nuk të besoj , që je bërë njeriu më i pabesueshëm , që je bërë më intriganti , më mashtruesi , më hileqari , më djallëzori , më akuzuesi e ofenduesi , njeriu i prapaskenave më të pista . Njeriu që të shet e të blen vetëm për interesat e tua të ulëta , që vjedh votat e shqiptarve , që asgjëson kundërshtarët e tu brenda rradhëve të partisë , vetëm e vetëm sepse nuk duron mendimin ndryshe , dhe ke frikë rrugën e konkurrencës së lire dhe të ndershme . Armiku më i egër dhe më i keqi i opozitës shqiptare , njeriu që ke shkatërruar e vazhdon të shkatërrosh pasurinë tonë kombëtare , që po e vjedh e grabit , që po ju a shet të huajve dhe interesave sllavo-greke , sikur e ke mallin e babait . Ti e qeveria jote po shkatërron çdo ditë historinë tonë kombëtare , vendet tona historike dhe arkeologjike , muzete e parqet kombëtare , që e ke bërë vendin tonë një han pa porta fare , ku mund të hyje e të dalë kushdo , pa i hyrë gjëmb në këmbë . Ke bërë një vend pa ushtri e pa mbrotje kombëtare , një vend ku nuk ka vlerë dija apo arsimi që merr , apo kualifikimi shkencor , sepse vendet e punës e administratës shtetërore apo ato kombëtare , i ke për njerëzit e për militantët e fanatikët e tuaj , ato që të shërbejnë me zell e servilizëm . Një shtet që nuk të garanton jetën dhe nuk të mbron pronën apo biznezin . A kemi me mijëra familje shqiptare apo jetë njerëzish që rrinë të ngujuar nga frika e gjakmarrjes , me mijëra fëmijë nuk e shohin dritën e diellit dhe ngelin tërë jetën analfabete , sepse nuk guxojnë të dalin nga dera e shtëpisë , se aty përjashta i rri hasmi me pushkën ngrehur , gati për ti vrarë . E shteti yt kukull , që nuk është në gjëndje të bëjë asgjë , dhe të flet me paturpsinë më të madhe për moshën e internetit dhe Shqipërinë dixhitale . Një brez i ri qe po rritet pa një të ardhme , një brez që po e shtyn kohën nëpër klube e pabe , nëpër disko e lloto , sepse nuk shohin asnjë prespektivë , apo dritë jeshile në vendin e tyre , prandaj duan të ikin nga ky vend , që nuk i afron asgje ti e qeveria jote mashtruese . Një vend i zhytur në korrupsion e mjerim , në një vend që ka humbur gjëja më madhe që e mban njeriun , shpresa për të ardhmen…..
Pra ti kryeministri i pavotuar vendit tim , nuk të besoj në asnjë premtim që jep , nuk të besoj asnjë nga ato fjalë , që flet e që thua , nuk të besoj fare e ne mënyrë absolute fare , në sinqeritetin tënd . Je i vetmi e ndoshta unikali në botë , që nuk i përmbahesh asnjëherë fjalëve që flet e që ke thënë , por i ndryshon ato me qindra e ndoshta me mijëra herë , vetëm e vetëm që të dalësh i pa lagur nga situata dhe fajet e renda që bën , në kurriz të popullit tënd . Je njeriu që e ke dëmtuar dhe vazhdon ta demtosh bashkimin e kombit , bile ke futur frymen e përçarjes në të gjitha trevat shqiptare , duke qenë sot më të përëarë se kurrë ndonjëherë në historine e vet kombi shqiptar , dhe një pjesë të madhe të fajit , e ke ti Sali Berisha….
Dhe po e mbyll këtu shkrimin tim për ty , sepse jam më se i bindur , që historia dhe kombi shqiptar , do të gjykojë mjaft rëndë ty , për të keqijat e pasojat mjaft të rënda e ndoshta të pariparueshme , që i ke sjellë e vazhdon ti sjellësh vendit e kombit tonë . E kjo ndodh , vetëm sepse dëshira dhe egoja jote mjaft e semurë dhe shkatërruese , babëzia jote për pushtet e lavdi , për para e prona , është e pandalshme . Pra ti Sali Berisha vazhdon përseri ti sjellësh dëm kombit , historisë dhe dinjitetit e krenarisë tonë kombëtare .
Fola dhe lava shpirtin tim për ty Sali Berisha . për ty kryeministër i pavotuar i vendit tim….
Binte borë e ishte shumë ftohtë
Urithi ishte i lumtur në guvën e ngrohtë
Mendonte urithi e ndjente mërzi
Për kafshët e gjora që s’kishin shtëpi
Por në çast një klithmë e ndëgjoi
Nje gjarpër i drobitur ndihmë i kërkoi
E pa e menduar fare e hapi derën
Të uroj urith që më bëre nderën
Gjarpëri i lodhur ra që të flerë
Një gjumë të thellë e pa u ndjerë
Dhe kur gjarpëri i zi po pushonte
Darkën e bollshme urithi po shtronte
Kur hapi sytë gjarpëri ngeli i ngrirë
Nga urithi i vogël e ushqimi i mirë
Në mendje e tij filloi të thurte plane
Urithin bujar apo darkën të hante
Herë-herë sytë tek darka,herë-herë tek urithi
Por nuk e zgjati shumë urithin kollofiti
Eshtë absolute geni gen ka për të ngelur
Gjarpëri lind gjarpër gjarpër ka për të vdekur
Cdo njeri që njeriut-gjarpër ka për ti besuar
Si urithi i gjorë në jetë ka për ta pësuar.
NUK KE MORAL PER TU BESUAR RUFJANI ILIR META…..?
Nqs Edi Rama bashkohet me Ilir Meten dhe LSI-ne , atehere mund te themi me plot gojen se politika dhe politikanet jane si nje bordello , ku e vetmja fjale qe nuk flitet eshte morali dhe ndershmeria….???????
Shoku Ilir Meta sot ne Konventen e LSI-se , leshoi ” direktiva ” per Berishen dhe Ramen , qe keto te dy te bashkepunojne per te miren e vendit , per integrimin e saj , leshonte mesazhe paqe dhe uniteti…dhe ai padashur po behet faktor apo negociator per te ulur gjakrat midis forcave politike shqiptare . Pra me te vertete jetojme kohen me amoralitetit me te madhe te karakterit njerezor . Sepse ti Ilr Meta ke disa njolla te zeza ne jeten tende , si njeri , si politikan , si karakter dhe si burre . Dhe po ti rendis me fakte per te thene se kush je ti ne te vertete . A ju kujtohet ne kohen kur zoti Majko ishte ne gare per kreun e PS me Nanon Iliri braktisi Majkon dhe ju bashkua Nanos per interes te nje kolltuku.Ne zgedhjet e 2005 braktisi te majten vetem e vetem nga deshira per tu bere kryeminister dhe shkaku kryesor qe e majta humbi pushtetin.Edhe ne zgjedhjet e 2009 qe kundershtari me i eger i PS dhe i zotit Edi Rama vetem e vetem se PS nuki hapi rruge per tu bere kryeminister . Ne fushaten elektorale te 2009 perdori slloganin qe interesat kombetare te vendit kerkojne qe Sali Berisha duhet mundur sepse eshte pengesa kryesore per intergrimin europian te vendit , kurse mbas zgjedhjeve , tha qe interesat kombetare kerkojne qe Saliu te rrije ne pushtet , sepse keshtu i shkonte per shtat Ilir Metes per tu kapur mbas karriges se pushtetit . Ke te besojme interesat kombetare para zgjedhjeve apo mbas zgjedhjeve te shokut Ilir . Ka ardhur koha tha shoku Ilir qe faktori politik shqiptar te vendosi vete dhe jo te pyes faktorin nderkombtar.Kurse arsyen e koalicionit me Sali Berishen eshte konsultuar me faktorin nderkombtar per hir te interesave kombetare .Tashti ke te besojme faktorin nderkombetar perpara koalicionit apo mbas koalicionit . Koha ne te cilen ti qendrove ne pushtet apo edhe ke qendruar perpara kane qene kohet me zeza te demokracice shqiptare , sepse ti i dashur Ilir je i babezitur per te vjedhur , per te zhvatur pasurite dhe pronat e shqiptarve dhe te atdheut , je i babezitur dhe me ego deri ne hakmarrje per tu lidhur mbas fijeve te pushtetit ose per te marre poste drejtuesa shtetrore apo qeveritare . A nuk u kape me presh ne duar me videon skandalin duke bere afera te pista korruptive vjedhjesh deri ne shuma 700 mije eurosh , dhe shpetove paq vetem sepse ne kemi sistemin e rejtesise me te korruptuar te drejtesise ne Europe . Kurse tashti ke marre ne dore flamurin e paqes dhe unitetit , gjoja duke u bere njeriu qe te digjet me shume barku per interesat e vendit , per integrimin e saj dhe progresit . Por nuk ke moral per tu besuar shoku Ilir dhe shume shpejt do te dali boja e karierizmit tend te semure per te qene gjithmone i pushtetshem , sepse ti tashti je ndoshta njeri me i pabesueshem i politikes shqiptare mbas padronit tend Sali Berishes…
E dashur dhe e respektuara Dita; Ne shkodren tone, egziston kenga dhe humori ne cdo familje dhe humoristi me i shquar ka qene i madhi Tano Banushi , pasi ndroj jete ai, disa shkodrane thoshin, se tani humor ne shkoder tone nuk do kete me, por jo ishin te gabuar, Tanoja kishte lene trashegimtare, bile humori sot ne ditet e demokracise huri thelle ne zyrat dhe instancat qeveritareve, bile kur Jozi ube deputete nje demokret i perseriste kengen e Palok Kurtit: N’ shkodren tone ka ra nje drite /Ka leshu reze ane per ane/Perendia te ka godit/ Kusur, moj s’te ka lane…. keshtu ne Shkoder tone te dashur ndodhin mrekullira , pas nje gjumi te gjate mbreme mbas mesnate komiket (humorist) te Keshillit Bashkiak te shkodres pa pyetur lartmadherine e Tiranes kane bere ndryshime e emerime , deputetja dhe spikerja e Parlamentit Jozefina Topalli , pasardhese e Teutes (mbreteresha ilire dhe gruaja e Agronit) , meriton poste me larta c’ jane per te kryetare e nje parlamenti me nji kompani deputetesh , keshtu me prozimin e nje eksponeti te djathe emerohet mbreteresha e Shkodres, Deputeti legjendar Astrit Bushati emerohet Minister i oborit , Gjovolin Kolombi Minister pa protofol , Lorenc Luka Minister finacash, Ben Guri, Minister i Bremdeshem, ndersa deputetja Trashani sherbetore e oborit , u bene dhe emerime te tjera por akoma nuk jane konfirmuar, po ashtu nje parti e krahut te djathe me gjithe taborin e saj, Kaloi ne oborin e Edi Rames.. Tash presin shkodranet te vije mbrretesha me kapele tip “otoraku’ te vije ne mbretrine e saj, ja dhe nje humorist tjeter perserit fabulen Ferit Lamajt.Shkoderlocja:C’mrekulli e kesaj zone/Liqen, lume, varka, gomone/Hidhet dhelper,hundespecia;”Mirse erdhet ne…Venecia” e dashura mbreteresha.
Nga shkodra prisni lajme te tjera ne dite qe do vine. Ky ishte akti i premieres te nje komedie. ne shkodren tone te dashur.
LETER E HAPUR
LETER E HAPUR DREJTUAR KRYETARIT TE KESHILLIT BASHKISE Z.NJAZI KOSOVRASTI DHE KRYETARIT TE BASHKISE TIRANE, Z. LULZIM BASHA
LUTEMI NDIHMEN TUAJ….
KUSH KA KONFIDENCE ME KRYETARIN E KESHILLIT BASHKIAK Z.NJAZI KOSOVRASTI DHE KRYETARIN E BASHKISE Z. LULEZIM BASHA TE NDERHYJE PRANE TIJ, TE NA KTHEJE NJE PERGJIGJJE SE:
Ku jane dokumentat e derguara nga Ministria e Mbrojtjes ….dhe Policia Ushtarake derguar Keshillit Bashkiak te Bashkise Tirane, me shkresen Nr. 354 date 29.03.2000 Per kthim ne fond banese te objekteve ushtarake te bere banese nga MM dhe dhene me autorizim ushtarakeve, detyrim ky nga statusi i ushtarakut ne FARSH per MM dhe kalimin e vendimit Entit kombetar te banesave per lidhjen e kontratave.
Refuzimi i miratimit të një akti administrativ ose që lihet pa u shqyrtuar në afatin e caktuar, si dhe mos kthimin e pergjigjjes neve na cenohen interesat dhe të drejtat në mënyrë të drejtëpërdrejtë individualisht dhe në mënyrë kolektive.Miliona lek dem ndaj shtetit dhe individeve…..
…vullneti i shtetit për të kaluar pasurinë e tij në favorin tone është i rregulluar me aktet nënligjore të shprehura ne VKM 81.379,450. Ministria e Mbrojtjes ka realizuar aktet e domosdoshme për kalimin e pronës shtetërore tek privati dhe ka shprehur vullnet për një gjë të tillë. Gjithashtu,neve duke u ankuar disa here kemi bërë përpjekjet maksimale për të realizuar formalitetet përkatëse për kalimin e pronësisë së objektit “Hotel – Lavanderi…” në favorin tone, por kanë ndeshur në mosveprim të pabazuar nga ana e Keshillit Bashkiak e Bashkise Tirane. Konkretisht, veprimet për nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës shtetërore në fjalë, do të kryhen nga ana e Entit Kombëtar të Banesave vetëm pasi të jetë bërë kalimi i objekteve në fond banese, sipas listave dhe autorizimeve nga ana e Ministrisë… Nuk mund të aplikohet vendimi Nr. 27, datë 15. 03. 2001 “Për pezullimin e shitjes së trojeve publike në administrim të Bashkisë së Tiranës”, pasi ky vendim flet për ato troje që janë në administrimin e Bashkisë, ndërsa trualli në fjalë është pjesë e objektit nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, ne origjine ka qene prone shteterore dhe kalimi i pronësisë mbi të rregullohet me akte nënligjore të veçanta , ku nuk përfshihet e drejta e Këshillit Bashkiak për të ndaluar apo pezulluar disponim mbi të….
Nga ana jonë duke qenë se nuk ka pengesë ligjore për zgjidhjen e kërkesës sonë përsëritëm ankimin administrativ Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak: me letra rekomande, Nr.348754, date 27.07.2011, kod bar 000228796, Nr.0442214, kod bar 128773 datw 14.09.2011 drejtuar Kryetarit Bashkise, Nr.268562, kod bar. 182757 date 16.02.2012, Keshillit Bashkiak Nr.268562, kod bar 182758 date 16.02.2012. Kerkuam nderhyrjen e Avokatit te Popullit i cili iu drejtua Bashkise por nuk u perfill shqyrtoni shkresen Nr.k-31558-S date 10.10.2011.
MM bazuar ne VKM nr.81 date 28.02.1994, VKM nr.379 date 26.06.1995 dhe VKM nr.450 date 24.06.1996, me urdher nr.2757/1 date 14.12.1998 dhe 5351 date 25.07.2001 filloi procedurat administrative per kalim kapital te objekteve ushtarake te paraqitura ne ankim Keshillit Bashkiak e Bashkise Tirane.
Ne VKM nr.81 date 28.02.1994 pika 1 shprehet se: “E drejta per kthim, pershtatje dhe miratim per banese te objekteve qe jane ne inventar te MM” kjo e shprehur ne VKM nr.81 date 28.02.1994 pika 1. Ndersa Bashkia ka per detyre qe keto banesa te kthyera nga MM t’i kaloje ne fond banesash sipas listave qe do t’i dergoje MM, kjo e shprehur ne VKM nr.379 date 26.06.1995 pika 3.
Dokumentat tona MM ia ka derguar Bashkise me shkresen shkresën, Nr. 354 datë 29.03.2000 Nr. 8553, datë 17. 02. 1999 dhe Nr.111, datë 21.01.2000, si dhe Policia Ushtarake .
Une kam paraqitur prova ne Keshillin Bashkiak dhe Bashkine Tirane se ne shkall kombetare si 3700 oficere pa gjyq kane privatizuar objekte ushtarake nga Bashkite dhe Keshillat Bashkiake, kam percjelle rekomandimin e Avokatit te Popullit sidomos materialin argumentues te Avokatit te Popullit vertetuar nga Dhoma e Notereve Tirane nr.10823 date 22.12.2005. Kam paraqitur disa vendime gjykate se kush ka hedhur ne gjyq Keshillin Bashkiak e Bashkine e kane fituar Pona ku kane qene ndertuar objektet ushtarake ka qene dhe eshte prone shteterore (Keqyrni vertetimin e hipotekes).
Sipas pikes 2 te VKM nr.81 date 28.02.1994 ku thuhet shprehimisht se: “Privatizimi i banesave do te behet nga EKB kundrejt listave dhe autorizimeve perkatese qe do t’i dergoje MM dhe Ministria e Brendshme per lidhjen e kontratave te shitjes…” urdherohet Keshilli Bashkiak e Bashkia ti kthej ne fond banese, EKB te kryeje veprimet e privatizimit.
Sa me lart, siç kemi paraqitur argumentat ne ankesat tona ne Bashki e Keshillin Bashkiak ne kemi perdorur te gjitha rruget administrative te ankimi perfshire deri te Avokati i Popullit, Bashkia dhe EKB nuk na kane kthyer pergjigje ose ndonje shkak te ligjshem perfshir ankimet e vitit 2011 dhe 2012 per mosveprim qe ta kundershtonim ne rruge administrative e gjyqesore.
Keshilli Bashkiak dhe Bashkia nuk ka asnje arsye ligjore per te mos vepruar. Sipas urdhrit te MM, pershtatja per banese e objektit ushtarak eshte bere me buxhetin personal tonin si edhe Ligjin nr.9210 date 23.03.2004 “Per statusin e Ushtarakut” neni 29 ku thuhet: “Ushtarakeve aktive dhe ne rezerve u njihet e drejta e parablerjes e objekteve ushatrake se bashku me trojet funksionale te cilat dalin te lira nga ristrukturimi i Forcave te Armatosura dhe mbeten prone e shtetit sipas nevojave per strehim.” (dokumentuar me VKM nr.515 date 18.07.2003).“Vertetim hipoteke nr.314,date 10.08.2004,se si ne origjine dhe tani prona ka qene dhe eshte shteterore.
Mbeshtetur ne ligjin Nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, Bashkia dhe Keshilli Bashkiak kerkojne kompetenca me shume se ç’ju ka dhene ligji i tyre sipas nenit 2, pika 2, ku thuhet:
“Funksionet te deleguara jane funksione te pushtetit qendror ose te institucioneve te tjera qendrore qe me ligj ose me marreveshje caktohen te realizohen nga njesite e qeverisjes vendore ne menyren dhe masen e percaktuar nga pushteti qendror dhe institucione te tjera qendrore”.
Pra,Bashkia dhe Keshilli Bashkiak nuk kane kryer funksionin e deleguar ne menyren dhe masen qe kerkohet per kthimin ne fond banese te objekteve tona ushtarake sipas VKM nr.81 date 28.02.1994,VKM nr.379 date 26.06.1995,VKM nr.450 date 24.06.1996, trajtuar me tej me urdhrat e MM nr.2757/1,date 14.12.1998 dhe nr.809 date 22.10.1999. Bashkia ka struktura te specializuara dhe eshte kjo qe pergatit dokumentat dhe relacionin perkates sipas pretendimeve qe kemi paraqitur dhe ia paraqet per shqyrtim Keshillit Bashkiak. Edhe ne vitin 2011-2012 vazhdohet ne mosveprim.
Ligji per pushtetin vendor ne nenin 72, pika 4 dhe 5, percakton detyrimet e Bashkise dhe Keshillit Bashkiak per infrastrukturen dhe sherbimet publike, kete kuptim i japin VKM nr.81,379,450 qe i kane deleguar Keshillit Bashkiak e Bashkise vetem kthimin ne fond banese, asgje me teper
I nderuar z. Kryetar, lutemi na ndihmoni në pranimin dhe shqyrtimin e kërkesës tonë bere publikisht, për marrjen në shqyrtim dhe nxjerrjen e aktit administrativ Vendim per kthim ne fond banese te objektit Hotel lavanteri depo- pik hapje-ofiçinë, vendim per dhenie leje ndertimi dhe kalimin e dokumentave Entit Kombetar te Banesave per privatizimin e tyre, sipas vendimeve e autorizimeve te leshuara nga Ministria e Mbrojtjes
Eshte deklaruar se qytetaret jane te paret….ose nje pergjigjje cilet qytetar jane te paret….hera e fundit ne zyrat e ankesave te qytetareve ne Bashki….
Ne daten 13.12.2012, ora 09, isha ne zyren sektori i informimit qytetar, bashkia Tirane, PER TE DISATEN HERE… per te dorezuar nje kerkes per informacion se, ceshte bere me shkresen Nr.354 date 29.03.2000,te derguar nga policia ushtarake per kthim ne fond banese te objekteve ushtarake qe Ministria e Mbrojtjes ne baze te ligjit i ka bere banesa per oficeret, ku ndodhet kjo shkrese dhe perse mbahet e pashqyrtuar…duke shpjeguar se per te gjetur dokumentat se ku jane, prej 15 ditesh sillem verdalle, drejtori strehimi tek rruga e trenit, ndermarrja e punetoreve, bashki…spjegova demin qe po sjell Bashkia qe nuk i paraqet keto dokumenta Keshillit Bashkiak….marrja ne shqyrtim brenda muajit eshte detyrim ligjor…spjegova se asnje lloj dokumenti nuk mund te arkivohet pa perfunduar procedura ligjore e tije…te shprehet me vendim pozitiv apo negative qe qytetaret te ken mundesi ta kundershtojne ne gjykate…spjegova se Keshilli Bashkiak nuk ka struktura te specializuara te pergadis projekt vendime per ti shqyrtuar keshilli bashkiak, ato i pergadit bashkia ….kisha kopjen e dokumentit ne dore nuk pranoi ta marre si prove…si perfundim kerkesa nuk mu pranua. U detyrova te shkoj tek Avokati i Popullit ta dorezoj… qe ne ate kohe edhe ketij institucioni nuk i kthehet pergjigjje, ajo ndiqet nga komisioneret Bleron Dokle dhe Erind Pirani….
Gjate kerkimit te dokumentave, tek ndermarrja e punetoreve te Bashkise vura re se kishte dhe shum dokumenta ish objekte ushtarake te dhena nga Ministria e Mbrojtjes,qe nuk veproheshin nga Bashkia me Keshillin Bashkiak. Emrat e ushtarakeve aktiv dhe te liruar ne ato objekte u perkisnin atyre qe nuk kishin mbeshtetje politike dhe para ose shqip te vobektit…
Demi i shkaktuar ndaj shtetit kalon ne qindra milion lek….50 % te ushtarakeve kane dorezuar banesat nga vinin e jane pajisur me autorizime per te marre ish objektet ushtarake te bera banesa nga MM.
JAM AURORIZUAR ME PROKURË NGA 19 FAMILJE USHTARAKESH….
me prokure me Nr.16017 Rep.dhe Nr.923 Kol. dt.02.12.2005. perfaqesuar me prokure me Nr.3453 Rep.dhe Nr.777 Kol. dt.21.04.2-12, Prokurë Nr.3299 Rep.dhe Nr.738 Kol. dt.16.04.2012. Prokurë Nr.3299 Rep.dhe Nr.738 Kol. dt.16.04.2012. te mbroj e ndjek te drejtat e tyre.
Ju kerkoj ndihme te gjithe shokeve e miqeve te mi ta bejne publike dhe kush njeh gazetare ta publikoje ne shtypin e perditshem….kur nuk realizojne kerkesat e qytetareve qe nuk kerkojne fonde, cmund te presim prej tyre per projekte mashtruese qe kerkojne para….
Skender Hasmeta
Shqiptarët veçanarisht në dy dekadat e fundit janë marrë më shumë
me të shkuarën se sa me tashmen dhe aq më tepër me të ardhmen së
cilës nuk i kanë rezervuar asnjë vënd.
Duhet pranuar se shpesh ne i ngatërrojmë gjërat pse jo dhe krijojmë
disa situata mjaft të pakëndëshme. Me të shkuarën duhet merren
historianët,shkrimtarët prej nga gjejnë burime frymëzimi, etj, me të
tashmen merren politikbërësit, sektorët ekzekutiv që dalin nga
politika dhe zgjedhjet popullore dhe ekspertë e specialistë të fushave
të ndryshme.
Për shkak se ne jemi mësuar të merremi vetëm me të sotmen, e
ardhmja ka mbetur jetim ose merren pak ekonomistët të cilët bëjnë
sikur bëjnë prognozat.
Fakti që investimet janë produkt politik dhe të tashmes dhe gjithçka
tjetër e bëjnë gabim pa parashikuar të ardhmen e brezave që vijnë,
tregon për punën e dobët të të gjithëve pa dallim.
.te perqafosh ilir meten dhe ti japesh voten atij eshte si ti lash kryt gomarit se ai as nje pun se ban permasrit .
O lexues te nderuar,lexoni me kujdes dhe,do te shihni se c’fare ndryshimi ekziston mes pyetjeve te Mero Bazes dhe atyre te Stefanit e Mucit…
Mero Baze ben ato pyetje qe shumica prej nesh do te donte t’ua bente ketyre politikaneve,kurse Stefani dhe Muci (sidomos) bejne ca pyetje,ku duket qarte tendenca per te kaluar zhgenjimin e thelle te populllit te majte nga kjo aleance me “Ilirin e bllokut”, me “Ilirin e videos” me “Ilirin e Saliut” me “kryehajdutin e Saliut” etj etj ,pafund, deri ne poshterim per te gjithe ata qe gazetari me i pavarur dhe me i mire ne vend,Andi Bushati,i quan “idiotet e dobishem”…
Desha ti lexoj te gjitha komentet por nuk munda! Ju e dini vete po me duket shume me normale qe shkrimet e komenteve te mos jene te centruara, pra jo ne qender, po te jene ne bllok nga e majta. Lexohen me mire.
Përgjigjet e kreut të opozitës për pyetjet e djeshme në DITA në Mero Bazes, Mustafa Nanos e Andrea Stefanit
Edi Rama: Përgjigjet e mia
DITA botoi dje disa pyetje të analistëve Mustafa Nano, Mero Baze e Andrea Stefani për Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Bamir Topin e Kreshnik Spahiun. Edi Rama ka reaguar dje paradite duke iu përgjigjur pyetjeve që i janë drejtuar atij. E falënderojmë në emër të lexuesve të DITA. Më poshtë, janë përgjigjet e kreut të PS-së.
Pyetja e Mero Bazes: Na thuaj muajin kur u binde se pa Ilir Metën nuk fitoje?
edi rama: Qe ne mund te fitonim edhe pa LSI kete nuk kam vene ndonjehere ne dyshim, por qe ne mund te zgjidheshim edhe pa LSI kjo ishte nje pikepyetje qe lindi ne qershor te 2009 dhe u be mal ne majin e Tiranes 2011.
Askujt me shume se sa mua (por besoj edhe Ilir Metes ne anen tjeter, per arsyet e tij e jo te miat natyrisht) nuk i eshte dashur te kaperceje kaq lart mbi vetveten per te ndertuar, me durimin e nje viti te gjate kete bashkim tejet te veshtire. Te cilin te gjithe e quanin te pamundur, megjithese shumica derrmuese e atyre qe sot predikojne fundin e moralit e thoshin gjithnje, ma kane thene edhe mua, se vetem ky bashkim i jepte fund sundimit te Saliut. Per mua vete, jo vetem personalisht si njeri po dhe si i akuzuari i madh per paaftesi per te ndare pushtet e per te ndertuar koalicione me partnere qe per shkak te peshes se tyre kufizojne vetiu pushtetin tim, ka qene nje ushtrim i jashtezakonshem. Nje rrugetim ne shtegun e sterngushte mes ngarkeses se forte emocionale me vetveten, per shkak te se shkuares, dhe pergjegjesise se madhe politike ndaj vendit, Partise Socialiste, mbare popullit opozitar ne funksion te se ardhmes.
Mbase po te kisha anuar nga ngarkesa emocionale, do te kisha bere zgjedhjen me te lehte por padyshim edhe me te gabuaren ne afat te gjate per vendin e per Partine Socialiste. Kjo eshte nje bisede me e gjate, por shkurt fjala mes nje humbjeje tjeter “me nder” si humbjet e qershorit 2009 e majit 2011 ne Tirane dhe nje fitoreje qe mbase nuk e ka shijen dehese qe do te kishte pasur pa LSI, padyshim fitoi arsyeja politike qe te con pa asnje ekuivok tek e treta.
Dhe me falni por shoh nje driteshkurtesi te madhe ne gjykimet negative te ketyre diteve nga ana e kundershtareve te pavarur te keqqeverisjes. Sepse po te shohesh pak me larg, te gjithe atyre qe kerkojne qeverisje ndryshe, vete Shqiperise e shqiptareve u duhet njemije here kjo e treta dhe asnjehere me kurre dy te parat. Madje une shkoj ende me tutje, kush e kundershton dot se logjikisht nje bashkim i kompleksuar si ky i yni eshte shume me i shendetshem per Shqiperine se sa nje fitimtar dhe i vetem trim ne lufte?
Ejani ne vete, s’jeni ju qe me keni pare e kritikuar vazhdimisht e fare padrejtesisht deri edhe si diktator me te njejtat tipare si te Saliut, ata qe duhet te merziten! Lermani mua keqardhjen qe nuk fitova vetem dhe kenaquni qe me te verteten e thjeshte se ky bashkim i shigjetuar kaq fort prej jush per bazen e vet “morale”, eshte ne vetvete garancia me e forte e mundshme se palet do te sillen me kujdesin me te madh pikerisht sepse do te jene te vezhguara me syte kater nga opinioni publik.
Pyetja e andrea stefanit: Ç’farë do bëni për të risjellë ndarjen dhe balancën e pushteteve në shtet prishur me amendimet e Kushtetutës të vitit 2008?
edi rama: Besoj se kjo pyetje merr nje pjese te pergjigjes tek pergjigja per Meron. Do te kemi nje qeveri qe do te linde me nje ndjenje te forte vetekontrolli dhe me nje ekuiliber forcash komplementare por te prirura per ta ndihmuar njera-tjetren ne perpjekjen per te vertetuar se nga ky bashkim shqiptaret dolen te fituar.
E ne kete rruge do te ndertojme nje proces qeverises modern e transparent, duke synuar ndarjen de facto te pushteteve permes ripercaktimit ne realitet te kufijve kushtetues qe kane mbetur krejtesisht ne leter. Nderkohe do te kerkojme nje shumice kushtetuese qe do te na ndihmonte t’i riktheheshim edhe dokumentit themelor te shtetit per te ripare çka koha ka provuar se nuk shkon.
Por edhe ne rast se kjo shumice nuk do te gjendet ne kuvend, ne do te provojme se edhe brenda kornizes se sotme kushtetuese mund te kemi pushtete te ndara, institucione te pavarura, procese gjyqesore te drejta, media te lire, qytetare te lire.
Pyetja e mustafa nanos: Berisha përballë jush është një alamet alibie për dështimet e deritashme si lider opozite, apo është njeriu që do duhej ta kishit mundur me kohë?
edi rama: Ja pra ja, deshtimet e mia si lider opozite thoni ju! Po cilat jane ato ne te vertete? Me siguri humbjet “me nder” te 2009-es dhe 2011-es, ku vota e shqiptareve u vodh dy here qofte ne mbare Shqiperine e qofte ne Tirane ne majin 2011. Por ku edhe ju vete, paladin i lirise e demokracise, nuk thate ndonjehere se i deshtuari ishte Saliu qe i grabiti votat, po une, lideri i opozites qe nuk i mbrojta ato…
Nje zot e di se si mund t’i mbroja une apo Partia Socialiste, votat e grabitura ne nje vend ku i vjedhuri linçohet e shpotitet si humbes ndersa hajduti pranohet si fitimtar perderisa faji i mbetet te vjedhurit?! Ne nje vend ku luftuam dy vjet per transparencen e zgjedhjeve dhe ku ata qe na thone pse nuk mbroni voten nuk moren pjese ne asnje proteste, duke e konsideruar vjedhjen apo ruajtjen e votes si çeshtje force mes palesh qe luftojne per hesap te tyre ne nje fushe interesash qe nuk kryqezohen me tuajat e me vendit ku jetojme.
Por ne fakt ju s’keni asnje faj, zero, sepse paçka se mund t’ju duket se jeni i çliruar nga magjia e fitores perderisa vete nuk jeni ne ndonje beteje per t’u zgjedhur, kjo qenkerka nje magji qe prek kedo qe me politiken merret edhe pa u marre. E prekerka edhe nje njeri kaq te lire sa ju vete edhe kur fitorja eshte e vjedhur dhe i fituari eshte nje njeri qe dukeni acik se nuk doni shihni me sy!
E pra, Saliu nuk eshte nje alamet alibie po nje alamet problemi qe duhet ta zgjidhe 23 qershori dhe une mbase jam njeriu qe duhet ta kisha mundur me kohe, por mbase edhe s’mund ta mundja me kohe kur koha e Shqiperise ka mbetur kaq mbrapa me gjykimin kaq relativizues te vjedhjes se votes! Nje gjykim i hatashem qe e sheh politiken si lufte gjelash dhe ku nje trupe gjykatesish publike ngjajne rendom me gjela ende me te nderkryer se sa gjelat qe kane marre persiper te gjykojne.
Gjithesesi, asnje problem, çka une sot shoh qarte si drita e diellit eshte se perfituesit me te medhenj te kesaj historie jane tekefundit “moralistet”, qe neser do te kene nje qeveri qe do te beje çmos qe t’i zhgenjeje duke i nxjerre te gabuara predikimet e parashikimet e tyre te zymta. Pra, shkurt, ne do te fitojme 23 qershorin, ndersa Shqiperia ka fituar pas 23 qershorit!
O ju analiste-provincial perveç Mero Bazes qe “i bie” ne koke, mos beni dhe mos i sajdisni keta rrongo-xhongo si Ilir Monika apo Monster-Berisha qe “pushtoi Vloren me tanke ne ’97-en” dhe ka shkaterruar tere Shqiperine tani ben sikur eshte politikane. Sali shpellari s’ka bere asgje vetem llomotit si skizofrenik dhe genjen gjithe diten ky sociopat i pa-din-e-pa-iman, qe duhet te zhduket sa me shpejt dhe te mos na ndot me ekranet e TV-ve!!!!!!!!!
Pyeteni Ilir Moniken se si e per çfare u be politikane pa punuar kerkund, çfare vlerash ka ?, nje student nga katundet e Skraparit me nje xhup-te grisur ne ’91-shin eshte bere duke u tallur me ju dhe ne miliarderi me i madh i ketij katundi, nje njeri-injorant qe s’di as shkrim as kendim ç’i thote kesaj pyetje ky dhe shume sharlatane si ai qe rreken te quhen politikane dhe ne vend qe te ishin ne burg na dalin perdite ne TV ?!!!
Ndersa Edi Rames i duhen bere dy pyeteje-se tashme dihet qe hyri apsite ne politike por se pari a mendon dhe beson se ka kellqe te jet kryeminister i vendit dhe e dyta si do te qeverisesh me Ilir Moniken ne krahe kur ai ka kontigjentin e vet te pazarxhinjve te paskrupullt, hajduteve me para ish-drejtues qe dine veç te vjedhin, dhe kete e vertetoj vet me bllok ne dore ??????!!!!!!!!
UNE DO DOJA TI BEJA TE NJEJTEN PYTJE TE TREVE !
PRA BRISHES, RAMES , METES
MOS KA ARDHUR KOHA TE ZBYTHENI NGA POLITIKA SHQIPTARE TE CILEN JU E KENI SHKATERRUAR E BASHKE ME TE DHE KETE SHTET DHE NE VEND TUAJ TE DALIN FYTYRA TE REJA TE PADREGADUARA ,,,, ME IMAZHE REALE PER NJE SHQIPERI SOVRANE, TE LIRE , DHE TE PA KORRUPTUAR, ASHTU SIC NE E ENDERROJME ??????????
ME VJEN CUDI QE ASNJE NGA TE QUAJTURIR ANALISTE TE PANELEVE TELEVIZIVE NUK E KA BERE KETE PYETJE
UNE THJESHT JU PYES DHE JUVE LEXUES , QE KENI NJE KENDEVESHTRIM POLITIK DHE SOCIAL
Me duket se eshte nje iniciative e mire kjo e Dites..
Por une pyetjen e kam per Thanon – ne mos gaboj ne vitet 2002-2003 kur ishte kryeredaktor tek shekulli kam lene nje koment te vockel ku merresha me rrolin e ndyre e te peshtire qe kihste ne ate kohe Fatos Nano ne pushtet (qe ne shume aspekte i ngjasonte mjaft Berishes sot ne pushtet – padyshim me pak me stil dhe jo me krime vrasjesh shteterore). Atehere Thano nuk lejonte dhe censuronte cdo shkrim qe behej kunder Nanos!!!
Pra ku eshte pergjegjesia e vete Thanos dhe te ngjashmeve te tij ne shtypin e median shqiptare ne krijimin dhe mbeshtetjen e mostrave Politikanesh me pushtet si Berisha/Nano/Meta etc…
Eshte mjaft mire qe thano dhe gazeta e tij jane sot kritikuesit me te ashper te regjimit te Berishes – dhe uroj qe te mbetet i tille edhe ndaj pushtetit te ardhshem te Rames (do zoti me nje LSI e Mete te zvogeluar/dobesuar dhe pa mundesi reale te abuzimi te pushtetit) – por se pari ai duhet te njohe dhe pranoje pergjegjesite e tij te vogla ne krijimin e kesaj lloj farse te felliqur qe ne Shqiperi e quajne “loje politike”.
I nderuari, Ardian Thano, kam nje sugjerim. Do te ishte mire qe komentet fillimisht te monitoroheshin nga ana e redaksise suaj, pasi njerez me formime te niveleve te ulta, shkruajne dhe fyejne sikur te ishin ne rruge. Mendoj se kjo nuk eshte aspak serioze, por edhe fyese per cilindo lexues serioz qe ndjek rregullisht gazeten tuaj. Disa tipa prej tyre i gjen kudo ne komente gazetash, por monitorohen, dhe jo keshtu si te ju, ku kane gjetur “parajsen”, e shfryjne duhma rrugaçerie me fjalore alabakesh.
Shpresoj ne mirekuptimin tuaj
Miqesisht
Pershendetje i nderuar. komentet jam me miratim nga administratori dhe percdo shkelje etike sharje, apo denigrim perdoret filtri…te falenderojme
Big Brother tjetër.
Sëmurë, në krevatë me rregim shtrati, në hallë për të kaluar kohën, në ndihmë më vjen televizioni. Kam humbur pak nocionin e kohës, ditë natë, datat po e po, marrë telekomandën dhe pasi kam ndjekur për disa orë Big Brother te Topi e u mërzita më fjalorin e rrugës të pjestarve të zgjedhur me “kujdes” për këtë realitet-shou, kërkoj diçka më relaksuese. Televizorin e kam programuar në mënyrë automatike e stacionet janë sipas radhës që ka përcaktuar frekuenca e jo unë. “News 24” i pari në listë me emisionin e Artur Zhejit “360 gradë”, rreth tavolinës së rrumbullakët katër analist, nga dy për sejcilin krah politik duke diskutuar për politikën, aleancat para dhe pas zgjedhore. Bënin hamendsime se kush do ti fitoj zgjedhjet, Rama apo Berisha, qe e ndershme lëvizja e Metës apo ftesa e Ramës. U nxehën gjakrat dhe ndërhyri Zheji duke thënë se emisionin e drejtoj unë. Jo thashë këtë punë e zgjidh unë dhe ndërrova stacion. Sipas radhës Tv Klan me “Opinionin” e famshëm të Blendi Fevziut i cili si gjithmon në këmbë e me shkop në dorë kishtë jo katër por gjashtë analist nga tre për çdo krah duke diskutuar po për politikën, aleancat para dhe pas zgjedhore. Bënin po të njëjtat hamendsime se kush do ti fitoj zgjedhjet, Rama apo Berisha, qe e ndershme lëvizja e Metës apo ftesa e Ramës. U nxehën dhe këtu gjakrat dhe ndërhyri Fevziu për të vendosur rregull, por askush nuk e dëgjonte dhe zgjidhja erdhi duke ndërprerë zallamahin me futjen e reklamave të cilat na ftonin të shkonim nga TEG. Jo në këtë orë se është shumë vonë, thash dhe ndërrova stacion.
Televizion e studio tjetër ku drejtonte emisionin Çim Peka, po gjashtë analist nga tre për çdo krah politik, po këtu balancën e prish vet Çimi se është i djathtë, duke diskutuar po për politikën, aleancat para dhe pas zgjedhore. Bënin po të njëjtat hamendsime se kush do ti fitoj zgjedhjet, Rama apo Berisha, qe e ndershme lëvizja e Metës apo ftesa e Ramës. Filluan dhe këtu më gjasme se po grindeshin, ndërhyri Çimi për të vendosur rregull, por dhe këtë nuk e dëgjonte njeri dhe zgjidhja erdhi duke ndërprerë zënkat me futjen e reklamave të cilat kësaj radhe nuk na ftonin të shkonim nga TEG, por të studionim në një universitetet më mira e më të lira që ka Shqipëria.
Po të njëjtët analistë të shkëlqyer, ca me mjekra e ca të rruar, diku drejtues emisiones e diku duke dhënë mendime e bërë analiza brilante, diku duke bërë pyetje e në studion tjetër duke dhënë përgjigje, e vetmja gjë që ndryshon është mobilimi e hapësira e studiove dhe radha e pyetjeve.
Drejtuesit e emisioneve betohen se janë “live”, por harrojnë se tani e kemi ne në dorë të zgjedhim stacionin, e siç duket duhet të jetë dhe ndonjë gabim transmetimi që nuk e vendosin atë “R” e famshme, por kjo nuk varet prej tyre.
Politikë, politikë, politikë sikur të gjithë merremi e ushqehemi me këtë të flamosur politikë se punë tjetër nuk bëjmë, se puna tjetër do mund dhe djersë, e ne nuk duam të djersitemi. Janë po të njëjtët analistë që janë të punësuar në disa televizione për të na thënë të njëjtat përgjigje të të njëjtave pyetje ku vetëm renditja e pyetjeve, përgjigjeve dhe monenti i grindjeve ndryshon.
Më mirë do të ishte që këta analistë deri nga qershori të qëndronin në një studio e të krijonin një gjë të ngjashëm me “Big Brother” por me temë të përcaktuar për politikën, le ta quajnë dhe “Big Analist” dhe kujtë ti dilte më i sakt parashikimi të fitontë çmimin prestigjoz “Big Analisti” dhe të çlironin nga këto gjëra bajate programacionet.
Dhe më në fund gjeta ngushllim tek BBF, ku patriotja ime, bukuroshja Silva Gunbardhi më thoshte “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan” e më në fund thash se u qetësova se dikush na ka xhan e po më mbylleshin syt për gjumë, kur sapo mbaroj Silva filloj Sinani bashk me Seldin “O karafil i vogël”. Vetëm këta më duket e kanë në terezi.
Te gjithe jane me sy e me mendje cfar thote lideri. Porzhektoret e ndricojne dhe i japin efekt pamjes se tij. Dhe, ai gjithe pasjon e efekte butaforike moderne ne veshje ja fillon; plot ngjyra e ulje ngritje. Plot patetizem e gjuhe trupore, flet per rilindje e per frymezim kombetar. Dhe dynjoja degjojne e shikojne. Ajo qe nuk i shkon ne mendje dynjose jane gazetaret qe, politika i injoron i shfytezon, i shkallezon ne statusin e Suflerit. Shume gazetare i pranojne kushtet, po ka dhe nga ato dinjitoze si Mero baze me shoke qe kane principe. Pa Mero Bazen, Adrian Thanon, Mustafa Nanon, Andrea stefanin e nje brigade te te tere te dukshme e te pa dukshme partia nuk do te arrinte kurre deri te zgjedhesit apo auditori elektoral, dhe jo vetem kaq, po nuk do te ndikonte e manipulonte ne favorin e saj. Rolet ngaterrohen per ate qe di te lexoje e shikoje me syte e mendjes, ne kete teater te erresires, ku gazetareve politika i jep statusin e suflerit. Eshte vetem nje iluzon optik, eshte nje manipulim, eshte nje trik, eshte nje finte qe perdor politika duke ndricuar vetveten e duke lene ne erresire ne formatin e suflerit gazetaret. Disa nga keto gazetare jane mesuar e e kane pranuar kete status e kete rrol. Mjere per ta, e per ne. Po ka dhe gazetare me dinjitet e intrigitet qe kane rrespekt per veten. Ashtu sic ka manipulues qe arrijne ne sentenca e maksima te peshtira qe elitat jane ne rregull, – po populli duhet ndryshuar. Ka akoma njerez qe Mafian e definojne me kumar, droge, prostitucion – kjo eshte vetem njera pjese per peshqit e vegjel. Mafia sot mirret me korropsion, me ndikim politik, me grabitje ne stil kombetar e nderkombetar, me aktivitet atraktive te kopsitura me forme juridike, mafia miret me banka e me politike e pastrim parash. Dhe politika perfiton nga gjithe kjo, dhe nuk ka sa me te voglen deshire dhe motivim per te ndryshuar dicka, sepse perfiton. Politika eshte mall qe duhet te shitet ashtu sic shiten konfesionet apo mobiljet. Po per mobiljjet ne kemi prospekte e rreklama, kemi finte pa fund ne ulje cmimesh. Per politiken ne kemi nje ushtri tjeter qe nuk ben detyren e shenjte ne mbrojtje te se vertetes; por te manipulimit, duke u kthyer ne suflere te partive, e duke luajtur nje burse te pa ndershme e amorale. Gazetaria eshte kthyer ne nje shtojce, zgjatim a bisht te poltikes, ne suflere te saj. Dhe ka harruar qe eshte dhe duhet te jete kujtese dhe roje e se vertetes dhe moralit.
Z.Adrian. Jam perpjekur te shkruaj dicka , por ne forme satire lidhur me rubriken qe ju keni hapur per koleget tuaj. Si ta gjykoni. Me respekt
Bardhyl Ermini
5 pyetjet me 5 pergjigje
Ne se lejohem, po bej edhe une 5 pyetjet qe “Dita” mendon se mund tu drejtohet protogonisteve te politikes shqiptare. Por me te vetmin ndryshim. Atyre po ju jap edhe pergjigjet qe mua me duken te arsyeshme. Pra po bej nje mikro auto interviste:
a – Z. Berisha, si mendoni se do ta gjeje Shqiperine 23 qershori i sivjetem?
Pergjigje – 23 qershori Shqiperine do ta gjej me 2 lajme krejt mrekullueshme. Se pari, te shtunen ne 22, Ban Ki Mun do te organizoje nje sezon te vecante te OKB-se, nga ku do te shpalli Shqiperine si dragoin e 5-te te Azis. Nuk kane rendesi me kontinentet, bota sot eshte bere globale. Njekohesisht ka vendosur qe ne flamurin tone kombetar, shqipja 2 krenare, te mbeshtese kthetrat e saj mbi 2 koka te gdhendur ne granit, ne ate te naltmadhenise se tij Zogut te pare e tjetra mbi kapelen e ekonomistes stjudjuese te oreve te vona, shkelqesise te saj J. Topalli. Se dyti, ne te gdhire te kesaj date, ne Vatikan vete papa Francesko do te organizoje nje meshe ku do te mallkohet peneli i piktorit komunist Edvin. Paralelisht, ne pallatin papal, ai (peneli, jo piktori) do te digjet ne soben me fame, e ne se ne oxhakun e saj del tym i kuq e mavi, ajo dite do te shpallet si dita e mbylljes te epokes komuniste, e fillimi i epokes te arroreve.
b – Z. Topi, sa eshte numuri i deputeteve qe mund te dalin nga partia juaj ne koalicionin e saj me uren e Tabakeve, ate te Zaranikes dhe ate te Dajlanit?
Pergjigje – Jemi shume para ne kohe per kalkulacionin e ketij numeracioni. Eshte ne axhenden tone “par exelence”, qe kolaboracionet me partite participante ne jeten politike aktuale, te konsiderohen si nje kativitet nga ana jone. Teze kejo, qe vjen nga njohja jone me profonditetin e faktorizuar nga dy partite e medha, nga te cilat e para eshte praktikisht ne finishin e vitalitetit te vet biologjik, ndersa e dyta, ajo ne opozite duhet te shihet edhe me tej ne kontinuitetin e saj sociologjik ne komunizmin kontemporan.
c – Z. Spahiu, ne 1 Maj keni vendosur te mblidhni 1 miljon shqiptar per te perzene Berishen nga pushteti. Pse nuk e kryeni kete ceremoni pas 23 qershorit?
Pergjigje – Do ta perzeme, do ta shkulim si qepe qafirin, natyrisht me kujdes, duke patur parasysh ate lidhjen ndermjet thepit te kobures me vete koburen. Pse ne 1 maj? Sepse pas 23 qershorit nuk kemi kohe te merremi me kete burgaxhi. Pas kesaj date do fillojme te merremi me llogarite bankare te klanit te tij “gango-gango stile”, si dhe paralelisht do te okupohemi me hartimin e miratimin e ligjit suedez te shekullit XV, per prerjen e njeres dore te atij qeveritari qe kapet apo vertetohet si hajdut. Njekohesisht do te organizojme nje referendum mbi aktivizimin e ligjit viking, mbi prerjen e gjuhes te atij parlamentari qe flet me teper se 5 minuta ne 24 ore e thote me teper se 4 fjale ne minute.
d – Z. Meta, si e imagjinoni juve zoti shef Shqiperine e pas 23 qershorit?
Pergjigje – Nje kopesht me lule, ngjyra e te cilave do te ndryshoje sipas muajve e stineve. Gjithecka do ta mbuloje mireqenja. Ne cdo komune do te ndertohen rezervuare per rritjen me shumice te ngjalave, seicili prej te cileve do te kete mvartesi te drejt per drejti nga nenkryetari i bashkise perkatese, i cili do te mbaj ne kontroll cilesine e sidomos madhesine e ngjalave. Ky produkt, do te kete shperndarje e preference te gjere gjate 4 vjecarit te ardhshem.
e – Z. Rama, cdo gje e kemi te qarte, pervec dickaje te vogel. Si mendoni se do te veprojme para kutive te votimit?
Pergjigje – Kollaj fare. Rreth 30 vjet me pare, ne Itali kur partia Demokristiane ishte ne nje krize teper te rende se bashku me sistemin politik te ketij vendi, gazetari i madh Indro Montaneli, afersisht ju beri kete thirje zgjedhesve ne fund te nje fushate zgjedhore : jemi ne nje gjendje te turpeshme kombetare, te cilen e kemi gatuar vete. Aktualisht nuk kemi asnje rruge tjeter pervecese te futemi ne qendrat e votimit, te zeme hunden me dore, e te votojme demokristianet. Pastaj te shohim sa thelle jemi zhytur. Keshtu edhe ketu, Koalicioni PS-LSI vjen ere, por me hunden e zene e me nje gjethe borziloku ne dore edhe mund te kaperxehet kutija e votimit. Partia konkurente vjen ere bakalaro, ere qe mbetet perhere e qe rrezikon te shkoje deri ne Bruksel.
Me beri pershtypje sot deklarata e prefektit te Vlores per punonjesit, qe sipas tij, jane te LSI. Skandaloze ne kete deklarate nuk eshte fakti se prefekti ne fjale urren njerezit e LSI. Skandali qendron ne faktin se prej standardit absurd qe eshte krijuar ne kete vend, nje zyrtar shteteror, pa piken e turpit, deklaron hapur, ne media, se do te pushoje nga puna disa persona qe me ligj jane nepunes civile. Te jem i sinqerte, nuk me vjen aq keq per keta persona, te cilet me shume mundesi mund t’i kene perfituar ato vende prej aderimit ne partine ne fjale (pa dashur te paragjykoj aftesite e tyre). Por, e konsideroj absurde, te tmerrshme, idiote dhe jashte cdo logjike shteterore nje veprim te tille. Qeveria na tund perdite karten e 3 ligjeve, a thua se jane nje buton qe na fut ne cast ne europe, por pa fshehur ne asnje moment primitivitetin e saj, menyren e te berit fshatareske dhe joeuropiane. Cdo nepunes civil eshte i mborjtur me ligj dhe nuk mund te pushohet nga puna kur do prefekti. Ajo qe eshte me e tmerrshmja eshte qe prefekti e deklaron madje hapur se kerkon t’i pushoje nga puna pikerisht sepse ata aderojne ne nje parti. Dicka e tille nuk do te ndodhte ne asnje vend europian. Madje ky person duhet te jepte doreheqjen dhe prokuroria ta hetoje per shkeljen flagrante te ligjit dhe madje edhe te kushtetutes, e cila nuk lejon diskriminim per asnje aresye. Kur te arrijme ne kete standard ndoshta do te jemi gati te hyjme ne europe. Per sa kohe keto lloj deklaratash konsiderohen si normale do te mbetemi vec nje shtet pa shtet.
Pyetja qe me pelqen me shume,eshte pyetja qe ka bere Andrea Stefani:
Pyetje Sali Berishës: A ju duket normale që në një vend si Shqipëria, ku diktatori komunist Enver Hoxha ka udhëhequr për 40 vjet, lideri që vjen më pas dhe e quan veten demokrat të ketë ambicien të udhëheqë për, të paktën, nja 30 vjet? A ka ndonjë kuptim për ju akti i Xhorxh Uashingtonit që nuk pranoi një mandat të tretë presidencial si të rrezikshëm për demokracinë edhe pse ju lutën të kandidonte?
Pergjigja:Po ju z Andrea ju duket normale qe ………………Edi te behej monark i Tiranes duke e kther Tiranen ne monarki,duke e drejtauar per te pakten per 15 vjet,po te fitonte dhe radhen e fundit.
A te duket normale qe PS nuk sh ne gjendje qe per kete ceshtje te bente rotacion te brendshem,pra ta ofronte kandidate te tjere pervec Edit?
Atkeqen hiqe ate emrin tim te vertete aty nqofte se njef zot
Komenti i fshirë për arsye etike
Moderatori
Saliu do te mbahej mend per rruget qe beri,per Naton per vizat,Edi per 20 % per pallatet me viza e pika dhe bashkim me hajdutet per fitoren e 2013, Iliri per floririn,per vjedhjet me bllokum ne dore e zerin e figuren sic ka thene Edi. Bamirit tani ierdhi zeri dhe ju hap goja,Spahiu per superxhiro.
Ju lumte Nano, Stefani Baze